FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Saturday, February 16, 2008

AVE O Shpirt Njeriu!

Dolem nga taverna e rradhes e po ecnim si te hallakatur, duke u tundur.
Vellai me djalin e halles, pak hapa para nesh duke ngacmuar dy turiste “angleze” meqe cdo gje bjonde supozohej angleze.
Kapur krahu me vajzen e halles, ne, dy pjeset e fundit te babelit te atij momenti, dy te medhenjte, sapo mbaruam te qeshurat e fundit me Enean dhe Helion qe anglezeve u pane vetem fundet e shkurtra kur ato nxituan tu shpetonin fjaleve greqishtoshqipoanglisht…, erdhem ne ate gjendje mjegullore melankolie qe pason te qeshurat frenetike, perfshire ne nje perhumbje te cuditshme, dehur nga vera e mishrat e pjekur, ne filozofi e siper.
Secili fliste, asnje nuk degjonte. Migeni ishte e ngopur me veten, stomak, xhep e shpirt. Ate nate na shetiti neper tavernat tradicionale me muzike tipike, ushqim pikant, vere te kuqe te athet, buke e djathe te bute plot kripe. Nje dite perpara kishte dhene nje koncert te sukseshshem, violina kishte bere mijra greke te qanin..,
Dhe une, une plot ide…
koka me kendonte vetem letersi te mirefillte. Temat buronin nga cdo gur I lashte, cdo kthese, nje kryeveper fshihej pas cdo habie, te reje, emocioni, nje siguri per tu pelqyer nga ata qe lexojne shkrimet e mia, nga ata qe me mbeshtesin, tregime e tregime gojehapura qe nga shqipetaret futur ne cdo cep te atij shteti, deri dhe per bardhesine e mermerit te lagjes “plaka”.
Ishte mesnate, e pikerisht ajo bardhesi e rrugicave pasqyronte me se miri erresiren e qiellit pa yje…, rrugicat e ngushta, aroma e ajrit te nates, pastruar nga huhatjet e mijra turisteve ne dite, ajo arome perzier me ate te veres akoma ne hunde, qetesia, oh ca qetesie, erresira sugjestionuese, hapat tona qe trokisnin neper mure e dyer druri, etja per art, frymezuar edhe nga suksesi I mbremshem I migenit gjithe ky skenar me coi ne nje klime mendore te ndjeshme, qe nuk aprovonte fare planet e supozuara nga ne meshkujt e grupit per ndonje klub striptease.
Plot me poezi, artist deri ne palce, nga ata te llahtarisurit qe shohin henen, edhe pse hene s’kishte… e ndjeva qe u shkeputa shume ne kete boten time te brendeshme, duke lene pas dhe kusheriren time ... po fluturoja, lart ne boten greke per te cilen une dhe homeri ishim deshmitare te vetem…
Nje kuisje menteshash, zhurma e mbytur e drurit qe perplaset me dru tjeter… diku aty para nesh, ne fund te rrugices u hap nje dere e nje shtepie perdhese, dhe nje hije u ul ne nje karrige qe ishte aty jashte, mu ne cep te rrugices.
Pas kohes se mjaftueshme per te rehatuar bythet ne stol, pikerisht ajrit te fresket te perbashket qe po shijonim te tere, I doli nje pronar tingujsh…
Buzuku I tij po luante embel, e cdo tel qe dridhej, cdo note, na zinte vend si puzzle ne mbremjen tone plot eufori. Ngelem te katert. Shtangem.
fluturonin ngjyra, pikellimi i ndarjes, dashuri e harruar, cuditerisht nota shokesh, bese, fjalesh te bukura… Ajo muzike te ngopte, trishtonte, te vallezonte pa levizur asnje muskul, te rrembente, tingujt e forte, te embel, te shetisnin sa ne kreten e burrave, sa ne emigrantet e shkelur shqipetare, sa ne kuaj troje, ne aleksis zorbe, agresivitet kufijsh, e tavolina miqsh…
muzikanti luante i perhumbur me nje shkathtesi gishtash fantastike, dhe mendja ime kuptonte koincidencen, kusherinjte e mi muzikante, une dikur rocker kitare amatore, tani shkrues I rregullt, e vellai im spektator takojme kete muzikant qe po luante vetem per ne... c'koincidence! Pikerisht ne kete moment, kur ne po kalonim ne nje nga rrugicat e shumta te ‘plakave’, duhet te dilte ky njeriu e te luante muzike? Kjo prerje rastesish ne kohe e hapesire ishte thelbi I magjise se asaj nate, thelbi I artit…
me vinte te kerceja e tundesha teri ne zbrazje mushkerish… dhe cresciendo e melodise precipitoi rrembimthi ne kataraktin fluturak lehte, embel, thekshem, te fundit…
kur... Fup! Nje djall I vockel karagjoz nxorri koken..,
C’eshte ky koqe more? Hahhah! Ne mes te nates ka dalur te lype ky?
Nuk po lyp ore, po fiton lekun, po kjo nuk ben te mos jete koqe, se leku me sa di une vjen nga njerezit qe degjojne, jo?
Po pra, po e degjojme ne, po hajde ikim tani, se u mor vesh qe eshte koqe…
Ej, po mire, nuk do I japim ndonje lek? Gjynah I shkreti, del dhe ne mes te nates te fitoje leke, shume gjynah, luante dhe aq bukur, si mos ti hedhim ndonje lek? Ja, do I jap keto eurot.
