FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Wednesday, July 18, 2007

Nata me hene

Ku ka melhem me te embel per shpirtin se nje nate me hene?
Ekziston ushqim me I mire per zemren?
Pse, kujtoni se me behet vone mua per henen? Pppfffff…. E kujt I behet vone per ate lemsh dheu te shpifur e te vdekur qe I vjen verdalle tokes si qeni pas karroces!
Ne te vertete e ka edhe ajo nje mister: anen e erret te saj! Fytyren e zymte! Por, na e ben ate nder te mos na e tregoje kurre.
Hene moj shpirt I nates!
Hena e mire tregon gjithmone ate faqen e vet te embel, me buzeqeshje melankolike! Me shkelqimin dehes! Trondites! Orgjiak!
Pas perdes time te tylte, o pas perdeve reore te saj, pasqyre e shpirtit, besnikja ime hene!
Ne te vertete ajo s’eshte vecse nje lajkatare e sjellshme.
Nje psikologe e mire. Gjithmone thote ate qe dua une te degjoj: nje klithme renkimi dje, nje ulerime terbimi sot, nje kenge qetesie a harmoni euforie neser!
Po se mos eshte vetem e imja. Eshte besnike, po e secilit me vete. E te tereve!
Ajo eshte si zoti, nje e vetme mjeke e mike per tere shpirterat e qenieve!
Puthje epshore per vajzen! Trajte e rrumbullaket femre per mua!
Po thelbi I saj eshte hermafrodit. Me tiparet e nje vajze dhe zakonin e permuajshem per te mos dale ca dite te errta te muajit kur eshte vecanerisht e nxehur!
Po sot ka dale! Me vellon e saj aureolare kendon! Kendon per mua dhe per keto flete!
Ngroh ajrin e ftohte te dimrit me driten dhe nxehtesine e babait te saj. Ej!
E dini nga doli hena? Nga gjiri I erresires mbarsur nga zoti diell!
Ati dhe nena, kaq te kundert, paten nje vajze te brishte! Nje perendeshe te vogel, te embel, me dy fytyra. Po qe neve na do. Na jep gjithmone me te miren e saj.
Sa e dashur eshte! Shpesh me mbyt xhelozia. Si dreqin eshte e mundur te flase me ujqit, me qente, macet maje pullazeve? Edhe pse e di qe me do, ne dialogun mes tyre ndihem I tepert. Jam jashte. Dhe ne ato momente misteri e ben me sensuale! Me seksi!
Ooh! Eja moj! Shpirt! Zbrit njehere poshte! Te te perqafoj njehere! Te te shtrydh! Te puthemi, bashkohemi ne shtratin e ujrave te detit! Jasteku me rere te lagur bregu, mbulesa me ujra te kripura dhe ne te dy… c’mund te ndodhe?! C’do te linde nga bashkimi I henes me mua?! I njeriut me dheun qiellor? I mishit me shpirtin?

