FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Friday, October 12, 2012

Corrida Urbane Me Habitje Te Vjedhura Rrugeve




corrida?
Pse Jemi bere vete ne, toreadore e dema, gjithcka varet nga veshtrimi, nga syte, kush te mundet ta hedhe, te kaloje, te mbizoteroje, te ngule shpaten si fitimtar, ose te ngordhesh me gjuhen jashte...
Corrida e madhe e rruges, Nje vrapim, shmangie,o sfide me tere ata njerez qe te vijne perballe, per tere ata njerez qe nuk te hapin rrugen, duke ecur perpara teje ngadale ne terezine e tyre te lodhshme e te papune, nje terheqje e barkut, mbajtje e frymes, nje kercim, hop! Dhe kalove midis tyre, pa prekur asnjeri, pa prekur asnje mikrob te tyre, e duke ecur perpara, te sfida tjeter.
Njerez serish te vijne perballe, duhet ti shmangesh, askush nuk respekton hapesiren tende, askush nuk do tja dije, askush nuk te sheh, ti duhet tja hedhesh gjithkujt, te kalosh kedo, te dalesh ti, gjithmone, perpara, i pari, drejt, shmangu ketej andej, si Ali, fly like a butterfly, stick like a bee, shih me inat nje person, shty me sup dike tjeter, shkel kemben e dikujt, keshtu te kane frike, keshtu te respektojne, qofte dhe ne ate fraksion sekondi qe ti ke kontakt me ta, njerezit e rruges, njerezit e trotuarit, ata qe te pengojne ty, e qe pengohen prej teje,
Ne nje corrida pa gjak, aficionados te punes, kam pune, s’kam kohe, secili ka punen e tij, aficionados te rruges, secili ka rrugen e tij, e te tjeret duhet te bejne anash, ta lene te kaloje, vrapo si tufan, si nje freerunner, patjeter qe do doje shume te kerceje mbi kokat e tyre qe te shushatur nga dielli, ose duke rrotulluar pa pike pergjegjesie per syte e tu cadrat e shiut, te pengojnee! Se ti nxitooonn! Se ke puuneee!


Pergjime te pafajshme, kalimthi

... pamja me piktoreske e mundeshme, duke kaluar neper nje rruge te harruar, jo fort te shkelur nga kepucet e Durresit, me shohin syte ne nje rru-rrugice te saj, e paimagjinueshme se sa e humbur dhe kjo e fundit, nje ford Mustang coupe, i 2009, i superngarkuar me opsione, une e dallova, rrumbullak njeqindmije euro, qe parkohet para nje shtepie perdhese.
Ngjyra e gjelber e bute e makines spikat shume fort ne sfondin e murit te bardhe ku boja ka rene harta harta nga lageshtia, e ballkoni duket simboli i “nike”. Hapet dera e 1500 kuajve fuqi, dhe dalin pantallonat e teritalit dhe kemisha e djersitur e nje daje rreth te gjashtedhjetave, kokebardhe, ballerrudhur, fshin djersen e fytyres me menge, e teshtin nga pluhuri qe i ka hyre ne hunde, ose nga cigarja qe e fiku sapo kaperceu pragun e shtepise i thencin.
B O H !
--o--

... zbres rruges se shkolles time fillore, ora nje, e turma e klases se tete me vjen me nje ngadalesi aq te rregullt perballe. Kangjellat e oborrit,ashtu si ne cdo film melodramatik, sapo i prek e nis te luaj me gisht mbi to, me thellojne ne nje nostalgji te ushqyer mire vjeshte. Sa po shihja veten duke thyer syzet per here te trete e te fundit ne nje loje te quajtur gol, ne ate obor ne kohet parahistorike, kur, me shkund si tel korenti nje cante qe godet diku...
Kthej koken, e ne kthime siper, shoh dy picirruke, nje meter e njezet nga toka, qe po kapeshin per flokesh, njera mbizoteroi, e degjohet nej ze si filispanje, o ti kurve e mutit te q...fsha rbt... dhe canta serish fluturoi me goditje te ulet... ik mi femer legene, bushter rrugesh...
WOW!
akoma qesh me syte e shqyer te nje gruaje perballe meje, e jam i sigurt qe dhe ajo qesh me shqyerjen e syte ve mi ate cast.

