FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Thursday, November 20, 2008

Te Ndalohet Puthja!

Gjithçka erdhi me kamarierin. Me ardhjen e kamarierit për herë të tretë. Një kamarier nuk vjen kurrë për herë të tretë te një tryezë çifti. Ndërsa ai erdhi.
Deri në atë moment ishin mirë. Madje nxehtë.
Ishte takimi i parë dhe vrau shumë mendjen, derisa vendosi për atë lokal mistrec.
Midis skutave të ndryshme, njëri shumë banal, tjetri shumë i ftohte, tjetri i panjohur, tjetri mund të ishte dikush që njihte, vendosi pikërisht aty.
Një lokal i vockël i lezeçem, mu në mes të Tiranes. Casual, dhe shumë i fshehur, afër qëndrës, dhe intim. Në katin e tij te dytë, të veshur me dru.. Yesss!
Ajo e priste te pesëmbëdhjetë katëshi. Takim moskokçarës në dukje, edhe pse ajo e lyer kujdesshëm ëmbël, ai veshur kepucët e rasteve të veçanta.
Puthje në faqe, pak si shumë në faqe për herën e dytë që takoheshin në jetë, dhe herën e parë vetëm.
Nga i ftohti u ishin mpirë gishtat të dyve. Ai u kollit, ajo gjithashtu, e menjëhere u vendos për çaj.
- Unë dua dhe një konjak. Konjak dhe çaj. Faktikisht, po më pihet një kafe, por dhe caji po më pihet më shumë akoma. Çaji me konjak është shume i mire. Edhe pse fare pa lidhje në shije. Merre dhe ti.
- Jo jo, unë s’dua konjak! Aman, se jam e tmerruar nga pijet, u bënë tërë këto ditë të vitit të ri duke pirë, a thua se na ka detyruar njëri me zor, mbrëmë kemi qënë tapë fare dhe nuk më pihet më, unë zakonisht nuk pi perditë, pastaj, ç’them dhe unë, në Romë pimë, pimë aq shumë, po këtu jo, se, e ke parasysh, babi po të më shohë të dehur, por jo, në Romë është tjetër gjë, pimë gati çdo darkë, unë mbahem për të pirë, jam e tmerrshme, sfungjer më thërrasin, por jo, konjak nuk dua, vetëm një çaj.
Nje çaj të lutem, - I tha ajo kamarierit që po rrinte prej disa minutash në kembë duke pritur e rrotulluar kokën.
Ai ktheu kurrizin e zbriti shkallët pa folur fare. Ata të dy u panë në sy, e ia shkrepën të qeshurit.
- Ç’ke?
- Hiç! Ti ç’ke? Pse qesh me mua?
- Qesh se je kështu… - I preku majën e hundës.
- Si kështu? Si jam? … Ca ke te gusha? Ajo iu afrua.
- Ça është aty??
Mor… Mos kishte ndonjë shenjë në gushë dhe ajo dinake po afrohej ta shihte më mirë?
- Një push… push I bluzës. Hidhe fare ketë bluzën. Në moment vajza u step.
Si I thashe keshtu? Ç’dreq bluze! Jo jo, se mori për ters. Po qesh. Sa çilter që është! C’buze!…
- Është jelek. Mirë që më kujtove të heq xhupin se u hutova.
Asaj i janë skuqur faqet. Po më sheh në sy. Mos po më pret mua? Të afrohem? Tani? Mos!… Erdhi çaji. Mos! Dreq! Po tani? Ky kamarier vjen gjithmonë atëherë kur s’duhet!
- Më fal pak, - tha ajo, e u çua.
Ai e ndoqi nga pas me sy, hapat e veckël, prapanicën e mbledhur që tundej duke iu drejtuar tualetit të femrave. Pa këmbët e lakuara pakëz, gati gati të shtrembëra, dhe iu ndez deri në fiksim, dëshira të shtërngohej prej atyre këmbëve. Duhej të ndiheshe mirë, rehat, midis këmbëve të shtrembëra!
Hodhi sytë nëpër lokal. Asnjë njëri nuk njihte. Aty poshtë, një tavolinë me burra, në një tjetër nja tre gra, që duhet të kishin zyrat e punës aty rrotull. Po ata burrat ç’dreq duan këtu? Ky është lokal intim o vëlla! Ç’dreq doni këtu? Ato gratë shtyhen disi, japin klimë feminile, thathesheme, të teshtira lehtshëm, po ju derra ç’dreq doni këtu? Dhe shih ca kombinimi, dy Janë veshur si zotërinj, me kostume, e tre janë si halabakë. Ec e merre vesh!
