FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Tuesday, November 20, 2007

Deshire., E Fundit?

Bazuar ne nje histori te vertete,
klipi “Mary Jane’s Last Dance”, Tom Pety



Si gjithmone oreve te para, isha vone serish. Po nxitoja si lepur duke menduar nje justifikim te mundshem… u prish autobusi, I vune gjobe furgonit…kur pashe qe te tjeret ishin mbledhur te dera e jashtme.
Na kishte premtuar pedagogu yne qe do na conte ne morg, dhe e mbajti fjalen. Nuk doja ta humbisja nje mesim te tille pas asgje. Dmth, per asgje pervec atij gjumi te embel te mengjesit… ahh…
Nejse. Tanime isha te dera. Nje roje si xhuxhmaxhuxh me gishta te trashe e te kthyer nga artriti mbase I shkreti, na hapi deren e hekurit. Nese do vije njeri tjeter pas jush, ndonje qe eshte vone, - tha,- do therras njerin nga ju ta identifikoje. Me jepni nje emer.
Hajde protokoll hajde… ia keputi njeri nga cunat. Plasen te qeshurat. Roja qe mbase se kuptoi as fjalen protokoll na shihte me nje sy shume serioz derisa mbaroi punet “protokollare” me nje nga vajzat.
Hyme brenda. Gati gati dukej si atmosfere kishe, tempulli, a ndonje laboratori eksperimentesh, bardhe, paster, fresket, nje ere e caktuar qe te trashte hunden. Shshshhh! Na frenoi doktori. Askush nuk pipetiu me. Aty kishte njerez te vdekur. Ndaj u sollem si te ishim ne varreza. Derisa nje nga cunat, s’me kujtohet se kush, kapi nga kemba nje vajze nga ato te llojit syze-flokeleshuar-libra ne sqetull-xhup puplash deri ne fund te kembeve. Ajo ia dha ulerimes. Une qe pashe skenen se mbajta dot te qeshuren. Alfa-alfa, profesori qe I ngrihej nje qime ne maje te kokes si personazhi Alfa alfa ne nje film te lashte, u kthye me syte e tij statike pikasi vajzen. Ajo biba u skuq. Me falni profesor. Suspansi I krijuar … u pengova dhe u…
Nga te qeshurat deri dhe Alfa alfa vuri buzen ne gaz. Boll tani! tha, - dhe na ktheu kurrizin.
Permes korridoresh qe te fusnin ne koke idene e nje piramide te bardhe spitalore, arritem ne nje dere te madhe te si dere frigoriferi. Dhe dorezen ashtu sikur e kishte. Ketu do futemi. Mendohuni mire. Kush do te dale, le te ike tani pa mungese. Ndodh qe studentet tronditen dhe ju te stomatologjise nuk e keni me detyrim hyrjen ketu. Dhe me ftohtesine natyrale qe kishte, Alfa alfa hapi deren. Dhoma e sarkofagut te piramides se bardhe, mendova titullin e nje tregimi te mundshem. Duhet ta shenoj.
Dhoma ne qender kishte nje tryeze te madhe prej guri, me syprine inoksi qe shkelqente ne sintoni te plote sidomos me Alfen. Ne mur kishte nje si dollap te madh gjigand, I teri me dyer te vogla si kuti shahu, me doreza prej kasaforte te tera.
Ketu ne mbajme te vdekurit qe sjellin ne morg. Nisi Alfa. Kjo eshte fryeza e autopsise. Ja, me jep nje pale doreza, I tha nje infermiereje mesogrua qe kishte qene aty tere kohes e askush se kishte pare. Ja, fantazma e mendeshes se faraonit te piramides se bardhe, mendova. Se braktis trupin e tij tere perjetesine.
Alfa veshi dorezat dhe hapi nje nga dyert. Pa te shohim c’ka ketu? Ah po. Terhoqi nje si shtrat qe flinte mbi shina rreshqitese. Kjo eshte nje plake qe eshte gjetur pas tre ditesh e shtepine e saj nga fqinjet. E vdekur. Nuk kishte njeri te interesohej per te. Do varroset me shpenzimet e shtetit. Ja, shihini njollat ne kurriz? Kush me thote c’jane keto njolla? Pooo, jane njollat qe tregojne krahun e mbeshtetur ne pozicionin paresor te vdekjes. Vjen ngaqe likidet e trupit precipitojne nen forcen e rendeses. Bravo. Iu drejtua Alfa alfa djalit qe foli. Nje nga gocat, qe per me teper ishte dhe shtatzane u alivanos.
Po te thashe moj… cjane keto gra shtatzana ketu? Po nxirreni more jashte…
Sa gjynah e shkreta… me tha shoqja qe kisha ne krah.
Me tere mend. E tmerrshme, - thashe. Te vdesesh vetem si qen, mos ta dije njeri, dhe te varrosesh me shpenzimet e shtetit! Megjithse, po vdiqe, varrosu me c’te duash, vazhdova.
Gjyshja dukej me tere mend babaxhane. Duhet te gatuante mire. Per ke?
