FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Sunday, December 20, 2009

Vallezues, Klube, Femije e Kafshe

Shiu i imet dhe krejt i dashur i darkes binte e lagte floket e saj qe kurre s mbante cader. Ne rresht per nje duke kaluar trotuarit te mjaftueshem per nje kalimtar mu ne zemer te mbreterise se njerezve “In” te Tiranes, e tere vendit tone krenar.
Hajde, nxitoni pra, po na presin!
Po mire pse te nxitojme? Ne jemi jashte, ata brenda jane, ngrohte...
Dekolte e drita, peme krishtlindjesh, ngjyra te ndezura e kapuce babagjyshesh ne mes te atij acari, floke te shkelqyer, kepuce marke, rroba marke, parfume parfume aroma aroma embelsuese, ndjellese, afrodiziake ajrore qe terheqin atenat ... muzike qe dilte vjedhuraz nga dyer qe hapeshin per sekonda, njerez qe hynin e dilnin...
U lagem, nxito...
S dua! Ti e di qe shiu s me shqeteson, por me ngroh, shih si perqafon !
Ajo ngriti fytyren ne qiellin e erret, e pa ne sy piklat qe shnderrisnin nje moment nen dritat e kuqerreme te rruges e i binin drejt e ne sy.
Duket sikur te puthin mijra zana mini, eshte fantastike!
Po pengon njerezit po ec!
Atehere dal ne rruge une! U hodh symbyllur ne mes te rruges fatmiresisht pa makina.
Heeeej!
Nje motor me zhurme te tmerrshme nga ingranimi i qellimshem i marshit, e beri te hapte syte e te shmangej.
Ate sekonde dora e tij e terhoqi ne trotuar, nderkohe Joana kerkoi leke te vogla.
Ci do?
T ja jap atij femijes se gjynah!
Lere se ate pune kane ata, e ne mendje i erdhen fytyrat e embla e te pista me sy te djallezuar qe silleshin rrugeve, te cilave u jepnin kuptim e shije.
Jo se eshte gjynah!
Ajo ktheu koken disi shkarazi te shihte gjynahin.
Ajo c pa, ishte nje qen, ne nje karton, ne nje cep pallati, nje qen te gjate, me veshe llapushe te ulur, nje qen i lagur deri ne palce, ulur me kembet e pasme kryqazi, dy kembet e para mbeshtetur dobet, dridheshin kembet, dridhej ai, e tundej me nje sjellje prej njeriu te mjere e te dehur, te cilit i kishin mbaruar kreditet e jetes!
E sikur ta ndjente, diku pak metra me tej, per hesap te tij, ulur ne buze te rruges, nje femije i vogel, nje kerthi, maksimumi dy vjec jete, me syte e paster, te lagur nga shiu ne fytyre, pa kapuc, duke u dridhur, veshur si top me lecka me ngjyra, fytyre e embel, engjejt timerrnin te keqen, veshtrimi i tretur hutueshem, nuk kerkonte asgje ai femije, te fundit ishin parate e qelbura qe Joi i vuri me ndohte meshire ne pragun ku ishte ulur, te cilen ai e pa me perhumbje e harrim.
Shiu binte pingul, njerez qe ecnin rrethueshem, neve qe shkonim drejt, keto levizje matematike, gjeometrikisht te rregullta, te tera iu rrotulluan ne koke e cdo gje tundej e shkundej rreth dy pikave fikse, qe nuk kish gje ne bote qe mund ti cbente tanime. Nj eqen i drobitur, e faqet e buta e te zbardhura, buzet qe i dridheshin, syte e lagur nga shiu, floket kafte te qullur te femijes me pamjen e jetes se sapokredituar kot s ekoti ne coroditje e siper, deshmi e kushedi c kthese t epakuptueshme mizore ne ekuacionin e pergjithshem...
Nxituan u futen ne erresiren e klubit, dhe vera e kuqe embelsore, hareja e nates, e njerezve te ngopur, te lare, te ngrohte, mendjet mbushur nga akooli dhe ritmi, te qeshurat me gjithe shpirt, vazhdonin te theksonin pambarimisht, deshperimthi, dy pikat e vetme te referimit te Universit, nje femije e nje qen te lagur.
Dhe pamundesia prej kafshe te frikesuar per tu afruar e perqafuar, e ngrohur ato fryme te deshiruara, solli vetem neveri ndaj loteve te nxehte e pa leje, neveri per nxehtesine e loteve hipokrite qe s ngrohte dot as dhe nje femije a qen!

