Njehere, para shume kohesh, isha ne gjendje te keqe. E keqja me kishte zene ne formen e ngjyres se zeze. Dhe ajo erdhi ne menyre natyrale, fare pa shqetesuar asnje nerv timin, me hapa te heshtur…
Nga nje gjendje normale qe isha, plot me ngjyra euforike qe karakterizojne natyren time, fillova, cdo gje qe me rrethonte, ta shihja ne nje ngjyre te zeze. Ne fillim here te zbehte, e here te forte. Me pas, sa me shume kohe kalonte, aq me e forte behej e zeza qe shihnin syte e mi. Por, nuk ishte ky shkaku qe une ndihesha keq.
Nuk isha aspak I merzitur, as melankolik, as depresiv, as ne lufte me boten, as anarkik. Ndihesha qejfli ne ngjyren e zeze. Gjithcka qe shihja zi me shijonte. Dhe kjo gje, pikerisht ky fakt, ishte shkaku i frikes time. Ne rregull deri te ndjesia e papritur qe nuk me ndahej e se zezes, por edhe qe ta shijoja?
Ishte e frikshme si hijet e skutave merrnin te njejten ngjyre duke me ndjekur pas.
Syte me ishin nxire, (une kam sy te celet) dhe gjuha me ishte nxire nga vera. Dhembet ishin nxire nga kariesi. Vishesha me rroba te zeza, dhe, nuk e di pse, degjoja vetem kenge te zeza.
Kudo qe shihja ne kohe, ne hapesire, ngjyra e zeze me fekste fort fort, ne nje kreshendo qe nuk e dija si do I vente filli. Ndoshta do e bente diellin e zi? Henen e zeze? Sepse parfumin tim e kishte bere te zi nderkohe… Dhe gjaku? Kur u cava dje pa dashje, nga mollza e gishtit kulloi gjaku im, dukej I zi…
Po floket e mi bjondë? Dhe ato te zeza?
Bah! E tere kjo ishte e frikshme!
Dhe nje nga ato dite, ishte nate ne fakt, dyert e dhomave te familiareve te mi ishin zhytur ne errezire te zeze, energjia elektrike mungonte, nata ishte e zeze pa yje, dhe era frynte ne ngjyre te zeze, pashe veten ne pasqyre. U fiksova ne syte e mi dhe pashe aty nje pako, nje pako me tere erresiren e mundshme brenda… lidhur bukur me fjongo te zeza…
Atehere, u ula kembekryq mbi tapet, si somnambul, duke teshtire ne fillim, pastaj pa shfaqur asnje shenje gjallimi, pa u ndier fare.
Gishtat e mi rrembyen tere nxitim penen e zeze qe fshihja diku poshte kolltukut, dhe, mbi nje fletore me kapake teresisht te zinj pa dyshim, nisen te shkruanin c’fshihej ne pako.
Nisen te shkruanin… LIBRIN E ZI !
Gishtat shkruanin e shkruanin… nuk e kuptova dot kurre ne ishte mendja qe urdhetonte gishtat, apo gishtat sugjestiononin mendjen nepermjet levizjeve se tyre valltare mbi fletet…
Ne cdo hap qe hidhnin gishtat e mi shkruhej nje shkronje e zeze me bojen tmerrsisht te zeze qe rridhte e frikshme nga maja e penes time…
Shkronjat formonin fjale, e kuptimi I tyre ngrihej si hije nga fletet duke u futur ne hundet e mia…
Fjalet, rreshtat, paragrafet, kapitujt shkruheshin me shpejtesi marramendese dhe gishtat e mi nuk ndjenin asnje ngerc, e hunda ime nuk ngopej me ate kuptim te erret, syte nuk lodheshin nga e zeza…
per tu shkeputur nga kjo gjendje thithese u perpoqa te mendoja dicka me tronditese se kjo, ndarjen nga dikush I dashur per te mos ta pare me, thyerjen e gjymtyreve, vdekjen e prinderve, te djegurit te gjalle, vdekjen e femijeve, humbjen totale te shqisave, … nje kancer… cdo gje dukej perralle.
Ai liber I Zi I gjalle, si kthetra maceje, bishta te zjarrte dragoi, sy tigri e mjeker cjapi qe digjej, Ishte nje ngjarje pertej cdo tragjedie njerezore mizerabel.
Nderkohe vazhdoja me nje shpejtesi mbinjerezore te shkruaja e shkruaja Librin E Zi.
Materialin brenda tij nuk do mund kurre ta tregoj. Edhe sikur te mundja, s’do ta ndaja kurre me askend.
Cdo shkronje ishte e gjalle, cdo shkronje nje njeri! Libri, aq I forte, aq agresiv!
Cdo gje ne te filloi te vibronte e dridhej… shkronjat e fjalet nuk arrinin ta mbanin dot te zezen brenda, dhe nje lloj termeti ndodhi midis paragrafeve e kapitujve.
Shkronjat e zeza nisen te vetetinin, te ndizeshin… dhe nje zjarr mbiu, me gjuhe flake gllaberuese midis fleteve.