Dakord, - vazhdoi profesori. Shohim ndonje tjeter. Hapi nje tjeter dollap, dhe doli nje kufome e nje vajze te re. Ai e terhoqi trupin, dhe koka iu var nga pas.
Shiheni, po sheh Jonin, tha dikush. Plasi e qeshura. Me vertet, ajo po me fiksonte. Ishte me sy hapur, shume te hapur. Shoqja ime qe kisha ne krah, nxorri nje qese nga canta me te shpejte dhe ia krisi vrapit. Pas saj dolen dhe dy te tjera.
Nderkohe Alfa alfa nisi te shpjegonte qe vajza ishte gjetur e vdekur rruges qe shkonte nga kullota per ne shtepi, ne nje fshat te bregut te jugut. Rrethanat nuk diheshin dhe nuk kishte asnje gjurme dhune ne trup. Floke te zeza, sy te zinj, qafe e bardhe esmere, bukuroshe..
Fakt I cuditshem eshte qe kjo eshte e paster nga shenjat e zakonshme te vdekjes, si duket …si e gjalle…tha Alfa alfa.
Vertet, trupi I saj I bardhe, dukej sikur pulsonte akoma nga goditjet e zemres. Ishte e bukur.. vertet bukuroshe.. c’mekat I tmerrshem..pse te kishte vdekur valle?
E kishin gjetur familjaret shpejt e? Domosdo, fis xheloz… se mos ia dridhte burrit qe la pas ne stan.. po ndaj ka vdekur kjo… nga merzia.. kjo femer e re.. e bukur…ca tmerri! Sa keq! Kjo nuk duket si e vdekur. Shih si sheh! Ca habie!
Po ti projektosh syte a del valle skena e fundit qe ka pare? Duket tamam sikur po me sheh mua. Po cka menduar ato kohe qe ka jetuar? Sa ishte tha ky? 19 vjece? C’mund te mendoje nje 19 vjecare e degdisur ne nje fshat te harruar, e martuar ndoshta qe 15? Pa pare asgje ne bote? C’ka menduar? C’ka enderuar duke pare detin magjik te jugut?
Keto mendoja, dhe syte ndiqnin linjat e saj. Gjoksi… pulpet e lakuara embel.. ato pulpe ishin forcuar duke ngjitur kodrat, ato jane bere per te kercyer… ka kercyer valle?
A enderronte per te kercyer kur I kthente kurrizin burrit? A ka dashur te kercente kur ai I zbriste? Kur ishte e lire nga deshirat e mishit?
Ajo shihte diku, fiks ne syte e mi. Mu be sikur lutej per dicka me kembengulje. Me insistim.
Ajo do te kerceje. Ca do te kerceje ajo? Po po… ajo kerkon… e si kerkon? Ku po e kuptoj une qe ajo kerkon dicka? E shkreta, ca ka dashur ajo? Vetem te veje kembet ne perdorim. Ato kembe te bukura, ne nje kercim… ne nje tango mbase? C’do te kercesh? Ajo sikur me therriska.. mendova. E habitshme. Ajo sikur te terheq me sy…
Nderkohe fjalimi monoton ritmik I profesorit u nderpre. Erdha ne vete. Ai rregulloi kufomen dhe shtyu shtratin e inoksit ne shina.
Do shohim prape? Apo do ikni? - Tha.
S’foli njeri.
Ne rregull. E shoh qe nuk ua ka me qejfi. Kaq e patet tere kuriozitetin more? Jeni te lire te dilni, por pa piken e zhurmes, degjuat? Shihemi neser ne leksion.
Isha nga te fundit qe dola. Me hamendje. Doja ti thoja te shikonim dhe nje here vajzen, por … pune qe s’behej.
Dolem te tere, drejt e ne kafe.
Sa e mire ishte ajo ore! Tha njeri. Pusho mor nekrofil, - I thashe.
Ajo donte te kercente. Per kete jam I sigurte. Madje do kete enderruar te behej balerine.
Hahhaa! Po ti more si ia bere per ta mare vesh? Thane cunat.
Ajo I foli me sy, tha miku im I fakultetit qe e dinte shume mire si funksiononte truri im. Qeshem.
Vazhduan biseda te tjera por mua, idea e vajzes qe s’kishte kercyer kurre ne jeten e vet mu fiksua. Ajo duhet te kercente. Ajo duhet te kerceje tani mbase. Mendova.
Ne nje sekonde e pashe veten duke e udhehequr ne nje salsa e pastaj ne tango.
Po mire moj zemer e vogel, - mendova, me imazhin e salsa - tangos, akoma te fiksuar ne sy. - Ku di une te kercej? Pastaj, si mund te te nxirrja nga morgu? Te te coja te kerceje mu ne bregun e detit te Qeparoit?
Do kercenim nen diellin e perendimit, sa te dilte hena, pastaj do te te lagia kembet ne uje e do te te ktheja ne morg. Keshtu do vdisje rehat.
Ca kryevepre…!
E pamundur.