NJE LUFTE

1. Legjenda

Hej! Heeej! Heeeeeejjjj!
Lufte! Lufte! Filloi! Filloi!
Lufta filloi!
Te tere ne kembe! Duan te na godasin! Vrasin! Pushtojne! Te djegin shtepite tona! Te rrembejne buken tone! Te dhunojne grate tona! Te lene femijet tane jetime! Kushtrim burra! Kush asht trim! Atdheu dhe gjaku na therrasin! Per te renet! Per te gjallet qe s’mundin! Per nderin tone!
Keshtu na I therrisnin dy burra mbi dy maja malesh, secili popullit te tij! Secili ne hallin e tij!
Pa te na cohen tere trimat e kokeshkretet e vendit e te na rrokin armet e lena nga stergjyshet e tyre trima. E pa te na cohen tere kokeboshet e trutharet e vendit, qe s’kishin c’te humbisnin por vec te fitonin nga kjo lufte duke treguar ndonje trimeri te rralle, e mund te gradoheshin.
E pa te na cohen tere te keputurit e tere lypsaret, e tere mekataret, qe duke mos shpresuar shume nga kjo bote, te pakten te shpresonin per nje vend me te mire nen nje diell tjeter, a me afer ketij dielli.
E pa te na dalin ca gjenerale tere grada e yje, e qe u buronte sedra nga mustaqet e tyre dy pellembe. Dhe te na gatuhet nje mishmash I rralle qe vetem neper luftrat biblike, apo ato te Lekes te Madh I gjen. Sallata e madhe me vaj gjaku e ingrediente mishi e me asortimente hekuri te na kenaqe aq shume shijet e kryeengjejve atje lart, sa as per ti perzier nuk moren mundimin.
Qello e prit! Godit e keput! Vrapo, qello, vrapo!
Ku shkon? Ca ben? E ku e di une!
Ah! Oh! Mos! Sulm! Bjeri!
Dhe ja, gjullurdia mbaroi. Nje rrumpalle e vertete. Lugina e mbushur me kufoma e gjysme kufoma nga te kater anet! Dhe ja ku dolen per inspektim gjeneralet dhe mustaqet e tyre. Dhe duke ecur ne truallin e pergjakur ja ku u gjenden perballe!
-A jeni gati te nenshkruani kushtet e paqes zoteri?
-C’fare? Me falni por me duket se ju duhet te jeni gati te nenshkruani !
-Po sikur ne fituam mu duk mua?!
-Joo! Ju eshte dukur gabim zoteri. Fitorja na I nderoi ne kryet me kuroren e saj te vlyer!
-Shikoni se ketu ka nje moskeqkuptim me duket.
-Kjo eshte pak por e sigurt. E si do ta zgjidhim?
Numeroni te vraret, - peshperiten dy oficere (nga te dyja palet)
-po zoterinj. Kjo eshte e vetmja menyre. Te numerojme kufomat.
Dhe pas nje pune te sakte shumemujore, ku te tere prisnin fatin e tyre me gjak te ngrire, u dhane rezultatet: njera pale kishte 99 999 te vdekur, dhe tjetra 100 000 te tille…
Fituam! Fituam! Ha ha ha ha haaaaaaaaa!


PS.-Me falni zoteri, po me duket se eshte bere nje gabim nga ana juaj, eshte ngaterruar nje nga te vdekurit tone me nje nga tuajet.
-Kjo s’eshte e vertete ne asnje menyre!
-Po zoterinj te nderuar! Kjo eshte me se e vertete!
-Kjo eshte fyerje e madhe ndaj vendit tone!
- Jo! Ndaj vendit tone!
- Lufte, lufte!
-Po, po! Lufte! Lufte!


