FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Monday, December 18, 2017

SFERA SHQIPE 6 - Heshtja Shqip e artistit



Shqipëria është një tollovi e madhe. Në 27 vitet e fundit të ekzistencës  ka parë çdo lloj ngjyre të çmendurisë dhe poshtërsisë, në tërë nivelet e shoqërisë. Ndyrësia fillon që te e pështyra në tokë e çdo burri dhe gruaje, deri te e pështyra e pandalshme keqtrajtuese që i shatrivanizon çdo ditë mbi kokë qytetarit “kokëpalarë”shtresa politike e vjetër dhe e re, që në thelb është e njëjta.
Njeriu shqipëtar shkon prej 27 vitesh tashmë, të votojë të njëjtët njerëz, ose trashgimi njerëzish, të ndarë fare rastësisht në dy kampe politike me variacione satelitore përreth. Të cilët shkatërrojnë, grabisin, vjedhin, bëjnë keq atë çka mund të bëhet mirë, me dashje.
Injektojnë negativitet, krijojnë klimë të poshtër në kokat e popullsisë shqiptare çdo ditë.
Dhe njeriu shqipëtar voton njësoj, dhe beson se duke bërë të njëjtin gabim pafundësisht, do ketë rezultate të ndryshme çdo herë.
Dhe çdo herë merr të njëjtin rezultat; pështymen në kokë. Ndaj është kokëpalarë.
Shumica e shqiptarëve jetojnë në varfëri të plotë krahasuar me Europën. Në një vend kaq të pasur sa i yni, që tre milionë njerëz mundet ti ushqejë bujarisht.
Në 27 vjet në raporte kokakëmbas me Europën në zemër të së cilës jemi, ne kemi ushqim të shkatërruar me lloje soje rrezatimesh e keqformimesh, që e kapërdijmë perditë e s’ndihemi, kemi hapësira pune të shkretuara, gangrenën e qelbur  te kurrëzgjidhjes së pronave, shërbim shëndetësor të keqpërdorur dhe të vjedhur, shërbim policor të korruptuar, shkatërrim të tokës bujqësore, keqpërdorim dhe mospërdorim të burimeve natyrore, shitje tradhëtare të tyre, moskujdesjen e lënien si këlyshë qeni të shqiptarëve në botë nga perfaqësitë tona diplomatike, keqpërdorim të rrugëve, moszhvillim të infrastrukturës, shkaterrim i qyteteve pa plane urbanistike e me ndertime te përbindeshme si kthetra shtrigash në qiell, lënie në mjerim të plotë të fshatrave të humbura, shkatërrim i sistemit arsimor, shkatërrimin e historisë dhe truallit arkeologjik, dhe mbi të gjitha, sistemin më të ndyrë të drejtësisë që një vend mund të ketë.
Sigurisht që ka dhe zhvillim, ka dhe gjëra të mira në këtë truall, ka dhe ecje përpara, por këto vijnë kryesisht nga individët njerëz të këtij vendi. Ajo që është e qartë është se i vetmi dualitet, i vetmi konflikt real mbi këtë vend, është midis njerezve të tij dhe drejtuesve të tij.
Sot në 2017 nuk ka asnjë figurë politike, asnjë njeri të vetëm, qoftë dhe sikur një krijesë të papërfillshme në arenën politike shqiptare, te i cili të jenë drejtuar sytë me një fill shprese. As edhe një. Një forcë e madhe politike e kalbur.
Por te shohim pak më larg se kaq. Politika shqiptare është pjellë e po këtij populli. Nga këta njerëz pështytës ka lindur, e këta njerëz pështytës pështyn sipër. Gjithmonë politikanët e drejtuesit vijnë nga shtresa e mesme e intelektit shoqëror. Perfaqesojne mesataren e ponderuar popullore. Ata dialogojnë vetëm me turmën.
Pyetja e vërtetë që lind pas kësaj rendjes nepër realitetin më sipër, është, ku dreqin janë Mendjet e këtij vendi?
Kësaj shoqërie që endet kuturu 27 vite nga një rrëmujë në tjetrën i duhet mendimi i pastër.