Thursday, December 10, 2009

Fuckin' Heshtje...!

Njerez njerez! Ku jane njerezit? Iku i fundit para pak...
muzike muzike! Ku eshte dreqi i muzikes? Nuk ka asnje note per be. Jam ne nje hapesire te madhe me mure qe vijne era boje. Pa muzike. Asnje tranzistor nuk ka perreth qe te me jape c ka kerkoj e te me mbushe veshet.
Mar librin e Teodorit ne dore. Heshtje dhe ai liber plot. Flet. Nuk tingellon, nuk zhurmon. Vetem flet. Keko flet gjera te bukura, por nuk ka tinguj...
libri fluturon, perplaset ne mur, dhe ... tingulli ishte i shkurter per te me ngopur.
Hipi kembet mbi tavoline, shtendos koken duke e varur pas, e dorezohem ... heshtje... C'dreqin ka kjo heshtje qe po me shurdhon?
Rri statik, pa levizur as qerpikun. Frymemarrjen e zvogeloj lehte lehte... deri ne ngushtesine me te madhe te mushkerive te mia, dhe perpiqem qe bashke me to, te ngushtoj dhe trurin tim.
Ja ku hyj ne vete, shetis korridoret e shkreta te vesheve, zemres, rropullive, shoh pas syve, hyndes, gojes se thare nga heshtja, e s kuptoj asgje. Pse kjo heshtje me trajton keshtu? Pse jam ne lufte me heshtjen? Pse te rrahurat e zemres aritmohen nga cdo sekonde tingullshkrete? Pse zemra vete perpelitet vrullshem nga akustika e shurdher e mureve?
Pse kjo pyetje e ndyre nuk ben nje zhurme qe te me shperqendroje?
Si thashe? Shperqendroje? Po, ... nga se?
Thelle thelle thelle... nga vetja ime !!!
Eshte ai veti aty, kudo neper qenien e shtrire ne poltronin komod, me kembet perpjete si nje kowboy, e me koken e varur pas, ai veti aty qe s me ndahet dot ne jete te jeteve, ai veti i fshehur ne mua, qe me cmend, me dergon sinjale qe nuk di ti frenoj, nuk di ti shurdhoj, sepse veti s mund te ndalet. Kjo heshtje mizore, e poshter, sadiste, s ben tjeter vecse me le vetem me veten, me ate qenie qe me djeg me vrullin e saj te etshem... dridhem prej tij... rreqethje te forta me kalojne ne kurriz, nuk dua te flas me te...
Ne kater anet fluturojne mendje, ngjyra, fytyra, zera, prekje, ndjenja qe me torturojne pa hezitim.
Keto jane gishtat e tij qe s me lene te qete duke me shkretuar qenien duke marre grimca nga shpirti im te cilin e gjejne kudo qe fshihet...
nuk dua te kem te bej me vetinn! Ai eshte vetem nje, poshte koresh e koresh plagesh te gjakta, e triumfesh mizore te gjakta. I vogel e i njome si femije i pashpirt, keto jane iluzione, e nuk me thote asgje vec pik! Pik! Pik! Pikeza te vockla te nukedica, tingujt e te cilave jehojne krenda kockave te mia duke me ftohur gjakun...
Cohem, rrembej xhaketen, ndez nje cigare me iluzionin se prushi i saj do me zgjoje, kyc deren e zyres e dal ne diellin e kesaj dite te bukur te kerkoj zera njerezish, qofshin keta dhe te kote, mjafton te jene te gjalle.

Monday, November 9, 2009

BIORISIA

I.