Lart, para dhe pas tavolinës së tyre ishin dhe dy çifte të tjera. Sa siklet ishte të puthte për herë të parë në një vend me njerëz!
Një aromë parfumi e njohur e mbështolli nga pas, ktheu kokën të shihte. Ajo më një levizje të shpejtë rrotulluese, u ul. Pse u ul shpejt? Për shaka? Për të mos më lejuar ti shihja siluetat e gjoksit të vockël që dukej më I vogël kur ishte në këmbë? Për të fshehur këmbët e shtrembëra?
Po e shihte me sytë e saj djallezore të bukur, me një buzëqeshje shpotitëse mbi buzë. Sikur po luante. Ç’i pjell mendja? Ç’truke të fshehta femërore sajon? Ahh… ja pse një orë në tualet. Qënka parfumosur mirë…
- Erdha!
- Shpejt moj se tu ftoh çaji!
Ajo mbërtheu me duart e vockla gotën e çajit, duke i ngrohur.
- Brrr! Nuk kishte ujë të ngrohtë në banjë.
- Ç’ne? Ky me demek është lokal i mirë. Përveç atyre bubuzhelëve të ulur aty poshtë, që nuk kanë kuptim aty, mua po më pëlqeka. Çdo gjë në vendin e vet. Vetëm që, jemi ulur këtu, mu në buzë të ballkonit… si ballkon qënka ky kati i dytë. Po të shkundësh cigaren, i bie tjetrit në filxhanin e kafesë poshtë.
- Uh, thuaj ç’më mungonte! një cigare! - tha ajo. Nisi te frynte tymin, në një qetesi të dukshme, duke tentuar të bënte rrathë.
More ti Fati, Fati i mirë, e njihke mirë këtë lokal ë? Hmm! Buzëqeshi dhelpërisht, - këtu i sjell vajzat ti per kafe? Sa vajza ke sjellë ketu deri tani? ke pasur fat ti Fati këtu?
- Hahah! Epo, të vërtetën?
- Po të vërtetën more. Pse duhet të më gënjesh?
- Që të dukem çun i mirë e i urtë nuk thua? Epo, e vërteta është që kam sjellë… ok, ti je e treta. Me të parën më eci, me të dytën jo…
- Po pse more nuk të eci me të dytën?
- Epo, s’më eci me te dytën se ndryshe, nuk do kisha pasur mundësinë me qënë ketu, tani, me ty, fiks pas një jave.
- Hahha! i poshtër, ç’po thua? Dmth, e dyta ishte më e mirë se unë?
Joo! Thjesht, ‘F A T’ mirësisht, Fatit, me të dytën si eci! Hahah! E ke parasysh? Mosecja me atë, dhe takimi ynë sot, koincidencë rastësore, misterioze, punë energjish, punë lojrash të atij kalamanit me hark në dorë që qëllon andej këtej me shigjeta me majë zemre, dëshirat e fshehta të nënës Natyrë etj, etj…
- Ëëe! Po po, ëhë! … hë ti hë! Qeshi ajo.
…Ajo është harruar fare, është lëshuar, është gati… kur duhet ta puth? Sa bezdi e kam të më shohin këta mut njerëzish… jemi dhe këtu, mu në cep të katit të dytë, kot nuk u ula te ai kolltuku aty, afër nargjilesë, kënd I kuq ai, kënd erotik, ai po, qenka cep shumë intim, por… Bah! Ca buzësh… si kumbulla të vockla te kuqe, shkelqyese, te mira, tere leng, hmm! I lepiu, I njomi! shiih! o zot! Buzë të lagura… i janë fryrë, ç’… si i lëvizin flegrat …
- Fssffss… kam ftot nga duart…
Ç’mos kesh ftohtë nga duart, të ka shkuar gjaku në gushë, buzë, gjoks… sa mendoj dhe unë, jam…
U afrua duke u dridhur me padurim, dukshëm, dhe i zuri duart.
Shumë të ftohta I ke… u afrua më shumë duke i ndjerë frymën… aroma e buzëve të lagura, përzier me aromën e parfumit, e shtynte të bëhej gjarpër që i rrëshqiste nën rroba asaj…tani…
Ndjeu buzët tërë tul të ëmbël, rrëshqitje, ohh, u hhhapën … lagështira e gjuhës së saj.., vibronte.., gjuha… spërdridhej bëshëm, vrullshem, epshëm, kërkuese nëpër gojën e tij.., I thithi buzët, u shkëputën

