FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Saturday, December 15, 2007

Libri I Zi

Njehere, para shume kohesh, isha ne gjendje te keqe. E keqja me kishte zene ne formen e ngjyres se zeze. Dhe ajo erdhi ne menyre natyrale, fare pa shqetesuar asnje nerv timin, me hapa te heshtur…
Nga nje gjendje normale qe isha, plot me ngjyra euforike qe karakterizojne natyren time, fillova, cdo gje qe me rrethonte, ta shihja ne nje ngjyre te zeze. Ne fillim here te zbehte, e here te forte. Me pas, sa me shume kohe kalonte, aq me e forte behej e zeza qe shihnin syte e mi. Por, nuk ishte ky shkaku qe une ndihesha keq.
Nuk isha aspak I merzitur, as melankolik, as depresiv, as ne lufte me boten, as anarkik. Ndihesha qejfli ne ngjyren e zeze. Gjithcka qe shihja zi me shijonte. Dhe kjo gje, pikerisht ky fakt, ishte shkaku i frikes time. Ne rregull deri te ndjesia e papritur qe nuk me ndahej e se zezes, por edhe qe ta shijoja?
Ishte e frikshme si hijet e skutave merrnin te njejten ngjyre duke me ndjekur pas.
Syte me ishin nxire, (une kam sy te celet) dhe gjuha me ishte nxire nga vera. Dhembet ishin nxire nga kariesi. Vishesha me rroba te zeza, dhe, nuk e di pse, degjoja vetem kenge te zeza.
Kudo qe shihja ne kohe, ne hapesire, ngjyra e zeze me fekste fort fort, ne nje kreshendo qe nuk e dija si do I vente filli. Ndoshta do e bente diellin e zi? Henen e zeze? Sepse parfumin tim e kishte bere te zi nderkohe… Dhe gjaku? Kur u cava dje pa dashje, nga mollza e gishtit kulloi gjaku im, dukej I zi…
Po floket e mi bjondë? Dhe ato te zeza?
Bah! E tere kjo ishte e frikshme!
Dhe nje nga ato dite, ishte nate ne fakt, dyert e dhomave te familiareve te mi ishin zhytur ne errezire te zeze, energjia elektrike mungonte, nata ishte e zeze pa yje, dhe era frynte ne ngjyre te zeze, pashe veten ne pasqyre. U fiksova ne syte e mi dhe pashe aty nje pako, nje pako me tere erresiren e mundshme brenda… lidhur bukur me fjongo te zeza…
Atehere, u ula kembekryq mbi tapet, si somnambul, duke teshtire ne fillim, pastaj pa shfaqur asnje shenje gjallimi, pa u ndier fare.
Gishtat e mi rrembyen tere nxitim penen e zeze qe fshihja diku poshte kolltukut, dhe, mbi nje fletore me kapake teresisht te zinj pa dyshim, nisen te shkruanin c’fshihej ne pako.
Nisen te shkruanin… LIBRIN E ZI !
Gishtat shkruanin e shkruanin… nuk e kuptova dot kurre ne ishte mendja qe urdhetonte gishtat, apo gishtat sugjestiononin mendjen nepermjet levizjeve se tyre valltare mbi fletet…
Ne cdo hap qe hidhnin gishtat e mi shkruhej nje shkronje e zeze me bojen tmerrsisht te zeze qe rridhte e frikshme nga maja e penes time…
Shkronjat formonin fjale, e kuptimi I tyre ngrihej si hije nga fletet duke u futur ne hundet e mia…
Fjalet, rreshtat, paragrafet, kapitujt shkruheshin me shpejtesi marramendese dhe gishtat e mi nuk ndjenin asnje ngerc, e hunda ime nuk ngopej me ate kuptim te erret, syte nuk lodheshin nga e zeza…
per tu shkeputur nga kjo gjendje thithese u perpoqa te mendoja dicka me tronditese se kjo, ndarjen nga dikush I dashur per te mos ta pare me, thyerjen e gjymtyreve, vdekjen e prinderve, te djegurit te gjalle, vdekjen e femijeve, humbjen totale te shqisave, … nje kancer… cdo gje dukej perralle.
Ai liber I Zi I gjalle, si kthetra maceje, bishta te zjarrte dragoi, sy tigri e mjeker cjapi qe digjej, Ishte nje ngjarje pertej cdo tragjedie njerezore mizerabel.
Nderkohe vazhdoja me nje shpejtesi mbinjerezore te shkruaja e shkruaja Librin E Zi.
Materialin brenda tij nuk do mund kurre ta tregoj. Edhe sikur te mundja, s’do ta ndaja kurre me askend.
Cdo shkronje ishte e gjalle, cdo shkronje nje njeri! Libri, aq I forte, aq agresiv!
Cdo gje ne te filloi te vibronte e dridhej… shkronjat e fjalet nuk arrinin ta mbanin dot te zezen brenda, dhe nje lloj termeti ndodhi midis paragrafeve e kapitujve.
Shkronjat e zeza nisen te vetetinin, te ndizeshin… dhe nje zjarr mbiu, me gjuhe flake gllaberuese midis fleteve.
Tere libri nisi te digjej ne vetvete. Permbajta e tij, cdo faqe e shkruar, paragraf, fjale, shkronje merrte flake ne formen e gjuheve te vockla te errta. Zjarri ecte I vendosur, I pandalshem mbi shkronjat e zeza, dhe tere libri dukej sikur po e shijonte… dukej sikur po te kishte goje, Libri I Zi do kendonte…
Zjarri I tij ndricoi erresiren e nates, dhe ngrohu qenien time qe merrte fryme diku aty anesh tere asaj qe po ndodhte…
Afrova duart ti ngrohja ne zjarrin e librit qe po digjte vetveten nga rendesa e egzistences se tij…
Une shkrimtari e arkitekti I tij ngroha gishtat, ti mbaja te zhdervjelleta per te shkruar librin e ardhshem…

Friday, December 7, 2007

Copeza Netesh Me Bryme E Pluhur Fshesash

Po po… rruge me bryme qe sapo kane filluar te shkelqejne, dhe pluhur fshesash… ngrihet tere shtellunga e te mbush syte, gojen, floket dhe betonon qejfin a mbufatjen e hirte te darkes durrake… bashke me brymen… dimrave….
Jane te tmerrshme pastrueset e nates, me fshesat e shkujdesura te xunkthit, qe bejne nje pune poetike, ate te fshirjes se rrugeve te qytetit, edhe ato nen brymen e nates pas12tore, dhe trystnive orgjiake te pergjegjesve te tyre komunale, ato mbushin netet e mia te heshtura me pakez njerezi, pastrueset e shkreta kokeulura, qe edhe pse kemi krijuar idene e nje shkerdhimi masiv per to, jane shume me te virtytshme se sa mendojme… (per ate cka nenkupton primitiviteti humanoid me shkerdhim dhe virtyt)
Nen ritmin primordial te ketyre fshesave, nen brymen e pas12tes, nen nje qetesi gjumendjellese, sekrete, atehere kur tere qyteti fle ne gjume te dyte, njerezit mbeshtjelle neper batanije e jorgane, gati gjithmone ne dimer, pasi eshte futur brenda njeriu I fundit ditor, mbaron jeta e dites, dhe rreshket embel, tinez, si pa kuptuar, napa e nates.
Dritat e kuqe ndricojne qytetin, duke i lene vend nderi e respekti tere frike e mister skutave me hije, rrugicave te pashkelura, cepave me aroma afshi e ndukje ciftesh… kudo shkretetire… me pelqen te shkruaj naten, per naten, ngjarjet qe me ndodhin mua keto ore….

Histori cigaresh…

Nje nga cigaret e mia te para desh me mori jeten… me shpejt se cdo faktor kancerogjen cigaresh…
Diku te 13 vjecet, ne momentet e mia te ndjeshmerise se tejskajshme, darkave te vetmuara, ne mendime per nje vajze qe ta doja, apo qe e doja, mu pi nje cigare.
Me shume se faktor meditimi, asokohe cigarja me hiqte dashurine nga mendja me pak momente nga emocioni zemerperpelites I trasgresives po kush e kuptonte?
Duke nxituar mora nje nga paketa e gjyshes, dhe dola ne ballkon tere frike, duke kthyer koken mbi 100 here nga dera se mos babai zgjohej e me gjente duke tymosur….
Kujdes zhurmen e cakmakut… dhe nisa te thithja cigaren, heren e pare me qejf te madh, e heret e tjera duke nxituar te kryeja detyrimin... te pija nje cigare.
Sasine duhanit qe pihet per 5 – 7 min. une e mbarova per 2, duke e thithur tere vrull deri ne filter, shpejt, se mos babai…
Dal ne ballkon tere kujdes se mos lag corapet nga uji qe la shiu, duke ecur ne maje te gishtave, zgjatem per te pare poshte ku do hedh bishtin qe te nesermen mos ta dalloje njeri qe ketu siper pihet duhan naten etc etc me mendime femijesh te kujdesshem, kur…
Mendja ime u rrotullua ne formen e syve qe pane mbrapsht… brenda kokes ndjeva nje turbullire te madhe, dhe kafka e tendosur me peshoi aq shume, kokeposhte, duke tentuar te takohej me asfaltin e rruges poshte… nuk di c’ force, mbase u jam dashur dhe ca ketu ne toke, me coi te ngulja gishtat ne brazdat e murit te ballkonit … fitova nje fare ekuilibri sigurues qe nuk do perfundoja poshte kater kateve, dhe pastaj grumbullova force mjaftueshem, apriori mendjes time vazhdimisht rotulluese, u shtyva fort, duart trajtonin trupin si te ishte peshe angari, dhe rashe plasur ne tapetin e dhomes se ndenjies duke u perpelitur…
detyrimisht, po te mos marresh ajer per 2 min, per me teper ne vend te tij te thithesh CO2 e nikotine, shtoji ketu levizjet e shpejta, te papritura, hetuese, truri domosdo nuk furnizohet me oksigjen, dhe kalon ne gjendje asfiksie…. Po kjo nuk eshte histori vlerash mjekesore por, ngjarjesh qe zhvillohet naten, nen bryme, zhurmat e fshesave qe arrijne embel ne kat te katert… histori rebelimi e kaloresie jeterrezikuese dashurore me breke te lagura naten… patjeter nga dashuria…

nje nate tjeter fare pa hene, nate vere pas shume vitesh, me vetesigurine e atij qe “ca ke o vlla, me pihet, e pi…” dola ne ballkon, me cigaren ne dore, ndeza cakmakun fort, qe zhurma karakteristike e tij, , ne mes te qetesise te pas12es, te degjohej qarte e te protestonte ne menyre frontale ne veshet e prinderve qe me kishin merzitur…
thithja cigaren dhe isha shume mire… shume I forte… shume I zgjuar..
mendimet e mia sapo kishin konkluduar qe Noeja I arkes ishte alien, dhe varka ishte forme kolonizimi e ardhur nga nje planet tjeter ne epoken e tokes mbuluar nga ujrat, dhe qe kishte pritur te dilte ndonje cep toke per te krijuar familjen e tij njerez kafsherore, por njerezit, te shkretet njerez I kishin bere historite lemsh dhe ishin ngaterruar… memorie e dobet gjate mijevjecareve…
cigarja arriti te kulmi i saj, filtri, (na lejohet te perdorim ndonje metafore here pas here, e bukur kjo e? kulmi I cigares, filtri…)
cohem ta hedh nga ballkoni, tere nerv e deshire per t’ia flakur ndonje makine siper…
nje lakuriq nate po bente ca levizje rrethore shume te cuditshme, duke iu afruar perhere e me teper ballkonit…
lidhja qe I beri mendja ime skemave te mundshme e coi mendimin deri te miku im I ngushte e te frika e tij patologjike nga lakuriqet e nates te cilet sipas tij do I kapeshin neper floke e do I nxirrnin syte… e vura bishtin e cigares midis gishtave duke ruajtur lakuriqin e nates te xhiroja e tij e rradhes afer ballkonit, do ta trembja, valet e tij do kapnin nje objekt qe levizte drejt tij dhe ai detyrimisht do nderronte orientim…
he, ju prisni tani t’ju them qe, duke pritur lakuriqin te afrohej mu dogjen gishtat dhe hodha cigaren?
Jo!
Une hodha cigaren mu ne mes te shpines se lakuriqit te nates, koka e kuqe e saj kerceu, dhe prushi I ngeli ne kurriz, e lakuriqi I shkrete u perpelit e rrukulleps derisa (kuptohet, kjo eshte nje histori e pak sekondave) shpetoi nga prushi I ndezur e iku si torollak andej ketej duke u perplasur… larg….
Une ngela si buf. Mundesite qe kjo te ndodhte ishin 1 ne 1 miliard, dhe kjo kishte ndodhur… kush do ta besonte?
Joo! Kjo ishte shenje! pashe yjet. Pa dyshim, Noeja kishte qene alien, kjo ishte shenje e universit… nese mundohesha pak ta lexoja skemen universale, me thoshte pikerisht kete… Noeja ka qene alien…


Hah! Qejfi I madh I rroges me shtyu te hapja nje alamet hapi tere gezim per tu futur sa me shpejt ne shtepi … sapo hyra ne hyrjen e pallatit tim, dhe pse I vdekur nga puna… isha me leke… sa te shijon xhepi i rende… e kush nuk ngordh e shkrihet nen ate ndjesi? Ishte shume vone ndaj asgje te mire nuk bleva per ca cuar ne shtepi…
Keshtu, kisha hapur hapin une, kur… gati shkela macen qe me kishte zene rrugen.
Po kjo? Macja rrinte tere hije te rende, tere vendosmeri, tere ftohtesi, mu perballe shputes se kembes time. As qe levizi fare. As u tremb.. as u kreshperua… aq sa mendova se ishte e verber…
Mjau! Tha ajo.
Epo kjo, thashe duke terhequr kemben. Duhet te mesojme te flasim dhe macshe tani neve? Ca do moj?
Mjau! Dhe lepiu buzet… ahaaa… do te haje… po une moj mace po vdes per te ngrene per vete… c’te te jap une ty te hash?
Mjau! Ku donte te dinte macja? Rrinte e me shihte ne kokerr te syrit, a thua se ishte femija im I jashteligjshem te cilit nuk I jepja mjaftueshem para… para…
C’ti jepja une maces? Dora qe ne shenje serioziteti ndaj kokederresise se maces u fut ne xhep, preku parate…
Une kisha xhepin plot me para.. po maces s’kisha c’ti jepja te hante… dmth, mund ti jepja te hante parate…
Ajo I mori ere nje 2000 lekeshi te vjeter, mjau! Nje te tundur bishtin dhe dy sekonda, kur u cua e iku tere tangerllek …
Ca dreqin donte ajo mace e qelbur? Une shkova si anormal e I hodha leke… nese ishte aq e uritur te hante leket… apo leket nuk haen ne asnje rast? Apo …
hahaha… ka dashur me shume se aq ndoshta…


Mbreme po ecja vetem, rrugeve, naten, gjithmone pas 12… mbeshtjelle deri ne veshe me xhaketen e lekures…
kepucet e mia me sholle kercisnin neper pllakat e trotuarit duke bere nje zhurme monotone dhe acaruese deri dhe per veshet e mi…
Gjithmone duke ecur neper rrugen e erret, ku ndodhin tere cudirat e neteve te mia, isha afer deres se shtepise kur…
Perballe meje, ne lartesine e gjoksit po me vinte nje flutur nate. Ndalova. E pashe. Ndali dhe ajo duke perplasur krahet … Avujt e bardhe te frymes time I binin mbi flatra… kundershtonin zezesine e saj… Flutura e nates…e erret, hukatese erdhi perqark meje… erdha perqark saj… me pa ne sy, nuhati dicka ne gushen time,
Ah jo! Vazhduam secili rrugen e tij. Kete te vdekur nuk e njoh, nuk eshte i imi…