Kaloi fshatrat me rradhe.
Nxitonte, ashtu si hije, veshur me te zeza. Pardesyja e lekures e mbulonte deri ne fund te kembeve. Vetem maja e shpates I dilte pak jashte.
Fshataret e rralle rruges ndaleshin kur ai kalonte, ose, sapo mberrinte peshperima e pergjithshme qe nje njeri i zi po ecte mes arave si fantaksje, dilnin nga shtepite ta shihnin.
Ecte e ecte me nxitim nga frika se mos I kthehej mendja ose e zinte ndonje krize abstinence. Pas ca oresh ecjeje, kur dielli nisi te kalonte zenithin, arriti ne cep te pyllit.
“Eshte vendi ideal. Nje pyll pa ane e fund. Jane tere pemet e mundshme qe gjenden ne Shqiperi. Shume i dendur. . . Jam cmendur gje? C’pata? Si do kthehem prapa ne tere ate rruge, tani qe po binte nata? “
Mori celularin dhe nisi ti binte numrit te Gjokes, po menjehere Genti tjeter brenda tij, e perplasi ne toke telefonin dhe e shkeli me kembe duke e krisur dhunshem.
Burri nje mendje ka, jo njeqind, - I tha vetes, Gentit te frikesuar. E tendosi trupin dhe beri perpara duke hedhur hapin e pare brenda pyllit. Nje pyll si ai kishte …kishte cmendur vellain e tij!
Hijet e pemeve beheshin te gjalla ne erresiren e nates, te trazonin neuronet, te corodisnin mendjen me kthetra halucinante, te shtrengonin zemren derisa te dilnin syte nga vendi, te merrej fryma, te ndalonte gjaku e mbeteshe ne vend.
Pastaj, ndoshta shpirtrat e nates vinin, te zinin per flokesh e te zvarrisnin deri ne pemen me te afert, te gozhdonin ne te, te fusnin duar e kembe ne drurin e saj, e te mbillnin…
‘Eshte abstinenca me duket, shoqerohet me halucinacione e gjendje ankthi. Mjaft! Kafshoje pyllin Gent! E ha vetem me nje kafshate! Tani nisi gjithcka e re.”
Nxorri shpaten nga kellefi I saj I thurur me fije te arta. E pa. C’mund te bente ajo? Gjithcka. Edhe tani, ketu. Dicka qe s’e kishte bere kurre.
E vringelloi e iu versul pemeve. Godiste si i cmendur ne te kater anet duke ecur me vrap. Nga pas mbeteshin gjethe, dege, e deri dhe peme te prera ne menyre ideale nga tehu gati magjik. U lodh…




***

Kishte ecur aq, sa kishte humbur sensin e orientimit, dmth. Rrugen. Ktheu koken pas. Erresire. Gjithcka ishte tymezuar prapa kraheve.
Ketu, - i tha vetes. U mendua nje grime, shkundi koken e me vendosmeri hoqi pardesyne e zeze prej lekure. E hodhi ne toke. Ashtu e beri me pulovren e zeze, golfin e holle poshte, kepucet, corapet, pantallonat. Oren e rralle, unazat, te fejeses, te familjes dhe nje tjeter unaze, egjiptiane, te marre dhurate nga nje magjistar I lashte shkretetire, dhe I hodhi perdhe. U mendua pak po e hoqi ne fund dhe varesen me monedhen me koken e Aleksandrit Te Madh stampuar. Nuk po vendoste; - ta le shpaten? Po ajo me jep forcen! Me duhet! Eshtre kaq e bukur! E … e dashur! E forte!
Jo. Une jam I forte. As shpaten nuk e dua.
Po thante ftohtit. Ishte mpire I teri. C’po bente? Mos po devijonte gjendjen psiqike? Cmenduri! Pusho ti qen!- I bertiti vetes duke folur drejt pyllit.
Hoqi dhe te mbathurat e I hodhi mbi pirg. Mori nga xhepi I brendshem I pardesyse nje faqore dhe nje shkrepse. Sperkati me benzine tere rrobat. Ndezi nje fije. E pa.
‘Zjarri eshte I bukur! I nxehte! Djallezor! Mund ti ve flaken tere pyllit. I bukur!’
Mori fryme thelle. E fiku. Erresire.
E perfshiu paniku. I duhej zjarri! I duhej si drita e syve. Erresire!
Ndezi fijen tjeter. Imagjinoi mijra sy kafshesh a dreqerish qe e ndiqnin ne ate moment. Tmerr! Ajo heshtje do ta vdiste!
“Le ti haje flaka. Tani jane te paperdorshme me tere ate benzine.”
Me kujdes, mos I fikej prape shkrepsja, doredredhur, e leshoi lehte pirgut te rrobave. Moren menjehere. Zjarri bubulak! Ky ishte miku I tij me I mire. U ul ne bisht.
Tani te ma rruani mire e mire! – mendoi pa ditur kujt I adresohej. Imagjinoi veten e tij si nje pike e kuqe rrethuar nga nje oqean erresire dhe u tmerrua. Te pakten te kishte marre shpaten e vjeter! Jo! Asgje te gatshme. Te tera do I arrinte vete pa ndihmen e asgjesendi.
... Dhe zjarri digjej.