--O--


... ndaloj ne cep te nje rruge e pres dike te vije te me marre. Pas meje takohen dy vajzuke rreth te trembedhjetave, ca me pak ca me shume. Nuk do i kisha vene re sikur te mos ishin aq afer meje sa te degjoja vetem tre fjali te mjaftueshme; He? Si shkoi? Dolet sot me ne fund?
Dhe vajza e dyte, me turinj e me ojna; ca, asigje, ai as nuk me puthi... su afrua hic!
PING! All we need is love... tataraata

--O--

... dola nga nje internet kafe me nje vandak letrash ne dore, telefonin ne tjetren, celesat neper gishta, syzet po tentoja ti vija mbi sy, nje tmerr rremuje, duke iu shmangur njerezve qe vijne perqark neper rruget me te ngushta, e qe mund te me preknin letrat me djersen e tyre, kur degjoj...
Ai dreq milan me la mbreme... ca ti bej atij te lodhurit une, pirlos, shkon tjetri jep ashtu passi, i kapa te tera, dhe nje skuader irlandeze e kapa, e kishte koeficientin 4.7.. shkon milan me le kot fare... do kapja tere ato leke...
Ua, mi ti, po ti e di si eshte milan,
Jo mi jo dhe ti...
shiko, ja, juve ishte e madhe dje, nuk zhgenjen si ai milani jot me ata futbollista si femra flokegjate, qe e kane mendjen te krihen jo te luajne bythet te vrapojne, juve nuk humb asnjehere, ngadale pak se na u mor fryma, keshtu,po as une s kapa gje, kisha vene benfiken, c mu desh, e ke parasysh kur ta ndjen zemra mi, ta ban tak! Mos e ver kete,e dora shkoi e vuri, e zeza une, na kane lene te dyja nga nje skuader... une kapja dyqind e tridhjete e tre mije leke po te me mbante ajo dreq benfikje, po Turi kapi dje mire...
Ktheva koken duke menduar se do shihja keq keq, dy vajza nisur nga zeri, q ejane tifoze futbollistesh te bukur, e me kete rast kapnin ndonje lek plus me te rralle me skedinat, kur...
Dy gra, mama, ngarkuar me qeset plot te merkatos, duke ecur si anije neper dallge...
HEY BRE!
--O--

... ulur ne kafe, duke e pire ate te shkrete kafe, buze trotuarit, nen te cilin kalonte nje kanal, e une kembe permbi kembe, duk eshitur veten, xhaketen e bukur, e kepucet e bukura, sikur po pija me hemingwayn ne nej jete tjeter ne rrugen klishi ne paris... keto po me thoshte miku im qe me gjeti ulur vetem, duke e pritur. Sheh perqark se ku je? Tha ai me te qeshur. Megjithse, ben mire qe se vret mendjen e prish gjakun. Hic! Ja,s ke pike rrudhe ne balle!
He mor burre se s eshe dhe aq keq! I thashe nderkohe qe u afrua kamerieri te merrte porosine e tij. Te dy rrudhem njekohesisht fytyren, e anuam koken.
Kola, tha ai duke thene me sa kuptova gjene e pare qe i erdhi ne mend per te larguar kamerierin dhe eren e rende te djerses qe buronte nga trupi i tij hormonshperthyes i merzitur me boten.
Pa thene akoma asnje koment, ne trotuarin tjeter na terhoqen vemendjen tone te larta. Hajde ktu’
Hajde ktu’ t’ thashe. Ooouu! Ec ‘tu ‘re!
Tre burra, te zene per krahu e duke shtrenguar rradhet, i bertisnin policit te trafikut; hajde ‘tu icik ‘re ou!
Polici duroi sa duroi e i kercyen nervat, qe arriti ti shprehte me nje, “ec icik ketu afer”
Burri qendror u afrua te polici, i cili hoqi dorezen dhe i zgjati doren” c kemi mire? Lodh merzit”
Nderkohe atypari kalon nje motor i vogel e zhurmegjemues, sipas gjasave pa gypin e skapamentos, e une me kurriz, degjoj;
Hum! Hum! AUUUU! Hum hum hammm!
Qen!
Ne nje moment, ngelem pa bere asnje gjest. Miku im sa po kthente goten me cola, e cdo gje ndaloi, duke vazhduar serish ritmin e vet jeta saktesisht pas nje sekonde, me colen qe i dilte nga hundet mikut tim,dhe te qeshuren time qe me detyroi te cohesha nga karrigia si i mekur, e ham hami qe degjohej ne largesi.
Mooore! Ketu po shkon keq puna, njerezit jane kther ne qen rrace, ti me thua, xhaketa e hemingway!
Ham! Ham!
--O--