Mbreme naten, nje tjeter mbreme naten, po kthehesha ne shtepi. Mos duhet te them ne mengjes? Ishte ora 2. Sidoqofte ishte erresire. Dhjetor… rruga e lagur nga shiu, po qielli plot yje, nuk kishte pike reje ne horizont, ne qiell I paster pranvere ne te ftohtet e dimrit…
Tere rruga e erret ishte e ndricuar, pavaresisht erresires se cuditshme qe ajo fsheh ne gjirin e saj…
Ec, ec, ec kur… neper heshtjen ku tashme nuk ndihej as dhe nje mace a qen rrugac, degjoj, qarte, shkoqur, paster, me paster se kurre… kengen e nje bilbili…
Bilbil? Cmenduri e tepruar dhe per kete rruge te cmendur… e pamundur… do jete ne nje kafaz qe e kane harruar ne ndonej ballkon, - mendova.
Bilbili kendoi prape. Po e njejta kenge. Ca do te thote? Ca thua more bilbil? A je ne tru? U afrova andej nga vinte kenga … nga nje peme nga ato si kthetra shtrigash nen driten e yjeve… c’ne bilbili aty? Nuk u trembej kthetrave te pemes? Bah! Ndalova pa marre as fryme se mos e trembja. Kaluan ca sekonda e vec kur t’ja jape prape bilbili po te njejtes kenge… shih une ta dalloja, hic! Nuk behej fjale, shih mos dalloja lecizje.. fare…
I fus nje shqelm trungut te pemes dhe… ja, zogu I lajthitur ben nje te fluturuar qorrazi, si dreqin fluturoi naten, dhe kerceu ne nje peme treter. Dhe pse ndryshoi pema, asnje note nuk levizi ne kengen e tij.. e pse duhej ne fund te fundit? Vazhdova rrugen per ne shtepi… kjo rruge eshte shmangie…
Sa mund te jem shmangur une nga mendja normale duke kaluar ketu cdo nate?
Do studiohet ndonjehere kjo rruge, do behen ndonjehere pelegriazhe te kjo ruge per te shmangur mendimet normale?
U futa ne hyrje me mendimin se asgje tashme nuk mund te me habiste.
Gabim… sigurisht qe u habita dy net me pas, kur degjova kenge dopio… dhe pashe dy bilbila duke fluturuar, tashme jo si te torrollepsur neper asfalt e mbi pemet kthetra te rruges se erret…

Tuesday, November 20, 2007

Deshire., E Fundit?

Bazuar ne nje histori te vertete,
klipi “Mary Jane’s Last Dance”, Tom Pety



Si gjithmone oreve te para, isha vone serish. Po nxitoja si lepur duke menduar nje justifikim te mundshem… u prish autobusi, I vune gjobe furgonit…kur pashe qe te tjeret ishin mbledhur te dera e jashtme.
Na kishte premtuar pedagogu yne qe do na conte ne morg, dhe e mbajti fjalen. Nuk doja ta humbisja nje mesim te tille pas asgje. Dmth, per asgje pervec atij gjumi te embel te mengjesit… ahh…
Nejse. Tanime isha te dera. Nje roje si xhuxhmaxhuxh me gishta te trashe e te kthyer nga artriti mbase I shkreti, na hapi deren e hekurit. Nese do vije njeri tjeter pas jush, ndonje qe eshte vone, - tha,- do therras njerin nga ju ta identifikoje. Me jepni nje emer.
Hajde protokoll hajde… ia keputi njeri nga cunat. Plasen te qeshurat. Roja qe mbase se kuptoi as fjalen protokoll na shihte me nje sy shume serioz derisa mbaroi punet “protokollare” me nje nga vajzat.
Hyme brenda. Gati gati dukej si atmosfere kishe, tempulli, a ndonje laboratori eksperimentesh, bardhe, paster, fresket, nje ere e caktuar qe te trashte hunden. Shshshhh! Na frenoi doktori. Askush nuk pipetiu me. Aty kishte njerez te vdekur. Ndaj u sollem si te ishim ne varreza. Derisa nje nga cunat, s’me kujtohet se kush, kapi nga kemba nje vajze nga ato te llojit syze-flokeleshuar-libra ne sqetull-xhup puplash deri ne fund te kembeve. Ajo ia dha ulerimes. Une qe pashe skenen se mbajta dot te qeshuren. Alfa-alfa, profesori qe I ngrihej nje qime ne maje te kokes si personazhi Alfa alfa ne nje film te lashte, u kthye me syte e tij statike pikasi vajzen. Ajo biba u skuq. Me falni profesor. Suspansi I krijuar … u pengova dhe u…
Nga te qeshurat deri dhe Alfa alfa vuri buzen ne gaz. Boll tani! tha, - dhe na ktheu kurrizin.
Permes korridoresh qe te fusnin ne koke idene e nje piramide te bardhe spitalore, arritem ne nje dere te madhe te si dere frigoriferi. Dhe dorezen ashtu sikur e kishte. Ketu do futemi. Mendohuni mire. Kush do te dale, le te ike tani pa mungese. Ndodh qe studentet tronditen dhe ju te stomatologjise nuk e keni me detyrim hyrjen ketu. Dhe me ftohtesine natyrale qe kishte, Alfa alfa hapi deren. Dhoma e sarkofagut te piramides se bardhe, mendova titullin e nje tregimi te mundshem. Duhet ta shenoj.
Dhoma ne qender kishte nje tryeze te madhe prej guri, me syprine inoksi qe shkelqente ne sintoni te plote sidomos me Alfen. Ne mur kishte nje si dollap te madh gjigand, I teri me dyer te vogla si kuti shahu, me doreza prej kasaforte te tera.
Ketu ne mbajme te vdekurit qe sjellin ne morg. Nisi Alfa. Kjo eshte fryeza e autopsise. Ja, me jep nje pale doreza, I tha nje infermiereje mesogrua qe kishte qene aty tere kohes e askush se kishte pare. Ja, fantazma e mendeshes se faraonit te piramides se bardhe, mendova. Se braktis trupin e tij tere perjetesine.
Alfa veshi dorezat dhe hapi nje nga dyert. Pa te shohim c’ka ketu? Ah po. Terhoqi nje si shtrat qe flinte mbi shina rreshqitese. Kjo eshte nje plake qe eshte gjetur pas tre ditesh e shtepine e saj nga fqinjet. E vdekur. Nuk kishte njeri te interesohej per te. Do varroset me shpenzimet e shtetit. Ja, shihini njollat ne kurriz? Kush me thote c’jane keto njolla? Pooo, jane njollat qe tregojne krahun e mbeshtetur ne pozicionin paresor te vdekjes. Vjen ngaqe likidet e trupit precipitojne nen forcen e rendeses. Bravo. Iu drejtua Alfa alfa djalit qe foli. Nje nga gocat, qe per me teper ishte dhe shtatzane u alivanos.
Po te thashe moj… cjane keto gra shtatzana ketu? Po nxirreni more jashte…
Sa gjynah e shkreta… me tha shoqja qe kisha ne krah.
Me tere mend. E tmerrshme, - thashe. Te vdesesh vetem si qen, mos ta dije njeri, dhe te varrosesh me shpenzimet e shtetit! Megjithse, po vdiqe, varrosu me c’te duash, vazhdova.
Gjyshja dukej me tere mend babaxhane. Duhet te gatuante mire. Per ke?
Dakord, - vazhdoi profesori. Shohim ndonje tjeter. Hapi nje tjeter dollap, dhe doli nje kufome e nje vajze te re. Ai e terhoqi trupin, dhe koka iu var nga pas.
Shiheni, po sheh Jonin, tha dikush. Plasi e qeshura. Me vertet, ajo po me fiksonte. Ishte me sy hapur, shume te hapur. Shoqja ime qe kisha ne krah, nxorri nje qese nga canta me te shpejte dhe ia krisi vrapit. Pas saj dolen dhe dy te tjera.
Nderkohe Alfa alfa nisi te shpjegonte qe vajza ishte gjetur e vdekur rruges qe shkonte nga kullota per ne shtepi, ne nje fshat te bregut te jugut. Rrethanat nuk diheshin dhe nuk kishte asnje gjurme dhune ne trup. Floke te zeza, sy te zinj, qafe e bardhe esmere, bukuroshe..
Fakt I cuditshem eshte qe kjo eshte e paster nga shenjat e zakonshme te vdekjes, si duket …si e gjalle…tha Alfa alfa.
Vertet, trupi I saj I bardhe, dukej sikur pulsonte akoma nga goditjet e zemres. Ishte e bukur.. vertet bukuroshe.. c’mekat I tmerrshem..pse te kishte vdekur valle?
E kishin gjetur familjaret shpejt e? Domosdo, fis xheloz… se mos ia dridhte burrit qe la pas ne stan.. po ndaj ka vdekur kjo… nga merzia.. kjo femer e re.. e bukur…ca tmerri! Sa keq! Kjo nuk duket si e vdekur. Shih si sheh! Ca habie!
Po ti projektosh syte a del valle skena e fundit qe ka pare? Duket tamam sikur po me sheh mua. Po cka menduar ato kohe qe ka jetuar? Sa ishte tha ky? 19 vjece? C’mund te mendoje nje 19 vjecare e degdisur ne nje fshat te harruar, e martuar ndoshta qe 15? Pa pare asgje ne bote? C’ka menduar? C’ka enderuar duke pare detin magjik te jugut?
Keto mendoja, dhe syte ndiqnin linjat e saj. Gjoksi… pulpet e lakuara embel.. ato pulpe ishin forcuar duke ngjitur kodrat, ato jane bere per te kercyer… ka kercyer valle?
A enderronte per te kercyer kur I kthente kurrizin burrit? A ka dashur te kercente kur ai I zbriste? Kur ishte e lire nga deshirat e mishit?
Ajo shihte diku, fiks ne syte e mi. Mu be sikur lutej per dicka me kembengulje. Me insistim.
Ajo do te kerceje. Ca do te kerceje ajo? Po po… ajo kerkon… e si kerkon? Ku po e kuptoj une qe ajo kerkon dicka? E shkreta, ca ka dashur ajo? Vetem te veje kembet ne perdorim. Ato kembe te bukura, ne nje kercim… ne nje tango mbase? C’do te kercesh? Ajo sikur me therriska.. mendova. E habitshme. Ajo sikur te terheq me sy…
Nderkohe fjalimi monoton ritmik I profesorit u nderpre. Erdha ne vete. Ai rregulloi kufomen dhe shtyu shtratin e inoksit ne shina.
Do shohim prape? Apo do ikni? - Tha.
S’foli njeri.
Ne rregull. E shoh qe nuk ua ka me qejfi. Kaq e patet tere kuriozitetin more? Jeni te lire te dilni, por pa piken e zhurmes, degjuat? Shihemi neser ne leksion.
Isha nga te fundit qe dola. Me hamendje. Doja ti thoja te shikonim dhe nje here vajzen, por … pune qe s’behej.
Dolem te tere, drejt e ne kafe.
Sa e mire ishte ajo ore! Tha njeri. Pusho mor nekrofil, - I thashe.
Ajo donte te kercente. Per kete jam I sigurte. Madje do kete enderruar te behej balerine.
Hahhaa! Po ti more si ia bere per ta mare vesh? Thane cunat.
Ajo I foli me sy, tha miku im I fakultetit qe e dinte shume mire si funksiononte truri im. Qeshem.
Vazhduan biseda te tjera por mua, idea e vajzes qe s’kishte kercyer kurre ne jeten e vet mu fiksua. Ajo duhet te kercente. Ajo duhet te kerceje tani mbase. Mendova.
Ne nje sekonde e pashe veten duke e udhehequr ne nje salsa e pastaj ne tango.
Po mire moj zemer e vogel, - mendova, me imazhin e salsa - tangos, akoma te fiksuar ne sy. - Ku di une te kercej? Pastaj, si mund te te nxirrja nga morgu? Te te coja te kerceje mu ne bregun e detit te Qeparoit?
Do kercenim nen diellin e perendimit, sa te dilte hena, pastaj do te te lagia kembet ne uje e do te te ktheja ne morg. Keshtu do vdisje rehat.
Ca kryevepre…!
E pamundur.
U nisa vetem per leksionin tjeter. Po ecja, e rrugen e kisha nga morgu. Mos valle kjo ishte shenje qe une kaloja serish me keto mendime ne koke para saj?
Nuk mund te behet qe une te kercej me te ne morg. Mendova. Po sikur po? Ne cast mendja me krijoi nje skenar tjeter. Po sikur ti thoja Alfa alfes qe isha piktor amator dhe doja te pikturoja vajzen? Bashke me vellain?
Ishim te dy piktore dhe nuk ishim modele dhe donim te pikturonim vajzen. Po po! Per tiparet mos e ki problem, - do I thoja, - se do I nderroj. Ajo duhet te kerceje se s’ben para se te varroset. Ndryshe nuk do vdese!
U nisa me hap te nxituar per ne zyren e Alfes para se te me nderrohej mendja. E konsiderova veten si te pire, dhe keshtu isha I cliret.
Pse doje te me takoje? Me tha Alfa I lajmeruar me pare nga sekretarja.
Profesor, I thashe. Kam nje kerkese. Nje kerkese te vockel. Disi absurde ne pamje te pare, por qe eshte e justifikueshme. Po ta kerkoj ne menyre sportive. Mos mendo per keq dhe te lutem te ma plotesosh.
Ai mi nguli syte e ftohte. Dhe lekuren dukej sikur e ishte te ftohte, sikur I kishin depertuar tere vitet e morgut, te vdekurve, frigorifereve, inokseve ne gjak. Ai eshte si reptil, mendova. S’ka per te me lene.
Po he pra. - Tha. C’do me kerkosh. Ai shfaqi emocion. Kuriozitet! Aty, une kuptova qe ai ishte ne qejf. Ose me sakte, kisha qelluar ne ditet e tij humane.
Une dhe vellai im jemi piktore. Amatore. E kemi te trasheguar nga babai. Dhe… pikturojme.. dhe…do donim, duke…
Degjo profesor se po e sterholloj shume. - Ai shqeu syte. - Kam qejf qe te pikturoj kufoma ne sallen frigoriferike, ne morg. Dua te hap nje ekspozite dhe nuk kam me modele frymezimi. Me imagjinate nuk behet gje art. Doja leje shuuume konfidenciale nga ju qe te mund te vizitoja bashke me vellain dhe nje here morgun. Eshte cmenduri,e di, por, ju jap fjalen qe nuk do e perflasim.
Ai ishte si I llahtarisur. Duhet te dilja nga situata. Dukej qe kishte nje mal me emocione qe varej si do kanalizoheshin.
Ju siguroj qe nuk do marrim asnje me vete. I thashe.
Ai, kaloi nje sekonde, dhe ia dha te qeshurit. Mendova se e bera te qeshte, po jo.
Ai qeshi me ate qe kishte menduar vete.. - more, po mos u marrin ata me vete, - tha.
Nga frika ju pushon zemra.
Ca humori idiot…
Hahahha! Jo se jemi trima ne. I thashe.
Degjo more djale, me tha. Po ik more beji piktura shoqeve te tua. Nuk ke shoqe ti?
Kam, po ajo nuk do, - I thashe. Thote qe piktura te vjedh nje cope shpirt. Te vdekurit nuk Kane shpirt apo jo?
Shpirt? Tha I habitur. Shpirti eshte koncept idiot. Mori fryme si ne siklet.
Po mire more, po aman, a je I ndergjegjshem per sa me kerkon? Si more te te le une ty te pikturosh njerez te vdekur ne dorezimin tim…
Po ne ekspozite ti as ke per ti njohur, I thashe une, per te devijuar biseden aty ku e doja, aty ku do i fryja sedren atij ne nje fare menyre te fshehte, dhe njekohesisht duke e bere si fakt te kryer.
Dhe per arsye te pashpjegueshme akoma dhe sot nga shkenca jo e sakte e arsyetimit, Alfa alfa, profesori yne reptil, njeriu me I akullt ne tere fakultetin, me dha leje.
- Jo me shume se 20 minuta. Pas mesimit, dhe pas ores 6, kur nuk ka njerez verdalle.
Tani jam i bindur qe ai nuk e ka menduar fare ate pune, dhe I ka rene shkurt per te mos u cmendur nga kerkesa, duke ma plotesuar. Me pas bente sikur nuk me mbante mend fare. Ne provim erdhi e me kapi me kopje.
Dola nga zyrat sikur kisha fituar nje mbreteri. Aq I gezuar isha, sa harrova c’do beja ne morg. Pasi isha qetesuar nga vala e pare, me zuri e dyta e lumturise.
Vajza do te varrosej e qete. Ajo do kercente.
Po muzika? Po mund te kercenim dhe pa muzike..
Poo! Une ne telefon kisha kenge nga Gotan Project. Do shkoja te merrja dhe nje tjeter ne internet kafe, me pak tango, me salsa, ose mambo dhe ja…
Po une s’dija te kerceja!
Pune qe zgjidhej… as ajo nuk dinte, nuk kishte kercyer kurre dhe nuk do te merrte dot vesh deficencat e mia ne hapa.

