Rrofte bota jone!
Nese hedh nje sy brenda saj, thith material per subjekte perrallash aq shume…
Keshtu nisi te shkruhej dhe kjo perralle. Nga ngjarje te ndodhura ne kete bote.
Nga nje baba qe humbi nje bir kot se koti, nga nje tjeter djale i nje babai tjeter qe iku kot se koti…per pune flamujsh e kufijsh!
Shkurt, njerez qe vriten ne menyre te pavlefshme. (e me thoni kush vritet ne menyre te vlefshme?)
Perralle e medituar quhet.
1.
Gjithmone kam menduar se Shqiperia (ose me mire le ta pergjithsojme pak) ky vend, eshte ne njefare menyre i mbrapshte, por vetem tani u binda plotesisht. Dhe jo vetem u binda, po arrita te kuptoj edhe teresine arkitektonike te tij.
Fishta e percaktoi ne njefare menyre poetike ‘matur me lekuren e shejtanit”, ndersa une, ne gjuhe fizike, po e quaj projekt arkitektonik llogaritur me permasa kozmike te nje universi tjeter!
Vetem nje gjuhe e panjohur llogaritjeje mund te shpjegoje sakte si mundet qe kjo shtepia jone e dashur te egzistoje…kokeposhte!
Po po! Pikerisht, me catine poshte, e themelet lart. Ne ajer.
Dhe me e bukura eshte se vendi yne – shtepi, mban ne maje te catise se tij nje flamur, ashtu si cdo shtepi e vecante ne territorin e tij (gjithe shtepite shqiptare mbajne nje flamur te kuq ne cati, varur mbi oxhak, ose ne zemren e tyre, po c’rendesi ka kjo ne fund te fundit)!
Ky flamur, me nje ngjyre rastesore, psh i kuq, ky flamur i kuq eshte kot fare, per te mos thene puneprishes, sepse pengon rrugen e gjere e te gjate te eres, (qe e shkreta duhet dhe te valvise flamurin kur kalon aty pari) ashtu si vetem nje flamur mund t’ia prishe.
Por, ne kodin e universit tjeter qe percakton arkitektonine e shtepise tone ne fjale, gjithcka eshte kokeposhte. Kjo do te thote qe kolonat e themeleve jane ne ajer.
Dhe tere ajo strukture, tere ajo peshe i bie ne shpine shtylles ne te cilen valevitet aq me te vertete kot ai flamur.
Dhe ja, ky flamur sapo mori permasa samsoniko-heroiko-hiperbolike.
Themelet rrine perpjete ne ajer, ne ereksion te plote, duke i bere akoma me shume se flamuri rezistence eres, e si pasoje, prishur akoma dhe me shume pune.
Shohin si te budallallepsura qiellin.
U lodhe o flamur! - thone. – na mbajte te tereve ne shpinen tende. Po nuk eshte faji yne. Jane ato ligjet e universit tjeter o flamur. Jane te cuditshme.
Ne te shkretat themele as nga dielli, as nga shiu nuk e mbrojme dot strukturen e shtepise tone. Nuk na e lejon forma ne ereksion! Ne dhe baballaret e kombit, ata burrat e trashe me mjeker keshtu kemi qelluar. Por, kemi marre nje vendim. Do te trashemi ne gjeresi, shtresa pas shtresash, derisa te zeme nje vend te gjere te konsiderueshem siper kokes tende o flamur, e te te bejme sa me shume strehe. Mos u merakos…sa te na kesh ne siper…
Nderkohe ketu fillon pjesa e dyte e peralles.
Nje dem po kalonte atypari. Mbahej te ishte dem rrace, me gjak blu e te bardhe, sepse ngjyra e flamurit te shtepise e turbulloi. Nuk e dinte ai se, dhe gjaku I tij ishte i kuq, si flamuri ne fjale.
Keshtu, ky demi, duke kaluar aty afer pa flamurin qe mbante ne kurriz shtepine. Syte iu erresuan nga ndjenja madheshtore e neverise ndaj flamurit! Ky dem u versul menjehere me tersellem cmendurak.
