FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Thursday, December 8, 2016

SFERA SHQIPE - 4. Mendjet e mëdha të Z.T.

.

Nëse gjëndesh në Sferen Shqipe e hedh sytë qark, do dallosh që nuk ka kapitenë të mendimit, që të drejtojnë anijen, e të mos ta lënë kurrë atë kuturu. Të paktën jo në këto shtatëdhjetë vitet e fundit. Dhe lind pyetja pse?
Duke lexuar Tropikun e Kancerit të Henry miller pikasa diçka që hapi digat dhe më bëri të rendis kuptueshëm në kokë arsyet;

‘Jeta ka thënë Emerson, përbehet nga ajo çka njerëzit mendojnë gjate tërë ditës. Po të jetë kështu, atëherë jeta ime nuk është gjë tjetër veçse një zorrë e trashë. Unë jo vetëm mendoj për ushqimin gjatë tërë ditës, por ënderroj për të dhe gjatë natës.por unë nuk kërkoj të kthehem në Amerikë, të mbrehem në një zgjedhë të dyfishtë, të rrotulloj gurin e mullirit. Jo, parapelqej të jem një njeri i varfër i Europës. Zoti e di, unë jam mjaft i varfër, por mbetet të jem njeri.

Dhe papritur kjo fjali ngriti perden dhe tabloja në këtë truall të çuditshëm u shfaq e qartë dhe e errët.
Populli kryesisht ndahet në njerez të katit e poshtëm, që vënë në punë muskujt për të justifikuar jetën në tokë. Njerëz  të katit të mesëm, që vënë në punë muskujt dhe mendjen, dhe njerezit e nivelit të lartë, që kontributin e tyre social e japin duke vënë në punë trurin.  Këta janë cerebralet.  Sa më shumë të vesh në punë trurin aq më shumë fiton liri mendimi, e fisnikëri gjykimi dh e njerëzie. Këto janë teori që i di çdo fëmijë.
Por ajo që nuk po kuptohet akoma, është kontradikta e cerebraleve të vendit tonë me Henry Miller.  Mjafton të lexosh e rilexosh atë pjesën më sipër për të kuptuar ç’e shtyn njeriun të fisnikërohet.
Edhe pse Miller këmbëngul që kërkon vetëm ushqimin, edhe pse cerebraliteti i shoqerisë tonë përmes pozash flamboyeske kembëngul që mendimin e tij të ndritur, është krejtësisht situatë antagoniste. Miller shpërfill çdo gjë që mund ti sillte të mira tokësore, për të fituar njerëzoren. Ndersa është e dukshme, e shohim të tërë si cerebralët e shoqërisë tonë shesin çdo ditë nga pak ose shumë, njerëzinë e tyre, për ta veshur lëkurën e njeriut mendimtar, me rroba, me ora, me makina, me ushqime që i bëjne obezë duke u mbyllur trurin si feedback negativ në fund. Shkurt, shesin lirinë për të mira materiale.
Ndërsa Miller thekson që është një zorrë e trashë, ndërsa veprimet e tij si njeri i dijes të hapin rrugën drejt njerëzores, këta njerëz, cerebralët e kohës tonë qe flasin bukur e  ëmbël, dhe vetëm theksojnë me veprime që truri i tyre është dëshperimisht në shërbim të zorrës së trashë. A ka debat publik qe te na coje diku perpara, nje diskutim ne te mire te njerezise shqiptare? JO. Asnje. Debate arkaike mbi etnine. Debate te erreta e shterpe mbi origjinen e Skenderbeut, debate e diskutime mbi  perkatesine fetare, ne jemi ne origjine te krishtere a muslimane. Me kujtohen debatet publike ne duhet t eprishet piramida a jo. Me kujtohet nje ndarje spektakolare e ketyre cerebraliteteve s ne luften politike me greve urie dhe peticione të tipit fletërrufe kundër grevës.
Gjithmonë skema është  e njëjta. Janë dy palë. Dhe diskutimet janë tymnaja e mjegullnaja qe ngrihen per tu hedhur nje ushqim publik njerëzve, që të kenë me çtë merren, e të mos shohin realitetin në sy e të kthehenpapritur në ujq.  Mjegullnaja përmes te cilave ujqit e vërtë të bëjnë kërdinë me këtë vend të katandisur si zhele e mjerë e mjelur si lopë.
Ne kete vend u hedhin kocken e patriotizmit populist popullt qen. dhe kur e sheh me perde të ngritur skenen reale, dhe shitjen e patriotizmit per monedhe sociale, per shtylle e bosht kurrizor, deri dhe per parti politike, neveria shkon në pafundesi, ne deri.
Ndërkohë që në këtë vend shumica  nuk di ç’do të thotë të jesh patriot. E ku thuajse të tërë, çdo orë të ditës së tyre bëjnë saktësisht të kundërtën. Zhvasin, kafshojnë, shqyejnë vendin në tërë format, që të dashakeqësia ndaj komshiut, deri të copëzat e koncesioneve të shitura për ty vota e dy lekë, si Valbona e Langarica, që e shkatërrojnë natyrën, sitet arkeologjike që janë vlerë e paçmuar dhe kurrë më e gjetur. Duke shemtuar fytyrën e bukur të ketij vendit tonë të vogël.
Në tërë këtë gjullurdi që bie erë, nuk mund të kapem kurresesi me popullin e mjerë, me atë që çdo ditë duhet të përdorë muskujt, për të ngrenë bukë. Kjo shtresë e popullsisë sheh në dritë të syrit si qeni padronin pikërisht udhëheqësit. Problemi këtu në këtë vendin tonë të vogël e të marrë peng është i tmerrshëm. Këtu dhe cerebralet bëjnë të njëjtën gjë. Shohin në sy padronin udhëheqës. Duke pritur një cope kockë.
Kushdo ka vënë re i çuditur se si këta njerëz që na drejtojnë, janë po të njejtët, nuk ka diskutime partish e personash në këtë shkrim, vishen me bujë, diskutojnë nën zë për shifra të çmendura kostumesh, orash, makinash, asetesh, pushtetesh okulte të nëndheshme.