U nisa vetem per leksionin tjeter. Po ecja, e rrugen e kisha nga morgu. Mos valle kjo ishte shenje qe une kaloja serish me keto mendime ne koke para saj?
Nuk mund te behet qe une te kercej me te ne morg. Mendova. Po sikur po? Ne cast mendja me krijoi nje skenar tjeter. Po sikur ti thoja Alfa alfes qe isha piktor amator dhe doja te pikturoja vajzen? Bashke me vellain?
Ishim te dy piktore dhe nuk ishim modele dhe donim te pikturonim vajzen. Po po! Per tiparet mos e ki problem, - do I thoja, - se do I nderroj. Ajo duhet te kerceje se s’ben para se te varroset. Ndryshe nuk do vdese!
U nisa me hap te nxituar per ne zyren e Alfes para se te me nderrohej mendja. E konsiderova veten si te pire, dhe keshtu isha I cliret.
Pse doje te me takoje? Me tha Alfa I lajmeruar me pare nga sekretarja.
Profesor, I thashe. Kam nje kerkese. Nje kerkese te vockel. Disi absurde ne pamje te pare, por qe eshte e justifikueshme. Po ta kerkoj ne menyre sportive. Mos mendo per keq dhe te lutem te ma plotesosh.
Ai mi nguli syte e ftohte. Dhe lekuren dukej sikur e ishte te ftohte, sikur I kishin depertuar tere vitet e morgut, te vdekurve, frigorifereve, inokseve ne gjak. Ai eshte si reptil, mendova. S’ka per te me lene.
Po he pra. - Tha. C’do me kerkosh. Ai shfaqi emocion. Kuriozitet! Aty, une kuptova qe ai ishte ne qejf. Ose me sakte, kisha qelluar ne ditet e tij humane.
Une dhe vellai im jemi piktore. Amatore. E kemi te trasheguar nga babai. Dhe… pikturojme.. dhe…do donim, duke…
Degjo profesor se po e sterholloj shume. - Ai shqeu syte. - Kam qejf qe te pikturoj kufoma ne sallen frigoriferike, ne morg. Dua te hap nje ekspozite dhe nuk kam me modele frymezimi. Me imagjinate nuk behet gje art. Doja leje shuuume konfidenciale nga ju qe te mund te vizitoja bashke me vellain dhe nje here morgun. Eshte cmenduri,e di, por, ju jap fjalen qe nuk do e perflasim.
Ai ishte si I llahtarisur. Duhet te dilja nga situata. Dukej qe kishte nje mal me emocione qe varej si do kanalizoheshin.
Ju siguroj qe nuk do marrim asnje me vete. I thashe.
Ai, kaloi nje sekonde, dhe ia dha te qeshurit. Mendova se e bera te qeshte, po jo.
Ai qeshi me ate qe kishte menduar vete.. - more, po mos u marrin ata me vete, - tha.
Nga frika ju pushon zemra.
Ca humori idiot…
Hahahha! Jo se jemi trima ne. I thashe.
Degjo more djale, me tha. Po ik more beji piktura shoqeve te tua. Nuk ke shoqe ti?
Kam, po ajo nuk do, - I thashe. Thote qe piktura te vjedh nje cope shpirt. Te vdekurit nuk Kane shpirt apo jo?
Shpirt? Tha I habitur. Shpirti eshte koncept idiot. Mori fryme si ne siklet.
Po mire more, po aman, a je I ndergjegjshem per sa me kerkon? Si more te te le une ty te pikturosh njerez te vdekur ne dorezimin tim…
Po ne ekspozite ti as ke per ti njohur, I thashe une, per te devijuar biseden aty ku e doja, aty ku do i fryja sedren atij ne nje fare menyre te fshehte, dhe njekohesisht duke e bere si fakt te kryer.
Dhe per arsye te pashpjegueshme akoma dhe sot nga shkenca jo e sakte e arsyetimit, Alfa alfa, profesori yne reptil, njeriu me I akullt ne tere fakultetin, me dha leje.
- Jo me shume se 20 minuta. Pas mesimit, dhe pas ores 6, kur nuk ka njerez verdalle.
Tani jam i bindur qe ai nuk e ka menduar fare ate pune, dhe I ka rene shkurt per te mos u cmendur nga kerkesa, duke ma plotesuar. Me pas bente sikur nuk me mbante mend fare. Ne provim erdhi e me kapi me kopje.
Dola nga zyrat sikur kisha fituar nje mbreteri. Aq I gezuar isha, sa harrova c’do beja ne morg. Pasi isha qetesuar nga vala e pare, me zuri e dyta e lumturise.
Vajza do te varrosej e qete. Ajo do kercente.
Po muzika? Po mund te kercenim dhe pa muzike..
Poo! Une ne telefon kisha kenge nga Gotan Project. Do shkoja te merrja dhe nje tjeter ne internet kafe, me pak tango, me salsa, ose mambo dhe ja…
Po une s’dija te kerceja!
Pune qe zgjidhej… as ajo nuk dinte, nuk kishte kercyer kurre dhe nuk do te merrte dot vesh deficencat e mia ne hapa.