Kthehem duke goditur djallin e vockel karagjoz me shkelm, I perfshire serish ne valen e asaj nate te erret plot enderra, fryre me nje solidaritet artistesh, dhe e pira ime hiperbolike e pakmeperparshme, me nje heshte te madhe 5 eurosh ne dore, eshte komode kur te paguajne prinderit pushimet, dhe ia lashe tere kenaqesi sarhoshesh te kembet.
Ai po luante tere kenaqsi muziken tjeter. Ia lashe leket ne toke, dhe ne te qinden e sekondes, edhe pse se kisha per qellim, nje pjese egoiste e imja priti falenderimin…
Trapin!
Personi jo vetem qe nuk levizi as dhe nje qime te tijen, per aq sa te dukshme ishin qimet ne erresire, por ne lojen e gishtave te tij, tingujt u perthyen fare pakapshem ne nje nervozizem te lehte, a mbase ashtu mu duk mua…
po ky ca dreqin ka? Kundershtia e tij u ndie si tip energjie ne ate moment. I ktheva kurrizin per te mos u dukur arrogant, dhe eca me tutje ku po me prisnin te tjeret.
As faleminderit nuk tha…
Po? E kush eshte koqja ne kete mes?
Por, sikur te kisha nxjerre koken nga uji, kheva koken dhe kuptova gjithcka…
Ishte e qarte, mjaftonte te shihje kemben permbi kembe, koken e perkulur anash, syte e perhumbur diku lart taracave, mbi kodra, para kembeve nuk kishte asnje tas a kapele, shtepia nga ai doli, ajo shtepi qe vlente si prone qindra mijra euro, e katandisur si bodrum piktorest…
Ate sekonde te caktuar kur ktheva koken e pashe keto shenja, u shkarkua kaseta ime, dhe uji rrembeu tere budallalleqet artistike qe hidheshin e perdridheshin ne koke si krimba. Krimba qe kishin nevoje te ushqeheshin nga pelqimi njerezor, per tu fryre e per tu rritur aq sa te thonin me gojen e tyre fjalet e para “une jam shkrimtar! Une jam artist!”
Tere c’figuronte ai njeriu aty me buzuk ne dore, ishte anateme e neve njerezve te vegjel, e imja si aspirant shkrimtar, e Helios, si aspirant perkusionist, e Migenit si violiniste profesioniste fituese e madhe lekesh, e Eneas si spektator…
ai njeriu aty… as nuk I plaste te ne, te asnjeri, te asgje,
Ai njeriu aty… po derdhte shpirtin e tij neper nate!
Tani do ikim te pime dhe nje gote vere te ai lokali qe ju thashe qepare qe po me pelqente aq shume. Do ikim se s’ben. Do pime. Hajde se me vjen te qesh shume, ecni perparaaa…
do ngreme nje dolli per ty o shpirt njeriu I derdhur rrugeve te shkreta ne erresire per qejfin e shpirtit tend!


15.02.2008

Thursday, February 14, 2008

Vazoja e Pandores

Ate dite te bukur fillimi pranvere, fshatari Shqipo, me inatin e tij te perhershem po luftonte me nje peme te thare qe ndodhej ne mes te ares se tij. Ishte vape, shume vape. Dielli binte si sac mbi ate toke te papunuar prej kohesh.
Para disa muajsh kishte vdekur gjyshi I madh dhe niperit kishin trashguar pasurine e tij. Tere llogarine bankare e kishin trasheguar ata te shtepise ku gjyshi kishte jetuar e vdekur. Edhe djali I Shqipos kishte pasur pjesen e tij ne trashgim, nje shume te konsiderueshme te hollash, sepse ai kishte qene I preferuari I stergjyshit, dhe i bente me shume se te tjeret respektin te ndjerit.
Ne testament permendej edhe ajo cope toke qe Shqipoja e kishte enderruar prej kohesh. Dhe ishte ne emer te tij. Ishte plotesuar endrra qe ushqente prej kaq kohesh! I kishte kerkuar gjyshit kaq here ta linte te perdorte ate toke, po ai nuk kishte dashur. Toka nuk do punohej para se ai ta linte kete bote. kush e di pse… plaku kishte rrjedhur prej kohesh...
Tani pak rendesi kishte. Token e trashegoi. Do te bente c’ti kishte qejfi. Pjesetaret e tjere te fisit nuk kishin dashur t’ia jepnin, duke nxjerre shkak semundjen e gjyshit, qe I kishte erresuar gjykimin, po testamenti ishte zbatuar si I rregullt para ligjit. Ai tani ndodhej I lumtur ne mes te tokes se tij duke u marre me pemen e thare. Me ate peme te ndyre, shkarpe e hijethate! As korbat e sorrat nuk rrinin kurre mbi te.
Ajo ishte e forte e tallese, por Shqipo ishte nevrik e me I forte. E preu me ne fund. Shkoi ne koliben e veglave aty afer dhe mori kazmen. Duhej te nxirrte dhe rrenjet nga dheu. Neser do fillonte me cdo kusht te punonte aren bashke me djemte e tij. I kishte rritur e bere burra qe ta ndihmonin ne keto dite. Ta nxirrnin vete buken e gojes. Vetem djalin e madh nuk e shihte hic mire! Ate, si me te madhin e femijeve, e kishte derguar te ndiqte studimet e larta ne kryeqytet. E kishte nisur goxha djale, I kishte ardhur kocke e lekure. As qe e kishte mendjen te punonte e te ndihmonte babane e tij qe lodhej tere diten. Se’c lexonte ca budallalleqe, harxhonte kohen kot, as I perfillte te tjeret ne shtepi. Mendjen e kishte ne kryeqytet. Me sa dukej do kishte njohur ndonje vajze qe ia kishte bere mendjen corap. Shqipoja I kishte thene njehere per ti gjetur nje nuse ke te donte ai, po pergjigjia kishte qene e pacipe: -rri o baba ku merr vesh ti… Shqipoja e kishte qelluar, ai kishte ikur nga shtepia. Pastaj kishte marre dhe te ardhurat qe I kishte lene stergjyshi, e ishte bere firar! Asnje s’e dinte nga shkonte e nga behej! Me sa I kishte thene djali tjeter, qe lidhej here pas here me te vellane, rrinte ne kryeqytet, harxhonte leket e trashgimit me femra, e as donte t’u shihte bojen atyre fshatareve te familjes.