II
Shtyva deren e rende te salles frigoriferike. Zemra me rrihte fort fort. Duhet te isha I trembur normalisht, jashte erresire, ora 6.30, dhe isha vetem, ne nje salle me kufoma. Me dhjetra filma horror thonin qe tani duhet te ndodhte dicka e keqe, po cuditerisht nuk ma ndjente fare.
Me zor prisja, tamam me gezimin e Bakusit, te cmendurit hyjnor, te beja ate qe kisha per te bere. Po kenaqesha shume. Do ti plotesoja deshiren nje te vdekure te pavarrosur qe donte vetem te kercente.
Ku ta vija telefonin? Duhet te mbeshtesja ne fillim telefonin diku, pastaj te nxirrja vajzen. Ne fillim I ula volumin. Po te degjonte roja qe une kisha vene muzike ne sallen e te vdekurve, nuk kishte cmenduri piktoresh te me justifikonte.
Imagjino ti thoja atij tipit qe po krijoj klimen e duhur per te pikturuar?
Nderkohe I kisha thene qe do vinte dhe nje djale tjeter, vellai im, sa per te krijuar nje genjeshter te besueshme, dhe ai priste nga casti ne cast ti hapte deren e jashtme te oborrit.
Mbeshteta letrat e piktorit te rreme ku kisha vizatuar ca skica kufomash qe ne klase, I mbeshteta te tryeza e gurte me siperfaqe inoksi. Mu ne cep. Sigurisht qe aty ne cep nuk kishte pasur ndonjehere ndonje zhvillim te papaster autopsie per te shqetesuar sqimen time prej ariu maniak. Mbi te vendosa telefonin dhe e bera gati. Mjafton te shtypje play…
Po tani? po me shtrengonin zorret. Duhet te qetesohesha e te gjeja trupin e vajzes. Si nuk e kisha fiksuar dollapin e saj ne mengjes?
Kujt ia kishte prere mendja njehere, qe do realizoja dicka te tille! Deshira e nje trupi, deshiren e syve te tij, do ta plotesoja une!
Mendova qe isha vertet njeri special. Ndjeva nje gezim e nje vrull te brendshem. Kisha kapur deshiren e saj, qe notonte ne ajer nga kembet, pulpat e saj, shpatullat, dhe kisha realizuar te pamunduren. Isha aty ta plotesoja. Deshiren e nje askushi, qe askush nuk kishte per ta kuptuar…
Hapa disa dollape. Ishin bosh. Gjeta te paren ate plaken e shkrete dhe nga ajo u orientova.
Hapa dollapin e saj. Terhoqa shtratin ne shina. Hoqa mbulesen. Ja ku ishte! Magjike! Syte shihnin diku lart, buzet gysem te hapura, te plota, mishtore, dhembet pakez te dukshem nen buzen e siperme qe u shpervol ne nje moment duke zbuluar nje dhemb anesor te nxjerre katarosh. I rregullova buzen duke ndjere nje te ftohte te cuditshem.
E hoqa fare mbulesen. Pashe serish me perqendrim kembet e saj. Ajo mund te mos kishte kercyer kurre, e une nuk kisha per te qene kurre ekspert belerinesh, por, ajo vajze kishte lindur per te kercyer.
Esmere, flokegjate, te zinj, syte e zinj, format e mbushura te trupit, gjoksi I plote, mjekra e rrumbullaket me majuc, ajo ishte balerine.
E imagjinova veshur me nje fustan te kuq, me pika te zeza, nje milonga, pista e drunjte, coctails, karafil ne floke, kembet e zbathura rrotulloheshin ne drurin e parketit…
Ajo ishte e gabuar ketu. Universi, te cilit I besoja, mos kishte bere gje gabim? C’donte ajo ketu? Ajo duhej te ishte gjendur e vdekur ne nje lagje portuale te ndonje Buenos Ayres, apo Rio, apo Carakas, vrare ne nje krize xhelozie e siper, jo ketu, ne kete spital te lodhur, ne kete menyre, pa ditur pse vdiq, e gjetur maje nje kodre… ose minumumi ta kishin gjetur ne breg te detit me kembet qe I lagte dallga, veshur me kemishe, vdekur nga te ftohtit e nates duke pritur te dashurin e saj skafist te ikur dy dite me pare. Jo keshtu…ajo ishte heroine! Jo kesi fare viktime! E mbetur peng e vullnetit te mire te nje te panjohuri per ti plotesuar deshiren e fundit…
Moss! Sa shkoi ora? Mjaf enderrove, - I thashe vetes. Kisha vetem nje cerek ore ose 20 minuta kohe, dhe deri tani kishin kaluar 5. Asaj nuk I duheshin enderrimet e mia, donte vetem te kercente. Ne kujtim te atyre dashurive te panjohura, ne emer te deshirave mistrece e lozonjare te qenies se saj femerore.
Si ta zbrisja? Duhej ta terhiqja nga shtrati qe per me teper lekundej ne shina dhe nuk qendronte fiks.
Ku ta kapja, ku ta kapja? I futa perfundimisht duart nen sqetulla duke e terhequr, dhe akoma sot kujtoj me rreqethje ftohtesine e sqetullave te saj. Aty ku eshte nje nga qoshet me te ngrohta te trupit, aty buronte ftohtesi! Atehere, une kuptova vendosmerisht qe ajo thjesht, nuk ishte e gjalle.
Ishte shume e rende. Me keputi krahet. Asnje ne trupi ne saj nuk rrinte si duhet. Krahet I vura ne qafen time. Ato vareshin nga pas. I majti me rreshqiti ne sup e ra serish. Ne ate pozicion dukej sikur kercente me tangerllek adoleshencial qe me nje dore mban te dashuren e me tjetren cigaren.
I sistemova krahet rreth qafes, koken me syte e saj qe shihnin enderrues diku siper meje, ia mbeshteta ne supin tim.floket me mbeshtollen gjoksin, dhe me nje dore mbaja belin e saj peshe per te komanduar kembet e mos t’ja lene te zvarriteshin. Nuk e di as vete se si e sistemova ate trup jo te gjalle ne duart e mia, duke e mbeshtetur ne trupin tim.
Me vinte keq qe ishte e zhveshur. Doja ti vishja trekuartin tim, por nuk kisha kohe. Keshtu, ja ku ishim, statike, une dhe ajo, e varur ne krahet e mi, shpina e saj here me cmeriste me mosqendrimin ne pozicion normal, here me mahniste me shkelqimin e saj te bute e te embel nen dritat e salles. Po shtrengohesha e sforcohesha ta mbaja ne kembe. Ishte dhe e gjate! Koka saj te supi im!
Me nje gisht, me levizje milimetrike shtypa play ne telefon. Filloi ‘Una Musica Brutal” e Gotan Project. E kisha perzgjedhur me kujdes, dhe ishin dhe dy kenge te tjera per tu kercyer. Ne fillim mendova te kerceja vete mje kenge, por mu duk sikur do ia hidhja asaj, do beja nje gje sa per te lare ndergjegjen… ajo donte te kercente, dhe nje kenge nuk eshte e kercyer, edhe pse ishte tango…
Fillova te udhehiqja. Po lekundesha lehte lehte, nen tingujt e tangos se perpunuar.
Lekundesha, levizja, avash, doja te kontrolloja dy trupat… nisa te djersija. Po me keputeshin krahet. Ishte si te kerceje me nje thes cimento ne duar, duke e mbajtur ne pozicionin me te keq. Djersa po me rridhte ne shpine, dhe ne balle.
Duart e mia po mbanin ate ne sup dhe ne doren rreth belit, duke I shtrenguar fundshpinen ne vijen qe nis ne fillimin e te pasmeve.
Nuk jam I bindur as sot, por ajo me duket se u ngroh. Po po! U ngroh! Mbase nga nxehtesia qe cliroja une. trupi I saj filloi te me ngrohte duart. Apo duart e mia trupin e saj? Njesoj eshte, s’ka pike rendesie. Ajo po ngrohej.
Dhe c’koincidence, kur degjova shume me pas fjalet e kenges! thonin pikerisht, “…dame el tuo calor… “ me erdhi keq qe nuk e dija atehere kur kerceva me te, pikerisht ne momentin qe ajo po ngrohej…
Ne nje moment kuptova qe nuk po sillesha ashtu si duhej, dhe ajo po merzitej. Une po mendoja, nuk po kerceja. Une po beja detyren ,nuk po shijoja. Atehere, vendosa ta coja ate gje deri ne fund. U zhyta ne muzike, braktisa cdo lloj kontrolli dhe leviza si me vinte te levizja nga muzika.
Ajo u hallakat, krahet I rane, koka I ra pas, dhe filloi nje kercim, qe ne cdo hap te tij shfaqte pasion. Perpiqesha ti lexoja deshiren ne sy, dhe ndiqja mendjen e saj me hapat e mi. dhe jekohesisht e shtrengoja fort ne supe dhe fundshpine, ku kishte filluar te ngrohej… tango mbaroi. Une finalizova ne pozicionin klasik me femren shtrire me duart vetem ne shpine. Floket e saj preken token, koka iu var, krahet githashtu, dhe nje pike djerse ra mbi faqen e saj.
Tani duhet te fillonte kenga e dyte. “Mysterious ways”, U2. I pershtatej jo? Deshira e saj vinte te une ne rruge misterioze, dhe une e riprodhoja sa te mundesha duke e kenaqur esmeren me hapat e mia te ngatheta.
Nuk mund tu shpjegoj hapat e kercimit, po rri e kujtoj me vete si e mbaja nga nje dore, rreshqisja ne gjunje,” …get on your knees boy…” çohesha, largohesha, kerceja rockun misterioz, afrohesha serish, dhe e beja ate te rotullohej, te me rrihte me floke, dhe buzet e saj sikur buzeqeshnin…e une qe kerceja per te duke u sperdredhur sikur beja streep..!
Mbaroi dhe kenga e U2. Tani ishte e fundit, me e ndjera. E mora ate hopa, e shtrengova fort, derisa kockat e saj te ndjenin forcen qe e mbante dhe I jepte nxehtesi. Ajo ishte pakez me e ngrohte tani….
Filloi “Historia Del Un Amor” e nje Guadalupe Pineda. Zeri I saj I ndjere, I embel, gjithepershkues me beri te shtrengoja trupin dhe me fort…
Dua te fiksosh ne koken tende kete moment, dhe te ndihesh mire, I flisja me vete. Mbase jo deri ne perjetesi, se mund te kesh kujtime me domethenese te regjistruara ne koken tende, por sidoqofte, fute ne nje kuti kete moment, dhe ruaje per dite te erreta, vetmuara si kjo e sotmja, ose te tjera qe do te vijne, se sot nuk je vetem… dora e saj me ra ne faqe. Nje dore e brishte, pak si mavi, me gishta aq te gjate, pak si te shtremberuar…
U keputem te dy ne toke… nuk kisha me fuqi, dhe doja te shijoja kete ndarje aty, ne gjunje, me te ne supe. Me fal qe nuk te ndjek dot me ne vallezim, - I fola me mendje, po le te degjojme… lehte lehte, per aq sa mund te degjohej nga stereofonia e nje celulari, tingujt gurgullues te kitares na kridheshin embel ne veshe, dhe une kuptova, nga syte e saj, qe ndoshta ishte e kenaqur…
Ora ishte 6.57. e shtriva, e mbulova. Trupi I saj I bindur ishte qetesuar. I perkedhela floket dhe e shtyva.
He mo, s’erdhi vellai e? me tha roja. Nuk e di, po me beri merak, I thashe. Do dal ta kerkoj se s’i pergjigjet as telefonit. Faleminderit dhe naten e mire. Me fal per shqetesimin.
Roja, mbase I prekur nga kjo miresjellje qe, edhe pse I veshur me pushtetin e mjekesise ligjore, nuk para a jepnin, me pa me sy te shqetesuar.
Ishallah eshte duke pire me ndonje shok, - tha.
Faleminderit I thashe duke e justifikuar egzagjerimin e merakut te tij me vendin e punes.
Ika duke nxituar, e pas kurrizit e dija qe kisha lene nje kujtim.
A marre nje kujtim?