Njeriu i përditshëm, i zakonshëm, ul kokën në shenjë nënshtrimi, e adhuron ndriçimin lëbyrës të luksit drejtues. Kjo është diçka krejtësisht normale. Ka diference te madhe midis tyre. Por kasta, grupi i njerëzve, cerebralët, që qëndrojnë si kurorë e një shoqërie mbi gjithçka e mbi të gjithë, ata njerëzit e lirë të mendimit të lirë, është tmerr se si shkalla e lirisë së tyre transformohet në uri. Në zili. E syri i tyre ziliqar helmon veshin, gjakun, zemrën, deri dhe trurin.
E menjëherë këta cerebralë vihen në shërbim të zorrës së trashë. Për pak ushqim të mirë. Për pak thjeshtësi e komoditet në jetët e tyre mjerane.
Pse mjerane? Sepse miku im lexues, të tërë janë kthyer në skllevër. Askush nga këta cerebralë, artistë, mjekë, poetë, shkrimtarë, piktorë, skulptorë, muzikantë, historianë, gjuhëtarë, askush nga këta qe angazhon trurin e tij me politikën partiake nuk është më i lirë por i shitur.
E kur dikush të ka blerë, nuk mundet, sado poza të marrësh, nuk mundesh kurrë të thuash të vërtetën. E ja ku liria jote humbi. E truri yt i çmuar, do modifikohet sipas asaj që ti bën çdo ditë. Të shitesh.
A nuk të ben vallë ty o cerebral i Z. T. i popullit tim një antikombëtar? Një krejt e kundërta e patriotit? Dhe a nuk është kjo të pështysh aty ku ha? Për hir të një kuzhinieri që të gatuan mirë ti je gati të pshurrësh mbi tryezën ku ushqehesh si e si të mos i prishësh qejfin kuzhinierit duke ju sjellë nëpër këmbë në kerkim të tualetit? Në pritje të kockës tjetër të shijshme?
Si eshte e mundur,këta njerëz, pjesa më e çmuar e një kombi, janë të tillë krijesa meskine?
Si ka mundesi të çohen e dërdëllisin pafund për globalizim, modë, krizë botërore, konsumizëm, ambientalizëm, bioenergji, gjeopolitika, festa mondane tituj kalorësish e çdo lloj budallëku mjegullor,  ndërkohë që këtu ka probleme të mprehta, praktike të bukës? Të ujit? të punës, shkollimit, shëndetit publik e skemave të sigurimeve, të shpërndarjes së taksave, të investimeve, të buxhetit, të shitjes së vendit, të cilësisë së zgjebosur të jetesës, të mungesës së gjelbërimit.  Si ka mundësi që këto probleme nuk fliten e shtrohen kurrë nga këta cerebralë, por perkundrazi mbulohen mire e bukur që njeriu popullor te dopohet me debilitet mediatik ?
Po si ka mundesi që kjo shtresë njerëzish që ka pushtetin real të neuroneve të behet palë, madje vegël qorre e pushtetit prepotent? Ky pushtet nuk është gjë tjetër veçse sherbëtor i vendit. Cerebralët janë mekanizmi feedback i kontrollit të këtij pushteti. Populli gëzon shpërndarjen e mirë të përgjegjësive. Si ka mundësi që skema është kaq e çnatyruar, perverse në vendin tonë?
Si ka mundësi që pushtetari sillet si princ, cerebrali si zhol, dhe populli si skllav?
“Sekreti është i tëri te buka” parodizoi Dali surrealistët në 1950. Sa idhësisht e vërtetë tingëllon në ditët e sotme në vendin tonë të sotëm, krejtësisht surrealist.
Do ti pranoj favoret unë, kam fëmijë për të rritur pohoi dikur, diku, një shkrimtar i premiuar i konjukturave pushtetëse. Po mirë, po fëmijët e tu do i edukosh të prostituohen si ty kur të rriten, - më lindi pyetja legjitime. Ky është vizioni që i lëmë fëmijëve tanë?
Sekreti është te buka. Të tërë shiten. Çdo gjë e ka një çmim e vertetë. Po për bukë është çmimi  i trurit shqipëtar. Dhe për miell i muskujve shqiptarë.
E kjo në thelb është trashgimi jo vetëm e Enverit, se skema është e gatshme për çdo udhëheqje. Kjo është trashëgimi otomane. Që i vjen për shtat ndoshta më së miri karakterit të derrit, që mjaf të hajë, pa mund ti shërbejnë dhe plehra.
E duke ngrenë plehra nuk bëhesh një krijesë e shëndetshme për këtë vend.
Kush pështyn sipër, i bie pështyma në fytyrë.
Në vendin fqinjë para disa vitesh Umberto Eko doli sheshit e bërtiti të vërtetat mbi pushtetin e kalbur. Ai njeri (mbi të gjitha) tha të vërtetën.
Po të vërtetat tona kush do i thotë? Partitë politike? Nuk është detyra e tyre. Në fund të fundit janë grupime të ngushta njerëzish e interesash.
Të vërtetat tona do i thonë pushtetarët dhe patriotët e bythës që s’dinë ç ‘flasin, por vetëm lëshojnë mufka për  votën e plebejve të mekur nga uria e inati i verbër?
Prapë, unë di të them një emër që më vjen tani në mend, që doli nga skemat e tha të vërtetën deri në fund. Teodor keko.
E kur ka një Teodor, s ka pse të mos ketë dy a më shumë. Ky shkrim është një homazh për ta. ne kërkim të tyre.
Njerez që, në fund të fundit bëjnë detyrën ndaj vetes së tyre, dhe ndaj kombit. Duhet të ketë dy a më shumë teodorë të japin dritën që këtu ka akoma njerëz të lirë.
Për të qënë të lirë njerëz në vende e në kohë kanë dhënë gjak. Brezit tonë na duhet vetëm pak vërtetësi.
Kush dreqin është aq blozë brenda vetes sa të shesë lirinë dhe të vërtetën për zorrën e trashë?
Në këtë vend që ka aq burra sa të vdesin me tepri për nderin, për gardhin, për parkimin e makinës apo për një puthje, nuk ka veçse njerëz të tredhur kur bëhet fjalë për të vërtetën? Ta bëjmë këtë vend të jetueshëm, të mbjellim dy pemë, e të jetojmë në mos të buzëqeshur, të paktën pa idhësi në cepat e buzëve.
Të shesësh bukën për pak  liri.
Nuk je derr po njeri.