... duke nxituar ne nje rruge pasditeje per diku, ne nje cep trotuari, shoh tre tipa te mbuluar nga nej tym i cuditshem, e te katertin pas nej teneqeje minimaliste ulur ne toke. Kur afrohem, ndjej eren e mishit te pjekur te melcive, dhe kthej koken shoh se nje 15 vjecar po pjek ne zgare melcite, ndersa tre trima miqte e tij po i bejne shoqeri aty buze trotuarit.
Nderkohe q emendoja tere habi filozofike si ia ben njeriu i zgares qe te ushqehet, e nderkohe q emendja po me pergjigjej ’ha mishin qe pjek vete’, veshet me zene dialogun;
Lale, me rob shpie e di ca me ndodhi qepare? Po kalonte nej super femer ketu qepare, ca femre lale!
Une po e shifsha, kur te fiksohet jao re’! 5 minuta s mi ka nda syte!
Pashe me cep te syrit, se kete deklarate erotike e misheronte qofteshitesi... e habia filozofike iku per dhjame qeni, ne mungese t enej cigareje urgjente me hashish qe mund t eme justifikonte gjithcka...
FIUUUUUUUU!
--O--


Shoh fytyrat hermetike, dhe une duke nxituar ne punen time, fytyra si te thithura nga graviteti tokesor, fytyra ne renie, ose te perhumbura diku, ne mendime, se duhet te bejme leke, na duhen leke, mund te kemi dhe miliona po na duhen leke, nuk i dihet kurre, leke, pune, skemi kohe, vap! Mos me pengo! Hap rrugen... ik mor... mos me shih... ec drejt...

VAZHDE ON...

Thursday, October 11, 2012

Unë jam VDEKJA



Mos u habisni. Mund të jem kushdo. Jam njëri nga ju. Nuk mund të dini në jam shoku, shoqja, prindi a fëmija juaj. Jam midis jush, ha, pi dhe bëj gjumë të shqetësuar si ju. Ajo që na lidh dhe njëkohshëm bën ndryshimin, është shqetësimi i gjumit. Mua ma prishni ju, e unë do t’ua shkatërroj ju të tërëve. Jam një kancer i krijuar nga degradimi qelizor i shpirtit. Dhe do përhapem me sh

pejtësi në çdo vrimë ku ka dhe një njeri të vetëm. Secili nga ju njerëz, kudo që ndodheni, bart një mëkat mbi shpinë. Në një efekt flutur, ose dhe drejtpërdrejt, secili nga ju ka rrezikuar jetën e të paktën një njeriu tjetër. Secili nga ju është unë. Një nxitës i vdekjes. Unë jam VDEKJA! Dhe nuk jam këtu për t’i dhënë fund egzistencës tuaj. Jo! Ju do më paguani mua një haraç. Çdokush nga ju frymorë dykëmbesha inteligjentë do më paguajë mua një haraç. Jo jetën e tij. Shumica juaj ende s’ kanë bërë asgjë. Një pjese tjetër kanë bërë diçka pa vetëdije, e pjesa tjetër kanë vrarë dikë me dashje.
Une quhem VDEKJA e secili nga ju me ka nje borxh. I cili nuk paguhet me vdekje, as në vdekje. Si produkt përfundimtar i civilizimit tonë, vlera e kësaj gjobe do të paguhet në para. Të tërë ju do me jepni aq para sa mëkati juaj, i mundshëm ose i ndodhur ka vlerë. Paratë tuaja do marr.
Do t’i derdhni në llogarinë time bankare HYDRA e konvertuar në numra. Sasinë do ta përcaktoj vetë. Shërbimin që do bëjnë këto para e di vetëm unë. Në të kundërt, unë, aty, mes jush, fshehur në fytyrën më të zakonshme, fytyrën më të afërt tuajën, do marr atë që kërkoj si timen, në një mënyrë ose një tjetër. Do eleminoj njerëzit tuaj më të afërt. E për çdo njeri të eleminuar, fajtorë do jeni po ju. E borxhi juaj ndaj meje do të rritet. Paratë tuaja s’kanë më shpëtim. Ka ardhur koha për shkartisje.
Po, e di ç’mendoni. Unë jam një mafioz i ndyrë që vë gjoba. Dhe s’e keni gabim. Une jam një mafioz që s’keni për ta gjetur kurrë. Sepse unë jam i padukshëm. Dhe quhem VDEKJE. Askush s’mund të krenohet që më ka parë a prekur. Kam shumë armë. Shume duar. Dhe një llogari bankare. HYDRA konvertuar në numra. Mbajeni mend. Secili nga ju do marre shifrën që i përket të japë. Taksa ime natyrore do derdhet këtu. Askush s’ka për të ditur kurrë ç’do bëhet me to. Mjaft të dini që kjo botë e kalbur në shpirt, do ruajë ekuilibrin e do pastrohet nëpërmjet meje!

Anon.