***

... kishte pese, tete, njezete, dyqind dite pa ngrene. Nuk dinte me ndarjen e kohes.
Mishrat e gojes i ishin shnderruar ne sholle. Shijen e hidhur te ujrave te ndenjur nuk e ndjente me. Krampe ne tere trupin, koka po plaste, trupi I ishte bere me vraga nga te shtriret lakuriq neper dhe e gure, I teri mbuluar me balte te thare. Duhej te ishte ftohur po nuk ndiente temperature. Nuk ndiente me asgje.
Mos ndoshta me vjen vdekja tani? – bertiti e degjoi larget zerin e tij si fjolle tymi ne fikje e siper.
Asnje ndjenje, asnje emocion, asnje gje nuk I ngjalli ajo ide. Asnje gje. Nuk provonte me. Ishte nul. U rrezua ne toke e kofsha e majte iu shpuan nga nje ashkel, po ishte nje dhimbje e larget, e lodhur, e mekur. Vinte nga ne bote tjeter. Ate moment pa nje… nje dicka, nje kafshe. Ne sekonde I dha urdher stomaku, mblodhi tere energjite e iu vu pas. Pa pike rendesie c’lloj qenie ishte.
‘Qofte iriq. Me gjithe gjemba do ta llup!’
Vrapoi, ca hapa milimetrike a ca kilometra nuk e kuptoi, u keput si thes ne toke. I rrodhi dicka nga goja. Gjak! Nuk kishte fuqi te levizte as gjuhen. Ndenji pak minuta ashtu (a pak ore). Me erdhi fundi. Keshtu eshte fundi?... ku eshte fundi? Do vonoje fundi? Fundi?
Dhe, ne nje moment ngriti koken.
Ishte rrezuar midis dy pemeve.
‘Sa te cuditshme!’
Trungjet e trashe, deget, gjethet si cadra plazhi, nga ato cadrat qe donte aq shume kur ishte i vogel, Mund ti prekte me dore te dyja njekohesisht aq afer ishin.
Beri nje stermundim e zgjati duart sa ti cikte. C’ishin ato? Peme. Peme? Joo! Ishin shtylla. Shtylla porte. Ajo aty ishte porta. Per ku? Per ne djall? Apo ishte fshehur zoti aty? Sikur te bente nje hap, do vdiste? ku do shkonte?
Ne mendje I erdhen fytyra.
‘Kush jane ata?’
Po prekte trungjet e pemeve.
Po fytyrat? Ku iken? Kush jane? Nene! Baba! Luan! po vij! - uleriti. Uleriti dhe nje here. Degjoi tingujt qe perplaseshin e jehonin. Ulerima iu kthye ne goje.
Ate cast, sikur ajo ulerime te kishte shtypur nje buton ia dha te qarit. Qante e qante! Ndiente nje lume malli e vetmie. Ndiente nevoje per meshire! Gjaku I hipi ne koke. Lotet rridhin faqeve, thyenin, canin balten e thare te trupit, e kur bene nje kanal, arriten e lagen token. Tere lotet e jetes se tij, u derdhen aty.
Qante! Nguli thonjte e tij ne druret. Dicka si rreshire I lagu gishtat. Asgje nuk po ndjente nga tere c’po bente. Ne nje moment, nje tjeter fytyre iu perplas kokes. E derrmoi. Ishte nje njeri qe ai kishte shkelur. Shkelja ishte vepra e fundit.
‘Rremo Gent rremo!’
Pa qe e kishte dashur. Ndjeu vibrime. Ajo I vibronte. Shpirti i saj vibronte! Per te! E ndjeu te terin, aq sa mund te shtrihej nje shpirt. Ashtu si ndjehej nje shpirt mijra kilometra larg.
Dikush e donte, e meshironte, e urrente, e tmerronte, e ndjente!
Muskujt e fytyres iu shpine. Nje buzeqeshje. Nje buzeqeshje lindi. Edhe ai donte.