Bente a s’bente qejfin e tij! E conte a s’e conte jeten dem! Rinine e tij kot! Pike ne zemer e kishte, po c’ti bente?! Le te sikterisej!
Shqipua punonte e shante. Shante punonte. Sa e thelle paska qene kjo rrenje djalli e ndyre! Ja dhe si per inat, dicka kerciti nen goditjen e kazmes! Shau e mallkoi si asnjehere tjeter! Me siguri ndonje gur qe do ia bente punen ferr, e do I kishte prishur kazmen!
Nisi te germonte reth e qark vendit me lopate e me duar. Germo e germo derisa, me ne fund…po kjo c’ishte? Nje poce! Nje poce a vazo e ndyre, e qelbur, e ndryshkur, e dhjere! Ishte dhe e mbyllur!
Shqipoja I xhindosur e perplasi me sa fuqi kishte mbi nje gur atypari. -Te q…
Ou! Shqipo u nguros. Nga perplasja me gurin, vazos I rane vende - vende copa balte e ndryshku, e dicka shkelqeu. Dicka shkelqeu dhe ne mendjen e fshatarit nursez.
Plaku s’ishte budalla, - tha me vete. Flaku lopaten dhe nisi te pastronte gjene e gjetur. I hoqi dheun e pislleqet, mori pagurin me uje dhe e shpelau. Pa c’pa, hoqi bluzen e leshte te trupit e filloi ta fshinte e lustronte mire e mire. Sa me shume pastrohej vazoja, aq me shume e ferkonte shqipua. Sa me shume shkelqente, aq me shume shqyeshin syte e burrit.
Ishte nje vazo e madhe, me fron te larte, mbeshtetese te rrumbullaket e kupe te thelle. Dy vega punuar me nderthurje fijesh metali vinin anesh kupes. Rreth e qark faqes se jashtme te kupes kishte disa njolla a figura qensh, a mizash a njerezish te cilave shqipua as qe ua vuri veshin. Me mendjen e tij I dha drejtim se duhej te ishte send I lashte. Pa le si kishte perfunduar ne token e tij! Ne mendje I rrotulloheshin disa hije historish, a perrallash a te nje filmi qe kishte pare njehere para shume vjetesh kur kishte qene ne kinemane e qytetit! Sec kishte qene nje peshkatar qe peshkoi nje vazo te vjeter, a nje lypes qe e kishte rrahur a ferkuar vazon dhe ishte plotesuar deshira per pasuri. Ne nje moment, erdhi ne vete dhe vuri re qe po ferkonte vazon. – ore po jam cmendur une apo si, - tha me vete. I erdhi per te qeshur po nuk I qeshej. Po sikur…sikur te ishte e vertete? Nisi, si ne delir ta qellonte vazon me shuplake. Asgje s’ndodhi. Epo me duket se e ferkoi ai peshkatari a lypesi, - mendoi dhe filloi ta ferkonte fort. Prape asgje. Epo, vetem te cmendurit I bejne keto, - mendoi. Nisi prape ta kundronte vazon. Vuri re I nxehur se vazoja kishte nje kapak te hapshem, po qe e pengonte nje si mbajtese e gdhendur a e vulosur me ca si te shkruara qe kapej ne te dy anet e buzeve te kupes, e qe e mbante ngjeshur. Mori ta hapte. I dha sa I dha me duar, u shtrengua sa I dolen damaret e qafes e te ballit, I hipi gjaku ne koke po s’nxorri gje ne drite. I ra me grusht, e perplasi ne nje gur ta thyente po asgje. Rrembeu kazmen si I nderkryer, e goditi me tere fuqine. Vazoja jo te hapej, po as u gervisht fare.
-C’dreq… hem! Plaku ka udhetuar shume. Ai do ta kete varrosur kete. Do te kete fshehur ndonje gje brenda. Ndonje gje te cmueshme. Ka dashur te ma linte mua, burrit te vertete. Le te vije ndonje e te nxjerre pretendime se…


* * *
Kryeplaku, nje burre rreth te tridhjetave, ishte ne zyren e tij me ca te huaj e nuk priste vizita, po kembenguljes se Shqipos nuk kishte porte e mbyllur ti bente balle.
- Pa he o njerez, - tha ai, - c’e mire ju solli me kaq tersellem? E moret vesh qe kishim pune!
Shqipua u hodhi nje sy kurioz e perbuzes veshjes te te huajve.
c’jane keta? – pyeti farku me ze te ulet.
Keta jane dy arkeologe te nderuar, - tha kryeplaku. – kane ardhur te marrin lejen per disa germime qe do bejne ne krahinen dhe fshatrat tona ne kuadrin e studimeve mbi maredheniet bipolare te shkembimeve kulturore te koloneve greke Jonike me vendasit Ilire. Te dy te huajt pershendeten perzemersisht me nje te perkulur te lehte koke.