II
Shtyva deren e rende te salles frigoriferike. Zemra me rrihte fort fort. Duhet te isha I trembur normalisht, jashte erresire, ora 6.30, dhe isha vetem, ne nje salle me kufoma. Me dhjetra filma horror thonin qe tani duhet te ndodhte dicka e keqe, po cuditerisht nuk ma ndjente fare.
Me zor prisja, tamam me gezimin e Bakusit, te cmendurit hyjnor, te beja ate qe kisha per te bere. Po kenaqesha shume. Do ti plotesoja deshiren nje te vdekure te pavarrosur qe donte vetem te kercente.
Ku ta vija telefonin? Duhet te mbeshtesja ne fillim telefonin diku, pastaj te nxirrja vajzen. Ne fillim I ula volumin. Po te degjonte roja qe une kisha vene muzike ne sallen e te vdekurve, nuk kishte cmenduri piktoresh te me justifikonte.
Imagjino ti thoja atij tipit qe po krijoj klimen e duhur per te pikturuar?
Nderkohe I kisha thene qe do vinte dhe nje djale tjeter, vellai im, sa per te krijuar nje genjeshter te besueshme, dhe ai priste nga casti ne cast ti hapte deren e jashtme te oborrit.
Mbeshteta letrat e piktorit te rreme ku kisha vizatuar ca skica kufomash qe ne klase, I mbeshteta te tryeza e gurte me siperfaqe inoksi. Mu ne cep. Sigurisht qe aty ne cep nuk kishte pasur ndonjehere ndonje zhvillim te papaster autopsie per te shqetesuar sqimen time prej ariu maniak. Mbi te vendosa telefonin dhe e bera gati. Mjafton te shtypje play…
Po tani? po me shtrengonin zorret. Duhet te qetesohesha e te gjeja trupin e vajzes. Si nuk e kisha fiksuar dollapin e saj ne mengjes?
Kujt ia kishte prere mendja njehere, qe do realizoja dicka te tille! Deshira e nje trupi, deshiren e syve te tij, do ta plotesoja une!
Mendova qe isha vertet njeri special. Ndjeva nje gezim e nje vrull te brendshem. Kisha kapur deshiren e saj, qe notonte ne ajer nga kembet, pulpat e saj, shpatullat, dhe kisha realizuar te pamunduren. Isha aty ta plotesoja. Deshiren e nje askushi, qe askush nuk kishte per ta kuptuar…
Hapa disa dollape. Ishin bosh. Gjeta te paren ate plaken e shkrete dhe nga ajo u orientova.
Hapa dollapin e saj. Terhoqa shtratin ne shina. Hoqa mbulesen. Ja ku ishte! Magjike! Syte shihnin diku lart, buzet gysem te hapura, te plota, mishtore, dhembet pakez te dukshem nen buzen e siperme qe u shpervol ne nje moment duke zbuluar nje dhemb anesor te nxjerre katarosh. I rregullova buzen duke ndjere nje te ftohte te cuditshem.
E hoqa fare mbulesen. Pashe serish me perqendrim kembet e saj. Ajo mund te mos kishte kercyer kurre, e une nuk kisha per te qene kurre ekspert belerinesh, por, ajo vajze kishte lindur per te kercyer.
Esmere, flokegjate, te zinj, syte e zinj, format e mbushura te trupit, gjoksi I plote, mjekra e rrumbullaket me majuc, ajo ishte balerine.
E imagjinova veshur me nje fustan te kuq, me pika te zeza, nje milonga, pista e drunjte, coctails, karafil ne floke, kembet e zbathura rrotulloheshin ne drurin e parketit…
Ajo ishte e gabuar ketu. Universi, te cilit I besoja, mos kishte bere gje gabim? C’donte ajo ketu? Ajo duhej te ishte gjendur e vdekur ne nje lagje portuale te ndonje Buenos Ayres, apo Rio, apo Carakas, vrare ne nje krize xhelozie e siper, jo ketu, ne kete spital te lodhur, ne kete menyre, pa ditur pse vdiq, e gjetur maje nje kodre… ose minumumi ta kishin gjetur ne breg te detit me kembet qe I lagte dallga, veshur me kemishe, vdekur nga te ftohtit e nates duke pritur te dashurin e saj skafist te ikur dy dite me pare. Jo keshtu…ajo ishte heroine! Jo kesi fare viktime! E mbetur peng e vullnetit te mire te nje te panjohuri per ti plotesuar deshiren e fundit…
Moss! Sa shkoi ora? Mjaf enderrove, - I thashe vetes. Kisha vetem nje cerek ore ose 20 minuta kohe, dhe deri tani kishin kaluar 5. Asaj nuk I duheshin enderrimet e mia, donte vetem te kercente. Ne kujtim te atyre dashurive te panjohura, ne emer te deshirave mistrece e lozonjare te qenies se saj femerore.
Si ta zbrisja? Duhej ta terhiqja nga shtrati qe per me teper lekundej ne shina dhe nuk qendronte fiks.