Tere libri nisi te digjej ne vetvete. Permbajta e tij, cdo faqe e shkruar, paragraf, fjale, shkronje merrte flake ne formen e gjuheve te vockla te errta. Zjarri ecte I vendosur, I pandalshem mbi shkronjat e zeza, dhe tere libri dukej sikur po e shijonte… dukej sikur po te kishte goje, Libri I Zi do kendonte…
Zjarri I tij ndricoi erresiren e nates, dhe ngrohu qenien time qe merrte fryme diku aty anesh tere asaj qe po ndodhte…
Afrova duart ti ngrohja ne zjarrin e librit qe po digjte vetveten nga rendesa e egzistences se tij…
Une shkrimtari e arkitekti I tij ngroha gishtat, ti mbaja te zhdervjelleta per te shkruar librin e ardhshem…
24 comments:
Ehhh...Pse s'i ke shtuar dhe ndonje pike alkol librit tend te zi? Zakonisht kthehet ne Liber te Bardhe kur ti pi :-D ;-)
I look inside myself and see my heart is black
I see my red door and it has been painted black
Maybe then Ill fade away and not have to face the facts
Its not easy facin up when your whole world is black
sa gjera te bukura behen kur everything is painted black!?
...nje shtrigan malefik qe i hedh shortin e zi botes,piktor i ardhur nga tenebrat per ti dhene penelaten e fundit tabllose tragjike,prift mekatar qe i kendon Missa Defunctorum njerezimit.
Ke shkruar bukur, por prisja te shkoje me larg, me thelle ne skutat e ferrit...prisja diçka tronditese, ca pershkrime makabre me gjuhe macesh, shtriga flokekuqe e vampire xhuxhmaxhuxhe::)))
S...p!
jO,me mire qe mungojne massia, ndryshe do dilte ne fantashkence, ne nje dimension tjeter ku e zeze eshte thjeshtesisht e jusitifikueshme me Bibel etj. e veshtira eshte ta mbash te zezen ne toke, normale, te perditshme.
gezuar vitin e ri Loer!
GEZUAR VITIN E RI 2008!
Long time, no see (heard?, written?)!
Nuk e di sesi arrin te futesh gjithmone ne skutat e fshehta te shpirtit dhe arrin t'i thuash ca gjera pa dorashka fare, pa ndonje komplikim te tipit; "Dua qe te gjithe te me pelqejne.". Tregim i bukur, me pelqen sidomos fundi.
Jam kurioze, e ke vertet nje "liber te zi", ku shkruan sekretet (jo ditar, ditaret nuk me pelqejne, me duken si pendime per nje gje qe ka kaluar tashme).
Te fala,
INA
ina, faleminderit per urimet dhe per suportin qe gjej perhere te ty. njeriu ne fund te fundit ndaj shkruan, qe qofte dhe nje njeri i vetem ta kuptoje.
shume thanks, dhe pac kete vit tere cte te shkrepe ne koken tende, pa kufij fare....
dhe, ina, ku je ti? a mund te kete kontakt njeriu me ty? :)
pershendetje Loer.
nuk elexova shkrimin-premtoj se do i kthehem sa te zbardhe drita.ajo qe dua te te pyes c'ne fotografine e Anna Vissit,e njeh si kengetare?
po edhe ty t'paska merzit Minerva?
t'pershendes,ne nje rikthim shume te shpejte qe te mund te lexoj.
gomar ateist, anna vissi eshte kengetarja ime e preferuar, dhe nese do e kesh vene re, nga moria e yjeve te mrekullise femer, aty ke vetem tre, dhe ato te treja jane te vetmet :)
lexoje shkrimin e me thuaj :)
Gomari is back.
nderkohe po degjoj kengen tende te preferuar.dhe tani po e kuptoj kuptimin e te zezes.
Loer shkrimin e lexova.periudha "black"tek une ka mbaruar-metallica forever-tani jam ne nje tjeter dimension qe pervoja me ka perplasur.
http://www.youtube.com/watch?v=HNR9VNqZDjA
nderkohe degjo kengen time te preferuar te kengetares me te mrekullueshme ne bote
Gje me t'bukur se dy meshkuj duke i qare hallet femerore njeri-tjetrit s'paska :P
Gomaro,
dashuria jote e madhe per mua te paska cuar te vish te ankohesh tek Loeri? :-) Moral support,ee?
Dhe pak dhe mund te formosh clubin e meshkujve te vrare shpirterisht nga une :P
Mgjth s'ke gjetur vendin e duhur. Me Loerin kemi nje lidhje urrejtjeje-ngrohtesie. :P
po behem xheloz :(
e kuptoj loerin,e kuptoj.perpiqu ta duash loer. e ka nevoje...
Muço, dashuria jote e pakushtezuar me mjafton ndaj...mos u shqeteso :P
Te perqafoj, pathim!
me ne fund gjeta kohen per ta lexuar shkrimin tend te fundit.me pelqen , serish ke gjetur diçka te veçante.
ka nje si fare ngadhenjimi te te keqes, merzise ketu nje ngadhenjim qe te josh ne fakt, me shume se sa nje gje e mire:)
me djegjen ne fund me duket se ke sjelle ca nota optimizmi, apo pendimi?
anyway a nice one!
eno, faleminderit, ndihem mire kur me kuptojne. djegia ne pjesen e fundit ishte mbyllja e ketij cikli, dhe hapja e nje cikli te ri, akoma te panjohur... faktikisht kam dashur te bej nje paralelizem me fenix, dhe me zotin, qe krijon bote, i evoluon, dhe pastaj i shkaterron sepse jane joperfekte, mekatare, per te krijuar nje bote loder tjeter, te re, te bukur... tani qe po e mendoj kjo eshte nje teme shume e lezetshme per te krijuar dicka te re, nje shkrim me kete teme, nje zot femije qe luan me boten loder derisa ajo prishet nga konsumi, pastaj ai e djeg dhe mbi te krijon nje loder tjeter, per tu kenaqur deri ne shkaterrimin e rradhes...
pacim eno... :)
hajde pra jepi po presim! shnet!
Post a Comment