Thursday, December 1, 2016

SFERA SHQIPE - 3. Vrite Diogjenin në mes të Tiranës



Gjëja e parë që do bëj, është të mos flas më për shqiptarët, si çdo shqiptar flet për shqiptaret. Po do shkruaj për brezin tim.
Shqiptarët është term dhe koncept aq i gjerë, që shtrihet nga mbreti i parë ilir deri te fëmija i fundit i lindur sot. ky koncept i gjerë të vetmen gjë që bën, është të humbë përgjegjësinë. kjo është tulla e parë që duhet hequr nga muret që ka ngritur brezi im. Është thjeshtë të fshihesh pas një populli dhe kohëve të ndryshme, pak më e vështirë te fshihesh e mos mbash përgjegjësi në një gjeneratë.

Diogjeni ishte një filozof rruge i antikitetit, i njohur për asketizmin e tij, dhe për batutat e thukta. Diogjeni tallej me çdo gjë. Dhe nuk konsideronte askënd. Mbase kërkonte idealen, por sidoqoftë jetonte në një fuçi, e kutërbonte erë.
Ç ‘lidh Diogjenin me brezin tonë?
Pyetja më e përdorur e brezit tonë është;  “Si s’u bëmë një herë?!”
po kush do bëjë kë? Ne, njerëzit bëjme brezin. E njëkohësisht jemi sintezë e kohës tone.
Por ne jemi katandisur në brezin cinik, tallës e pa sistem vlerash. Tallemi me te kaluaren dhe me te ardhmen. Me personalitetet që e merrnin shumë më seriozisht se ne sot vendin tonë.