Loer kume
14.11.2007

Wednesday, November 14, 2007

Histori Nentori Me Cibuke Dhe Letra

E kapa nje me ne fund. Bah, qull ne djerse cdo dreke, (ne dreke eshte koha kur ndodhin) dhe nuk marr vesh gje fare se c’po me ndodh.
E pashe shume mire skenen. Nje xhaxha po ecte ne vijat e bardha, veshur me xhupin e tij te lekurte, ashtu I kerrusur, I dobet, I lodhur, sikur rrinte tere kohes duke teshtire dhe terhequr hundet. Terhiqte nje biciklete me parafango shkelqyese teneqeje ngarkuar me disa qese. Arriti mu ne buze te trotuarit, dhe aty ndaloi, (nuk hipte dot ne trotuar perpara se te merrej me ate pune, jo, per qamet!)
Ndaloi dhe nxorri nje llulle nga xhepi. E mbushi mire e mire duke u cakerrmisur me ca gjera te cuditshme aty nen xhup, me ca si qese neper duar, dhe e ndezi. Filloi ta tymoste. (tani qe po e kujtoj, mos ishte bar ajo qe po pinte xhaxhai? Ca nuk ndodh…)
Dy cuna, ne filim ishin si te vegjel, pastaj u shfaqen ne moshe rreth 25’ave, e zune per krahesh dhe e ngjiten ne trotuar. Ata ulerinin me sa kishin ne koke. Bicikleta ra ne toke, e njeri nga ata, duke terhequr zvarre xhaxhain, e shkeli, u pengua e ra. U cua duke u fshire, po syte i kishte nga xhaxhai, ca sy tere inat, deri ne dhune, ashtu si dhe tjetri.
Plaku I kishte shqyer syte e veta per qejf ,duke qene se nuk po kuptonte c’po ndodhte.
Pse more plak, more pis plak.. pse pi letra?
Pse tymos letra te thashe! I bertiste tjetri. Ti a e di qe letrat nuk pihen?
Po pse more qen pse…. Po ca je ti more… po ku ka njeri te beje keshtu si ty more…
Nderkohe vijne dhe ca burra. Ata hyjne ti ndajne ne fillim. Ca nga cunat ,sepse ishin bere shume ata cunat, u uleriten atyre burrave qe ose ti ndihmonin, ose ti linin rehat. Sepse xhaja po pinte letra ne llullen e tij. Ata burrat e zune xhajen per krahesh dhe ata. Madje filluan duke u zene me djemte per tu zene vendin ne krahet e xhajes.
Ca gra aty verdalle, me qese pazari e dore rrinin e ja benin “pupupupu”
Kaloi dhe njera, mu ne mes te cunave, me jeanset e ngjitura ne bythkat e saj, me epute te kuqe dhe xhuboks I cuditshem zhapone.
Pervec nje burri, asnje tjeter nuk ia hodhi syte. Nuk mund ta linin xhaxhon.
Nderkohe vjen polici. Pastaj dhe polici trafikut.
Ca ka ketu? Mos bertisni qena… kush? Letra? Bixhozi?
Jo… letra thjesht..
P po,letra, plaku keq…
Po c’ne… mbase duhet ta cojme ne hetuesi. Madje, jo mbase. Ta marrim njehere ne hetuesi.
Jo, ketij I duhet vene gjobe. Ca beri qepare ne vijat e bardha ky?
Njerezit aty verdalle ishin bere shume. Rruga ishte bllokuar, makinat u binin borive ngjeshur ne trafik. Rremuje e madhe. Policia levizte nga te kater anet me makina rreth e rrotull sheshit para bashkise se Durresit. Ne qender nuk futeshin dot. Degjoheshin dhe sirena zjarrfiksesh… thane qe pane dhe njerez me hunj ne dore…
Pasi ke pare nje skene te tille, ulur ne bythe, mbuluar ne djerse, me frymemarrje te renduar, te lindin qindra pyetje ne koke, dhe nga skena, nga pyetjet, nga ankthi, behesh akoma dhe me shume lemsh.
Pse xhaja tymoste letra? Nese jo, pse ata cunat I thonin qe ai po pinte letra?
Po edhe sikur t epinte letra, apo dhe marijuane, cju duhej atyre ca bente xhaja?
Pse duhet te mos dale, njeriu, qofte dhe xhaje nga turma?
Pse njeriu, qofte dhe I cmendur, nuk u dashka lene te pije letra?
Pse njerezit jane te tere ne nje mendje? Pse shteti nuk I jep lirine njeriut te beje cte doje?
Pse une kam rreth nje muaj qe shoh keshtu enderrash?
Mos jam cmendur gje?
Mos eshte faze fillestare cmendurie?
Mos duhet te vizitohem?
Kush di te me ktheje pergjigje?
Kam kaq kohe qe shoh enderra te cuditshme, qe kur zgjohem, nga nje gjume si kllapi, nuk I mbaj mend. Por, me ne fund kete enderr e kapa. E kapa, e lidha me germa dhe ja ku jam tani.
Mos eshte ngjites surrealizmi?
Po pse njeriu duhet te beje kaq shume pyetje?



14.11.2007
Marre nga nje enderr e vertete,
Homazh I pandergjegjshem per Danil I. Harms

Wednesday, November 7, 2007

RE PUPLORE

Jam nje Re Puplore qe fluturoj diku aty, siper, enderrave tokesore.
Rrezet e agimit tim te sotem jane kretase, ato te mbremjes ndoshta kiliane, o mbase armene.
Nuk dihet ku jam krijuar. Nuk dihet ku do shkrihem e zhytem. Mjafton te coni koken lart ne qiell e me shihni mua, nje note e larte, akute kitare qe tretet larg veshit… larg, afer, te bardhe, pa cepa, sa bukur, sa lart…
Forca e gravitetit, roberuesja e shpirtrave eshte larg, shume larg te ferkuarit te kembeve te mia. Une jam e qiellit. Qielli eshte I pafund…
Jam nje Re Puplore Fluturoj lehte, lehte mbi tere siperfaqen e tokes… nga ketu lart shoh cdo gje mbi token tuaj te shtrenjte, cdo cep e skute te botes…
Ju shoh habitshem, sa shakatore dukeni tek rrini aty poshte, ne kembet e hijes sime, duke u rrahur, vrare per toka, per para. Vrare per mjekra, ideale, gure te shenjte, qytete te humbur, per buke, uje, nafte. Vrare per gjak…
Per partite, bindjet, atdheun, memedheun, kombin… vrare per gjeneralin, komandantin, udheheqesin, Zotin…
Une jam ketu lart… larg cdo gjeje tokesore… qesh me ju, me token aq te fryre, te rrumbullt deri ne plasje. Sa per te qeshur!
Une Reja Puplore jam zoti. Plotesoj tere kushtet; pa fillim, pa fund, ciklik, siper, enderr! Cdo gje, brenda cdo gjeje…
Nuk me duket se gjerat kane aq rendesi apo se ka gjera te rendesishme ne kete forme te qenies… madje asgje s’ka rendesi vec pluskimit tim… fluturimit tim, shpejtesise… buzeqeshjes se dellit!
E rrezet e tij qe tejshkojne trupin tim te tretshem prej puplimesh reje…
Gjerat nga ketu siper jane aq te vogla, aq te parendesishme, aq patetike… ju o njerez, aq te perkohshem e shkaterrues kohe!
Une jam nje Re Puplore. Hapesira pa kufi … aty fluturoj une. Gjithe c’ndjen qenesia ime prej reje me perket… pafundesia… ajri… era… dielli… hena.. cdo gje… toka, njerezit, pemet kafshet makinat…
Mund te krijoj gravitet te forte duke terhequr token me tere c’ka siper e poshte saj ne vallen time me eren…por do ishte nje pergjegjesi, jo?… c’ta dua?
Bota eshte e imja. Une jam e botes… boh! Vertet, nuk ka fare perkatesi ne kete mes
Une jam nje Re Puplore… nuk kam Memoiré, nuk kam kujtime… nuk mbaj gje me vete… As shpirtin!
E nderroj formen time ne cdo gje. Kur te dua. Sepse jam fluide. Uje dhe ere. Dhe nje dite do te kthehem ne det, per tu kthyer serish ne qiell.
Ne finalen time te madhe shiu lag e bekon cdo gje ne toke, prek cdo gje, ju le pasin te tereve, duke shkuar drejt detit… nis gara ne tere token e shkelur, njerez, kafshe, pyje, miza, pilivesa, zogj, re, male…kush shkon I pari drejt detit…e drejt qiellit perseri…
Une jam nje Re Puplore. Era eshte perendia ime. Braktisem ne duart e saj, e lire, e lehte…
Ne krahet e eres…nderroj drejtim… pluskuese…fluturuese…ju ze diellin … ju ndihmoj ju, njerez. Krijoj erresiren e domosdoshme per te liruar shpirterat tuaj te fshehte qe dielli e drita ju pengojne ti shfaqni…
Jam perkedhelesja, mesonjesja e qenieve te etura per fluturim…per liri… me shiun tim, me hijen time, me pluskimin tim neper bote…
Une jam ai njeriu shtrire ne plazhet e Acapulcos ne hamakun e tij, duke pire coctailin e tij, tymosur marihuanen e tij. Ai ka hedhur tej gjithcka dhe ka haruar emrin e tij.
Jam ai burri I vertete qe sapo u emerua prokuror kuptoi qe gjithcka donte te bente ishte te kompozonte muzike, dhe dogji kostumin e tij, harroi emrin e tij…
Jam ai mesuesi I latinishtes qe u be eksplorator, dhe fizikani qe u be pirat rruge me makinen e tij te dashur…
Jam mjekja e suksesshme qe provoi te jete prostitute e suksesshme. Ajo harroi emrin e saj…
Jam tere pjaniket, te cmendurit qe shohin ngjyra e bote ku ju shihni shkretetira…
Oh… ja ku jam mbi shkretetire. Era luan me reren poshte nen hijen time. Re te tjera puplore ne qiell nuk ka. Por koncepte te tilla si vetmia, merzitja humbja, vdekja per mua jane te huaja.
Dhe mbi te gjitha, une, nje Re Puplore jam e lire nga ajo qe ju e kerkoni dhe pesoni me aq ngulm, me aq verberi, pa e kuptuar dhe vete; Perkatesia!
E keni te rrenjosur. Qe ne embrion. Qe ne gjeneze. Qe ne molekulat qe I nenshtrohen rendeses kur konceptojne ADN tuaj.
Femija I perket nenes… gruaja I perket burrit, burri gruas, burri e gruaja I perkasin familjes se madhe… I dashuri e dashura, njeri tjetrit… punetori I perket punes, dhe puna, pronarit… pronari nje tjetri e te madh, deri te banka… bankieri parase!
Te renduar me valixhe, me bagazhe, te veshur, te mbathur… nuk shkelni token me kembe, keni harruar se I perkisni asaj, ajo ju shtrengon… ju mberthen…
Kush eshte hapi I pare I fluturimit te lire? Te ndalosh, te flakesh bagazhet, te zbathesh rroba e kepuce, te shkelesh token me kembe te te mbushesh mushkerite me ajer…
Ju I perkisni tokes, une bej dashuri me eren. Ajo me vallezon ne tere qenien time…lart… larg… shpejt… lehte… fluturimisht embel… si nje pupel… rrjedh ajri, rrjedhshem ne grimcat e mia puplore…

Ndaloj siper diku’je, pezull ne suspansin e ajrit. Asgje nuk pipetin, ketu lart qetesi e madhe… muzika e heshtjes… eshte embel, ndaluar mbi ndonje mal, a mbi ndonje det te pafund…ngjyra te forta kudo, blu, gjelber, verdhe, kurrize bizontesh te pyllit polak, barqe gri balenash ne Arktik, dhe une ndricoj ne bardhesine time qumeshtore, syte tuaj zbardhen nga drita ime…
Ju ndjeni qetesine, hijen time te vockel, dielli I madh zot ju ngroh gjakun dhe mendjen, potokalli eshte ngjyra e botes, ngjyer me blu nen bardhesine time, dhe ju doni te beni dashuri… ne emrin tim… nen syte e mi puplore, shtrire ne lendina, ne rere, ne det, ne tarraca pallatesh, ne deget e pemes, ne stolat e nje lulishteje, te shkallet e trampolines, aty mbi lekuren e ariut mbi akull, shtrire me mes te saharase…
Ju prek kudo qe jeni, kudo ku beni dashuri, nen hijen time… dhe une, Re Puplore, drejt agapése me diellin e detin… lozonjare, ledhatare… dashuronjese… E LIRE !

Tuesday, October 30, 2007

IL BICCHIERE

Un bicchiere. Un mondo.
Un bicchiere nel mondo o un mondo in un bicchiere?! Un problema importante questo, che cerca senz'altro una soluzione. Ma come? La gente in questo mondo alla fine lavorano, faticano per un bicchiere, è li dentro trovano tutto il mondo. Un mondo tutto loro. Un mondo pieno, in un bicchiere vuoto.
Questa è la fatalità finale di questo mondo di bicchieri.
E io intero, continuo a scendere giù e più giù nelle viscere del mio bicchiere profondo.
La fine del bicchiere è senz'altro un estremo. Un estremo che mi attira dolcemente, forte delle tendenze che portano a una piena libertà mentale ( o forse in autodistruzione).
Per tanti altri questo è u crimine, ma per loro non esiste il pensiero. Non ce pensiero per il mondo libero dentro un bicchiere. Questo mondo e più certo, più perfetto!!!

Perkthyer nga Eduart "edrus" Rustemi

Monday, October 29, 2007

PUSHTIMI I PARAJSES

Ecnin e ecnin e ecnin pa pushim. Ecnin te mbuluar me pluhur por te palodhur. Kalonin neper qytete qe kohe me pare nuk do t’I linin pa ndaluar e plackitur. Por, atyre asgje s’u hynte me ne sy. Kishin nje mision, nje detyre dhe asnje lloj tundimi nuk do te mund ti lekundte.
Ata po shkonin, po drejtoheshin, po marshonin te…te pushtonin parajsen!
Per shume kohe kishin luftuar, fituar, vrare e prere e plackitur pas kryezotit te tyre. Kishin pushtuar aq e aq qytete e toka te huaja.kishin thyer e shperbere aq e aq ushtri. Por, per shume kohe te mepasme kishin mbetur pa luftra, pa beteja, si peshku pa uje. Asnje armik s’po dukej, asnje ushtri s’afrohej. I kishin mposhtur te tere!
Dhe ata per shume kohe gezuan ato qe kishin fituar me aq mund, gjak e djerse.
Pastaj I thuren himne fitoreve te tyre.
Pastaj I kenduan keto himne
Dhe pastaj, kur s’kishin c’te luftonin, c’te gezonin, dhe c’te kendonin, e pane ne te vertete gjendjen e tyre. Ata ishin ushtare pa lufte. Ishin luftetare te mundur.te mundur nga plogeshtia. Pa qellim ne fuqite e tyre.dhe kjo ishte disfata me e madhe e ushtrise famemadhe. Fitorja me e lavdishme dhe disfata me e madhe. Ishte nje gjendje acaruese midis gezimit dhe merzise, euforise dhe frikes. C’mund te benin tjeter vecse te flinin gjume?
Por kryezoti I tyre I madh e gjeti zgjidhjen. Gjeti dicka per te luftuar dhe mundur. Dicka te denje per fuqite e tyre titanike. Le te luftonin me gjumin! Le ta mposhtnin ate. Ja kjo ishte nje lufte per jete a vdekje. Madje madje pse te mos synonin per me larg?!
Le te marshonin drejt qytetit te Morfeut! Gjumi ishte I barabarte me qiellin e pamate,me lumturine e pafund! Me parajsen! Te pushtonin parajsen!
Ja, ky do te ishte qellimi, ideali, jeta, frymemarreja e tyre qe, ketej e tutje. Te pushtonin parajsen! Te gjunjezonin gjumin!
Dhe keshtu u nisen.
U bene dite, muaj e vite qe udhetonin pa pushim.lajmi I perpjekjeve te tyre kishte marre dhene. Njerezit kudo donin te dinin, donin te shihnin njerezit qe kishin aq kohe qe … qe luftonin me gjumin!

Wednesday, October 10, 2007

JOLLY!!!