Pastaj, fytyra e fytyra e goditen. Te tere shpirtra. Shpirtra qe komunikonin me te. Mijera njerez qe njihte, donte, perbuzte, urrente, meshironte, te tere po e preknin. E perkedhelnin, e godisnin.
Hahahahahaha! - Shpertheu ne nje te qeshur histerike! Nej trumbe zogjsh u cuan nga pemet.
Ndjeu ne duar ti rridhte bollshem lengu I pemeve.
“Si ka mundesi pemet u derrmuan aq shume nga gishtat e mi sa te prodhojne tere ate limfe a rreshire?”
Duart iu ngjiten me rreshiren. U habit si arrinte te thithte forcen, e trupi te gjente neper cepat e tij me te humbur, akoma energji per tu ndjere gjalle. Shqisat e trupit e te shpirtit iu zgjuan.
U shtri ne toke e perqafoi pemet. Ndihej si femija pas gjirit te nenes. Nuk po kuptonte si, po nga pemet qe kishte prekur I vinte nje ndjenje e embel. Edhe nga toka. Po e ndjente me qarte. C’ishte kjo? Gjithcka ishte paqe! Nje paqe totale!
Ngjeshi kembet ne dheun e pyllit e shtrengoi sa te mundte pemet.
Pemet … i shtrengonin duart. Ngadale, embelsia ia la vendin forces. Nje force rridhte nga ato dy drure nga ajo balte e pershkonte tere trupin, edhe me thelle! Ndihej I lehte! I qete! I forte! Nje force po I pushtonte trupin! E perfshiu te terin si nje shkulm ere marramendese! Mori fryme thelle. Tendosi mushkrite, pastaj muskujt ne tere fuqine. Pemet po e puthnin!
Ndjente jeten! Te gjallen! Gjallonte fuqishem brenda tij! Ishte si nje qark I shkurter midis pemeve, ajrit, tokes!
Nje rryme marramendese, e pakonceptueshme energjie po e pershkonte. Ahhh! Pemet po e ushqenin! Toka po e mekonte! Ajri qe thithte… po fluturonte!
Jete! Qielli e tundte e shkundte! Dielli e bekoi! Drita po e rrethonte gjithandej. Nje drite e embel, e forte! Ishte nje... nje orgazem e amplifikuar! Jo nje! Dy, tre, pese, dhjete, qindra, mijra, shume orgazma njera pas tjetres!
Jo! As paqja nuk egzistonte me! Ishte dicka e larte kjo!
Po shihte! Shihte pemet, token, kafshet ne pyll, tere pyllin!
Pa diellin, qiellin blu, henen! Pa grimcat e pluhurit ne ajer! degjoi eren qe fershellente, frymemarrjen e vet, frymemarrjen e gjallesave rreth e qark, frymemarrjen e pyllit! Degjoi qarte fare, si muzike me volum te larte zemren qe rrihte, gjakun qe perplasej ne ene, shkarkesat elektrike ne trurin e tij, krahet e nje fluture qe leviznin vrunduj ajri, degjoi te foluren e mulingonave, kembet e tyre kur trokisnin dheun! Degjoi…

Veshet I kapnin me mijra tinguj te padegjuar qe I njihte shume mire c’ishin! Kuptonte shume mire tere kafshet qe flisnin me njera-tjetren, pemet qe kendonin me nje gjuhe te panjohur te saponjohur! Degjonte deri zhurmen qe bente rrezja e re e diellit qe godiste me njefare force token! Degjonte gjithcka! Veshet e tij kapnin tere frekuencat egzistuese ne univers! Sepse ai degjonte edhe frekuencat kozmike! Dhe kuptonte te tera! Ishte nje gjuhe e madhe! Gjuha universale! Tere frekuencat ishin nje kaos fantastik I perkthyeshem! Ndihej I mbushur! Gjithcka! Kjo ishte jashte cdo kufiri te imagjinates! Gjithckaja degjohej prej tij!