Shembull. Në njëzetetetë Nëntorin e Pavarësisë, e Lidhjes së Lezhës, në tryezën virtuale shqiptare një shumicë e madhe e njerëzve të kohës tonë kujtonin tortën. Tortën e famshme të njëqindvjetorit, një nga momentet më të turpshme të historisë tonë shoqërore.
pse shumica e njerezve është e prirur për të kujtuar më të keqen? Më të shëmtuarën?
Pse njerezit e kohës tonë jane kaq mazokiste? Për çdo problem, çeshtje, situatë, shumica e njerëzve që përbëjnë sot shqiptarët, nis procesin e të menduarit me gisht.
Tregon me gisht problemin. Pastaj lëshon pasthrrmen ii. Pastaj vjen momenti analizës, kur problemi veçohet, vihet në shenjestër, e pas kësaj, vjen faza e preferuar e moshatarëve, shqiptarëve të kohës tonë; Tallja. Tallen me çdo problem. E pickojne. E ngacmojnë. E ngucin. E vënë në lojë.
Ama, nga një distancë e sigurtë me problemin, pa iu afruar aq sa të nxisin procese mendimi të stërholluara e përgjegjësi.
Pastaj kërkojnë paralelizma në kohë. Deri kur pasi kalojnë dhe Enverin,  te periudha e Zogut, në kohën e këtij sigurisht kishte gjëra të mira, e pas kohës së Zogut, vijnë turqit, e nga turqit e pushtimi osman vjen çdo e keqe. E me kaq mbyllet çdo proces të menduari.  Askush nuk guxon të thotë zgjidhjen. Pse?
Sepse, të ofrosh zgjidhje, do të thotë të kërkosh përgjegjësi. E të kërkosh përgjegjësi, do të thotë të mbash përgjegjësi. Por brezi jonë është brezi me efemer që ka pare Shqipëria.
Vijmë nga injoranca, izolimi. kemi qenë barktharë e kokëpalarë. E drejtuesit e këtij vendi kanë qenë barktharë e kokëpalarë. Njerëzit zakonisht në bazë të teorisë së kompensimit, kërkojnë atë që s’kanë pasur kurrë. E njerëzit që morën pushtetin shfaqen një babëzi të madhe për t’u pasuruar. Kaq e kishin kapacitetin, kaq bënë. Kjo ishte hapësira  e tyre mendore e vizionare. Dhjami.
Brezi im gjeti veten në urinë dhe shpejtësinë e pasurimit, dhe gjithçka kërkojnë, ëndërrojnë sot, është të pasurohen po aq shpejt. Kjo krijon klimën dhe zinxhirin e varësisë, duke mbetur të tërë kokëpalarë e barktharë. E të dëmtuar e të cënuar mendërisht.
Sepse, sado pasuri të vënë individët, shkretia që i rrethon nuk i lejon të zhvillohen. E shkretia që rrethon njerëzit këtu është e krijuar nga njerëzit. Dhe nuk lejon të mbijë asgjë.
E tëra kjo pra, është një zinxhir vicioz varësish, që na mban robër të tërëve në një gjendje të tmerrshme.
Ndërkohë që gjërat nuk janë kaq të vështira. Paratë janë shumë të rëndësishme në këtë botë, por për të bërë para, të cilat do ti përdorësh për qejf e të mira materiale, duhet të punosh. Që të besh qejf duhet të jesh i aftë të bësh qejf.
Duhet një fizik i shëndetshëm. Duhet një tru i shëndetshëm. Duhet një sens estetik sa më i kultivuar, e ky i fundit vjen nga kultura e grumbulluar. Nga leximet e filmat e burimet elementare të kulturimit të njeriut. Të tëra këto janë cilësi jete. E duhen parqe ku të luajnë fëmijët, e hapësira të përbashkëta publike. Publikja është  e shenjtë. Duhen tërë ato elemente të cilësisë që do i donim për fëmijët tanë.
Dhe këto duhet ti krijojmë ne, brezi i midisshëm nga prinderit, te fëmijët tanë. Jemi ne që na takon përgjegjësia për tu bërë të afte e të denjë per ta ndryshuar këtë vend. Ne dhe vetëm ne na takon ti krijojmë të mirat. E kjo nuk behet duke pyetur, “si s’u bëmë njëherë xhanëm”, as duke ndenjur para e pas pushtetit e partive, as duke vjedhur, por duke punuar. Secili nga ne, e të tërë si brez.
Ka plot njerëz që punojnë, ndërtojnë veten dhe ambientin ku veprojnë cdo ditë e më mirë, me punën e tyre, kontributin e tyre për veten e për të mirën e përgjithshme. Njerëz që kanë interesa, që zhvillohen, që rriten çdo ditë. Këta nuk shfaqin ironi, sarkazëm, cinizëm, tallje. Këta njerëz, kanë respekt për të kaluarën, e respekt për të ardhmen. Dhe tregojnë përgjegjesinë e tyre çdo ditë mbi veten, të tjerët rreth, dhe detyrimisht për këtë vend.
Por këta janë ende shumë pak.
Unë mendoj se ka një frymë të lehtë konspirative ndaj brezit tim. Mënyra e vetme për të na kontrolluar është degjenerimi. Na është injektuar me vite keqedukimi. Brezi im jeton në fuçi.
Të mos merresh me veten. tëmos bësh palestër. Të jesh i deformuar fizikisht. Të mos kujdesesh për shëndetin. Të mos lexosh se është turp. Të mos marrësh libra në shkollë se është turp. Të kesh turp që di. Të jesh krenar për injorancën. Të mos lodhesh. Të mos punosh. Të mos kesh pikën e dëshirës për të marrë asnjë përgjegjësi si përfundim. E kjo ndodh çdo ditë të tërë viteve pas ‘’90, duke u kthyer sot në zakon dhe normë.
Dhe duke qenë se të kanë modeluar si qenie të tallur e të përbuzur, dhe duke të shkatërruar besimin te vetja dhe respektin për veten, tanimë s’të merr askush seriozisht. E ti brez, unë brez, s ‘marrim asgjë seriozisht.
Dhe ne te Shqiperisë trunkolare jemi rast ekstrem, ndryshe nga kosovarët tanë ca kilometra më tutje, që jane shume më të përgjegjshëm ne dimensionin shoqeror. Sepse ata u gjendën përballë luftës për çlirim,e për egzistencë, e lagën lirinë me gjak. E nuk guxojnë sot të jenë të papërgjegjshëm si popull sepse kanë lënë kockat çdo familje për atë vend. Ndaj dinë të kërkojnë llogari.
Ndërsa ne thjesht kemi prodhuar drejtues të uritur që na kanë degjeneruar me mekanizmat e mesipërm. Kjo është mënyra më e mirë për të mbajtur të kontrolluar një popull, një gjeneratë. Të kesh individët e gjeneratës të dobët e të mangët, që ti mbash nën thundër. Duke i kënaqur me një kockë te brejtur që këtyre njerezve si kafe e shtrydhur e pa shtylle kurrizore të këtij brezit tonë, do tu duket pasuri. e do ta ndjejnë veten të pasur. Me kocka.
Kështu, ajo që i mbetet njerëzve është cinizmi dhe tallja.
Nese ti sheh dicka të bërë keq, ti e tall. Sepse eshte i vetmi mekanizëm që është i thjeshte e pa kosto. S’skërkon punë, s’kërkon angazhim mendor, e ngjan edhe si reagim njekohësisht.
Ndaj, ajo që na takon të bejmë,  është të ndalim cinizmin, e te nisim të mbajmë përgjegjësi.
Nëse një problem shfaqet në shoqërinë tonë, gjithçka duhet bërë është të kërkohet nga njerëzit që paguhen për të zgjidhur punët e drejtimit me taksat tona, të gjejnë zgjidhje ose të mbajnë përgjegjësi.
duhet të zgjohemi.
“pse jemi kështu? Si s’u bëmë njëherë?”
 Askujt nuk i intereson më realisht se pse jemi kështu. Se pse jemi kështu,  le të jetë detyrë e historianeve dhe antropologëve, që do kenë mjaft punë me rracën tonë në brezat që do vijnë.
Ne, na takon të këpusim zinxhirin e së keqes. secili nga ne në veçanti do na bëjë ne në tërësi.
Të shndërrojmë talljen që prodhon tallje si atribut i majmunëve, në përgjegjësi që prodhon përgjegjësi, si aftësi e njerëzve.
Ky është transformimi.
Të vrasim Diogjenin në mes të vendit tonë, brenda vetes tonë. Të dalim nga fucia.  Të bëjmë një jetë me të mirë, të kemi respekt për veten. Të krijohemi si njerëz me vete, si personalitete fizike e psiqike të shëndetshme, e të tërë bashkë ti hedhim duart në grykë e të vëmë para përgjegjësisë këdo kokëpalarë e barktharë që kërkon të na shtrydhë si të ishim bateritë  humane të Matrix. Cilësi jetë. Kjo eshte fjala kyce. Sepse vetëm një jetë kemi për të harxhuar mbi këtë tokë, e po këtë tokë do ia lemë fëmijeve tanë.
Dhe s’ka cilësi jete vetjake, pa cilësinë shoqërore të jetës tonë sot e nesër.