Nuk e presim dot mendimin e pastër nga profesorët e akademikët, janë pjesë e sistemit të kalbur arsimor. Nuk presim drejtim apo mendim nga sistemi i drejtësisë, është kalbësira në nivelin më të fundit.
Madje as nga sporti nuk presim dot reagim, se për korrupsion është në garë kokë më kokë me sistemin e drejtësisë.
E vetmja shtresë që në këtë vend mundet akoma të ulërijë mendimin e qartë e të lartë, të thotë të vërtetën,  janë artistët.
Shkrimtarët, piktorët, filozofët, përkthyesit,  aritektët, aktorët, regjizorët, këngëtarët, kompozitorët, poetët, tekstshkruesit, artistët e arteve figurative, stilistët, balerinat, sportistët, me shtyllë kurrizore, dhe tërë të tjerët, ushtria e madhe e së vërtetës.
Sepse artistët nuk bejne kompromis, në kurriz të së vërtetës, të më të mirës. Është efekt i krijimit ky, nuk mund të krijosh art nëse nuk kërkon më të mirën.
Po nuk mund të jetosh gjithashtu si artist i qetë në kërkim të artit tënd, kur rrethohesh nga kaq shumë klimë e poshtër rreth vetes, kur sheh kaq shumë “më të keqe” rreth vetes.
Atëherë ku është revolta e artistit? Ku është kërkimi i më të mirës? Ku është zëri i përbashket i joni në kërkesën e llogarisë? Në vënien me shpatulla pas muri të autorëve  të tërë të zezave që bëhen në vendin tonë e në kurrizin tonë?
E vetmja herë kur një grup artistësh u mblodhen është kur ua kërkoi një palë politike të flisnin në kurriz të një pale tjetër politike. Dhe aty menjëherë u politizuan të tërë, duke u ndarë edhe artistët në dy fraksione mjerane. Duke humbur besueshmërinë dhe shtyllën kurrizore.
Ku është pushka e artistit drejtuar padrejtësisë dhe masakrës 27 vjeçare që i bëhet këtij vendi e ne të tërëve?
Muzikantët e bënë një hap para duke protestuar për shkatërrimin e pasurive natyrore.
Por eshte shumë pak për kaq shumë keq në vendin tonë.
 Artistët më vete bëjnë ç’të duan, dhe janë krijesat më individualiste e egoiste të shoqërisë. Por, të tërë bashkë, bëjnë shtyllën kurrizore dhe trurin e vendit.
Ndërkaq emrat nuk kanë rëndësi. Emrat e të akuzuarve janë të tërë  një emër. Të treguarit e së vërtetës, të akuzuarit e fenomenit, kërkesa për të mbajtur përgjegjësi, kjo është detyra e artistit.
ky vend do bëhet.
 Sapo të zgjohen të parët artistët.  

Friday, March 17, 2017

SFERA SHQIPE 5 - “Rroftë Shqiptaria e Lirë”, Zgjidhja Finale, Fëmija nga Albanea


“Në sferën Shqipe, brezi juaj i rrëmujës i ka parë të gjitha. Çdo lloj përçudnimi të natyrës njerëzore, brenda kufijve të kombit tonë primitiv në esencë. Çdo formë të së keqes, të tëra me emeruesin vdekje.
Dhe vdekja më së pakti është vetëvrasje, e më shumti vrasje në këtë vend.
Vetëvrasja në koncept njihet si  akt aristokratik final rebelimi ndaj paracaktimit të jetës, ose si akt frike ekstreme ndaj jetës.
Nga ana tjetër, në kombin tonë të përbashkët shqiptar, vrasja është gjëja më e thjeshtë që mund të ngjajë. Akti më elementar për zgjidhjen e një problemi.
Askush nuk mendon zgjidhje tjetër më të shpejtë konflikti përveç vrasjes, eleminimit fizik të së keqes personale të momentit. Faktet e statistikat e kohës tuaj jane të frikshme.
Pa marrë parasysh as ligj, as frikë, as rrezik familje nga gjakmarrja, as ndjeshmëri ndaj jetës së personit, individi shqiptar vret.
Në historinë e Shqipërisë, atë të renë, pati të shtëna.