Po ajo aty c’ishte? Nje grimce pluhuri? Kristalet, qe e perbenin? Mijra fasha te errta kudo! Po I dallonte me mire; viruse, baktere, mikrogjallesa! Lumej mikrogjallesash! Grimca kudo! Mikrogjallesa ne ajer, toke, mbi te vete, brenda tij! Ja Genti! Melcia e tij, mushkerite me ajer, zemra, gjaku, limfa, qeliza, berthama, mitokondrite, ADN, oksigjeni, karboni!

Drita e diellit, fotonet, gjithcka! Nje pamje multi dimensionale ne te njejten kohe! Syte e tij shihnin gjithcka! Kudo! Njollat e diellit, njollat e zeza! Edhe pluhurin kozmik!

Gjithcka iu shnderrua ne tere ngjyrat qe egzistonin, duke I zberthyer tere spektrat e drites! Te tera njekohesisht!

Edhe hunda e tij ishte kredhur ne univers. Nuhaste gjithcka, nga era e djerses, fekaleve, e ndyresise, e polenit te luleve, te ajrit te ngarkuar me qindra aroma qe I njihte per here te pare, eren e kafsheve, insekteve, pemeve, eren e dheut, tokes, e nje bote te tere qe nuk pershkruhej dot me fjale! Te nje bote te zberthyer!

Neper duar, kembe, koke, trup, lekure, tru I kalonin tere dimensionet e tere universeve duke e bere te ndjente gjithcka!

Ndjenja e papershkruar u shtua e shtua derisa ai po shkrihej! Asgje nuk kishte me kuptim, ose te pakten kuptimet qe njohin gjallesat!

Ishte nje mprehje shqisash, nje tendosje, nje shperthim, nje shkrirje!

Uni I tij si trup e si shpirt ishte shperbere! Ishte kudo, cdo gje! Perceptim! Rrufe me ngjyre bardhezi! Ishte nje vrime e zeze qe thithte gjithcka e njekohesisht nje hapesire e bardhe qe shtynte gjithcka! Nje proton, e nje planet!

Ishte ne rezonance me universin. Gjithcka vibronte, dhe ai vibronte me trup e shpirt e cdo element kimik te qenies se tij! Ishte me mijra bote!

Me shtrengimin e nje mikrogrimce shkaterronte nje univers! Mjaftonte nje rrotullim elektroni, nje shtytje molekule, nje zhvendosje aminoacidi, nje fryrje qelize, nje tendosje muskuli, nje sforcim I madh, per te bere gjithcka…

U keput ne toke. Genti.

Sunday, September 13, 2009

Dashuri Dhe “Merde”