I’m freezing from the cold. The wind is blowing from everywhere into this damned train I took, stupid me. Yeah right, the missing rain! Oh come on, pour down you bloody rain, come on pour inside, wetting the seats, don’t ever ask if you can! The fucking train moves like a turtles!
Right to Vlora! Just a six hours’ trip, well I guess.
Interesting wagon this one! There are eight compartments, two seats each.
I am sharing the wagon with a couple of rough peasants accompanied by their rough daughter (although I must confess, I saw her with a different eye). Two ugly girls traveling with their grandma are laughing and tittering continuously. With their ugly teeth and their mole skin… they seem… just ageless. That’s what they are!
And then, there is another couple, far from being important ‘coz it’s their little girl that draws my attention. She must be only 2-3 years old. Lovely child! She reflects light from every single pore! Just like a few people do, Sharon Stone or Meg Ryan maybe, blonde hair, dark blue eyes (nobility sign), white-marble skin. I loved her immediately, for her sunny smile. What a lively kid, full of life, full of energy, full of warmth. It feels like she’s shaking this beloved gloom out of me. I just want to kneel in front of her, play with her, make her laugh unceasingly.
I want to play sitting down in front of her. I want to jump, to crush, to walk, to fall down, I want to get hurt.
Cry!
And I want everybody to jump immediately, to save me from the certain death caused by a scratch in the knee!
But…nobody gives a damn ‘bout me! No one! Well I guess they like to see me suffering!
Anyway I feeling real good in these victims’ shoes I’m wearing. Yeah it’s beating me down but I like it.
Even after all, what do I care about this wagon full of Van Gogh-eon faces and colors, peasants in red, green, pink and yellow clothes?
Oh but I have got a million problems inside my head, problems of all the existent range of troubles on earth.
I am terribly bored, stressed, hit, hurt, scratched, and gloomy!
I can’t get along any other second in this black and gray life of mine! Just like today, a gray day of clouds and rain.
Here I put the “STOP” sign!
I took the train, not any other vehicle because I just wanted to extend the time of the journey and so I took of to Vlora. It’s where I always go when I am loaded and I turn back stronger. Maybe it’s because of the climate. No! If I was to live in Vlora I would surely go… to Durres. No doubt! The farther, the better! And there must be sea too.
This fucking rain doesn’t seem to stop. As if the cold is not enough! I can’t stop pulling up the lapels and pushing down the jacket. I am freezing, but I kina like this cringing inside my jacket. The rain is becoming quieter, warmer and gentle. It is talking to me, inviting me in a sweet, melancholic waltz. Damned rain, look you made me more melancholic than I already was! Right now I miss watching cartoons. I want to watch Ken Shiro and I want to fight with other kids just like he does (this stupid guy here is starting to weep. He always does it, but he is a man, closed his eyes and swallowed up the tears).
Still laughers! Bah, if only I could belabor this wild animals. They just keep laughing in their ignorance, their banality!
Hmm! The engaged girl is really cute. Nice shapes. Plumb thighs! Boobies… a whole river of hair! Fleshy lips! She’ll be just fine with only some aesthetic treatment! Cutie! Not like those sallow, gangling, metropolitan girls with tons of make up on their face
Look at him, his welded face! Now he’s leering at me! Like I was going to eat way his wife! Oh but you don’t know a fuck about troubles! You’ve hardly seen a woman in your life! And now you’re going to be married! And so you’re going to drink form the holy chalice!
Another laugher! Miracle! The little girl is laughing. A childish laugher is equal to a newborn fairy, right Peter Pan? Ha ha ha!
I can imagine my own baby; it would be just like her. I’d love her threefold! Captious angel!
We’re still in the dark? Ahh the tunnel, right!
Last thing I saw, the baby’s dark blue eyes…
I didn’t quite realize what it was, what happened during those two minutes that we were inside the tunnel. What was that prolonged scream, a laugher or a cry? In the dark! Something happened out there! Everybody heard it, not only me! They’re all thunders-trucked! And they are looking at me, why?
Whoever cried-laughed, the little girl, perhaps? No, she’s still laughing. Or was it me? Wet eyed? Uhh, look there’s the sun!
Joker! No one had ever cried or laughed. It was it, himself! Jolly! Born from a glass of Rakia, a puff of flute, a strike of drum! Born form a man’s cry! The God of laugher! He has been laughing in the tunnel, being born from my welters. Just like Jesus gave up his life and blood, nailed on the cross to wash away people’s sins, he gives away his breath, his laugher to take off people’s entire problem.
Everything is solved with a laugher. Problems, if you want to escape them, if you want to face them, if you want to figure them out?
Hahahaha! What a stupidity! Do you have any time? Do you have enough time to solve your problems? You’ll be long dead by tomorrow, you ignorant of your time. Today! Today is your day! Today is the laugher day! LAUGH! What will you remember after life? Problems, tears, pain? You really think you can figure it out?
Hahahhahaha! Hahahhahaha! You’ll only remember the child’s laugher, on the hundredth of second, when the train will crush and you’ll no longer exist.
Laugh, laugh, just laugh and you won’t feel anything. This is Jolly’s song, the God of the man in need. The only God people should have. God!
Someone whispered in my ear something, as his fingertips stole away the heavy box full of ribbons of melancholy, which I held within my heart. He sang to me, a tune I don’t remember.
Hahaha! What are all these bullshits I think and do! Shame on me! What’s the matter with me anyway? I was behaving just like e crybaby, like a girl cheated for the very first time! Screw you up!
I am going to tear up everything that I’ve been writing! Here it is! I tore them up! I’m going to throw every piece of paper from the window.
My little bunny finds it really funny, the way I throw my papers away! Look, she’s laughing! Probably the pieces of paper look like butterflies to her.
Where the hell am I going? What the fuck am I to do in the south? It’s still winter, there’s no beach you stupid! I’ll get off the very next station and turn back home.
Till then… girls would you play cards?!
Hahahaha!


perktheu: M. Gjoncaj

Tuesday, October 2, 2007

JOLLY !!!

Po mpihem nga I ftohti. Era fryn nga te kater anet e ketij vagoni te mallkuar te ketij treni leshi qe me la mendja te merrja. Ahhh, po! Edhe shiu duhej tani! bjer o shi bjer! Ja dhe uji qe futet per qejfin e tij ne vagon e lag sediljet pa I marre leje njeriu fare!
Dhe ky mut treni qe ecen me nje ritem breshke!
Drejt vlores. Vetem. Gjashte ore rruge. Aq jane kam pershtypjen.
Vagon interesant ky ketu. Tete ndarje, nga dy kolltuke dysh secila.
Jane ulur ne to nje cift fshataresh te trashe me vajzene tyre po te trashe ma merr mendja, (megjithse e pashe me te tjera mendime, nuk e mohoj) dy vajza shume te shemtuara e te vrara nga jeta qe udhetonin me gjyshen e tyre dhe vetem qeshnin e kukuriseshin tere rruges. Me ata dhembe te trashe e me lekuren tere prenka e quka ato jane… vajza pa moshe! Vetem keshtu me vjen ti quaj.
Tre personat e tjere jane nje cift tjeter, aspak I rendesishem sepse tere vemendjen po ma terheq vajza e tyre e vogel! Me mendjen time I jap nja 2 – 3 vjece.
Femije fantastik! Rrezaton drite! Si te rrallet njerez qe rezatojne drite, te tipit Sharon Stone e Meg Ryan. Floke bjonde, sy blu te erret, (shenje fisnikerie kjo) lekura e bardhe si e mermerte ariane. Mbi te gjitha qeshja e saj diellore me bejne ta dashuroj menjehere! c'femije I levizshem! Tere jete, gjalleri, nxitje, energji, ngrohtesi!
Po me shkund me themel nga zymtesia ime e dashur! Me vjen te ulem ne gjunje, ti flas, ta guxhulis, ta bej te qeshe, qeshe pa pushim deri ne shkrirje!
Dua te luaj me te aty ulur ne toke! Te hidhem, perplasem, eci, rrezohem, vritem! Te qaj!
Dhe te tere te hidhen perpjete per te me shpetuar nga vdekja e sigurte e gervishtjes se lehte ne gju!
Por… askush nuk e can koken per mua! Askush! Mbase atyre u pelqen te shohin tek vuaj!
Po me lezeton shume kjo pozite gati martire qe po me ve perfund keto momente.
Ne fund te fundit, c’me duhet mua me kete vagon ngjyrash e fytyrash VanGhogeske, e fshatare me rroba te kuqe, jeshile, roze e te verdhe!
Me ziejne nje buqete hallesh ne koke, te tere spektrave hallore egzistente.
Tmerrsisht I merzitur, stresuar, goditur, plagosur, gerricur, zymtuar!
Nuk me shtyhej as nje sekonde me teper ne jeten time momentalisht gri ne te zeze. Me kete sfond gjithashtu gri ne te erret resh e shiu!
Dhe vendosa tabelen “STOP” !
Mora trenin, pikerisht trenin dhe jo ndonje mjet tjeter, per te zgjatur kohen e udhetimit, dhe u nisa per ne Vlore.
Aty kam shkuar gjithmone I ngarkuar e jam kthyer me forca. Mos eshte gje klima? Joo! Po te banoja ne Vlore me siguri do te shkoja ne…Durres! Pa dyshim! Sa me larg! Dhe me det!
Nuk pushoka as ky dreq shiu! S’mjafton I ftohti! Mbeta duke ngritur jaken e ulur fundin e xhupit. Po ngordh nga I ftohti. Me pelqeka kjo strukja ne xhupin tim! Edhe ky shiu rruges! Sa vjen e behet me I shtruar, I ngrohte, I sjellshem! Sikur te flet, te fton ne nje rrefim valtzi te embel, melankolik!
Ky shi I mallkuar! Ma shtoi melankoline qe me ka mberthyer e s’po me le tere keto jave! Me ka marre malli te shoh filma me kartona! Dua te shoh Ken Shiron, e te rrihem me kalamajte e lagjes si te isha ai. (ketij gomarit ketu po I rrembushen syte! Keshtu ben sa here eshte ne keto ujra po eshte burre ama, I mbylli syte dhe I gelltiti…)
Prape te qeshura? Me vjen ti ze me shqelma keto kafshe te egra! Qeshin ne ate injorancen e tyre! Banalitetin e tyre!
Hmm! Ajo e fejuara qenka e lezetshme! Paska forma te mira! Kofshe te plota! Gjoks…tere ai lume flokesh! Buze mishtore! Ta marre ne dore ndonje qender estetike e ben njeri! Yll! Jo si ato verdhacuket kockekryqtat kryeqytetase me dy kile boje ne fytyre!
Ja ky. Syrratsalduari! Filloi te shohe shtrember! Sikur do I ha gruan une!
Po ku merr vesh ti o idiot nga hallet! Ti s’ke pare femer me sy! Tani me ne fund u fejove! Do pish edhe ti nga kupa e shenjte!
Prape nje e qeshur. Mrekulli! Vajza e vogel po qesh. Nje e qeshur femije baraz me nje zane e re e sapolindur. Apo jo Piter Pan? Haha!
Nje femije te tille imagjinoj per vete! Do ta doja sa tre vetvete bashke! Engjell I prape!
Akoma ne erresire? Ahh! Tuneli! Po!
E fundit gje qe pashe ne drite ishin syte blu e erret e femijes...

nuk e morem vesh c’ishte, te pakten une nuk e kuptova c’ndodhi ato dy minuta tunel qe kaluam.e qare a e qeshur ishte ajo ulerime e tejzgjatur! Ne erresire! Aty ndodhi dicka! Se paskam degjuar vetem une! Te tere e paskan degjuar! Paskan mbetur si te shastisur! Dhe pse me shohin mua?
Kush qau-qeshi? Ndoshta vajza e vogel? Ajo edhe tani po buzeqesh.
Po une? Syte e lagur? …Uhh! Paska dale dielli…
Joker! Asnjeri nuk kishte qeshur apo qare. Ishte ai, dora vete! Jolly! I lindur nga nje gote rakie, nje fryme fyelli, nje goditje tamburi! Nga nje e qare burri! Perendia e te qeshures! Ai kishte qeshur ne tunel, lindur nga peshtjellimet e mia. Si zoti qe derdh gjakun e tij ne kryq per mekatet e te tjereve, ai jep frymen e tij, te qeshuren e tij per te rrembyer marazet e njerezve.
Gjithcka zgjidhet me nje te qeshur! Probleme? Do te ikesh nga to? Do ti perballosh? Do ti zgjidhesh?
Hahhaha! C’idiotsi! Ke kohe? Ke kohe te merresh me problemet e ti zgjidhesh? Neser vdes o injorant I kohes tende. Sot! Sot eshte dita per ty. Sot qesh! QESH! C’do te mbash mend pas jetes? Hallet? Lotet? Vuajtjen? Mendon se do ti zgjidhesh?
Hahahhahaha! Hahahhahaha! Vetem te qeshuren e femijes do te kujtosh ne te qinten e sekondes qe te mbetet per te menduar kur te perplaset treni dhe ti te mos egsistosh me.
Qesh qesh se asgje s’do ndjesh! Kjo eshte kenga e Jollit! Perendise se burrit ne nevoje! Perendise qe u duhet vertet njerzve! Perendise!
Me tha dikush dicka ne vesh ndersa me majat e dy gishtave tregues te shpirtit me vidhte tere pakon e rende me fjongo melankolie qe mbaja ne zemer. Me kendoi nje varg kenge qe s’e mbaj mend mire.
Hahaha! C’budallalleqe qe mendoj e bej! sa turp! C’me kishte zene? Si femije qaraman, si femer e tradhetuar per here te pare! Ik mor!
Ti shuaj tere c’shkruaja me pare ne copa letre. Ja! I grisa. Ti hedh me mire nga dritarja.
U shkri lepurushja e vogel qe hodha letrat une! Shih si qesh! I duken flutura!
Ku dreqin jam nisur keshtu? C’do bej poshte ne jug? Eshte dimer akoma. S’ka plazh o qyp! Do zbres ne stacionin e pare te ndaleses te kthehem ne shtepi.
Deri atehere… vajza, do bejme nje loje me letra?
Hahahaha!

Thursday, September 27, 2007

THE GLASS

A glass. A world.
Is it a glass in the world or a world within a glass?! Important matter in urgent search of an answer. But how?!
In the end, everyone strain themselves just for …a glass. And in that glass they find the world, their own world. Just a personal world, an entire, full one in an empty glass. This is the ultimate fatality of this glassful world. And so I continue to go down deeper and deeper inside my deep glass. Sure enough, the bottom of my glass is an end, an end that seduces me with some willing tendencies that lead to complete loose of mind (or maybe even to selfdestruction).
For most of people it’s some sort of crime, but there isn’t any thought in them. There isn’t any thought about the free world inside a simple glass, a clearer world, a more succesful one!!!!


Perkthyer nga M. Gjoncaj

Thursday, August 2, 2007

GOTA

Nje gote. Nje bote.
Nje gote ne nje bote apo nje bote brenda nje gote ?! Nje problem I fuqishem ky, qe kerkon patjeter nje zgjidhje.
Po si?
Njerezit ne kete bote ne fund te fundit punojne, lodhen per nje gote. Dhe aty brenda gjejne boten. Nje bote tere te tyren. Nje bote plot, ne nje gote bosh. Ky eshte nje finalitet fatal I kesaj bote me gota. Dhe une I teri, vazhdoj te zbres thelle e me thelle ne goten time te thelle. Fundi I kesaj gote eshte pa dyshim nje ekstem. Nje ekstrem qe me terheq me deshire, bazuar ne nje vullnet tendencash qe shpien ne nje liri te plote mendore. (ndoshta edhe ne vetshkaterrim)
Per shume te tjere ky eshte nje krim, por te ata nuk ka mendim. Nuk ka mendim per boten e lire brenda nje gote. Dhe kjo bote eshte me e qarte, me e arrire!!!

