FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Monday, October 29, 2007

PUSHTIMI I PARAJSES

Ecnin e ecnin e ecnin pa pushim. Ecnin te mbuluar me pluhur por te palodhur. Kalonin neper qytete qe kohe me pare nuk do t’I linin pa ndaluar e plackitur. Por, atyre asgje s’u hynte me ne sy. Kishin nje mision, nje detyre dhe asnje lloj tundimi nuk do te mund ti lekundte.
Ata po shkonin, po drejtoheshin, po marshonin te…te pushtonin parajsen!
Per shume kohe kishin luftuar, fituar, vrare e prere e plackitur pas kryezotit te tyre. Kishin pushtuar aq e aq qytete e toka te huaja.kishin thyer e shperbere aq e aq ushtri. Por, per shume kohe te mepasme kishin mbetur pa luftra, pa beteja, si peshku pa uje. Asnje armik s’po dukej, asnje ushtri s’afrohej. I kishin mposhtur te tere!
Dhe ata per shume kohe gezuan ato qe kishin fituar me aq mund, gjak e djerse.
Pastaj I thuren himne fitoreve te tyre.
Pastaj I kenduan keto himne
Dhe pastaj, kur s’kishin c’te luftonin, c’te gezonin, dhe c’te kendonin, e pane ne te vertete gjendjen e tyre. Ata ishin ushtare pa lufte. Ishin luftetare te mundur.te mundur nga plogeshtia. Pa qellim ne fuqite e tyre.dhe kjo ishte disfata me e madhe e ushtrise famemadhe. Fitorja me e lavdishme dhe disfata me e madhe. Ishte nje gjendje acaruese midis gezimit dhe merzise, euforise dhe frikes. C’mund te benin tjeter vecse te flinin gjume?
Por kryezoti I tyre I madh e gjeti zgjidhjen. Gjeti dicka per te luftuar dhe mundur. Dicka te denje per fuqite e tyre titanike. Le te luftonin me gjumin! Le ta mposhtnin ate. Ja kjo ishte nje lufte per jete a vdekje. Madje madje pse te mos synonin per me larg?!
Le te marshonin drejt qytetit te Morfeut! Gjumi ishte I barabarte me qiellin e pamate,me lumturine e pafund! Me parajsen! Te pushtonin parajsen!
Ja, ky do te ishte qellimi, ideali, jeta, frymemarreja e tyre qe, ketej e tutje. Te pushtonin parajsen! Te gjunjezonin gjumin!
Dhe keshtu u nisen.
U bene dite, muaj e vite qe udhetonin pa pushim.lajmi I perpjekjeve te tyre kishte marre dhene. Njerezit kudo donin te dinin, donin te shihnin njerezit qe kishin aq kohe qe … qe luftonin me gjumin!

8 comments:

Rocky Girl said...

kesaj i them shkundje apatie une jo carcafeve te mjaftit :P
e ke marre shume seriozisht kete luften donkishoteske.
shakate menjane, gjithsesi kur e mendon holle-holle, ca mbetet tjeter pasi i ke provuar te gjitha ne jete?!!! GJUME GJUME GJUME vetem kaq

me kujton "shkretetiren tratare" te buzzatit, urime per kete.

Rocky Girl said...

p.s
nuk jam marsi I por marsi II :D
u beme lemsh me gjithe mend :P :P :P

Rocky Girl said...
This comment has been removed by the author.
edrus said...

"Prej luftërash vijmë
e drejt luftërash shkojmë"
. . . Servantes :P

Ngelet e vlefshme kërkesa për ti zënë vëndin Sanços :)

Shakatë mënjanë: Një shkrim mjaft tërheqës, i shkruar tmerrësisht rrjedhshëm dhe po aq thjeshtë sa të duket sikur filozofia e përçuar në të të jetë gjëja më normale në botë.
Sinqerisht Komplimenti, dhe më bëhet qejfi që ta gjeta shtëpinë :)

LOER KUME said...

edrus, po je i mirepritur more kucedrusi i fjales :)
duku here pas here per ndonje gote wiskey, nga ai oldi :)

Marsea said...

a mund te bej nje sugjerim?! ndryshoje pak ngjyren e shkrimit apo te sfondit ne blog sepse nuk lexohet mire

Minerva said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Minerva said...
This comment has been removed by a blog administrator.