Ku ta kapja, ku ta kapja? I futa perfundimisht duart nen sqetulla duke e terhequr, dhe akoma sot kujtoj me rreqethje ftohtesine e sqetullave te saj. Aty ku eshte nje nga qoshet me te ngrohta te trupit, aty buronte ftohtesi! Atehere, une kuptova vendosmerisht qe ajo thjesht, nuk ishte e gjalle.
Ishte shume e rende. Me keputi krahet. Asnje ne trupi ne saj nuk rrinte si duhet. Krahet I vura ne qafen time. Ato vareshin nga pas. I majti me rreshqiti ne sup e ra serish. Ne ate pozicion dukej sikur kercente me tangerllek adoleshencial qe me nje dore mban te dashuren e me tjetren cigaren.
I sistemova krahet rreth qafes, koken me syte e saj qe shihnin enderrues diku siper meje, ia mbeshteta ne supin tim.floket me mbeshtollen gjoksin, dhe me nje dore mbaja belin e saj peshe per te komanduar kembet e mos t’ja lene te zvarriteshin. Nuk e di as vete se si e sistemova ate trup jo te gjalle ne duart e mia, duke e mbeshtetur ne trupin tim.
Me vinte keq qe ishte e zhveshur. Doja ti vishja trekuartin tim, por nuk kisha kohe. Keshtu, ja ku ishim, statike, une dhe ajo, e varur ne krahet e mi, shpina e saj here me cmeriste me mosqendrimin ne pozicion normal, here me mahniste me shkelqimin e saj te bute e te embel nen dritat e salles. Po shtrengohesha e sforcohesha ta mbaja ne kembe. Ishte dhe e gjate! Koka saj te supi im!
Me nje gisht, me levizje milimetrike shtypa play ne telefon. Filloi ‘Una Musica Brutal” e Gotan Project. E kisha perzgjedhur me kujdes, dhe ishin dhe dy kenge te tjera per tu kercyer. Ne fillim mendova te kerceja vete mje kenge, por mu duk sikur do ia hidhja asaj, do beja nje gje sa per te lare ndergjegjen… ajo donte te kercente, dhe nje kenge nuk eshte e kercyer, edhe pse ishte tango…
Fillova te udhehiqja. Po lekundesha lehte lehte, nen tingujt e tangos se perpunuar.
Lekundesha, levizja, avash, doja te kontrolloja dy trupat… nisa te djersija. Po me keputeshin krahet. Ishte si te kerceje me nje thes cimento ne duar, duke e mbajtur ne pozicionin me te keq. Djersa po me rridhte ne shpine, dhe ne balle.
Duart e mia po mbanin ate ne sup dhe ne doren rreth belit, duke I shtrenguar fundshpinen ne vijen qe nis ne fillimin e te pasmeve.
Nuk jam I bindur as sot, por ajo me duket se u ngroh. Po po! U ngroh! Mbase nga nxehtesia qe cliroja une. trupi I saj filloi te me ngrohte duart. Apo duart e mia trupin e saj? Njesoj eshte, s’ka pike rendesie. Ajo po ngrohej.
Dhe c’koincidence, kur degjova shume me pas fjalet e kenges! thonin pikerisht, “…dame el tuo calor… “ me erdhi keq qe nuk e dija atehere kur kerceva me te, pikerisht ne momentin qe ajo po ngrohej…
Ne nje moment kuptova qe nuk po sillesha ashtu si duhej, dhe ajo po merzitej. Une po mendoja, nuk po kerceja. Une po beja detyren ,nuk po shijoja. Atehere, vendosa ta coja ate gje deri ne fund. U zhyta ne muzike, braktisa cdo lloj kontrolli dhe leviza si me vinte te levizja nga muzika.
Ajo u hallakat, krahet I rane, koka I ra pas, dhe filloi nje kercim, qe ne cdo hap te tij shfaqte pasion. Perpiqesha ti lexoja deshiren ne sy, dhe ndiqja mendjen e saj me hapat e mi. dhe jekohesisht e shtrengoja fort ne supe dhe fundshpine, ku kishte filluar te ngrohej… tango mbaroi. Une finalizova ne pozicionin klasik me femren shtrire me duart vetem ne shpine. Floket e saj preken token, koka iu var, krahet githashtu, dhe nje pike djerse ra mbi faqen e saj.
Tani duhet te fillonte kenga e dyte. “Mysterious ways”, U2. I pershtatej jo? Deshira e saj vinte te une ne rruge misterioze, dhe une e riprodhoja sa te mundesha duke e kenaqur esmeren me hapat e mia te ngatheta.
Nuk mund tu shpjegoj hapat e kercimit, po rri e kujtoj me vete si e mbaja nga nje dore, rreshqisja ne gjunje,” …get on your knees boy…” çohesha, largohesha, kerceja rockun misterioz, afrohesha serish, dhe e beja ate te rotullohej, te me rrihte me floke, dhe buzet e saj sikur buzeqeshnin…e une qe kerceja per te duke u sperdredhur sikur beja streep..!