- Kjo ishtehh… - belbëzoi ajo e para.
Ishin skuqur, të dy, të paktën ajo po, por ai e ndjente që ishte skuqur e po avullonte…
Erdhën në vete, po mbanin akoma duart të njëri tjetrit pa lëvizur, sikur të ishin duar xhami. Ajo u përmend; - ti sikur do më ngrohje more mistrec! Përfitove nga një vajzë e pambrojtur…- pëshpëriti, duke luajtur me hundë me të.
- E pambjojtur posi… prit, - u afrua ai me një gjest duke fshirë cepin e buzës së saj,- të ka mbetur një cikë buzë imja aty…
- Maskara…
ai e ndjeu, ajo po e thithte me sy…
U afruan përsëri… ia mori kokën në duar, atë kokë të vockël me flokët aq të lemuar, qe I rane mbi fytyre, buzet e saj u happen serish, tani mbetej vetem, të shijonte… me gjuhë, buzët e saj, ti mbante buzën e poshtme midis dhëmbëve lehtë, e të ndjente rrahjet e forta të zemrës së saj duke i prekur brinjët… c’lëkurë.. ndjeu shtrëngimin e pantallonave, dhe muskujt që kontraktoheshin e dridheshin … i vinte ta zinte për beli, e ta hidhte në divanin e kuq aty tej, ajo i zuri kokën i shtrëngoi flokët, duke i kafshuar gjuhën fort, duke i thithur buzët, e ai luante me lakueshmërinë e belit të saj…
- Khhmmm! Më falni!
Kamarieri, sërish. Hera e tretë e mallkuar! Fare i qetë, e shpërfilles mbi kokën e tyre. Pa u ndier. Se kishin vënë re fare.
S’lëshon hije ky? Ah, po, jemi brënda… sa i qetë që është njëherë, shpërfillës fare… është mësuar këtu ky!
- Po? Ça kishe? Foli.
- Me falni… u kontraktua në sekondë kamarieri duke hedhur sytë poshtë, në kat të parë. Por..
- Fol pra…
- Më falni po ata zotërinjtë…
- Ça thua? Ai pa poshtë, e ndeshi vështrimet e tyre që ulën kokat menjëherë.
- Ça problemi ka? Foli ajo.
- Po jo, ata burrat, - foli tërë siklet kamarieri, - kanë bezdi që të ..
- Të ???
- Po ja, që ju afroheni aq shumë…
- Ca thua mor burre, spo marrim vesh gjë…
- Po, ja, kanë bezdi që ju putheni!
- Ç’ ç’ ca?
- Si more?
- Kanë bezdi që ju putheni në sy të tyre, në sy të gjithë lokalit. Kamarieri më në fund u çlirua.
- Ça thanë ata? Thanë gjë? Folën ata? Me ne e kishin ata? Pse puthemi ne? si? Pse puthemi?
- Jo pse putheni, por nuk duhet të putheni sy tyre…
- Kuush?… ne? në kte lokal? Po ky është lokal çiftesh… këtu… ne? ca thua?
(Ju q… robt, motrat, gratë, kalamajtë, surretërit ,shtëpiat, pragun, të vdekurit, kafshë, b..q..ra, legena, plehra, mutër, qenër, pleq të rrjedhur, pisa, rrjepacukë, shkerdhata… ju vras me bukë në gojë)
…Ata aty? Ulëriti Fati i skuqur kokë e këmbë. Kamarieri u terhoq pas.
Të vijë njëri këtu,e të më thotë mua të mos puthem? - Vazhdoi ai të bërtiste. Ktheu kokën nga poshtë. Ata me kostum vazhdonin bisedën, sikur se kishin mendjen, tre të tjerët shihnin lart me vështrime nervoze.
Ata të më thonë mua të mos puthem? Ata? Si guxojnë?
- Si su vjen zor? Ne na shohin ata? Tha ajo.
- Hë moj Ana, ça tu thuash këtyre?
- Ky është lokal çiftesh pastaj, ç’duan ata këtu? Foli Ana. - Rinë e hapin sytë si ata përgjuesit nga liqeni? Si su vjen zor njëherë? Këtu ka vetem çifte!
- Ikk! Ik djali, ik! Foli nëpër dhëmbë ai.
Kamarieri zbriti shkallët e drurit si mace. Ata u panë në sy. U krijua një klimë e shpifur. Ai pa sërish poshtë.