Ore, ne keta joniket nuk I njohim, e para punes, - ia pati Shqipua, - e dyta punes, mos na fol ne me fjale aq te larta se injorante jemi! Zaten me mire keshtu se si ai trushkuluri im qe iku e la shtepine se ia bene trurin dhalle tere ato lexime pa fund. Edhe ti po te vazhdosh, ashtu do perfundosh, te marresh malet, e mos dish nga shkon! Dhe e treta, - vazhdoi ai pa lene kryeplakun e vogel fytyrenxire ti kthente pergjigje, na fal zotrote qe te shqetesuam, po erdhem te na ndihmosh per dicka. Ai hapi trasten e nxorri vazon.
Te tere shtangen. Njeri nga te huajt, qe deri atehere nuk po ia varte shume bisedes, e po shihte titujt e bibliotekes se kryeplakut, u kthye I terhequr nga heshtja. Ahhh!
Kryeplakut I shnderiten syte. I ferkoi me kurrizin e duarve duke u ankuar nga refleksi qe bente objekti, I pastruar per merak. Po kjo eshte fantastike, - tha, -e mrekullueshme! Objekt I rendesise se vecante!
Avash ore me ato objektet e tua, - tha shqipua. - Tani me thuaj, c’te bej une me kete? Si hapet? Po sikur te dua ta shes?
Dy te huajt flisnin e flisnin duke pare ne drejtim te objektit. Me lejoni? – tha me ze te dridhur njeri prej tyre qe fliste shqip. Mori vazon, e peshoi mire ne dore, e pa mire ne te kater anet, nxorri pastaj nje pale syze me monokel, dhe filloi ta shqyrtonte me levizje milimetrike. Ne dhome mbreteronte nje heshtje absolute. Te huajt, njeri me sy te ngulitur ne vazon, e tjetri me sy te cakerritur, sec jepnin e mernin me njeri tjetrin me ca berbelisje si peshperima. - Eshte material I cuditshem. Hera e pare qe me qellon ta shoh - tha studiuesi. Nxorri nje aparat me nje si antene te vogel te cilen e takoi ne faqen e vazos. Priten. Pa ne ekran me duar qe I dridheshin. Si ka mundesi?
C’fare? Bertiten njezeri te tjeret.
Nuk tregon shenje te asnje metali te njohur por… Ky tregon nje vend bosh ne klasifikimin e Mendelejevit, qe studiuesit mendojne se I perket Orihallkut! Nje lloj metali legjende qe gjendej ne nje vend gjithashtu legjende, Atlantides! Vleresohej shume atehere! Me shume se ari!
Shqipua filloi te hidhej mbi shputat e kembeve. Fytyra ishte skuqur e ne balle I kullonin djerse. Po qeshte. Po qeshte me te madhe! Po kendonte! Po ulerinte nga lumturia! Por me ate fytyren e tij te ngrire vetem tha: me thoni ju lutem, a mund ta hapni? Farku ktheu koken me I habitur se nga sendi qe po shihte. Ku kishte mesuar valle Shqipua te fliste me kulture?
Ta provojme, - tha I riu.
- paska elemente te legjendave te lashta , - tha I vjetri duke studiuar siperfaqen e vazos. Tregon per krijimin e universit, diellit, tokes, per kaosin, gean, uranin, brezin e titaneve…
- avash avash! Tha shqipua. Di shqip ti apo jo?
Papritur njeri nga te huajt, ai me I vjetri ra ne gjunje duke zgurdulluar syte. Si I cakerdisur fliste e fliste ne greqisht. E mori me I riu ne dore, pa vulen me perqendrim te papare, e vazo I shpetoi na dora duke rene me nje zhurme krisese. Te dy te huajt u hodhen perpjete duke u shmangur prapa pa vetedije.
- he de flisni! C’ka? C’eshte? Bertiti kryeplaku.
- ku e gjetet? – pyeti shqipfolesi.
- Ne token time, - tha Shqipua. Ishte nje peme e thare aty. E crrenjosa dhe poshte asaj…
- Domosdo qe ishte e thare, tha greku.
- C’do te thote kjo? Pyeten gati njezeri Shqipua e kryeplaku. Farku nderkohe e kishte humbur fare.
- E dini c’shkruan mbi vulen qe ze gryken e saj?
- Ore, ky po tallet? Ia pati Shqipua I tensionuar ne kulm.
- Duhet t’ju them se aty shkruan: Dhurate Pandores nga te dymbedhjetet! E keqja fle ketu!
- E c'do te thote kjo? Pyeti shqipua disi I shqetesuar.
- Vetem kjo e shkruar hedh poshte mijra vjet shkence e studime e na kthen ne paganizem! Paskan egzistuar perendite e Olimpit!
- E kush qenka kjo Pandora e keta te dymbedhjetet? Tha farku qe sikur u zgjua nga gjumi.
- Te dymbedhjetet jane perendite e olimpit te te cilet besonin greket e lashte. - Sqaroi studiuesi I ri. Pandora ishte nje grua. E krijoi Efesti, perendia e zjarrit ne laboratoret e tij vullkanike me urdher te Zeusit, kryeperendise. Zeusi u pajtua me titanet e mbetur nga lufta, dhe per ti mare me te mire sidomos me te madhin, Epimeteun, I beri dhurate nje grua, Pandoren! Dhe qe cifti I ri te jetonte ne lumturi, perendite kapen tere Te Keqen dhe e mbyllen ne nje vazo. Kete vazo ja dhane Pandores me urdherin e prere qe te mos ta hapte, por ta ruante. Nje variant I vazhdimit te legjendes eshte qe ajo e hapi vazon dhe E Keqja ktheu boten permbys. Nje tjeter variant tregon qe vazon, sipas keshilles se Prometeut e hodhen ne det ne piken me te thelle te tij.