Në 1920, Avni Rustemi vrau në Paris Esad Toptanin, i njohur si politikan arrivist i cili punonte pa asnjë hezitim në të mirën personale në dëm të vendit, shqipëtarëve, dhe gati per të shitur çdo pëllëmbë Shqipëri. E vrau duke e quajtur tradhëtar të kombit shqiptar.
Avokati i Avni Rustemit në Paris para gjyqit e cilësoi vrasjen si; krim pasional me nxitje të një populli të tërë
Në 1923 Beqir Valteri, një i ri tetëmbëdhjetëvjeçar në mënyrë të drejtëpërdrejtë atenton Zogun, në një veprim totalisht politik. Gjykon që Zogu ishte i rrezikshëm për mbarëvajtjen e vendit, dhe vendos ta vrasë.
Në 1941, një njëzetvjeçar, Vasil Laçi, organizon një atentat ndaj mbretit të Italise, Viktor Emanueli III, dhe kryeministrit kuisling të Shqipërisë Shefqet Bej Vërlaci.  Duke thirrur Rroftë Shqipëria e Lirë ai qëllon drejtpërdrejt mbi dy personat e lartpërmendur. Trimi vendos që duhej një akt madhor politik, një zgjidhje finale për të treguar vullnetin e bijve të Shqipërisë ndaj pushtimit.
Vetë Zogu, si rrefehet në kujtimet e Sejfi Vllamasit, i hapet Vllamasit duke i thënë, të hedhim parlamentin në erë, vetëm duke i zhdukur të tërë ata derra brenda do hapim rrugën për të bërë vendin e ri. Ndryshe ky vend nuk behet. Më ndihmo.
Sejfiu refuzon diçka të tillë. S’mund të vrasim njerëz, - thotë. - I kemi miq shumë nga ta.
Sejfi Vllamasi refuzon Këtë Zgjidhje Finale. Po a bëri mirë apo keq? Mbi ç’baza? mbi moral? Moralin e miqve, apo të kombit? Mbi ç’të drejtë? Mbi të drejtën ligjore apo natyrore?
Në 1968, në vendin fqinjë Greqi, një poet e aktivist politik i njohur asokohe për qëndrimet e tij kundër diktaturës së gjeneralëve, Aleksandros Panagoulis, organizon në vetë të parë një atentat ndaj gjeneralit Papadopoulos. Në sallën e gjyqit Panagoulis thotë, unë nuk mund të vras një njeri. Unë s’vras dot një mizë. Unë tentova të vrisja një tiran.
Vite më vonë, poeti atentator Panagoulis tregon se kur dikush merr përsipër në mënyrë arbitrare t’i bëjë keq vendit të tij, atëherë gjithëkujt i lind e drejta t’i marrë jetën atentatorit të kombit.
Kur dikush merr përsipër të dëmtojë vendin, atëhere gjithkujt i lind e drejta të marre jetën e atentatorit të kombit.
Kur dikush merr përsipër të dëmtojë vendin, kushdo qoftë ky, atëhere gjithkujt i lind e drejta ti marrë jetën atentatorit të kombit.
Në kohën kur Panagoulis tentonte të merrte jetën e tiranit, në Shqipëri një nga tiranët më gjakatarë e të tmerrshëm që ka parë njëqind vjetëshi i juaj i njerëzimit, bënte çfarë donte, vriste kë të donte, dhe askujt nuk i bënte përshtypje. Askush nuk u ngrit. Asnjë Avni, as Vasil. Përse? Mbase shqiptarët nuk ishin dhe aq keq nën diktaturë? Mbase ishin injorante totalë? Mbase sepse diktatura u bë gjendje njësoj si gjumi dhe e ngrëna? Mbase për të tëra bashkë?
Sidoqoftë duhet të kishte përjashtime me Avni e Vasilë, të paktë e të fshehtë po duhet të kishte. Po ja që s’pati. E kaluara është e paqartë dhe ambigue në sjelljen e qytetarëve me atdheun. 
Po sot? A është gati brezi juaj të marrë në dorë fate?