- Ca gomarësh!
- Ata janë kurva të ndyra! Plehra! Qena! Atyre su ngrihet më. Nuk shkojnë më me grate! U vjen të hanë veten me dhëmbë si qenër që neve jemi të rinj, e jemi në qejf të puthemi e të bëjme ç’të duam! Ata janë bythëqira! Bëjne si burra me namuz! Ku kanë pikë burrërie ata? Fyen burri burrin kur tjetri është me femër i shoqëruar? Si guxuan njëherë? S’kanë faj! Nuk kanë faj fare! Janë në kryeqytet këta! Janë kurva kryeqyteti! Të ishin në anët e mia! Do u dridheshin këmbët të më shihnin në sy! Neve gjak bajraktarësh, ata gjak kurvash! Vijnë e më flasin kur unë po puth një femër! Si su vjen vështirë nga vetja? Ti vdes fare…
Ajo pa përreth, dy tavolinat e tjera që shihnin me cep të syrit.
S’ndihen ata se si sheh njeri. Ne jemi ne ballkon.
Pa Fatin, e fiksoi e habitur masseterin, si i lëvizte nga shtrëngimi i nofullave.
- pa më shih pak? Më shih në sy? Harroje atë muhabet të lutem? Lëri ata. Janë injorantë. Pse më injorantët do merremi ne? Ata janë si bulldogër aty , të rinë, të plasin. Ja hajde këtu…
Ajo afroi buzët te ai. Ai e puthi, duke lepirë buzët e saj, duke kafshuar fort derisa ajo këlthiti. - Kafshë, më hëngre ! - qeshi.
Panë prapë poshtë. Njëri nga ata si halabakë porositi një xhiro tjetër. Uiski. Ti pështynte nga lart? Do bëhej skandal në lokal! Mos kishin gjë me vete ata pastaj! Po Anën ku dreq ta conte?
- Dëgjo, ikim nga këtu? Dalim? S’po duroj më se më vjen tu pështyj. Ikim? Dalim.
O çun! Hajde lartt!
Pagoi, zbritën, hapi derën, ajo doli, ishte me kurriz, ai ktheu kokën dhe një herë nga tavolina me pesë burrat. Dy nga lloji halabak e panë dhe ata.
Të të përcjell deri te shpia.
Jo jo, se janë roje gratë e pallatit. Fillojnë flasin dhe… kot… lëre se këtu kthehem vetë!
Eh! Unë që kisha shpresë të ngjitesha sipër… e pa ai me cep të syrit, me djallëzi.
Hahah! More! As që bëhet llaf!
Ok ok, zemër, pafshim se flasim pastaj. Paçim!
U puthën sërish shkarazi.
- Këtu në rugë po, këtu me gjif men’ s’duhet të puthemi, jo atje.. - tha ajo duke qeshur.
Ai u nxi prapë.
- Lëre mos ma kujto!
- Paçim. Paçim. Puç!
Ajo eci me nxitim, kaloi rrugën e hyri në hyrje.
Vrap! Duhej të nxitonte!
Pas afër dhjetë minutash, me katër të tjerë, ndaluan e parkuan makinën, ndezur, me bagazhin drejtuar nga dera e klubit.
Hynë brënda. Burrat namuzqarë kishin ikur.
Sipas kamarierit, pasi ai kishte dalë nga lokali, ata ndenjën dhe pak, paguan shumë lekë, lanë bakshish shumë, e ikën me një touareg të zi, e një benz të fundit. Ai nuk i njihte.
- Çuni i turnit tjetër m ka thon iher që njoni nga ata, jo ata me kostum, ata t tjerët, njoni ka qen n burg për vrasje.
- Po të ishim në anët e mia, grua do ishte bërë ai në burg.
Do behej grua, nuk do përgjonte njerëzit si puthen lokaleve. Bythëqiri! Po.
Të pesë djemtë dolën me supet lëshuar. Shoferi hipi në timon e rregulloi me kujdes dicka në kruskot.
- Hec pra! Na thinje!
- Prit pra të rregulloj këto se s’po rrija dot ul tamam n sedilie. Ec, se do I shofim diku po hë. Ti mos u mërzit, - e gjuajti në krah Fatin ai. - Tirana e vogël është…