- Kjo ketu pa diskutim eshte…e tregon edhe materiali, edhe punimi artizanal I panjohur deri me sot. Pa dyshim qe eshte dore e perendise. - Studiuesi I vjeter fliste me pasion e me sy te turbulluar. - Edhe nje fakt tjeter e verteton: gdhendjet qe tregojne historine e botes ne faqe te vazos shkojne deri tek titanet, e jo me tej! Deri aty eshte historia e njohur ne ate kohe.
- E me demek une s’duhet te hapkam vazon ee?
- Duhet nje e keqe e madhe per ta hapur vazon, ose nje dashuri e madhe qe nuk I trembej se keqes fshehur brenda saj! – vazhdoi I vjetri te fliste.
- Mor po c’jane keto? Keto perralla? Vetem femijet I besojne keto gomarlleqe! C’jane keto konstatime fantazioze! Le te behemi serioze zoterinj e te mos leme te na rrembeje fantazia! – tha kryeplaku.
- E di! Eshte e pamundur ta besosh, po indikacionet flasin qarte! Kjo amfore e vjeter, materiali qe ajo permbyll jane nje e keqe e madhe per njerezimin, zotin, kishen tone! Ajo edhe keshtu e mbyllur permbysi cdo gje ne te cilen besonim. Sikur te hapet do jete tmerr! arma me e llahtarshme! E barabarte me nje bombe berthamore boterore!
- Ee, mos ja fusni kot. – tha Shqipua qe s’po kuptonte asgje nga ato qe u thane. - E para e punes, ne armet I kemi tradite. Femijeve tani I veme pushken ne djep, fshatari liron token me tanks, minatori hap gropa me top, populli feston me automatike ne vend te fishekzjarreve! E dyta, nuk ju besoj aspak! Nuk I besoj une perrallave me mbret si ben ai biri im qe ju e te tjeret si ju ja keni bere trute dhalle. Te ishte e keqja mbyllur ketu, nuk do kishte te keqija ne kete bote, as do vidhej, as do vritej e pritej njeri, as luftera nuk do beheshin!
- Po vazoja sido qe eshte me vulen e Zeusit, prape vazo eshte. Ajo eshte e mbyllur hermetikisht po rrezaton emeton vale negative. Ajo nuk eshte mbajtese absolute. Po sasia qe rezaton eshte shume e vogel ne krahasim me ate qe mban brenda! Me miliona here me e vogel! Te thashe, eshte si nje arme radioaktive! Keshtu te pakten e mendoj une. Kujto pak pemen e thare. E the vete.
- Posi posi! Fol budallalleqe! Nuk besoj une te e keqja e vazos, po te e keqja e njeriut! Kjo vazo eshte thjesht nje punim artizanal I rralle, pikerisht per keto gjera keni ardhur ju ketej. Ju doni te na trembni, te merrni qypin e ta shisni si thesar. Une ju them burrash; sa e doni, t’ua shes?
- Askush s’ka per te shitur asgje ketu pa u marre vesh me shtetin dhe ligjin e tij! – tha kryeplaku.
- Ik more pirdhu ti mustaqelepur me gjithe ligjet e shtetin tend! Do me ndalosh ti mua? Pra me thoni, sa doni t’ua shes qypin? – tha Shqipua duke e lene kryeplakun te bere jeshil ne fytyre.
- Ti qenke I cmendur! Tha me I vjetri I cakerdisur. Nuk e kupton? Ke te besh me fuqi mbinatyrore! Per sa na perket ne, mbaje vazon e fli me te po deshe. Por, po u hap, thojini lamtumire Shqiperise! Do na shkaterrosh te tereve! Do shkaterrosh tere boten! Kjo eshte lajthitje! Ne duart e nje njeriu te jete fati I egzistences tone?
- As me plas fare mua per ju, budallalleqet tuaja, Shqiperine e Greqine e tere boten. Do ta shes vazon se me duhen leke.
Arkeologu I ri e zuri per krahu te vjetrin dhe I tha ne vesh: - mos eshte me mire dhe me thjeshte ta blejme ate dreq vazoje? Sa mund te doje ky plak I rrjedhur!
- po sikur, qe ti te bindesh se ajo eshte mallkim, te ikim bashke si jemi ketu ta hedhim vazon tej, larg, ne nje zone te thelle te oqeanit ku asnje nendetese te mos mund ta terheqe? – tha plaku perseri pa ja vene veshin propozimit te te riut.
- Ne asnje menyre! Pse? Per ke me merrni ju mua, per ndonje gomar budalla? Te heq une nje thesar si ky nga dora? Po ju them dhe nje here; po e deshet, e vetmja menyre eshte ta bleni.
Arkeologu plak ishte tejet I tensionuar. Po I dridhej mjekra. Ne nje moment u versul nga tavolina ku ishte vazoja, e rrembeu dhe doli jashte me tersellem. Vraponte ne oborrin e godines kur u pengua ne nje gur dhe ra plasur ne dhe. Shqipua po e ndiqte nga pas. Ju jeni plehra, - tha duke I marre vazon nga dora plakut qe po I rridhnin lot nga syte. – shih si qan hajduti! Te tere ju qe vini ketu nga ana e anes hajdute jeni! Doni te vidhni vendin tone deri ne piken e fundit te dheut! – vazhdoi ai. I keputi nje shkelm ne prapanica plakut te shtrire ne pluhur. Kjo vazo eshte e imja! Ma dha gjyshi im dhe zoti I madh qe deshi ta kisha une kete dreq. Ja, edhe kete hajdutin e pengoi te ma merte vazon! zhdukuni ju me pandorat e Zuskat tuaja! Me te do te behem I pasur! Do iki te jetoj ne qytet! E le te vije pastaj ai plangprishesi im I madh e kerkoje ndonje gje! Rrugaci! Lamtumire hajdute e kurremosupafshim me! Doli nga dera e oborrit rende rende duke ecur drejt shtepise se tij

***

Boh! Gjithcka filloi me shterimin, ose ta nisim per se mbari, gjithcka filloi me uraganin e dy netesh me pare. Gati gati mendoje se nje tsounami mbiu ne detin Adriatik e u perplas ne Shqiperi. Nje permbytje biblike. Nje llahtari e vertete. Demet ishin te pallogaritshme. Deme materiale (qe Komunitetit Europian pa le sa I duhej te shkarkonte nga arka per …) dhe deme ne njerez.