Të jesh njeri ambicioz, të kërkosh pozicion politik, apo funksionar në shoqëri është gjëja më e shëndetshme e mundshme për një brez. Të piqet aq sa të kërkojë të marrë fatet e vendit në dorë. Në gjyqesor, akuzë, polici, ligjvenie, politikëbërje, në çdo hallkë të pushtetit të zbatuar vendor a qëndror.
dhe të gabosh në bindjet dhe politikat e tua dhe të grupimit tënd, dhe të dështosh pasi kërkon të të besojnë, dhe të zhgënjesh, është mëse njerëzore.
Të shkaktosh ose pësosh korrupsion për të marrë favorizime minimale, bën pjesë gjithashtu në ligjin e me të fortit, dikush të kalojë rradhën më shpejt se dikush tjetër pa dëme të mëdha anësore.
Por, të kërkosh pushtetin dhe drejtimin në emër të bashkëkombasve, e ta shfrytëzosh për të mirën tënde personale, për të përdorur të mirën e përgjithshme për tu pasuruar, përfituar, për t’u majmur si makutër të pangopur pafundësisht duke ngrënë si kanibalë vetë njerëzit e kombit tonë, kjo është një vepër aktikombëtare kardinale që kërkon sigurisht një zgjidhje po kaq malinje e kardinale. Zgjidhjen Finale.
Zgjidhja Finale është e vetmja mënyrë për të rikthyer besimin në vlera. Dhe për të vendosur rendin njerëzor mbi rendin e xhunglës, ku më i forti fiton e ku prodhohen tradhëtarë të vendit dhe popullit.
Është e dhimbshme të shohësh të rinj e të reja që bëjnë rradhë rreth politikanëve tanë të vjetër, që janë thelbi dhe themeli i gjithçkaje të keqbërë që ka bartur ky vendi jonë.
Të rinj që rreshtohen rreth tyre, buzëqeshin, lëpijnë, duke pritur rradhën. Por kjo sidoqoftë është normale dhe njerëzore. Të rinj të tillë oportunistë ka gjithmonë.
Është po kaq njerëzore që të rinj të tjerë të jenë në burg, për krime nga më të çuditshmet e ordineret, deri dhe për vrasje.
Është natyrale që dhe plot njerëz nga dëshpërimi i jetës së tyre mynxyrë të vetëvriten. Ka të tillë kudo.
Por, midis tërë këtyre njerëzve, midis tre milionë patriotëve, që thërrasin e evokojnë Skënderbeun dhe Shqipërinë Etnike nëpër profile rrjetesh sociale e tatuazhesh në trup, që kryejnë lloj lloj krimesh ndaj tjetrit si vetja, a nuk është po aq natyrale që, pa shkuar deri të Skënderbeu që është fjalë e madhe,  midis tyre të gjendej një Avni Rustem? Një Vasil Laç? Kundër tradhëtarëve të kombit tonë?
‘Duhet’ është fjalë jokomode. Sidomos për Shqiptarinë, e sidomos për brezin tuaj të rrëmujës, të mësuar të veprojë me hapin e vogël, vetëm për vete, pa plan, kuturu, me ndërgjegje të tunduar, e pa pikë përgjegjësie .
por DUHET të ketë aty midis jush, ujq të vetmuar, VasilLaçër e AvniRustemë që enden e veprojnë për mëmëdhenë, patriotë të vërtetë vetëmohues.
Nga një për çdo kokë që vjedh këtë vend, që shitet, që majmet, që shfrytëzon besimin e popullit, pozitën e përgjegjësitë e tij publike për të qënë të papërgjegjshëm e shfrytëzues të tokës tone e gjakut tonë.
Duhet të ketë AvniRustemë siç ka çdo lloj e soj forme egzistence njerëzore në këtë vend, nga një Vasil për çdo kusar, nga një Avni për çdo tradhëtar, nga një vetëmohues, planifikues, për çdo armik të atdheut tonë, me një zgjidhje finale në dorë e “Rroftë Shqipëria” në buzë. “
- Kështu foli fëmija nga Albanea, e u largua po aq dritëshpejtë sa erdhi për të më rrëfyer këtë shkrim të shkurtër historik, pa më treguar diçka më shumë për vendin tonë në të ardhmen.