Sunday, November 27, 2016

SFERA SHQIPE - 2. Panoramë e shpejtë e përkorë e Shqipërisë në kohë

Per 28 Nëntorin e kujtesës se kush jemi

Shkurt e Shqip


fillesat ilire për tu përmendur jane diku nga shekulli VIII PES. me dy mbreterit e fillesave ilire, Epidamnit dhe Dyrrahut, ne Dyrrah-Epidamnin antik.
ne shekullin e shtatë para erës tonë në Iliri lind prona private, bashke me zhvillimin e zejtarise dhe bujqesise. dhe diferencimin e shtresave, kalimin e ngadalte nga organizimi fisnor ne ate skllavopronar, nga zhvillimi i tregtise ne Dyrrah, sidomos nga lufterat me fiset Maqedonase.
Këtë kohë krijohet federata e parë Ilire, Federata taulante, me taulante, Molose e fise te tjera. Prijesi i regjistruar i federates, Galauri.
Mbreti i parë i shtetit ilir, në shekullin V PES që njeh historia është nga fisi i Lynkesteve, Sirra. 423 PES
Bardhyli me origjine plebeje rrezon Sirren. Fillon lulezimi i historise se Enkeledeve rreze liqenit te Ohrit.
Bardhyli mund maqedonasit dy here, duke vrare mbretin Perdika bashke me 4000 te vrare ne 360 PES.
Në moshen 90 vjecare udhëheq në krye betejën kundër Filipit II. Mbreteria Ilire humb dhe nënshtrohet.
Me vdekjen e Filipit, Kliti biri i Bardhylit ngre krye dhe mund për herë “të papërfillshme” dhe të fundit Aleksandrin e Madh. fitorja zgjat tre dite. Aleksandri mposht dhe sundon Enkeledet.
Qendra Ilire per ti shpetuar dominimit te Aleksandrit shkon ne veri te Taulantet me mbret Glaukia.
Glaukia sorri ne 209 (207) PES Pirron e Epirit ne Epir.
Pirro u quajt, jo vetem nga tere bota, por nga Hanibali vete, strategu me i madh ushtarak i botes antike pas Aleksandrit, duke i dhene vetes modestisht (hanibali) vendin e trete.
nder te tjera Pirro erdhi pr ere te dyte ne fron me ndihmen e Diadokeve (metonjesve te fronit maqedon pas vdekjes se Aleksandrit) sidomos Ptolemeut te I te egjiptit. Ptolemeu i dha bijen, Antigonen pr grua, ne nder te se ciles Pirro themeloi nje qytet, Antigonea, rreze Cajupit sot ne shi e ne diell.
Pirro eshte strategu me i madh tani pas Aleksandrit, thone disa nga diodoket, por kur te shkoje ne moshe te pjekur.
ne shekullin III para krishtit vjen Agroni ne driten e spektaklit. Duke pasur floten me te fuqishme ne mesdhe, pushtimet e tij e bene mbretin me te fuqishem ilir, e pas betejes se tij vendimtare ku tere pushteti ilir u mblodh ne grushtin e tij, vdiq ne pije e siper, nga helmimi nga pija. Nga qejfi i fitores.
Ne historine antike kemi tre mbretër qe kalojnë fuqitë e tyre ne siprmarrje, dhe nje mbretereshe. Pirro, Agroni, Teuta, dhe Genti. Sikur vetem sjeljet e ketyre glamoroze dhe te cmendura te analizojme, s ka asnje nevoje tjeter per te gjetur trshgimi t eplote ne ditet e sotme.
pas Agronit vjen Teuta.
Teuta jo vetem eshte rast i rralle ne antikitet, por mbi te gjitha eshte njeriu me i fuqishem ne Ballkan, dhe fuqia e vetme e barabarte me Romen. Me nje flote prej 200 anijesh, Teuta ishte superfuqi ne mesdhe, dhe e vetmja prijese qe arriti te bashkoje nen nje sundim nje vjecar mbreterine Ilire dhe Epirote ne nje kurore deri ne Dalmaci.
Pasi vrau te derguarit e Romes teuta shkaktoi Lufterat Iliro Romake.
nuk dihej c gjuhe do kishte antikiteti sot, nese Demeter Zfari bashke me kolonite greke nuk do e tradhetonin Teuten, duke i nenshtruar floten Romes pa asnje sekonde beteje, e duke i hapur Romes dyert e hyrjes nga qytet shtetet Ilire.
Teuta vdes ne ekzil ne Kotor, te keshtjella rraskapitse per tu ngjitur, ne maje te malit, ne rreze te limanit.
Demetër Fari vetë bën luftën e dytë iliro romake.  Tradhtohet nga Skerdilajdi.
Mbret Genti, i madhi i fundit mbret Ilir, mbledh Ilirë Epirotë Maqedonas nën flamurin e tij duke brerre luftren e fundit Iliro Romake,
Genti mbyllet ne Kalane e Shkodres, e kishte shume mundesi ta sprapste sulmin Romak me nje traktat paqe të shëndetshem, por çmendurisht vendos ta përballojë Romën në fushë beteje të pastër në mes të fushës. Humb. Kapet rob. Dërgohet në Romë me gjithë familjen.
Fillon vasaliteti Romak.
Trashgohet vasaliteti Bizant.