Mbaroi dhe kenga e U2. Tani ishte e fundit, me e ndjera. E mora ate hopa, e shtrengova fort, derisa kockat e saj te ndjenin forcen qe e mbante dhe I jepte nxehtesi. Ajo ishte pakez me e ngrohte tani….
Filloi “Historia Del Un Amor” e nje Guadalupe Pineda. Zeri I saj I ndjere, I embel, gjithepershkues me beri te shtrengoja trupin dhe me fort…
Dua te fiksosh ne koken tende kete moment, dhe te ndihesh mire, I flisja me vete. Mbase jo deri ne perjetesi, se mund te kesh kujtime me domethenese te regjistruara ne koken tende, por sidoqofte, fute ne nje kuti kete moment, dhe ruaje per dite te erreta, vetmuara si kjo e sotmja, ose te tjera qe do te vijne, se sot nuk je vetem… dora e saj me ra ne faqe. Nje dore e brishte, pak si mavi, me gishta aq te gjate, pak si te shtremberuar…
U keputem te dy ne toke… nuk kisha me fuqi, dhe doja te shijoja kete ndarje aty, ne gjunje, me te ne supe. Me fal qe nuk te ndjek dot me ne vallezim, - I fola me mendje, po le te degjojme… lehte lehte, per aq sa mund te degjohej nga stereofonia e nje celulari, tingujt gurgullues te kitares na kridheshin embel ne veshe, dhe une kuptova, nga syte e saj, qe ndoshta ishte e kenaqur…
Ora ishte 6.57. e shtriva, e mbulova. Trupi I saj I bindur ishte qetesuar. I perkedhela floket dhe e shtyva.
He mo, s’erdhi vellai e? me tha roja. Nuk e di, po me beri merak, I thashe. Do dal ta kerkoj se s’i pergjigjet as telefonit. Faleminderit dhe naten e mire. Me fal per shqetesimin.
Roja, mbase I prekur nga kjo miresjellje qe, edhe pse I veshur me pushtetin e mjekesise ligjore, nuk para a jepnin, me pa me sy te shqetesuar.
Ishallah eshte duke pire me ndonje shok, - tha.
Faleminderit I thashe duke e justifikuar egzagjerimin e merakut te tij me vendin e punes.
Ika duke nxituar, e pas kurrizit e dija qe kisha lene nje kujtim.
A marre nje kujtim?


Loer kume
14.11.2007

Wednesday, November 14, 2007

Histori Nentori Me Cibuke Dhe Letra

E kapa nje me ne fund. Bah, qull ne djerse cdo dreke, (ne dreke eshte koha kur ndodhin) dhe nuk marr vesh gje fare se c’po me ndodh.
E pashe shume mire skenen. Nje xhaxha po ecte ne vijat e bardha, veshur me xhupin e tij te lekurte, ashtu I kerrusur, I dobet, I lodhur, sikur rrinte tere kohes duke teshtire dhe terhequr hundet. Terhiqte nje biciklete me parafango shkelqyese teneqeje ngarkuar me disa qese. Arriti mu ne buze te trotuarit, dhe aty ndaloi, (nuk hipte dot ne trotuar perpara se te merrej me ate pune, jo, per qamet!)
Ndaloi dhe nxorri nje llulle nga xhepi. E mbushi mire e mire duke u cakerrmisur me ca gjera te cuditshme aty nen xhup, me ca si qese neper duar, dhe e ndezi. Filloi ta tymoste. (tani qe po e kujtoj, mos ishte bar ajo qe po pinte xhaxhai? Ca nuk ndodh…)
Dy cuna, ne filim ishin si te vegjel, pastaj u shfaqen ne moshe rreth 25’ave, e zune per krahesh dhe e ngjiten ne trotuar. Ata ulerinin me sa kishin ne koke. Bicikleta ra ne toke, e njeri nga ata, duke terhequr zvarre xhaxhain, e shkeli, u pengua e ra. U cua duke u fshire, po syte i kishte nga xhaxhai, ca sy tere inat, deri ne dhune, ashtu si dhe tjetri.
Plaku I kishte shqyer syte e veta per qejf ,duke qene se nuk po kuptonte c’po ndodhte.
Pse more plak, more pis plak.. pse pi letra?
Pse tymos letra te thashe! I bertiste tjetri. Ti a e di qe letrat nuk pihen?
Po pse more qen pse…. Po ca je ti more… po ku ka njeri te beje keshtu si ty more…
Nderkohe vijne dhe ca burra. Ata hyjne ti ndajne ne fillim. Ca nga cunat ,sepse ishin bere shume ata cunat, u uleriten atyre burrave qe ose ti ndihmonin, ose ti linin rehat. Sepse xhaja po pinte letra ne llullen e tij. Ata burrat e zune xhajen per krahesh dhe ata. Madje filluan duke u zene me djemte per tu zene vendin ne krahet e xhajes.
Ca gra aty verdalle, me qese pazari e dore rrinin e ja benin “pupupupu”
Kaloi dhe njera, mu ne mes te cunave, me jeanset e ngjitura ne bythkat e saj, me epute te kuqe dhe xhuboks I cuditshem zhapone.