2. Te psikologu

- Te lutem o doktor!
- Me fol per enderren djali im.
- Nuk e imagjinon dot doktor…e tmerrshme…pamjet e perndyra!
- Trego biri im, tregoje enderren. Degjo: po nuk me tregove permbajtjen e enderrave do ta kem te veshtire te depertoj ne shkakun e vertete te shqetesimeve te tua.
- Po doktor, e ke te kollajte ti! Nuk ke pare ndonjehere …
- C’fare biri im?! C’fare te kem pare? Mos ndalo.
- Ah doktor! Imagjinon dot nje zhurme rreqethese e trandese, sikur qielli cahet ne dy pjese. Kujto pak te lutem zhurmen e nje kokerr molle kur cahet me dysh nga nje pale duar te celikta. Amplifikoje tani te lutem me fantazine tende ate zhurme, duke e shumefishuar deri te rete! Te godet koken si nje cekic I madh doktor!
- Vetem kaq djale? Per kaq e ben tere kete zhurme?
- Ah, mor doktor te ishte vetem kjo. Por ka edhe me, edhe me.
- C’fare tjeter?
- Nuk te ka ndodhur te humbesh ndonjehere Ndonje shok te ngushte? Ndonje mik te mire? Ta shohesh aty, shtrire, pa levizur si nje cung I ftohte! Te mendosh se nuk do ti degjosh me zerin ne telefon, se pas dy-tre ditesh nuk do te pini me kafe bashke doktor!
- Vazhdo biri im, te degjoj.
- E c’te te them me pare o doktor! Ai kurre me nuk do ti shpjegoje djalit te tij teoremat e matematikes e fizikes…kurre me nuk do te luaje luftash me te, e kurre nuk do ta ngacmoje per shoqet e klases!
- E kur te mblidhemi me shoqerine, ai nuk do te flase me gjysem dehur e te na mburret per punen dhe historite e vjetra me femrat! Dhe me e tmerrshmja doktor, eshte se kurre nuk do ta shohesh dot te vere duart ne buzet e arkivolit, e te cohet! Se ai ka vdekur doktor! Ka vdekur! Ka vdekur!
- Qetesohu biri im! Qetesohu! Te kuptoj, te kuptoj shume mire. Eshte …
- Jo jo doktor, nuk mund t’a kuptosh!
- Mund vetem t’a provosh! Mos te rente rasti!
- … po te degjoj djale! Fol! Mos e mendo gjate! Thuaje ate qe ke brenda…
- jo, jo, mendo ti doktor, nje shtepi e madhe, trekateshe, qindravjecare, qe ne vendin tone quhet edhe kulle, qe ka brenda saj histori nga me ngjetheset e me te emblat qe edhe mendja e shekspirit nuk do ti rrokte dot ,dhe mendo doktor, dy trashegimtaret me te rinj te ketij oxhaku, 7 dhe 10 vjec qe po luajne me njeri-tjetrin, dhe mos me pyet fare doktor se nga I di gjithe keto detaje, s’e kam as idene me te vogel. Mendo doktor nje tjeter shtepi afer kesaj te pares, me te re se ajo, e thjeshte, me tere te mirat e nje shtepie moderne. E kane ngritur dy vellezer qe punojne e robtohen nga mengjesi ne darke. Shihe pak nenen e tyre plake qe po gatuan per djalin e saj te trete qe I vjen ne dreke nga mergimi, nga gjermania.
Imagjino nje moment kur plaka ka shkuar te frigoriferi te marre domatet, kur te kulla tjeter njeri nga femijet I eshte fshehur vellait tjeter poshte tavolines! Degjon ate zhurmen e carjes se qiellit, dhe gjate nje sekonde,ne vend te tyre nuk sheh tjeter vec zjarr, germadha
Dhe era djegesire! He si te duket ky peisazh ne koken time!? He si te duket!? Normal?
- Mor djale, po vertet I sheh ne enderr tere keto ti? Vertet ?
- Si the xhaxha, si the? Po nuk ke faj ti muk ke faj. Normal qe s’kupton gje. E pse duhet te kuptosh njehere! Se mos I sheh ti enderrat! U trondite me kaq! Po mos u merzit se ka edhe me. Ke enderruar , sic thua ti doktor, te kesh nje tyte metali ne goje doktor, ta shijosh vdekjen me dhembe doktor, me eren e barutit doktor, dhe e tere kjo, duke pare se si tundet shtrati yt bashkeshortor nga levizjet e nje djalli mbi gruan tende! Ate per trupin e se ciles ke thurur enderrat me te bukura te dashurise! Te ciles, dhe ze per te uleritur nuk I ka mbetur! S’ke pare rradhen e gjate te ushtareve te rrine para vajzes se madhe,se ciles vetem syte I kane mbetur gjalle,fiksuar mbi trupin e motres se vogel, qe pati fatin te masakrohej me thike vetem se ishte aq e vogel, dhe jo e pashme… doktor…
- Mjaft! Mjaft te them! Cmenduri! Ne fund te fundit, keto jane vetem enderra! Fantazite e tua. Keshtu qe …
- Po mor po, por ti as endrra nuk sheh o doktor, po une I shoh, I shoh e I vuaj qe prej dy vjetesh. Ti max. qe ke pare ne enderr eshte te flije me nenen tende, dhe kete, nja dy here e jo me shume, por une … (denesa)
-Mjaft me!
Mor bir, mire, me fal. Qetesohu tani. Keshtu, ja …shume mire.
Me thuaj pak te lutem, nga c’vend je ti mor bir?
- jam nga nje vend I rruzullit qe quhet Ballkan, perkatesisht nga vendi I shqipeve Shqiperia. Une jam shqiptar.
- Ma specifiko pak te lutem, nga c’vend saktesisht?
- Jam nga krahina autonome qe quhet Kosove.
- Pa shih, pa shih! Pikerisht kjo me shkoi nder mend.
- Atje ke lindur? Ke jetuar atje?
- Kam lindur atje, dhe ne moshen tre vjecare kemi ardhur ketu me prinderit, dhe qe atehere nuk kam qene me ne vendin tim.
- Interesante! Me te vertete interesante! Te lutem me fal per pak sec. Sa te bej nje telefonate konsulte.
Alo? Hello Herry! Si je? Jam une, s’po me njeh? Degjo, nderimet e mia,te jap doren. Perse?! Per vertetimin e teorive te tua, per pasqyrimet e ndersjellta neurotike kolektivo-personale.Si? Aha. Po. Ha ha ha!
- doktor, te lutem! S’kam ardhur te te degjoj se si qesh, mire? Te lutem me thuaj se c’fare kam ne kete koken time qe nuk shkon!
- Me fal pak Harry. Asgje djale, asgje shqetesuese. Thjesht nje neuroze, qe me kurat e duhura do te kaloje pa komplikime.
- Po c’ …
- Asgje pra biri im . eshte thjesht NJE LUFTE !