AJO

Na moj! Ndyresire!
Sa e cuditshme! Kam qe kur linda qe te ndjek pas e s’te arrij dot! Jo jo. S’e arrij dot. Ecen, vrapon shume! Duket sikur shkon ngadale, tere ojna e naze si ato vajzat qe kalojne rrugen e bllokojne trafikun! Por, ashtu duket. Nuk eshte ashtu!
He ti, me ato numrat e tua! Dhe te mendosh qe jam une, qe kam pasur cdo femer kam dashur ne kembet e mia! Vetem ty jo! Ti ecen, iken e kurre nuk ta pashe fytyren! Vetem shpinen!
Huh, me nxorre frymen, po lodhem! Ku do perfundosh? Kur do te te arrij me ne fund? Do me shpiesh aty ku shpie te tere? aq banal te jem une? Thua te kem rene ne gracken tende?
Do ishte me mire te ecnim te dy bashke. Krah per krahu.
Do isha zot sikur te ta kaloja! Te te shihja ne sy!
Por ti, ti moj shtrige shtrigash me mban lidhur me fijet e tua e me zvarrit ne kete hapesire te cuditshme.
U trembe? U fshehe he? Prape ketu je. Te degjoj! Degjoj ate kodin e fshehte numerik te ecjes tende qe ben te mundur rrahjet e zemres time. Ndihet te goditja e takave te tua: tik – tak! Tik – tak! Sikur thone: e fal – me fal! Apo thone: mi – fal, mi – fal? C’te te fal moj! Akoma do? Ku po me mbetet mua nga dita ne dite dicka per te falur!
ORA! Gjithmone ti! Gjithmone te ty qenka fshehur!
Po e di moj ore qe je e vetmja gje femerore qe urrej?
Si? Nuk te behet vone, he? Dale se tani do ndryshosh ide!
Si? Qesh? Tallesh? Si cekani I Thorit he? Jo moj! Ky eshte cekani im.
Nah! Nah! Te shijon? U kenaqe?
S’po e qeshet me, ashtu, e zgerlaqur pas murit, me akrepa e ingranazhe qe kercejne andej – ketej!
Shtepi putane!
Moss! Iku e perdala? Ku?
Kot iken. ta zbulova sekretin. Kete pune kam une tani. Oret e shtepise, pallatit, lagjes, Durresit, Shqiperise, Ballkanit, Europes, botes!
Tere fabrikat qe prodhojne shtepi putane! Te tera do ti shkaterroj!
S’do kesh me ne fund ku te fshihesh! Do te te ze!
Do te te mbaj ne dite e nete te gjata dashurie! Te kenaqesh! Te cmendesh pas meje! Te varesh nga une! Mos me braktisesh kurre! Zot, me jep fuqine e duhur ta bej kete!
Ti je e vetmja, e cila po te me braktiste, do me bente te vdisja!





2.10.2004

Wednesday, July 18, 2007

Nata me hene

Ku ka melhem me te embel per shpirtin se nje nate me hene?
Ekziston ushqim me I mire per zemren?
Pse, kujtoni se me behet vone mua per henen? Pppfffff…. E kujt I behet vone per ate lemsh dheu te shpifur e te vdekur qe I vjen verdalle tokes si qeni pas karroces!
Ne te vertete e ka edhe ajo nje mister: anen e erret te saj! Fytyren e zymte! Por, na e ben ate nder te mos na e tregoje kurre.
Hene moj shpirt I nates!
Hena e mire tregon gjithmone ate faqen e vet te embel, me buzeqeshje melankolike! Me shkelqimin dehes! Trondites! Orgjiak!
Pas perdes time te tylte, o pas perdeve reore te saj, pasqyre e shpirtit, besnikja ime hene!
Ne te vertete ajo s’eshte vecse nje lajkatare e sjellshme.
Nje psikologe e mire. Gjithmone thote ate qe dua une te degjoj: nje klithme renkimi dje, nje ulerime terbimi sot, nje kenge qetesie a harmoni euforie neser!
Po se mos eshte vetem e imja. Eshte besnike, po e secilit me vete. E te tereve!
Ajo eshte si zoti, nje e vetme mjeke e mike per tere shpirterat e qenieve!
Puthje epshore per vajzen! Trajte e rrumbullaket femre per mua!
Po thelbi I saj eshte hermafrodit. Me tiparet e nje vajze dhe zakonin e permuajshem per te mos dale ca dite te errta te muajit kur eshte vecanerisht e nxehur!
Po sot ka dale! Me vellon e saj aureolare kendon! Kendon per mua dhe per keto flete!
Ngroh ajrin e ftohte te dimrit me driten dhe nxehtesine e babait te saj. Ej!
E dini nga doli hena? Nga gjiri I erresires mbarsur nga zoti diell!
Ati dhe nena, kaq te kundert, paten nje vajze te brishte! Nje perendeshe te vogel, te embel, me dy fytyra. Po qe neve na do. Na jep gjithmone me te miren e saj.
Sa e dashur eshte! Shpesh me mbyt xhelozia. Si dreqin eshte e mundur te flase me ujqit, me qente, macet maje pullazeve? Edhe pse e di qe me do, ne dialogun mes tyre ndihem I tepert. Jam jashte. Dhe ne ato momente misteri e ben me sensuale! Me seksi!
Ooh! Eja moj! Shpirt! Zbrit njehere poshte! Te te perqafoj njehere! Te te shtrydh! Te puthemi, bashkohemi ne shtratin e ujrave te detit! Jasteku me rere te lagur bregu, mbulesa me ujra te kripura dhe ne te dy… c’mund te ndodhe?! C’do te linde nga bashkimi I henes me mua?! I njeriut me dheun qiellor? I mishit me shpirtin?

NJE LUFTE

1. Legjenda

Hej! Heeej! Heeeeeejjjj!
Lufte! Lufte! Filloi! Filloi!
Lufta filloi!
Te tere ne kembe! Duan te na godasin! Vrasin! Pushtojne! Te djegin shtepite tona! Te rrembejne buken tone! Te dhunojne grate tona! Te lene femijet tane jetime! Kushtrim burra! Kush asht trim! Atdheu dhe gjaku na therrasin! Per te renet! Per te gjallet qe s’mundin! Per nderin tone!
Keshtu na I therrisnin dy burra mbi dy maja malesh, secili popullit te tij! Secili ne hallin e tij!
Pa te na cohen tere trimat e kokeshkretet e vendit e te na rrokin armet e lena nga stergjyshet e tyre trima. E pa te na cohen tere kokeboshet e trutharet e vendit, qe s’kishin c’te humbisnin por vec te fitonin nga kjo lufte duke treguar ndonje trimeri te rralle, e mund te gradoheshin.
E pa te na cohen tere te keputurit e tere lypsaret, e tere mekataret, qe duke mos shpresuar shume nga kjo bote, te pakten te shpresonin per nje vend me te mire nen nje diell tjeter, a me afer ketij dielli.
E pa te na dalin ca gjenerale tere grada e yje, e qe u buronte sedra nga mustaqet e tyre dy pellembe. Dhe te na gatuhet nje mishmash I rralle qe vetem neper luftrat biblike, apo ato te Lekes te Madh I gjen. Sallata e madhe me vaj gjaku e ingrediente mishi e me asortimente hekuri te na kenaqe aq shume shijet e kryeengjejve atje lart, sa as per ti perzier nuk moren mundimin.
Qello e prit! Godit e keput! Vrapo, qello, vrapo!
Ku shkon? Ca ben? E ku e di une!
Ah! Oh! Mos! Sulm! Bjeri!
Dhe ja, gjullurdia mbaroi. Nje rrumpalle e vertete. Lugina e mbushur me kufoma e gjysme kufoma nga te kater anet! Dhe ja ku dolen per inspektim gjeneralet dhe mustaqet e tyre. Dhe duke ecur ne truallin e pergjakur ja ku u gjenden perballe!
-A jeni gati te nenshkruani kushtet e paqes zoteri?
-C’fare? Me falni por me duket se ju duhet te jeni gati te nenshkruani !
-Po sikur ne fituam mu duk mua?!
-Joo! Ju eshte dukur gabim zoteri. Fitorja na I nderoi ne kryet me kuroren e saj te vlyer!
-Shikoni se ketu ka nje moskeqkuptim me duket.
-Kjo eshte pak por e sigurt. E si do ta zgjidhim?
Numeroni te vraret, - peshperiten dy oficere (nga te dyja palet)
-po zoterinj. Kjo eshte e vetmja menyre. Te numerojme kufomat.
Dhe pas nje pune te sakte shumemujore, ku te tere prisnin fatin e tyre me gjak te ngrire, u dhane rezultatet: njera pale kishte 99 999 te vdekur, dhe tjetra 100 000 te tille…
Fituam! Fituam! Ha ha ha ha haaaaaaaaa!


PS.-Me falni zoteri, po me duket se eshte bere nje gabim nga ana juaj, eshte ngaterruar nje nga te vdekurit tone me nje nga tuajet.
-Kjo s’eshte e vertete ne asnje menyre!
-Po zoterinj te nderuar! Kjo eshte me se e vertete!
-Kjo eshte fyerje e madhe ndaj vendit tone!
- Jo! Ndaj vendit tone!
- Lufte, lufte!
-Po, po! Lufte! Lufte!


2. Te psikologu

- Te lutem o doktor!
- Me fol per enderren djali im.
- Nuk e imagjinon dot doktor…e tmerrshme…pamjet e perndyra!
- Trego biri im, tregoje enderren. Degjo: po nuk me tregove permbajtjen e enderrave do ta kem te veshtire te depertoj ne shkakun e vertete te shqetesimeve te tua.
- Po doktor, e ke te kollajte ti! Nuk ke pare ndonjehere …
- C’fare biri im?! C’fare te kem pare? Mos ndalo.
- Ah doktor! Imagjinon dot nje zhurme rreqethese e trandese, sikur qielli cahet ne dy pjese. Kujto pak te lutem zhurmen e nje kokerr molle kur cahet me dysh nga nje pale duar te celikta. Amplifikoje tani te lutem me fantazine tende ate zhurme, duke e shumefishuar deri te rete! Te godet koken si nje cekic I madh doktor!
- Vetem kaq djale? Per kaq e ben tere kete zhurme?
- Ah, mor doktor te ishte vetem kjo. Por ka edhe me, edhe me.
- C’fare tjeter?
- Nuk te ka ndodhur te humbesh ndonjehere Ndonje shok te ngushte? Ndonje mik te mire? Ta shohesh aty, shtrire, pa levizur si nje cung I ftohte! Te mendosh se nuk do ti degjosh me zerin ne telefon, se pas dy-tre ditesh nuk do te pini me kafe bashke doktor!
- Vazhdo biri im, te degjoj.
- E c’te te them me pare o doktor! Ai kurre me nuk do ti shpjegoje djalit te tij teoremat e matematikes e fizikes…kurre me nuk do te luaje luftash me te, e kurre nuk do ta ngacmoje per shoqet e klases!
- E kur te mblidhemi me shoqerine, ai nuk do te flase me gjysem dehur e te na mburret per punen dhe historite e vjetra me femrat! Dhe me e tmerrshmja doktor, eshte se kurre nuk do ta shohesh dot te vere duart ne buzet e arkivolit, e te cohet! Se ai ka vdekur doktor! Ka vdekur! Ka vdekur!
- Qetesohu biri im! Qetesohu! Te kuptoj, te kuptoj shume mire. Eshte …
- Jo jo doktor, nuk mund t’a kuptosh!
- Mund vetem t’a provosh! Mos te rente rasti!
- … po te degjoj djale! Fol! Mos e mendo gjate! Thuaje ate qe ke brenda…
- jo, jo, mendo ti doktor, nje shtepi e madhe, trekateshe, qindravjecare, qe ne vendin tone quhet edhe kulle, qe ka brenda saj histori nga me ngjetheset e me te emblat qe edhe mendja e shekspirit nuk do ti rrokte dot ,dhe mendo doktor, dy trashegimtaret me te rinj te ketij oxhaku, 7 dhe 10 vjec qe po luajne me njeri-tjetrin, dhe mos me pyet fare doktor se nga I di gjithe keto detaje, s’e kam as idene me te vogel. Mendo doktor nje tjeter shtepi afer kesaj te pares, me te re se ajo, e thjeshte, me tere te mirat e nje shtepie moderne. E kane ngritur dy vellezer qe punojne e robtohen nga mengjesi ne darke. Shihe pak nenen e tyre plake qe po gatuan per djalin e saj te trete qe I vjen ne dreke nga mergimi, nga gjermania.
Imagjino nje moment kur plaka ka shkuar te frigoriferi te marre domatet, kur te kulla tjeter njeri nga femijet I eshte fshehur vellait tjeter poshte tavolines! Degjon ate zhurmen e carjes se qiellit, dhe gjate nje sekonde,ne vend te tyre nuk sheh tjeter vec zjarr, germadha
Dhe era djegesire! He si te duket ky peisazh ne koken time!? He si te duket!? Normal?
- Mor djale, po vertet I sheh ne enderr tere keto ti? Vertet ?
- Si the xhaxha, si the? Po nuk ke faj ti muk ke faj. Normal qe s’kupton gje. E pse duhet te kuptosh njehere! Se mos I sheh ti enderrat! U trondite me kaq! Po mos u merzit se ka edhe me. Ke enderruar , sic thua ti doktor, te kesh nje tyte metali ne goje doktor, ta shijosh vdekjen me dhembe doktor, me eren e barutit doktor, dhe e tere kjo, duke pare se si tundet shtrati yt bashkeshortor nga levizjet e nje djalli mbi gruan tende! Ate per trupin e se ciles ke thurur enderrat me te bukura te dashurise! Te ciles, dhe ze per te uleritur nuk I ka mbetur! S’ke pare rradhen e gjate te ushtareve te rrine para vajzes se madhe,se ciles vetem syte I kane mbetur gjalle,fiksuar mbi trupin e motres se vogel, qe pati fatin te masakrohej me thike vetem se ishte aq e vogel, dhe jo e pashme… doktor…
- Mjaft! Mjaft te them! Cmenduri! Ne fund te fundit, keto jane vetem enderra! Fantazite e tua. Keshtu qe …
- Po mor po, por ti as endrra nuk sheh o doktor, po une I shoh, I shoh e I vuaj qe prej dy vjetesh. Ti max. qe ke pare ne enderr eshte te flije me nenen tende, dhe kete, nja dy here e jo me shume, por une … (denesa)
-Mjaft me!
Mor bir, mire, me fal. Qetesohu tani. Keshtu, ja …shume mire.
Me thuaj pak te lutem, nga c’vend je ti mor bir?
- jam nga nje vend I rruzullit qe quhet Ballkan, perkatesisht nga vendi I shqipeve Shqiperia. Une jam shqiptar.
- Ma specifiko pak te lutem, nga c’vend saktesisht?
- Jam nga krahina autonome qe quhet Kosove.
- Pa shih, pa shih! Pikerisht kjo me shkoi nder mend.
- Atje ke lindur? Ke jetuar atje?
- Kam lindur atje, dhe ne moshen tre vjecare kemi ardhur ketu me prinderit, dhe qe atehere nuk kam qene me ne vendin tim.
- Interesante! Me te vertete interesante! Te lutem me fal per pak sec. Sa te bej nje telefonate konsulte.
Alo? Hello Herry! Si je? Jam une, s’po me njeh? Degjo, nderimet e mia,te jap doren. Perse?! Per vertetimin e teorive te tua, per pasqyrimet e ndersjellta neurotike kolektivo-personale.Si? Aha. Po. Ha ha ha!
- doktor, te lutem! S’kam ardhur te te degjoj se si qesh, mire? Te lutem me thuaj se c’fare kam ne kete koken time qe nuk shkon!
- Me fal pak Harry. Asgje djale, asgje shqetesuese. Thjesht nje neuroze, qe me kurat e duhura do te kaloje pa komplikime.
- Po c’ …
- Asgje pra biri im . eshte thjesht NJE LUFTE !