Midis tyre edhe dy vellezer nga nje filan fshat. Nje I vdekur dhe tjetri I humbur. Por, e vecanta ishte se zera ne fshat I quanin shkaktare te rremetit, e jo viktima. Dhe kishte gazetare gomare me brire qe merrnin mundimin e shkruanin per te tilla budallalleqe. Flitej edhe per vellavrasje. Disa flisnin per gjakmarrje
”… Gjakmarrje brenda fisit? C’flet? Joo! E ke gabim… Gjithcka nisi per nje cope toke qe nje gjysh …”
Nuk ja vlen te citohen te tilla lajme diletantesh te dores se 5-te. Nuk do merremi me to.
Puna eshte se mbas rremetit, diku ne nje krahine (qe rastesisht perfshinte dhe fshatin e vellavrasjes, ndaj kjo e fundit duhet te jete ngaterruar ne kronikat e demeve) shteroi nje burim. Ky ishte demi me I tmerrshem. Vendi dhe burimi ishin pike e rralle turistke per vendin, nje nga burimet me te cuditshme ne bote! burimi c’eshte e verteta nuk shteroi. Sipas specialisteve, nga reshjet e shumta, rreshqitja e dheut kishte hedhur mbeturina inerte ne te, duke e bllokuar daljen e ujit. Kjo beri te mundur lindjen nga uji qe kerkonte rrugedalje te 5 burimeve te reja bija. Njekohesisht, rastesisht, diku ne nje krahine tjeter, nje nene kishte sjelle ne jete 5 njake. Diku ne nje vend te larget te Siberise, nje profet I rreme para se te behej personalitet, ne deliret e tij pijanike kishte deklaruar se fundi do ti vinte botes nga 5 njake sikur te pinin uje ne 5 burime njake dhe keto. Boh!
(Prape rreshkita nga qellimi im duke u futur ne artikuj pa vlere historike reale!)
Keshtu, pasi vdiq burimi, pas ca kohesh (nderkohe vendi kishte filluar te mekembej e behej gati per kandidature per be) vdiq edhe nje princeshe diku ne nje ishull te larget. Ajo e mjera po tentonte te kalonte ishullin e te dilte ne toke te thate nepermjet tunelesh te vjetra qe perdornin dikur perendite! Dhe perendite u nxehen seriozisht dhe I moren jeten! Keshtu, tere bota qau per priceshen e fisme qe I donte te varferit! Menjehere pas kesaj (nuk e kuptoj lidhjen qe mund te kete, por thjesht si renditje kohore po krijoj, asgje me teper) ne vendin tone te shqiponjave, se kush tha qe dikur paska qene vend skifteresh. U ngjall gjaku grabitqar ne rremba te tokes. Toka u be nje meme vampire. Ajo apelonte per gjakun e bijve te saj. Dhe ata, si skiftere te vertete rrembyen tere armet e mundshme dhe ja filluar. Per nenen tone qe do gjak, - therrisnin! Dhe bum! I binin njeri – tjetrit. Nje lemsh I vertete mishi, dheu te kuq (kush e di pse dheu donte te ishte I kuq!) plumbi, predhash vellavrasesish! Ah, ndoshta ndaj e paskan cituar ate vellavrasjen mesiper. I kane bere lidhjen me ate te madhen! Vrasjen e madhe! Ose duhet te shkruaj, vrasjet e medha. Po po! Kjo eshte me brenda temes. “vrasje e madhe” tingellon si roman! Ne rregull. Keshtu shqiptaret u vrane me njeri – tjetrin. Sikur vetem ata! Njekohesisht filloi nje lufte e madhe! Nje lufte boterore e fshehte! Disa thone se, edhe kjo lufte ka lidhje me token dhe gjakun, po kesaj rradhe ajo do ta nxjere gjakun e jo ta pije! Jane njerezit qe duan ti pijne gjakun! Sa mbrapa paskemi qene ne si popull! Te tjeret I pijne gjakun tokes, e ne I japim tonin! Budallenj!