Briret e tij godisnin e godisnin. Shponin e shponin. Flamuri i shkrete, statik, plagosej e plagosej! Nuk mund te ikte ose te mbrohej. Me levizjen me te vogel, tere shtepia qe mbante mbi shpine do te rrezohej. Ai ishte ekuiliber absolut. Duhej te duronte.
Dhe filloi ti dilte gjak. Copa u gris, u shkalafit, u be e tejdukshme. Gati nuk egzistonte me. Ne toke kishte gjak. Por, perseri ngjyra e tij e corodiste demin psikopat. Ai cmendej akoma me shume nga neveria pse flamuri ishte aq ulet ne toke.
Si ka mundesi, - thoshte ai me vete, (ashtu si nje dem mund te thote me vete) - qe nje flamur te jete kaq I ulet e te rrije ne toke mbeshtetur?
Pah! Sa i shpifur qe eshte! - Dhe kjo gje e terbonte. Nisi te godiste me thundra qe ti jepte gjakut ngjyren e gjelber te barit.
Nderkohe themelet ulerisnin nga aty siper; bjeri flamurit o dem bjeri! Nderkohe ne po trashemi edhe me. Kur te vdese flamuri, dhe te thyhet shtiza mbajtese, ne do te biem poshte, drejt e ne zverkun tend o dem. Pesha jone do te te zgerlaqe! Dem i ndyre me gjak jo te paster vendi! Sepse ti o dem nuk je themel si ne!
Keshtu, kolonat e themeleve trasheshin e trasheshin qe te binin mbi demin. Demi coptonte e coptonte flamurin e as qe i behej vone per brockullat e themeleve, protestat e turmave te njerezve dhe artikujt e zellshem te analisteve, shkronjat e te cileve binin nga letra sapo shkruheshin, e jo me te ndalonin nje dem.
Dhe keshtu, perralla perfundon me nje peshtyme. Demi u lodh, e la gjakun perzier me flamur e ngjyrosur me bar aty, i futi nje te peshtyre me flegren e djathte, dhe iku. Gjithmone me ndjejen e neverise qe i ngjallte flamuri poshte, dhe sistemi i ndryshem i shtepise Shqiperi me themele e ajer qe trasheshin.
2.
Tani qe po mendohem, me kujtohet nje tjeter histori me flamure. Nje drame simpatike qe zhvillohej ne kufi te dy vendeve. Ne rolet kryesore;
Nje xhuxh i vogel, trim veshur me flamur te kuq,
dema me thundra te medha qe shkelmonin sa here u donte bytha,
baballare kombi qe pinin cigare,
dhe nje vije rere si kufi.
Pak a shume subjekti kishte te bente me trimerine e xhuxhit te vogel qe kaloi kufirin, veshur me flamur, per ne vendin e demave. Dhe e hengri i ziu. E vrane.
Ai kodi i ndryshem universal beri diferencen me perrallat e tjera ku trimi fiton perhere, po nejse…kjo eshte tjeter histori…
3.
Histori pakez e coroditur e? dhe e lodhshme, e di. C’ti besh, i dua metaforat dhe simbolizmat.
Po ta lodhesh pak, fare pak mendjen o lexuesi im qe te respektoj shume, mund ta gjesh vete c’shtet eshte demi, c’persona jane themelet, c’perfaqson flamuri, etc etc.
Ne fund te fundit, nuk na duhen as themelet e renda qe na kushtezojne ne nje vend te caktuar, as flamuri qe pengon rrugen e eres.
Eres se lire fluturake. Te vetmes qe duhet te duam me tere shpirtin tone. Te jetosh nen qiell e mbi toke pa kufij, kjo eshte lumturia vete. Nen diell, shi dhe yje.
Demi mund te na duhet. Po ngelem per e ngrene, do hame ate.
Dhe tani te bejme nje mbyllje klasike per perrallen tone simpatike. Si mund te themi?
Perralla ne lesh, flamur, secili prej nesh…!
1 comment:
Nje e vertete e thene ne menyre figurative, dhe nje menyre figurative shume e goditur!
Po mendoja, elementi i pare qe ke pasur per kete perralle cili ka qene? Ideja, apo figura? Si e ke shkruar? Sepse, gjithçka perputhet persosmerisht, çdo element me kuptimin perkates!!!
Post a Comment