Po ecnim të dy nxitimthi, unë me Mandin. Dilnim për birrën e pasdites te torra. Meqë e kishim lënë me ca miq që na prisnin dhe duhet të arrinim shpejt, u futëm në një rrugicë që i binte shkurt.
Rrugica kalonte prapa shkollës së muzikës, nëpër ca shtëpi të vjetra durrsake dhe të nxirrte në bulevardin kryesor. Mandi ishte me kepucët e markës, të blera së fundmi e që i kishte aq merak, dhe unë me pantofola.
Dhe u çoroditëm kur pamë që, ashtu të hutuar në diskutim, ishim futur në mes të baltës.
Mandi këmbëngulte që “Kognac” sipas regullave të reja të vendosura nga shoqata botërore e konsumatorëve, kishin të drejtë të quanin vetëm atë që prodhohej në fshatin me të njëjtin emër, ndersa une po e kundërshtoja sepse më dukej absurde që një konjaku të prodhuar në Shqipëri, Greqi apo Itali i duhej thënë, jo konjak po brandy, derisa ishte e njëjta pije.
E njëjta gjë dhe me whisky. Thoshte që whisky është vetëm ai skocezi, ndërsa të tjerët janë Bourbon ose ai kanadezi psh, shkruhet Canadian Whiskey. Pra ka një ‘ë’ më shumë.
Nuk u mor vesh kush kishte të drejtë (më vonë u mor vesh që të paktën për konjakun kishte të drejtë Mandi, por kjo nuk ka rëndësi) sepse e pamë veten, siç shkruajta më sipër, të futur drejt e në mes të baltës. Ishte spektakël të shihje dy alamet zdapash të tërhiqnin pantallonat për të mos çikur llucën, të kërcenin si strucë nga njëri vënd i thatë (që ishte sa për të mbështetur një këmbë) në tjetrin. Arritëm kështu, duke kërcyer, pas shkollës së muzikës.
Në tË vËrtetË shkolla e arteve, po ngaqË populli durrsak ështË shumË “i ndjeshëm” ndaj muzikës, e pagëzoi shkurt, shkolla e muzikës.
Ne këtë pikë të udhëtimit tonë aventuroz drejt bulevardit, erdhëm të shkundur e të llahtarisur nga një erë e tmerrshme që më dukej gati sikur e shihja të rrinte pezull deri në dritaret e katit të dytë të shkollës.
“Merde”! – tha vendosmërisht Mandi duke i shpëtuar pa dashje një shprehje e ngjitur nga vendi ku jetonte.
Pikërisht! I thashë. E gjete. Duke i treguar një si tip grope a pusete aty pari.
Kjo është çmenduri- tha ai. Diçka që nuk duhet të ndodhë! Dolëm për lesh e do kthehemi të qethur i thonë.
Ja - I thashë. Ju inxhinierët i keni fajet. Nisi të kthente përgjigje por pashë mimikën si iu mpi në sekondë. Nga tingujt, tingujt që filluan të vibronin ajrin atë moment. Po ata që dëgjoja dhe unë.
Ishte një piano. Diku nga dritaret e katit të dytë që pak përpara kisha imagjinuar të pluskonte era e ndyrë. Dhe duart në atë piano po luanin, të paktën ajo mu duk mua se ishte, një sonatë e Shopen. Dhe ato duar ishin duar të çmuara patjetër! Ne të dy mbetëm të nemitur.
Ata tinguj… dukej sikur rridhnin shumëngjyrësh, të tërë bashkë ngjyrë qumështi, me forma të çuditshme gjeometrike qepur me diej dhe hëna prej diamanti, lyer me lëng gjethesh…gjethesh që përkëdhelnin lëkurën tonë me ajrin që lëkundnin gjatë rënies… dhe çekiçë të veckël godisnin kokën time. Dhimbje! Dhimbje aq e ëmbël!
Duar luanin brënda kokës, luanin me fijet e mia nervore që ishin bërë korda pianoje…
Akorde të ngërthyera deri në Jazz thureshin në tastierë, çekiçët vazhdonin… duke u shdërruar në erë të ngrohtë deti, në stuhi, këmbëngulëse për tu kuptuar, në tyl perçeje, në tyl këmishe nate, në tym…pambuk për të pastruar veshët me gudulisje, gjuhë përkëdhelëse në qafë, në dhëmbë, flokë të gjata erëmirë…
Diell që digjte lëkurën…në vrap… vrap… ndjekje, diçka që thyhej…gërvishtje në gjunjë… vallëzim në valtz mbi liqen...
Mbaroi.
U deshën disa sekonda të kuptonim që mbaroi. U pamë në sy me Mandin. Kisha sigurinë e çmëndur që nga dritarja do dilte një kokë vajze me flokë të gjatë. Do na shihte dhe buzeqeshte. Qëllon nganjëherë që lexon qëllimet e universit, dhe kjo ishte një nga ato herë, sepse nga dritarja e tingujve të mbaruar doli koka e një vajze me flokë të gjata. Ishte shumë simpatike dhe aty mendova që unë dhe ajo duheshim. Ma do mendja se edhe Mandi të njëjtën gjë mendonte.
Por… ia kishim mbytur kot. Ajo pa në një drejtim, qeshi. Kjo ishte.
Erdha – thirri, lodronjëse duke u tërhequr nga dritarja.
U zhduk.
Ne të dy, sikur ishim në një frekuencë, kthyem kokat andej nga ajo pa. Aty ishte në këmbë drejt, si gozhdë, një djalë. Po tymoste një cigare. Dhe sytë e tij ishin…
U shkunda.
Dashuria ime ishte hije e lodhur që mbante në kurriz një baule të madhe epshi.
Sytë e tij ma treguan. Mbase mund të qenë të përlotur. Po nuk e them dot, se nuk imagjinoj që një mashkull të përlotet nga muzika. Pastaj, hijet që sillte perëndimi i diellit dhe era e poshtër që na rethonte nuk më linin të shihja.
Pastaj, ç’më plaste mua të shihja djalin e botës? Më mjaftoi që ai e donte. Ajo e donte. Unë vajzen doja ta doja gjatë tërë natës.
Ktheva kokën nga Mandi. Nuk folëm. Ishim në rezonancë fantastike. Si lejlekë të hutuar me pantallona përveshur.
Pas shumë shumë 10 sekondash u shkëputëm nga kokat e njëri tjetrit. Secili në mendimet e veta.
Në klasifikim, Mandi vinte i dyti në të qënit i dashuruar, në renditje menjëherë pas atij, romeos së vërtetë.
U kthyem rrugës tonë mes erës së qelbur, dhe pellgjeve me uje që të nxiste një fantazi të neveritshme. Po më përzihej. Do ti laj kembet dhe shapkat me acid, - thashë.
Laj trurin njëherë. Më tha Mandi.
Per hir të së vërtetës, që në gusht e deri tani rruga është rregulluar. Puseta është mbyllur megjithëse ajo rrugë e mban ujin me shumë se të tjerat. Po unë kam nostalgji. Për atë rrugën e pisët me tinguj puthjesh…