II

Gjin Progoni prijës i Shqiperisë 1198-1208
Dhimiter Progoni Princ i Shqiperisë
Gregor Kamona, Sundimtar i Krujes dhe Elbasanit. 1216-1253
Golemi, dhenderr i Kamonas, - 1254

Mbreteria Anzhuine, Karli I, karli II, 1272- 1294
Filipi Anzhu         __)
Roberti Anzhu    __)  1294-1332


Principatat

Duket e Durresit
Gjon, karl, Luis Anzhu 1332-1376


Dukët e Vlorës
Dinastia e Shishmanëve
Gjon Komnena Aseni
Aleksander Komnena Aseni
Komnena
Ruzhina
 te tere midis 1332 – 1417

Princat e Beratit
 Andrea Muzaka (fitoi te drejten e Shqiponjes dy krereshe ne embleme nga Bizanti)
Teodor Muzaka
Teodor II Muzaka
teodor III Muzaka

1335 - 1444

Despotet e Angelokastronit, Lepantos, Artes
Gjin Bua Shpata
Pjeter Losha
Gjin Zenebishi, zot i Gjirokastres, vasal i Shpates

Princat e Shqipërisë (1368–1444)
Dinastia e Topia
Karl Topia  1368–1382
Balsha i II 1382–1385
Karl Topia 1385–1387
Gjergj Topia 1387–1392
Andrea Topia 1443-144

Princat e Dukagjinit (1387-1444)
Pal Dukagjini dhe Leka I Dukagjini (1387-1393)
    Tanush Dukagjini (1393-1438)
    Pal II Dukagjini (1438-1444)

Princat e Kastriotit (1389-1444)
Gjon Kastrioti (1389-1417)
Gjergj Kastrioti (1443-1444)
Pas kesaj, Shqiperia nen sundimin turk, me gjithe tentativat e pasardhesve te Kastrioteve per te rimarre kreun e kryengritjes dhe Fronin duke zbarkuar Gjoni nga Italia ne Shqiperi, por pa sukses.

III

Princat e Shqipërisë Moderne (1914)
Dinastia Vid
 Vidi I (1914)
Krerët e dinastisë Vid (1914–1973, jo qeverisës)
 Vidi I (1914-1945)
Karol Viktori (1945-1973)

Mbreti i Shqipëtarëve (1928–1939)
Dinastia Zogolli
Zogu I (1928-1939)
Krerët e dinastisë Zogolli (1939–sot, jo qeverisës)
Zogu I (1939-1961)
Leka I (1961-2011)
Leka II (2011-sot)

Pushtimi Italian (1939–1943) Dinastia Savoia
Mbret Viktor Emanueli II
Nen Italine Fashiste                                    7 prill 1939

nen Gjermanine naziste                                      29 nentor1944
 • Republika popullore e Shqiperise (rep. II) 11 Janar 1946
 • Republika popullore socialiste e Shqiperise (rep. III) 28 Dhjetor 1976
 • Republika e Shqiperise (Republika e IV)  29 prill 1991
                                                                         28 Nenetor 1998





Sot, Shqipëria, me 14500 trupa ushtarale, 5000 rezerviste, asnjë tank, hapesira ajrore mbrohet nga avionë italianë e grekë, hapësira detare nga mjete italiane, nën kuadrin e NATO.
GDP nominale 4470 per capita,
Sot, duhet të shmangim cinizmin, duhet të kuptojmë që të tërë jemi këtu brenda, e duhet të marrim seriozisht e punojmë për tëemirën e këtij vendi 29 mijë km. katrorë.

28. 11. 2016.

Loer Kume

Thursday, November 24, 2016

SFERA SHQIPE - 1. Perralla urbane e shkrimtarit shqiptar te pas ‘’90





Para disa vitesh nje shkrimtare e quajtur Tessa De Loo erdhi ne Tirane e kerkoi me qiri shkrimtaret shqiptare te pas 90. Dhe u ankua qe s’gjeti askund  asnje.
Nderkohe ndoqa retoriken televizive midis botuesve dhe gazetareve mbi letersine shqiptare e shkrimtaret e pas 90 e diskutimet mbi panarin e librit.
e me erdhi ne mend perralla urbane qe flet per nje shkrimtar shqiptar pas viteve ‘’90, dhe per romanin e tij te pare.