Keshtu, per cudi, dikush, nje shkencetar I madh amerikan, me ane te studimeve te cuditshme na nxorri qe ajo permbytje kishte nje shkak madhor, dicka qe kishte te bente me gravitetin e elektromagnetizmin, dhe sipas tij gjithmone, tere rremeti duhej te kishte origjinen nga nje berthame qe e aktivizuan njerezit. Se si e qysh, veshtire te merret vesh. Dhe ky shkencetari vazhdonte te perralliste sikur kjo berthame qe na shpertheu ne nje te tashme, jo vetem qe ndikoi te ardhmen duke shkaktuar ato luftrat vampireske gjakderdhese vellavrasese, por, duke u bazuar ne teorine qe koha eshte si nje pellg me uje ku valet e ngacmimit perhapen ne menyre koncentrike, ajo ndikoi edhe ne te shkuaren. Kjo berthame, kjo qelize malinje si nje fitil I ndezur fluturonte ngarkesen e saj drejt te ardhmes e se shkuares njekohesisht. Ne te ardhmen te tere e dine se c’ndodhi, por ne te shkuaren ky shkencetar I rrjedhur (I cili per me teper eshte I semure nga semundje nervore!) na tregon se pasojat mund te paraprijne shkaqet. Keshtu, vrasja e Kenedit, lufta e dyte boterore (momenti ne llogore kur Hitlerit iu mbujt urrejtja per hebrenjte), lufta e pare boterore (vrasja e princit austrohungarez), pushkatimi I familjes Romanov, masakrat e Stalinit, masakrat simotra komuniste, bomba berthamore, dyndjet sllave, kryqezatat, inkuizicioni, therja e pabese e Cezarit, vrasja e Verxinx Toriksit, masakrat e hebrenjve, kryqezimi I Jezuse, helmimi I Atiles, luftrat punike, djegja e bibliotekes se Alexandrise, vdekja e Aleksandrit te Madh, medea qe vret femijet e saj, lufta e pare boterore e Trojes, vdekja e Akilit, vdekja e Hektorit, rrembimi I Helenes, shtate fatkeqsite e Egjiptit, shkaterrimi I Sodomes dhe Gomorres, deri te permbytja e rradhes boterore ku shpetuan vetem nje gjenerate njerezish, te tera keto pasoja, rridhnin nga nje seri shkaqesh qe mekanizmin baze e kishin tek ajo furtuna dhe berthama e saj qe ndodhi para ca kohesh. Dhe jo vetem keto, por nje numer I pafundem te keqijash pak me te vogla si termetet e medha, dhe akoma me te vogla si mbytja e titanikut, e edhe me te vogla si vrasja e Agamemnonit, vdekja e Airton Sennas, te tera nga ajo vinin. Jam qe jam, po fus edhe frakturen e gjurit kur isha 12 vjec! (me duket se I bera lemsh te tera!) Dhe ky shkencetar e shpjegonte qe tere ndikimi I saj shtrihej deri ne kufirin e shtrirjes se (le te themi) shperthimit te meparshem te berthames se keqe. Dhe ky kufi, gjithmone sipas mendjes se shkencetarit vinte deri ne permbytjen e fundit njerezore drejt se ardhmes, dhe deri te zhdukja e dinozaureve dhe shkaterrimi I tokes per here te pare. Edhe atehere duhej te kishte qene dikush ose dicka qe ta kishte shkaktuar hapjen e berthames. Dhe ky shkencetar profetizonte se kishte nisur reaksioni zinxhir I shkaqeve qe do shkaktonte nje permbysje te madhe, dhe shkaterrimin e tokes per heren e aq-te qe dime ne.
Po e citoj kete shkencetar per arsye se tere berthamen ai e cileson sikur ka shperthyer ne vendin tone, naten e permbytjes. Ndaj…
- I dashur… kaq vone? Po punon? Ku ishe tere darken?
- Lere mos pyet, se jam teresisht I derrmuar. Plasa vape, djersa po me bezdis shume, koka me plasi, dhe po me dhemb kurrizi ne kete karrige te mallkuar!
- Po ti vike ere alkool!
- Ee! Kam pire pak! Ishim me ata te redaksise. Fare pak pime, megjithate koken e kam te turbullt. Ja, e lashe punen. Do vazhdoj neser. As e mbaj mend se c’shkrova deri tani.
Sigurisht ndonje budallallek. Ne kete gjendje qe je ti! Lere artikullin tani, bej nje dush, pi nje paracetamol e hajde ne shtrat. Jam fare e pergjumur per te te bere sherbim…

***

Tani e gjeti ky dreq shiu, - I nevrikosur I ra deres se shtepise tere tersellem. – hape moj grua! C’dreqin ben! tre ore! - Ia veshi deres me shqelm. I ra dhe nje here duke shkolitur braven e hyri brenda. – po ku je moj? Dil moj se do te te tregoj nje gje. Ia hodhem me duket!
Ja o burre, - nxorri koken nga aneksi gruaja duke qeshur. Po hedh raki per mikun. Qenke bere qull! C’eshte keshtu? Si beri kjo kohe! Bresher ne pranvere s’kishte ndodhur! Nderrohu shpejt se do te ftohesh!
- c’mik the ti moj? Kush eshte ketu? Kush ka ardhur?
- Eja o Shqipo eja! Eja na trego ate gjene! Eja se ja hodhem me duket! Ha ha ha!
Shqipua ngriu. Sa po kthente shishen e rakise qe gjeti mbi tryezen e aneksit, po e la perseri ne vend. Ndenji pak sekonda menduar, dhe menjehere syte I xixelluan.
- po ti pse e ke sjelle koken? C’do ketu? – i tha, duke hyre ne dhome te pritjes, burrit qe rrinte ne kanape.
- Keshtu pritet miku o Shqipo? Aq me teper gjaku e vellai, - tha duke qeshur ai. Erdha, se me thane qe kishe gjetur nje send. Nje kupe te cmuar. Dhe e kishe gjetur ne aren e gjyshit.
- E c’te duhet ty? Punet e mia I di vetem une.
- Mos me fol keshtu mua se jam vellamadhi. – tha tjetri I ngrysur.
- Po ti vjen ne shtepi time e me jep urdhera?
- Hajde Shqipo. Mos bejme fjale se s’ia vlen barra qirane. Me trego kupen e cmuar. Me perket dhe mua, derisa e ke gjetur ne aren e gjyshit, te ajo pema e thare. Ta shesim e ti ndajme parate pergjysem.