Wednesday, February 11, 2009

DHE MJEGULLA RA . . .

Dhe mjegulla ra mbi qytet, duke mbuluar dritat e shumta te njerezve.

Pothuajse mesnate. Ajo vello e bute nate po mbeshtillte ne krahet e saj cdo egzistence.

Ky ishte nje mision I vertete. Nje histori jete! Nje qellim! Por, ce do! Ishte idiot si I tille!

Ai vakuum I ngrate qe njerezit e quanin shpirt, donte tjeter tyl qe te mbulohej! Donte jorganin e tij te perhershem, thurur me avuj enderrash, e tym duhani.

Gjithashtu, edhe shpirtrat e erret te nates, ndonje kalimtar I vonuar ndoshta dhe pluhuri I kraheve te lakuriqve te nates, ngjallte ne atmosfere ide te dyshimta. Perballe, silueta e erret e e portit qe sulmonte (hante) detin, dhe angullima rreqethese e atyre perbindeshave te hekurt me force marramendese (vincave) te vinte prape ne dyshime.

A jam une … ? Jo . kurre. Po a do te…? Ndoshta. Rendesi ka prova. Po besove, - me thane, - do te ecesh mbi uje. Por, jo. Eshte e kote. Uji nuk me mban dot, me gjithe peshen tende mbi telat e mia ku ti, ben ekuilibristen. Ah, sikur te rrezoheshe njehere!

Mbase ashtu do te …

Me ndihmoi mjegulla e thjeshte. Me ndihmoi te gatitja nje dhimbje te bukur, speciale, madheshtore, te frikshme!

E ndertova kete arme me mund te madh, ose te tregohem I sinqerte, as qe u mundova fare, sepse ma bene dhurate. Dhurate e karmes per prape’tributin qe I dhashe jetes me lindjen time.

Dhe ylli im I vjeter, ai yll i sterlarget, qe vetem une e shihja, dhe qe greket e orientalet e lashte e quanin ylli I vdekjes, me pulsonte here pas here sinjale malli. Por duhet te prese. Te prese pa xhelozi. Nje yll tjeter me ka bere per vete. Ne mendjen time, ku, kete nate rrahin me mijra kamzhike te rremujshem, me nje viziopati te cuditshme, vetem nje dritare shoh te hapur. Dritaren e dhomes tende, ku drita (e nates) ishte e ndezur!

Dhe mjegulla vazhdonte legjenden e saj…