Pervec nje burri, asnje tjeter nuk ia hodhi syte. Nuk mund ta linin xhaxhon.
Nderkohe vjen polici. Pastaj dhe polici trafikut.
Ca ka ketu? Mos bertisni qena… kush? Letra? Bixhozi?
Jo… letra thjesht..
P po,letra, plaku keq…
Po c’ne… mbase duhet ta cojme ne hetuesi. Madje, jo mbase. Ta marrim njehere ne hetuesi.
Jo, ketij I duhet vene gjobe. Ca beri qepare ne vijat e bardha ky?
Njerezit aty verdalle ishin bere shume. Rruga ishte bllokuar, makinat u binin borive ngjeshur ne trafik. Rremuje e madhe. Policia levizte nga te kater anet me makina rreth e rrotull sheshit para bashkise se Durresit. Ne qender nuk futeshin dot. Degjoheshin dhe sirena zjarrfiksesh… thane qe pane dhe njerez me hunj ne dore…
Pasi ke pare nje skene te tille, ulur ne bythe, mbuluar ne djerse, me frymemarrje te renduar, te lindin qindra pyetje ne koke, dhe nga skena, nga pyetjet, nga ankthi, behesh akoma dhe me shume lemsh.
Pse xhaja tymoste letra? Nese jo, pse ata cunat I thonin qe ai po pinte letra?
Po edhe sikur t epinte letra, apo dhe marijuane, cju duhej atyre ca bente xhaja?
Pse duhet te mos dale, njeriu, qofte dhe xhaje nga turma?
Pse njeriu, qofte dhe I cmendur, nuk u dashka lene te pije letra?
Pse njerezit jane te tere ne nje mendje? Pse shteti nuk I jep lirine njeriut te beje cte doje?
Pse une kam rreth nje muaj qe shoh keshtu enderrash?
Mos jam cmendur gje?
Mos eshte faze fillestare cmendurie?
Mos duhet te vizitohem?
Kush di te me ktheje pergjigje?
Kam kaq kohe qe shoh enderra te cuditshme, qe kur zgjohem, nga nje gjume si kllapi, nuk I mbaj mend. Por, me ne fund kete enderr e kapa. E kapa, e lidha me germa dhe ja ku jam tani.
Mos eshte ngjites surrealizmi?
Po pse njeriu duhet te beje kaq shume pyetje?



14.11.2007
Marre nga nje enderr e vertete,
Homazh I pandergjegjshem per Danil I. Harms

Wednesday, November 7, 2007

RE PUPLORE

Jam nje Re Puplore qe fluturoj diku aty, siper, enderrave tokesore.
Rrezet e agimit tim te sotem jane kretase, ato te mbremjes ndoshta kiliane, o mbase armene.
Nuk dihet ku jam krijuar. Nuk dihet ku do shkrihem e zhytem. Mjafton te coni koken lart ne qiell e me shihni mua, nje note e larte, akute kitare qe tretet larg veshit… larg, afer, te bardhe, pa cepa, sa bukur, sa lart…
Forca e gravitetit, roberuesja e shpirtrave eshte larg, shume larg te ferkuarit te kembeve te mia. Une jam e qiellit. Qielli eshte I pafund…
Jam nje Re Puplore Fluturoj lehte, lehte mbi tere siperfaqen e tokes… nga ketu lart shoh cdo gje mbi token tuaj te shtrenjte, cdo cep e skute te botes…
Ju shoh habitshem, sa shakatore dukeni tek rrini aty poshte, ne kembet e hijes sime, duke u rrahur, vrare per toka, per para. Vrare per mjekra, ideale, gure te shenjte, qytete te humbur, per buke, uje, nafte. Vrare per gjak…
Per partite, bindjet, atdheun, memedheun, kombin… vrare per gjeneralin, komandantin, udheheqesin, Zotin…
Une jam ketu lart… larg cdo gjeje tokesore… qesh me ju, me token aq te fryre, te rrumbullt deri ne plasje. Sa per te qeshur!
Une Reja Puplore jam zoti. Plotesoj tere kushtet; pa fillim, pa fund, ciklik, siper, enderr! Cdo gje, brenda cdo gjeje…
Nuk me duket se gjerat kane aq rendesi apo se ka gjera te rendesishme ne kete forme te qenies… madje asgje s’ka rendesi vec pluskimit tim… fluturimit tim, shpejtesise… buzeqeshjes se dellit!
E rrezet e tij qe tejshkojne trupin tim te tretshem prej puplimesh reje…
Gjerat nga ketu siper jane aq te vogla, aq te parendesishme, aq patetike… ju o njerez, aq te perkohshem e shkaterrues kohe!
Une jam nje Re Puplore. Hapesira pa kufi … aty fluturoj une. Gjithe c’ndjen qenesia ime prej reje me perket… pafundesia… ajri… era… dielli… hena.. cdo gje… toka, njerezit, pemet kafshet makinat…
Mund te krijoj gravitet te forte duke terhequr token me tere c’ka siper e poshte saj ne vallen time me eren…por do ishte nje pergjegjesi, jo?… c’ta dua?