Atehere, na ishte njehere nje tip. Kishte qelluar me shpirt te ndjeshem. Poezia hyri ne te qe ne moshe te njome dhe ai kishte aftesine ta nxirrte nga vetja shume bukur. Ne moshen pese vjecare  shkroi poezine e pare. Dhe keshtu eci ai nisi rrugen e tij, vit pas viti, poezi pas poezie.  Ne shkolle te mesme  lexonte e lexonte,  shkruante e shkruante. Duronte talljet e shokeve qe kishin alergji nga librat, dhe kalonin kohen nga masturbimi i rradhes te matja e rrugeve tere diten e dites. Duronte veshtrimet perbuzese te vajzes qe pelqente se ajo ishte me e bukura dhe ai poeti.
Do me shihni, - thoshte me vete. - Dikur une do shkruaj librin tim te madh. Dhe te tere ju do me respektoni, doni apo nuk doni.
Nje here fitoi dhe cmimin e dyte ne konkurs. I pari ishte per njerez te fuqishem. - Do me shihni me vone kur une te jem njeri i fuqishem, - tha prape me vete duke shtrenguar dhembet.
Filloi studimet per gjuhe letersi. Mund te kishte studiuar per gjera me frytdhenese nese do ishte njeri me logjike por jo. Ndoqi pasionin e tij te jetes. Aty ishte ne boten e tij. Te tere ishin si ai. Letrare. Dhe puthi per here te pare nje vajze qe ishte si ai. Dhe jetoi vitet e shkolles me pasion dhe perkushtim. Ajo ishte puna e tij. Do I jepte famen, dhe cdo gje qe te donte.
Mbaroi shkollen, doli per here te fundit nga dera e saj, dhe si per here te pare ne sy i ra freskia e cmendur e fustaneve verore dhe vajzave te kesaj bote konkrete. Iu vu pas vajzave. U thoshte qe ishte gjeni, qe e vleresonin tere ata qe merrnin vesh nga letersia. Asnjera nuk i jepte me shume se nje buzeqeshje te ftohte. Cu hynte ne pune nje gjeni letrar?
U kujtua nje moment qe duheshin para dhe kerkoi pune. Asgje. E kujt i duhej nje gjeni letrar?
Filloi diku ne nje librari si shites. Keshillues librash i perlqente te quante veten. Thoshte se merrej me drejtimin e brezit te ri ne letersi. Merrte dy  lek rroge. Ishte njezetetete vjec, e jetonte duke lexuar dhe ngrene ne shtepine e babait.
Perfundoi me ne fund romanin e tij. Romanin e pare. Nje roman te mahnitshem per shpirtin dhe boten.
- Tani jeta ime do ndryshoje. Kritika do e kuptoje thelbin e filozofise time. Do behem i madh si ‘X ‘dhe ‘Y’ dhe romani me pak fat do perkthehet nga nje perkthyes I njohur. Do lexohem dhe kuptohem ne bote. Dhe ai do shkruaj emrin tim ne regjistrin e madh te shkrimtareve boterore.
E hodhi doreshkrimin ne file kompiuterik ne nje internet kafe duke paguar me leket e kursyera me zor nga rroga dhe filloi te kerkonte botues.
“Ti, me fal qe po tregohem disi harbut, por po te flas hapur, nuk je askushi. Je mall I ri ne treg. Qe do te thote mall I pasigurte. Me shume mundesi nuk do kesh sukses qe me librin e pare. Nuk  mund te rrezikojme parate tona. Duhen leke per botim. Te pakten 2000 euro. Vetem 500 kopje. Lidhje cilesore.”
Ku te gjente 2000 euro nje dikush me 15000 leke rroge ne muaj? Atehere mesoi te kerkonte. Ti kerkonte atyre qe kishin. Dhe ata e degjonin pak minuta dhe buzeqeshnin. Entuziazmoheshin nga pasioni i tij, por sapo dilte na dera e harronin.
Filloi ta ndjente veten parazit dhe lypes. Per hir te artit- i perseriste vetes.
Megjithate njerit qe e donte letersine dhe kishte kohe me shume se te tjeret, I erdhi keq. Parate u gjeten Libri u faqos, shtyp, lidh dhe botua.
Ishte emocion prinderor te mbante ne dore librin. Gati si foshnje. Me ate kopertine te bukur, te shkelqyeshme. Me ate kopertine qe do e preknin mijra duar, do e dashuronin mijra mendje...
Filloi faza tjeter e reales. Te bridhte librarite, kinkalerite, bibliotekat, shkollat. Per te shitur librin. Sigurisht jo me leke ne dore. Libri vihej ne vitrine, dhe kur blihej, atehere ai merrte leket.
Kalonte afer librarise dhe shihte tere krenari kopertinen e tij aty.
E cila ngadale dhe me siguri u be e verdhe nga dielli dhe gri nga pluhuri. Sepse libri ishte vendosur ne krahun e librarise ku pluhuri nuk fshihej kurre e ku dergjeshin dhjetra libra te tjere shqiptare, idiote, bastarde, e gjeniale. Libra te shkruar rishtazi, pas ‘’90-tes.
Kritiket nuk e moren vesh ndonjehere qe ishte botuar nje liber i ri nga menyra e te shkruarit ne Shqiperi nga nje shkrimtar i ri premtues.
Ata kishin pune. Te merreshin me politike. Dhe te shkruanin artikuj kritike se  “pse nuk ka kritike letrare”
Botuesi magazinoi librin diku si stok.
Kuptoi qe askujt ne kete vend te cuditshem nuk ia ndjente per letersi. Sepse nuk kishte buke ne qarkullim. Njerezit e shkrete ishin ne kerkim te dy lekeve per te ushqyer familjen. Gjeja qe i gezonte me teper ishin ende  ardhja e drites dhe ujit. E c’mund tu hynte ne xhep atyre per nje roman te ri qofte edhe gjenial? Ai s’bente per t'u ngrene. Te kapitur, me mire degjonin predikimet e deshmitareve te Jehovait.
Dhe kete shkrimtar te ri te vjeter sa bota shqiptare e pas 90, cinizmi qe e pushtoi kur ndjeu disfaten, ia thau burimin e frymezimit.
Nuk kishte me tema shkrimi. Jeta e perditshme nga puna ne klub, e ne shtrat nuk ofronte brumin e nevojshem. Mendimet e vrullshme per te pare vendet e botes e njohur njerez te rinj u bene enderra te buta per te fjetur gjume.
Nderkohe Ishte shendoshur, thinjur, bere burre.
Filloi te shkruante artikuj per gazeta e te kerkonte ne dyert e redaksive honorarin. Por, nuk ishte honorar per artikujt kritike te artit. Nuk kerkohej kritike letrare ne treg. Ndaj, sipas keshilles se nje miku, filloi te ndiqte ngjarjet politike. Dhej te fitonte para duke u angazhuar me nje force dhe Duhej te gjente grua. E vendosi nje dite para nje gote konjaku vendi. Do te behej analist.


Ky eshte me se shumti shkrimtari I ri shqiptar sot. Mund ta gjesh ne kafene e lagjes, apo ne klubin ku mbidhen njerez te rendesishem, per te vjedhur ndonje fjale me vesh e nxjerre ndonje lek ne ndonje gazete apo kapur ndonje vend pune ne administrate.
                                                                                                             LOER KUME
 

Tuesday, November 22, 2016

Te duash grate

Shembje muresh, shamish, e cdo pengese tjeter qe nuk eshte natyrale nga njeriu te njeriu ne nje shoqeri te hapur e normale.
Mbi te gjitha per mashtrimin idiot qe te jesh e mbuluar je me prane hyjnise.
Nese donte hyjnia te bente pa floke, pa buze, pa veshe, pa molleza, pa gjoks, pa seksualitet.
Eshte fyerje e hyjnise ta mbulosh vepren e tij.
Kjo thene nga logjika fetare.
Grate sot me levizjen feministe, para se te luftojne per te pasur muskuj si burrat duhet te punojne shume me emancipimin e shkollimin e femres se shtypur qe katandiset ne kete menyre ne mes te civilizimit europian.
Njejta gje vlen dhe per meshkujt me pantallona trecerekeshe e mjeker si e profetit 1500 vjet perpara.
Jetojme ne epoke tjeter. Kohe te tjera. Feja eshte e drejte elementare, qe ka te beje me shpirteroren e njeriut, e s ka lidhje fare me veshjet e shfaqet publike hipokrite te devotshmerise.
Evolucion.