Tuesday, June 19, 2007

FLAMURE, THEMELE DHE DEMA PSIKOPATE

Rrofte bota jone!
Nese hedh nje sy brenda saj, thith material per subjekte perrallash aq shume…
Keshtu nisi te shkruhej dhe kjo perralle. Nga ngjarje te ndodhura ne kete bote.
Nga nje baba qe humbi nje bir kot se koti, nga nje tjeter djale i nje babai tjeter qe iku kot se koti…per pune flamujsh e kufijsh!
Shkurt, njerez qe vriten ne menyre te pavlefshme. (e me thoni kush vritet ne menyre te vlefshme?)
Perralle e medituar quhet.
1.
Gjithmone kam menduar se Shqiperia (ose me mire le ta pergjithsojme pak) ky vend, eshte ne njefare menyre i mbrapshte, por vetem tani u binda plotesisht. Dhe jo vetem u binda, po arrita te kuptoj edhe teresine arkitektonike te tij.
Fishta e percaktoi ne njefare menyre poetike ‘matur me lekuren e shejtanit”, ndersa une, ne gjuhe fizike, po e quaj projekt arkitektonik llogaritur me permasa kozmike te nje universi tjeter!
Vetem nje gjuhe e panjohur llogaritjeje mund te shpjegoje sakte si mundet qe kjo shtepia jone e dashur te egzistoje…kokeposhte!
Po po! Pikerisht, me catine poshte, e themelet lart. Ne ajer.
Dhe me e bukura eshte se vendi yne – shtepi, mban ne maje te catise se tij nje flamur, ashtu si cdo shtepi e vecante ne territorin e tij (gjithe shtepite shqiptare mbajne nje flamur te kuq ne cati, varur mbi oxhak, ose ne zemren e tyre, po c’rendesi ka kjo ne fund te fundit)!
Ky flamur, me nje ngjyre rastesore, psh i kuq, ky flamur i kuq eshte kot fare, per te mos thene puneprishes, sepse pengon rrugen e gjere e te gjate te eres, (qe e shkreta duhet dhe te valvise flamurin kur kalon aty pari) ashtu si vetem nje flamur mund t’ia prishe.
Por, ne kodin e universit tjeter qe percakton arkitektonine e shtepise tone ne fjale, gjithcka eshte kokeposhte. Kjo do te thote qe kolonat e themeleve jane ne ajer.
Dhe tere ajo strukture, tere ajo peshe i bie ne shpine shtylles ne te cilen valevitet aq me te vertete kot ai flamur.
Dhe ja, ky flamur sapo mori permasa samsoniko-heroiko-hiperbolike.
Themelet rrine perpjete ne ajer, ne ereksion te plote, duke i bere akoma me shume se flamuri rezistence eres, e si pasoje, prishur akoma dhe me shume pune.
Shohin si te budallallepsura qiellin.
U lodhe o flamur! - thone. – na mbajte te tereve ne shpinen tende. Po nuk eshte faji yne. Jane ato ligjet e universit tjeter o flamur. Jane te cuditshme.
Ne te shkretat themele as nga dielli, as nga shiu nuk e mbrojme dot strukturen e shtepise tone. Nuk na e lejon forma ne ereksion! Ne dhe baballaret e kombit, ata burrat e trashe me mjeker keshtu kemi qelluar. Por, kemi marre nje vendim. Do te trashemi ne gjeresi, shtresa pas shtresash, derisa te zeme nje vend te gjere te konsiderueshem siper kokes tende o flamur, e te te bejme sa me shume strehe. Mos u merakos…sa te na kesh ne siper…
Nderkohe ketu fillon pjesa e dyte e peralles.
Nje dem po kalonte atypari. Mbahej te ishte dem rrace, me gjak blu e te bardhe, sepse ngjyra e flamurit te shtepise e turbulloi. Nuk e dinte ai se, dhe gjaku I tij ishte i kuq, si flamuri ne fjale.
Keshtu, ky demi, duke kaluar aty afer pa flamurin qe mbante ne kurriz shtepine. Syte iu erresuan nga ndjenja madheshtore e neverise ndaj flamurit! Ky dem u versul menjehere me tersellem cmendurak.
Briret e tij godisnin e godisnin. Shponin e shponin. Flamuri i shkrete, statik, plagosej e plagosej! Nuk mund te ikte ose te mbrohej. Me levizjen me te vogel, tere shtepia qe mbante mbi shpine do te rrezohej. Ai ishte ekuiliber absolut. Duhej te duronte.
Dhe filloi ti dilte gjak. Copa u gris, u shkalafit, u be e tejdukshme. Gati nuk egzistonte me. Ne toke kishte gjak. Por, perseri ngjyra e tij e corodiste demin psikopat. Ai cmendej akoma me shume nga neveria pse flamuri ishte aq ulet ne toke.
Si ka mundesi, - thoshte ai me vete, (ashtu si nje dem mund te thote me vete) - qe nje flamur te jete kaq I ulet e te rrije ne toke mbeshtetur?
Pah! Sa i shpifur qe eshte! - Dhe kjo gje e terbonte. Nisi te godiste me thundra qe ti jepte gjakut ngjyren e gjelber te barit.
Nderkohe themelet ulerisnin nga aty siper; bjeri flamurit o dem bjeri! Nderkohe ne po trashemi edhe me. Kur te vdese flamuri, dhe te thyhet shtiza mbajtese, ne do te biem poshte, drejt e ne zverkun tend o dem. Pesha jone do te te zgerlaqe! Dem i ndyre me gjak jo te paster vendi! Sepse ti o dem nuk je themel si ne!
Keshtu, kolonat e themeleve trasheshin e trasheshin qe te binin mbi demin. Demi coptonte e coptonte flamurin e as qe i behej vone per brockullat e themeleve, protestat e turmave te njerezve dhe artikujt e zellshem te analisteve, shkronjat e te cileve binin nga letra sapo shkruheshin, e jo me te ndalonin nje dem.
Dhe keshtu, perralla perfundon me nje peshtyme. Demi u lodh, e la gjakun perzier me flamur e ngjyrosur me bar aty, i futi nje te peshtyre me flegren e djathte, dhe iku. Gjithmone me ndjejen e neverise qe i ngjallte flamuri poshte, dhe sistemi i ndryshem i shtepise Shqiperi me themele e ajer qe trasheshin.
2.
Tani qe po mendohem, me kujtohet nje tjeter histori me flamure. Nje drame simpatike qe zhvillohej ne kufi te dy vendeve. Ne rolet kryesore;
Nje xhuxh i vogel, trim veshur me flamur te kuq,
dema me thundra te medha qe shkelmonin sa here u donte bytha,
baballare kombi qe pinin cigare,
dhe nje vije rere si kufi.
Pak a shume subjekti kishte te bente me trimerine e xhuxhit te vogel qe kaloi kufirin, veshur me flamur, per ne vendin e demave. Dhe e hengri i ziu. E vrane.
Ai kodi i ndryshem universal beri diferencen me perrallat e tjera ku trimi fiton perhere, po nejse…kjo eshte tjeter histori…
3.
Histori pakez e coroditur e? dhe e lodhshme, e di. C’ti besh, i dua metaforat dhe simbolizmat.
Po ta lodhesh pak, fare pak mendjen o lexuesi im qe te respektoj shume, mund ta gjesh vete c’shtet eshte demi, c’persona jane themelet, c’perfaqson flamuri, etc etc.
Ne fund te fundit, nuk na duhen as themelet e renda qe na kushtezojne ne nje vend te caktuar, as flamuri qe pengon rrugen e eres.
Eres se lire fluturake. Te vetmes qe duhet te duam me tere shpirtin tone. Te jetosh nen qiell e mbi toke pa kufij, kjo eshte lumturia vete. Nen diell, shi dhe yje.
Demi mund te na duhet. Po ngelem per e ngrene, do hame ate.
Dhe tani te bejme nje mbyllje klasike per perrallen tone simpatike. Si mund te themi?
Perralla ne lesh, flamur, secili prej nesh…!