Bota eshte e imja. Une jam e botes… boh! Vertet, nuk ka fare perkatesi ne kete mes
Une jam nje Re Puplore… nuk kam Memoiré, nuk kam kujtime… nuk mbaj gje me vete… As shpirtin!
E nderroj formen time ne cdo gje. Kur te dua. Sepse jam fluide. Uje dhe ere. Dhe nje dite do te kthehem ne det, per tu kthyer serish ne qiell.
Ne finalen time te madhe shiu lag e bekon cdo gje ne toke, prek cdo gje, ju le pasin te tereve, duke shkuar drejt detit… nis gara ne tere token e shkelur, njerez, kafshe, pyje, miza, pilivesa, zogj, re, male…kush shkon I pari drejt detit…e drejt qiellit perseri…
Une jam nje Re Puplore. Era eshte perendia ime. Braktisem ne duart e saj, e lire, e lehte…
Ne krahet e eres…nderroj drejtim… pluskuese…fluturuese…ju ze diellin … ju ndihmoj ju, njerez. Krijoj erresiren e domosdoshme per te liruar shpirterat tuaj te fshehte qe dielli e drita ju pengojne ti shfaqni…
Jam perkedhelesja, mesonjesja e qenieve te etura per fluturim…per liri… me shiun tim, me hijen time, me pluskimin tim neper bote…
Une jam ai njeriu shtrire ne plazhet e Acapulcos ne hamakun e tij, duke pire coctailin e tij, tymosur marihuanen e tij. Ai ka hedhur tej gjithcka dhe ka haruar emrin e tij.
Jam ai burri I vertete qe sapo u emerua prokuror kuptoi qe gjithcka donte te bente ishte te kompozonte muzike, dhe dogji kostumin e tij, harroi emrin e tij…
Jam ai mesuesi I latinishtes qe u be eksplorator, dhe fizikani qe u be pirat rruge me makinen e tij te dashur…
Jam mjekja e suksesshme qe provoi te jete prostitute e suksesshme. Ajo harroi emrin e saj…
Jam tere pjaniket, te cmendurit qe shohin ngjyra e bote ku ju shihni shkretetira…
Oh… ja ku jam mbi shkretetire. Era luan me reren poshte nen hijen time. Re te tjera puplore ne qiell nuk ka. Por koncepte te tilla si vetmia, merzitja humbja, vdekja per mua jane te huaja.
Dhe mbi te gjitha, une, nje Re Puplore jam e lire nga ajo qe ju e kerkoni dhe pesoni me aq ngulm, me aq verberi, pa e kuptuar dhe vete; Perkatesia!
E keni te rrenjosur. Qe ne embrion. Qe ne gjeneze. Qe ne molekulat qe I nenshtrohen rendeses kur konceptojne ADN tuaj.
Femija I perket nenes… gruaja I perket burrit, burri gruas, burri e gruaja I perkasin familjes se madhe… I dashuri e dashura, njeri tjetrit… punetori I perket punes, dhe puna, pronarit… pronari nje tjetri e te madh, deri te banka… bankieri parase!
Te renduar me valixhe, me bagazhe, te veshur, te mbathur… nuk shkelni token me kembe, keni harruar se I perkisni asaj, ajo ju shtrengon… ju mberthen…
Kush eshte hapi I pare I fluturimit te lire? Te ndalosh, te flakesh bagazhet, te zbathesh rroba e kepuce, te shkelesh token me kembe te te mbushesh mushkerite me ajer…
Ju I perkisni tokes, une bej dashuri me eren. Ajo me vallezon ne tere qenien time…lart… larg… shpejt… lehte… fluturimisht embel… si nje pupel… rrjedh ajri, rrjedhshem ne grimcat e mia puplore…

Ndaloj siper diku’je, pezull ne suspansin e ajrit. Asgje nuk pipetin, ketu lart qetesi e madhe… muzika e heshtjes… eshte embel, ndaluar mbi ndonje mal, a mbi ndonje det te pafund…ngjyra te forta kudo, blu, gjelber, verdhe, kurrize bizontesh te pyllit polak, barqe gri balenash ne Arktik, dhe une ndricoj ne bardhesine time qumeshtore, syte tuaj zbardhen nga drita ime…
Ju ndjeni qetesine, hijen time te vockel, dielli I madh zot ju ngroh gjakun dhe mendjen, potokalli eshte ngjyra e botes, ngjyer me blu nen bardhesine time, dhe ju doni te beni dashuri… ne emrin tim… nen syte e mi puplore, shtrire ne lendina, ne rere, ne det, ne tarraca pallatesh, ne deget e pemes, ne stolat e nje lulishteje, te shkallet e trampolines, aty mbi lekuren e ariut mbi akull, shtrire me mes te saharase…
Ju prek kudo qe jeni, kudo ku beni dashuri, nen hijen time… dhe une, Re Puplore, drejt agapése me diellin e detin… lozonjare, ledhatare… dashuronjese… E LIRE !