- C’kupe o mavri! Ku kam kupe une! Sa paske fantazuar o ditezi! Tere keto plane. Po kush te ka genjyer njehere?
- Leri ato o burre, e mos me nxeh. Me tha kryeplaku. Ishte me ca te huaj. Njeri nga ata, nje plak, po qante nga frika se ti do hapje kupen e se’c do dilte nga aty. Keshtu me tha shqipfolesi, po ai me dukej se s’merrte vesh mire ata e ia futi kot. C’idiotizma! Po ti sigurisht qe s’do ta hapje kupen vetem, pa vellain tend, eeee Shqipo? Eee?
- Ore po qenke I cuditshem ti! Ik ore te thashe. S’kam asnje kupe te cmuar une. Kryeplaku eshte budalla.
- Po ajo traste aty mbi lavatrice c’eshte? Ti tani sa hyre, dhe ata solle me vete. Pa ma trego. Ajo eshte kupa shqipo? Ja, ta shohim. Vellai u cua e shkoi drejt trastes. Shqipua u leshua dhe rrembeu trasten perpara tij. Nuk kishte njeri ne bote ti merrte ate send. Vellai e godet me grusht dhe e hedh plasur ne dhe. Kjo nuk durohej! Ne shtepi te tij, para gruas se tij? Te bente ashtu? Shqipos I kercyen, po vellai I madh I hidhet siper duke e goditur.
- Qen …
Shqipua uleriu nga dhimbja. Me trasten e rende qe se leshonte nga dora, ia vesh kokes se vellait. fatziu u keput pike e ne toke. Gruaja vuri kujen. Shqipua humbi ndjenjat.
Kur hapi syte, gjeja e pare qe vuri re ishte bresheri qe godiste xhamat. Erdhi ne vete. Vellai dergjej aty, shtrire prane tij, me nje dore mbi barkun e tij. Gjak a plage nuk kishte. Kishte vdekur! Zemra e tij nuk rrihte me! Pa I llahtarisur perqark. Gruaja, ulur ne gjunje, shihte tavanin duke terhequr floket me te dy duart. Se’c berbeliste.
Shqipua u cua menjehere e mori vrapin. Trasten s’e leshonte nga dora. Bresheri I binte rende mbi koke e kurriz, po me rende ndjente lotet faqeve. Kembet I vraponin pa pushim. Mendja I kishte vdekur. Gjalle kishte vetem zemren. Zemren qe po e linte. Zemra mbi dy kembe. dhe kembet qe vraponin per ta lene pas zemren. Arriti te rrenja e pemes se thare. Dicka e shtynte aty! U rrezua ne toke. Trasta I shpetoi nga dora dhe nga ajo doli nje si dhe I kuq. Shqipua shqeu syte. E preku trasten me duar te dridhura, e nga ajo u rrokullis kapaku. Iu ngriten qimet perpjete si te maces! Filloi te dridhej. Syte nuk I shihnin me. Gjithcka e sfumuar, e bardhe! C’tmerr! Nje ere e ftohte u ngrit rreth fushes. Ate cast, nje rrufe, me bubullime te madhe ra aty afer. Tronditi qiellin e token bashke. Kupa ishte hapur!!!
Vendi rreth e qark u perfshi nga flaket, po bresheri I rrembyer I shoi shpejt. Nga pema, njeriu, e trasta me vazo nuk kishte me asgje. Era e djegesires mbuloi ere ne mishit te pjekur! Vetem pak dhe te kuq te cuditshem kishte aty.

* * *
- … eja ketu kurva ime e vogel!
- Pse me thua kurve ti mua? I tha ajo me ledhatim duke iu ulur ne preher.
- hahahha! Po ty te tere kurve te thone e ti qesh, kur te them une me var turickat? Tha ai duke I puthur syte.
- Ehhhuu! Me thonin! Tani jo me. Tani jam nje vajze e respektuar e lidhur me nje djale fshatar te trashe qe ka ardhur ne qytet na ka bere shkolle e I duket vetja milioner vetem se ka trasheguar nje cope toke e dy leke nga stersterrrrgjyshi I tij I rrjedhur! Tha ajo duke qeshur.
- Ah! Hakmarese tradhetare! Bertiti djali duke e shtrire mbi tapet, e kafshuar ne qafe. Ne nje moment u ngrys. – Lere mos ma kujto ate token e mallkuar.- ndenji ca pa folur, I bere dhe ne fytyre.- Fola me vellain… babai, u zu me xhaxhane dhe vrane njeri-tjetrin, a dicka e tille. Nuk e mora vesh mire se ai fliste me ngasherima. Me kerkoi te shkoja atje.
- C’tmerr! Si ka mundesi? - tha vajza e tronditur. E tmerrshme! Kur do nisesh? Me vjen keq, shume keq shpirt!
- Per se? Per kafshet?
- Si? Jane njerezit e tu! Pse flet ashtu! S’te vjen keq? Vdiqen!
- Vdiqen? … Mire e bene! Ata jane te tere te cmendur! As qe dua t’ja di! Mire u be keshtu. Kot qe gjallonin ne kete bote! As me plas fare. Tani jam me I qete. Injorantet!
- Je I qete kur sapo te ka vdekur babai? Ti… Ti je moster! Je kriminel!
- Hahaha! Sikur vetem une! Shihe veten. Po ti e te tute? Njesoj jemi. Cift I bukur jemi ee?!
- Jo! Pse si jane ata te mite? ata jane shume... une ...
- Po, po … lere! ata jane, ti je, pfff! dhe ne bij te denje te prinderve tane jemi, ja c'jemi! Vetem pak me te rritur... Me moderne...