Friday, March 18, 2016

I thuaj jo tolerancës fetare




Sot është dita ndërkombëtare e konsumatorëve. Dhe, ndërsa shoh nëpër të lajmet e drekës, unë, konsumatori shqiptar, konsumova dashur padashur një përqindje të madhe... fesh.
Presidenti i Shqipërisë dhe kryebashkiaku i Tiranës përurojnë bustin e Papa Bergolios në Tiranë.
Ndërkohë në Kosovë, studentë të universitetit të Prishtinës falen nëpër salla, kërkojnë vende të posaçme falje, i ndajnë vendet e faljes meshkuj e femra veç, dhe gjatë kronikës së lajmeve mësojmë që vende speciale falje kanë deri edhe në godinat e trupave speciale të Kosovës.
Kam parë jashtë oborrit në shkollën time fillore fëmijë që bënin fiskulturë me veshje fetare. Femijë, e theksoj.
Ndërkohë diskutimet e veshjeve e simboleve fetare vazhdojnë të enden sipër kokave tona në përditshmëri ku vazhdimisht has në meshkuj të veshur çuditshëm, me mjekra e qethje të çuditshme, e gra të mbuluara kokë e këmbë.
Dhe prapë ndërkohë, Shqipëria e ka kthyer në kalë beteje, - te vetmin kalë mbase? - të tufës së gjërave të dalluara, pikërisht tolerancën fetare.
Po kjo tolerancë fetare që ne ngrëmë e vëmë, sidomos nga institucionet politike e ato fetare zyrtare, është një tullumbace e fryrë me asgjë. Është një armë diplomatike e konsumuar dhe  qesharake tashmë, që po kthehet në diçka të dëmshme. Tolerancë fetare në vendin tonë nënkupton të përhershmen, që gjithkush bën çfare ti dojë qejfi me fenë, pa u kritikuar, kryqëzuar nga opinioni publik, social, e pa madje u diskutuar fare.  Çfarë duhet busti i papës në mes të kryeqytetit? Çfare duhen ata qindra njerëz që shtrihen e falen orë e pa kohë, në vendet më të papërshtatshme, duke rregulluar tërë ritmin e ditës së tyre, tërë ciklet e tyre njerëzore në bazë të lutjeve? Për çfarë dreqin luten? Pse vishen në menyrën tipike arabe e sipas modës së viteve 600? Kujt duan ti tregojnë çfarë? Ne si komb, kujt duam ti tregojmë çfarë me termin tolerancë fetare?
E vetmja tolerancë fetare që unë personalisht logjikoj në të mirë të shqipëtarëve dhe të vendit tim, është që askush në këtë vendin tonë me plot siklete, mos të merret publikisht me fe të asnjë lloji. Fenë ta mbajë gjithkush në shtepi të tij, e në institucionin fetar përkatës, e kohën e çmuar të mos ta kalojnë duke zënë miza nëpër kisha e xhamia, por këtë devocion, t’ia dedikojnë punës e prodhimit të gjërave të mira për shoqërinë.
Feja është diçka krejtësisht personale, është kriter i botës shpirtërore, dhe në të njëjtën masë si seksi, ka të bëjë me individualitetin intim të njeriut.  Ndaj askujt nuk i takon të ngatërrohet me personalen e tjetrit pa dashjen e këtij të fundit.
Para se të shpikim, lakojmë, e caperlojmë termat tolerancë fetare, e bashkëjetesë fetare, duhet të ngulisim në kokën e secilit nga ne termin bashkëjetesë sociale. Pa i vardisur, flakëruar tjetrit në fytyrë simbole fetare, madje dhe seksuale, (tjetër diskutim, i njëjti parim) duke e detyruar të zgjedhë, të pranoje ose jo, por duke mbajtur publikisht një qëndrim të denjë e neutral përballë feve, e më social e njerëzor në raport me njeri tjetrin.
Koha është pasuria më e madhe e njeriut. Problemet e mëdha fetare, inkuizicioni, e errësira mesjetare në Evropë erdhi pikërisht kur njerëzit nisën të shkojne çdo ditë në kishë. E sot, po shkojnë më shume se një herë në ditë në xhami. Ndaj uroj që koha e çmuar njerëzore, sidomos shqipëtare, të shpenzohet në mënyrë të shëndetshme e prodhuese për vellain e motrën në krah, jo në mënyrë shkapërdarëse duke lutur e falur,e pritur nga vëllai e motra në krah të pranohen ose jo në bazë të doktrinave fetare të dymije vjetëve më parë.
Ndaj, konsumatorët, të konsumojnë vepra tokësore, mundësisht të mira e të shëndetshme, e të konsumojnë më shumë kulturë të përgjithshme, edhe kjo e shëndetshme për trurin, e vërtetuar shkencërisht madje, se për të tjerat ka një vend e një kohë tjetër, “në ameshim”.
Sot, më shumë edhe se gjatë Rilindjes, nuk duhet harruar që e kanë thënë aq bukur njëqind vjet më parë ata burra të mençur e shqiptarë të mirë, feja e shqiptarit eshtë shqiptaria.  

Loer Kume
15.03.2016