BIBLIOTEKA

Vuri re per here te pare dicka shqetesuese kur po mendonte ti keshillonte te dashures per te lexuar “Xhek london” te Irving Stone. Nuk e ksihte pare verdalle kohet e fundit. Menjehere brofi na shtrati dhe kontrolloi ne biblioteke. Hic! Pa per here te dyte, te trete. Hic! Kerkoi ne raftet e tjera ne sallon. Asgje. U nevrikos e filloi te grindej me vete. Donte te pyeste mamane po as mori mundimin. E dinte pergigjen. Epo, do jete diku ne shtepi, - I dha drejtim me vete. Pas disa ditesh, po kerkonte atlasin e anatomise. Dicka si dhimbje te lehte ndjente ne kofshe e donte te shihte ku kalonte nervi iskiatik. Pa kudo po nuk e gjeti. U be si I cmendur. Kerkoi ne tere shtepine, poshte krevateve, dollapeve ngriti kanapene, prapa televizorit, dysheke, batanije, shkoliti jasteket nga inati, po nuk nxorri gje ne drite. Hapi tere librat e vjetra te shkolles edhe pse e dinte qe s’do gjente gje. Kur, u kujtua. Dikujt ja kishte dhene. Po kujt? Fragmente situate I vinin ne koke por nuk e peshkonte dot as emrin e as fytyren e personit te papergjegjshem qe s’kishte kthyer akoma librin. Mbante mend kohen (me afersi) dhe nje dialog te tillle…po nuk ke c’e do, eshte shume I vjeter dhe ne gjermanisht. Eshte qe nga koha e doktor filanit! Shume I vjeter! – po une sa per te pare formacionet e dua se I ndjek me liber anatomie ndaj ma jep se nje jave…
Epo, - mendoi, - kur te kujtohet do ta ktheje.
Humbja e atlasit I kujtoi se edhe Napoleonin e Tarlese nuk e kishte. Beri nje telefon menjehere. - - Ore! Ke Napoleonin tim e s’ma ke sjelle akoma. Ca ben? Gjeje shpejt! Te pakten ta kesh gati se vij e marr vete. – jo o vella s’e kam une, ta kam dhene. Shih ne shtepine tende se te une nuk eshte! Mire. Pikerisht se je kaq I sigurt une nuk I besoj hic kujteses tende. Ndaj, kontrollo plako, e kur ta gjesh me merr ne telefon. Ishte miku I tij I ngushte qe po fliste. Ia kishte dhene napoleonin per mamane e tij. Per siguri kontrolloi ne biblioteke po nuk e gjeti. Sigurisht, pa asnje dyshim qe e ka ai , - tha me vete I sigurt. Vetem nje liber kishte humbur ne jeten e tij, kur kishte qene I vogel. Robinson Kruzo. Eh, sa kohe kishte po ai nuk e harronte. E kishte dashur shume ate liber po asnjehere s’e kishte lexuar rregullisht, me copa dhe per nje kohe te gjate. Vetem ate liber kishte humbur dhe nuk do fillonte te humbte tani asnje lingote nga thesari i tij i pacmuar.
Pas ca kohesh (askush nuk kishte lajmeruar per asnje liber te rigjetur, po edhe ai nuk e kishte vene shume ujin ne zjarr) duke pare filmin “La piovra” shkoi te kontrollonte ca emra ne librin “Mafia dhe politika”. Ne raftin e dhomes se tij nuk ishte ne vend. Tha me mendjen e tij se do ia kishte dhene nje mikut te tij qe ishte duke studiuar mardheniet kriminale me politiken e shtetit. E mori ne telefon por ai ishte nisur jashte per nje seminar per tangente dhe inflacione ne nje shtet te Europes. Epo ai e ka me siguri, - tha duke shkruar titullin ne listen e librave qe fillonte me Robinson Kruzone.
Diten tjeter kishte provim diplome. I dhimbte koka, kishte dhjete dite qe studionte pa pushim, dhe naten para provimit, para se te flinte gjume duhej te lexonte nje fragment nga “Legjenda e Asaj Qe Iku” e Kasem Trebeshines. Ishte nje rit fatsjelles te cilin e kryente para cdo provimi qe nga viti I pare. U shtri dhe zgjati doren poshte krevatit (aty kishte vite qe e linte). Libri nuk ishte. Kishte kaluar mesnata, nuk ia vlente te ulerinte, as te nxehej (me tere ate dhimbje koke…) as te kontrollonte ne biblioteke se do zgjonte tere shtepine. Pse dreqin I luajne, dhe atehere kur me duhen mua , - u mjaftua te thoshte me vete. Nje ndjenje angushtie per te nesermen e provimit e mbertheu. Po sikur te mos dilte mire? Nuk kishte lexuar librin e fatit! Ra te flinte, por pa harruar, ashtu pergjumesh, te shenonte titullin e librit ne listen e tij. Nuk I dihej kurre!
Te nesermen dha provimin te I cili doli shume mire dhe as qe I shkoi ne mendje kur u kthye te kerkonte Trebeshinen. Kishte nevoje per plazh, e jo te kerkote pluhurave te bibliotekes.
Hyri ne shtepi duke qeshur per nje ngjarje ne plazh qe I kujtoi nje episod te nje libri te Xherom K. Xherom. Kerko andej, kerko ketej, nuk e gjente librin. Hodhi poshte tere raftet e bibliotekes se sajuar per librat e vjeter, po prape asgje.
Di gje ku eshte “tre shoke ne nje varke”? - pyeti te atin. - Gati e kisha harruar si liber! Pse s’po e gjen? Do ia kesh dhene ndonje shoqeje e si zakonisht ke harruar se kujt, - tha ai duke qeshur. Ne nje moment u be serioz. Mos I humb librat keshtu bir! E vetmja gje qe mund te te jap ato jane. Me I kujdesshem!
E acaroi toni patetik I te atit po nuk diskutoi.
Diten qe filloi pune, ne nje zyre prestigjioze avokatore, u kthye ne shtepi me nje shishe vere e nje torte. Per nje moment shkoi ne biblioteke te merte nje liber vinokulture per nje bast qe vuri me vellain mbi veren. Me habi e tmerr pa se tere pjesa e raftit ku ndodhej Shakespeare ishte bosh! Bosh! Eshte per te qare, - thoshte me vete duke qeshur.
- kush I jep librat e mia sa andej ketej? Na humbet librat, - tha pastaj duke e pare si jo me vend “librat e mia”. Ishte tejet I nxehur. Shakespearen nuk duhej ta humbte. Ishte dicka madhore.
Ti? – iu drejtua se motres. Ti I jep sa njerit, tjetres! Shko e mblidh librat. Gjeji ku te duash. Torollake!
- mos I fol motres ashtu. Mos fol fare ne shtepi ashtu! - nderhyri I ati. – ku je ketu? Librat ti I jep. Ti I ke dhene historikisht e s’mban mend! Te kam thene ti ruash! Jane te tuat, eshte e vetmja gje qe mund te te jap. Ruaji si te duash, o ne dac, humbi te tera!
- O baba! Po shakespearen ka nje shekull qe nuk e prek me dore! Normalisht duhej te kishte tre gisht pluhur siper! E ku di …
- Mbylleni kete bisede tani, dhe motres mos t’i flasesh kurre me ashtu. Degjove? Vrit mendjen e gjeje. Te tera kane humbur?
- Po pra ba po! Si dreq…
- Mjaft! Neser bleji prape. Uluni te hame tani se na e cuat buken prapa kraheve!
Po hante si automat. Dridhej nga nervat. U kontrollua ne sy te babait, po kesaj rradhe do I shkonte punes deri ne fund. Si mund te zhdukeshin tere ato libra? Dhe si mund te zhdukeshin kater vellimet e shakespeare? Jo jo. Nuk duhej ti kishte marre motra, sepse askush nuk merrte te lexonte kater libra njeheresh, per me teper, duke e pasur te sigurt se sapo te mbaronte njerin, merrte tjetrin. Mos I kishte humbur diku. Kur ishte hera e fundit qe kishte levizur biblioteken? S’mbahej mend. Po sikur, dikush mund ti donte te tera per ndonje studim? Ndoshta ndonje per letersi. Ndoshta I dashuri I mundshem I saj qe studionte per letersi? Mundet. Sigurisht! Ku shkonte ajo perdite pasditeve? As jepte llogari fare. Ja rezultati, gjysma e bibliotekes e zhdukur! Hemm! Pa te motren shtrember, por mbeti. Ajo ishte prere. Kishte nje fytyre qe vetem ai e dinte. I rane teresisht nervat. Si s’kishte dale tere kete kohe nje here me motren? Ajo s’kishte faj jo.
- ore, ngele me mendjen te librat! Po kontrollo dhe nje here o burre se aty I ke!
- Ashtu do ta bej! Mbaroi buke shpejt e u cua. Hodhi poshte tere raftet e tjera, kontrolloi nje per nje tere librat, sikur librat te kishin nderruar kapake, nuk gjeti gje. Kontrolloi ne celular te mesazhet ku ruante gjithcka qe jepte, sidomos librat. Hic. Kontrolloi ne bllokun e shenimeve. Hic. Ne rregull, - I dha drejtim e vete, - neser do I blej prape. Te nesermen heret, shkoi ne librari e bleu tere serine e shakespeares. Shkroi daten se kur I kishte blere e I vendosi ne raftin e tyre. I pa dhe nje here sikur donte ti fiksonte mire ku ishin.
Pas dy ditesh erdhi ne shtepi nga tirana. Gjeja e dyte qe beri ishte te kontrollonte librat. Dhe…
Filloi te qeshte. Sepse nuk mund te ishte e vertete! S’ishte e vertete dreqin! Kush tallej…
I preku librat me dore, shikonte, spostonte librat nga njeri – tjetri se mos kishte dicka aty, hapte librat e trashe se mos ishin aty brenda, e nje sere veprimesh te tilla pa arsye. Librat. Ishin zhdukur! Kater vellimet e reja ishin zhdukur! Nuk ishin me aty! Prape! Kjo ishte cmenduri!
U ul ne poltronin e madh prej lekure, vuri kembet mbi tavolinen e leximit dhe nguli syte ne raftet e medha.
Rrotulloi koken si buf ne tere biblioteken. Ishte shume e madhe. Babai krenohej per te. Ishte e vetmja gje qe mbushte jeten e tij. Kishte qene mesues letersie, tashme ne pension. Tere jeten kishte lexuar. Dhe mbledhur. Libra. Pa fund. Te sistemuar ne raftet e errta e hijerenda si keshtjella te lashta qe mbanin sekrete pa fund. Ishte nje nga bibliotekat me te pasura ne tere tiranen.madje mund te thoje ne tere shqiperine. Ne kohen kur librat ndaheshin net e ndaluar dhe te lejuar, aty I gjeje te tere. Ishte vendi I fshehte I ngrohte ku babai dhe miqte e tij me te ngushte rrinin me ore te tera duke share regjimin, me vone duke pire per demokracine, e me vone duke analizuar politiken dhe artin. Ai vete kishte lexuar qindra libra aty. Kishin mbetur akoma mijra te tjere per te lexuar. Preku raftet duke shijuar pluhurin si push mbi kapaket e librave. Dukeshin si te gjalle. Dhe ai pushi ishte si qimja e bute ne mjekren e nje adoleshenti. Po i perkedhelte librat. Ata ishin te gjalle e po rriteshin. Po rriteshin me te. Vjeterohen librat, ai bashke me ta. vjeterohet cdo gje. Te tere po zeme, do zeme pluhur mendoi. I kapi syri kalimthi faustin. E nxori nga vendi. U ul ne poltrone I fshiu pluhurin, dhe aty per aty…
Mos valle librat zhdukeshin nga rafti, I iknin sepse ai nuk kujdesej per ta? Ata zinin pluhur, vjeteroheshin, vdisnin! Imagjino nje parajse te librave. Tere ato pirgje librash te vjeter, te zhubrosur, te grisur. Kane humbur germat ne ata libra. Dhe cdo gje ne kete univers eshte shkembim energjish. Dhe sa here qe une nuk u jap librave energjine e duhur, zhduken. Eshte si shtepite ku nuk banon njeri. Amortizohen deri ne shembje. Ose si kitara ime qe e lashe kaq kohe pa e prekur, dhe iu keputen telat e iu plasarit kasa. Kjo duhet te jete. E hapi faustin ne faqen qe kishte perthyer para disa…vitesh mbase. Nisi ti hidhte nje sy, dhe u thellua ne lexim dashur pa dashur. E zuri gjumi pasi kishte lexuar 90 faqe. Ishte ora tre e mengjesit.
Te nesermen ne oren 7 e moren ne telefon. Nje miku I tij me shume rendesi e pozite kerkoi ta takonte. Ishte urgjente. Kishte gjetur nje vend pune fantastik. Nje projekt ku nje kolegium juristesh delegate nga vende te ndryshme ne kuadrin e organizates se te drejtave te njeriut hetonin dhe vezhgonin ndermarjet e dyshuara per shfrytezim humanesh ne eksperimente farmaceutike dhe biokimike. Dhe per shfrytezimin e punes se te miturve. Duhet te mendohej jo me shume se dy ore. Nese nuk pranonte kishte te tjere qe paguanin per ate vend. Nese pranonte, duhej qe brenda tre oreve te dorezonte CV. E tij per aplikim. Te tjerat do ti bente ai, miku. Paga ishte e konsiderueshme. Dhe kishte mundesi te bridhte tere vendet qe do ti donte kokrra e qejfit. Dhe ishte ne profesionin e tij. Dhe ishte per nje ceshtje te drejte.
Ky ishte kulmi! Gjeja qe kishte dashur me shume pa e ditur as vete. Ja qe gjerat ndodhin. Ashtu si duhet te ndodhin. Gjithmone kishte dashur te ishte njeri qe mbronte te drejten. Ja, lufta qe duhej te luftonte. Dicka per te besuar. Ideal per te ndjekur. Sigurisht, me shume para ne xhep. Ishte gati enderr!
Po. Pranoi. Dhe filloi si pa e marre vesh nje jete te cuditshme te cilen as nuk e kishte menduar. Udhetimin e pare e beri ne Bruksel ku mori emerimin. U kthye ne shtepi dhe u be feste perseri. Nga Brukseli kishin ardhur dhurata per motren dhe nenen. Dhe nje shishe vere e kuqe 10 vjecare per burrat. Pas je jave nisej per Capetown. Prane nje firme ku do fillonte kerkimin e tij. Detyra e pare zgjaste nje muaj. Me duhet nje liber tha. Fausti! Kjo ishte veprimtari faustjane, ndaj ai do mbaronte Faustin. Dinte qe Fausti do spostonte detet per te fituar toka per nejrezit, si puna e tij qe do ndalonte ti behej keq njerezve. Rrofte njeriu! E zuri gjumi.
Te nesermen ne 10 duhet te ishte ne aeroport. Faustin nuk po e gjente dhe u nervozua. Dhe nje gje qe kerkoj une…- tha. Ku e lashe? U be vone dhe e la fare librin. Nuk harroi te porosiste nenen ta gjente. Ajo ishte e mire per te humbur dhe per te gjetur rastesisht.
Udhetonte dy – tre here ne vit. Rrinte deri ne tre muaj cdo udhetim. Ne shtepi rrinte shume pak. Tani I donte me shume te tere. dhe donte te rrinte me ta. Sepse tani ishte vetem. Dhe nuk I shihte. Sa here kthehej ne shtepi nuk dilte gati fare. Dhe miqte e takonin ne shtepi. Vazhdonte te habitej se si rrallohej biblioteka. Hynte rralle ne te dhe e ndjente ndryshimin. Ia tha kete babait po ai e vuri ne loje. Je bere me fiksime – tha. Une e shoh perdite. Librat, nese nuk kane mesuar te ecin vete, aty I ke te tere. apo I mer me vete sa andej ketej dhe I harron? Mos ke mbjelle ndonje liber ne Indi apo Zimbabve? Shko e shih mos ka mbire! Qenkan zhdukur librat! C’thua?!
E dashuronte punen e tij. Kishte njohur mijra njerez. Kishte pare mijra vende. Kishte shpetuar mijra femije nga shfrytezimi. Kishte shfrytezuar postin per te bere tere qejfin qe donte. Madje ne Thailande kishte provuar seksin me te mitura. Mbi dhjete kompani te medha kerkimi paguan demshperblime per ate qe u kishin bere pacienteve te tyre qe per pak u mbinte bishti I majmunit.
Sa here kthehej ne shtepi dhe kishte kohe te mendonte, ndihej sikur perfshinte tere boten. Sikur vetem ai ishte gjalle. Dhe askush tjeter.
Njerezit, perfshire dhe te afermit e tij dhe tere miqte e tij, vinin qark nje shtylle. Nje rrotullim rreth vetes ne 24 ore. Nje rrotullim rreth shtylles ne jave. Nje rrotullim rreth diellit tere vitin. Per aq vjet sa jetonin.
Ndesa ai ishte diku ne nje cep, qe qeshte me ta. Qe silleshin e silleshin duke bere cdo dite te njejtat gjera. Askush nga ata qe njihte nuk ndihej mire. Nuk ndesheshin. Nuk kishte lufte per ta. Madje as nje duel te thjeshte.
Ndersa ai fitonte cdo dite. Po plakej duke luftuar per njerezit. Cdo dite I binte nga nje flok. Cdo dite I vdiste nga nje qelize. E dinte qe nje dite do vdiste. Dhe kjo dite po afrohej. Por, qeshte. Sepse nga ajo dite e ndanin me mijra dite te tjera aventurash. Nuk kishte si te ndihej plak dhe as ta mendonte qe ishte plakur, nje njeri qe zbriste nga avioni Bruksel – Milano dhe merrte avionin tjeter per NY e pastaj per Bhutan.
Po prit, se harrova. Para se te plakej, I vdiq babai. Dhe I vinte per te qare jo per vdekjen, po per jeten e babait te tij. Qe kishte jetuar ne nje shtepi ne nje rruge dhe ne nje qytet.
Me pas martuan motren. Tani, nuk kishte me kush ti jepte librat. Sespe edhe vellai ishte diku larg, duke fituar buken e gojes. Dhe nena, vdiq dhe ajo. Keshtu, biblioteka ishte e vetmuar. Dhe librat nuk duhet te zhdukeshin me.
Apo jo? Pse vazhdonin te zhdukeshin librat? Pse hapesirat midis nje libri dhe tjetrit ishin zgjeruar duke u bere si dhembe plaku?
Pas kontrolleve te ndryshem qe kishte bere, dhe kishte vene re qe ishin zhdukur dhe libra te palexuar me pare, arriti konkluzionin e frikshem mistik, qe biblioteka ishte e gjalle. Dhe hynte shume rralle ne te.
Dhe nje dite, I trembur, pasi kishte pare nje film me nje shtepi qe hante njerezit, e mbylli deren e saj. Ne pritje per te nderruar shtepine, celesin e fshehu.
Femijet nuk I linte te afroheshin as te dera. E kishin te ndaluar. Madje ata, te llahtarisur nga librat qe ne moshe te vogel, kalonin tere kohen e tyre sa nga nje gardh ne tjetrin. Sa ne nje lagje ne tjetren. Dhe me vone, sa ne nje shtet ne tjetrin.
Dhe nje dite, I lodhur, (kishte dy muaj ne pension) duke mos pasur c’te bente, u kujtua per dicka te larget. Mori celesin nga aty ku e kishte fshehur, dhe hapi dhomen e mallkuar.
Pamja ishte e tmerrshme. Raftet e boshatisura ishin krisur e thyer. Pluhuri ishte bere si dyshek I embel per arkivol. Perdet e erreta ishin bere dhe me te erreta. Ne dysheme gjeje andej ketej lidhese qe sherbenin dikur per te ndare faqet. Sikur dicka I kishte ngrene ata libra dhe kishte peshtyre mbeturinat. Po ky…
Ne raft I zuri syri nje liber te vetmuar. Ishte nje liber I Borgues. E donte Borguesin misterioz. Pse vetem ai kishte mbetur ne rafte? I erdhi nj emendim I frikshem. Mos Borguesi permes kushedi c’djallezie qe vetem ai mund ta bente, I hante librat? Ku perfundoi tere ajo biblioteke gotike me mijra vellime? Krenaria mbase e tere qytetit? I kishte ngrene Borgues? Per me shume dije?
Se borgues kete kishte kerkuar tere jeten. Dhe tere jeten kishte lexuar. I ra libri nga dora. Mendoi ta linte aty e te ikte. Por, ku te ikte? C’te bente? Me mire po lexonte. U ul me dhimbje mesi te merrte librin. Sa kohe pa lexuar nje roman!
U ul ne karrigen lekundese ne verande me librin ne dore. Ky argjentinasi ka qene I lajthitur. Si mund te jetosh tere jeten ne nje biblioteke? Si miu? Duke lexuar tere kohen? Dhe ato qe lexon pastaj I rishkruan ndryshe? Njeriu duhet te dilte e te shihte…
Ne ate sekonde, si blic, kuptoi. Dhe … sa e thjeshte paska qene! C’ironi e natyres! Ktheu koken nga dera e hapur dhe pa perseri biblioteken e rrenuar.
Librat kishin filluar te zhdukeshin qe ate dite te larget, kur mund te kishte qene 6-7 vjec dhe sa kishte filluar te lexonte ndonje roman te thjeshte. Atehere, babai I kishte thene per here te pare qe biblioteka ishte e tij. Ai ishte bere pronar I librave. Dhe kishte lexuar shume prej tyre. Kalonte me ore te tera ne biblioteke. Dhe asnje liber nuk zhdukej (po I kalonte ne sy jeta e bibliotekes…)
Me pas, filloi te levizte, punonte, te luftonte luften e tij. Dhe te donte.
Kalonte pak kohe duke lexuar. Dhe librat shdukeshin me shpesh. sa Me pak hynte ne biblioteke, aq me shume zhdukeshin librat. Sepse, ai jetonte. Nuk lexonte. Cdo liber I moslexuar, ishte nje dite, nje jave e jetuar. Dhe keshtu, libri behej I panevojshem per te. Per pronarin e tij. Dhe zhdukej. Kjo ishte dicka jashte perceptimit njerezor. Por, ishte ngazelluese te mendoje qe kishe rrenuar nje biblioteke te tere. sespe kuptoi qe kishte jetuar jeten e mijra librave. Secilit nga nje cope, secilit nga nje situate. Borgues kishte mbetur vetem ne tere ate salle te madhe. Sepse, vetem jeten e tij nuk kishte bere. Jeten e nje te burgosuri ne biblioteken e tij. I semure me sindromen e te jetuarit nepermjet faqeve te te tjereve. Dhe jeteve te te tjereve. Pa dashur, kishte ndjekur shembullin e personazhit te tij me te preferuar; Aleksis Zorbes. Dhe ne luften e shenjte me Borgues, kishte fituar I Zorba.. Ai duhet te jete zhdukur I pari, mendoi. Kthjellesia e tij po shtyhej dhe me. Ai nuk ishte lexues. Nuk lexonte eksperiencen njerezore.
Ishte biblioteke. Ishte shkrimtar. Ai ruante eksperience njerezore. I duhej nje bllok dhe nje laps.
Faleminderit Zorba! Faleminderit Borgues!
Vija e horizontit me det dhe qiell eshte kaq e …