Thursday, October 23, 2008

Germa Fluturake Te Eres Se Re

- Hej, c’kemi!

hellooo

do pergjigjesh?

as per kortezi?

Epo mire, une nuk kam nder mend te dorezohem. Po flas vetem, ti bej si te duash.
Keshtuu…, te pashe dhe dje, dhe pardje, dhe pasi me dolen ne enderr foket e tua mbreme, u zgjova sot me mendimin qe duhet te te flisja. Une ndjek c’te me thone endrrat e mia…
- qenke tip enderrues ti djali!
- Hahahah! E bukur kjo! Re brenda!
- C’domethene kjo; re brenda? Shume pa takt ti more djale!
- Jo, me fal, nuk desha te isha pa takt, por, fjaline “une ndjek gjithmone enderrat” e thashe me qellim. E dija qe nuk do I rezistoje dot tundimit te me kapje ne gabim, te gjeje nje pike te dobet…
- …
- …
- I zgjuar djali! Qenke dhe shakaxhi! Pse, dmth ti nuk paske pika te dobeta e?
- ( nuk I rezistoj dot tundimit te pergjigjes! Me pelqen kjo vajze!) Une? une jam I gjithi pike e dobet! Kam dobesi embelsirat, nervat e mia te dobeta, egoizmin tim te semure, dobesi futbollin, dobesi lekun, kam dobesi floket, ose me mire te them tufshen time, dobesi per veshjet elegante, dobesi se flas shume, dobesi se nuk bej dot me seks tere naten pa ndaluar, dobesi shume. Une jam I dobet… po se mos vetem une… dhe ti e dobet je.
- Degjo, une nuk jam e dobet, une di se ca bej, mos u trego serish invadent ok?
- Oh, me fal, nuk e kisha per seksin! Hahah! Se ve ne dyshim qe ti …
- Ua! Po as une se kisha per… uaaa, c’.. sa i poshteer! OK. Ma hodhe prape. Dy me zero. Qenke shume I keq!
- Hahahah! E kape kesaj here, e sheh? U njohem tani. ke filluar te me kuptosh. Shume shpejt do arrish te me parashikosh. Jam shume I parashikueshem. Dhe jam I sigurte qe ti, qe tani e parashikon se c’do ndodhi me ne te dy ne te ardhmen, ja me thuaj, te pyes sinqerisht, e mos ma merr per ters, po dua te sigurohem, shih njehere ne te ardhmen tone jemi gje duke bere seks?
- Ej! Degjo. Nuk kam nder mend te bej seks me ty. C’eshte kjo pyetje? Seks thote! Pse, cu be ketu? Del njeri para e hajde? Hidhu? Si u beka seks keshtu? As te njoh, e as te kam pare kurre. E kjo bisede mbyllet ketu.
- Ok, po nuk e kisha per te te nxehur. Thjesht, para se te bisedonim per njemije gjera te tjera, doja ta konsumoja kete ceshtje. Sepse te them vertet qe me terheq tej mase. Nuk te rezistoj dot. Besoj se e kupton. Jam I parashikueshem dhe I dukshem goxha.
- Epo, si tere meshkujt je! Nuk keni pike ndryshimi nga njeri tjetri!
- Ja, prape e hodhi ne aspektin seksual…
- More…
- Hahah! Sorry, doja te thoja ne aspektin gjinor…
- E pra!…
- degjo, nuk rri dot pa ta thene, por je shume e bukur… vertet. Ja, e thashe. Me terheq tmerrsisht, dhe ne enderr qe te pashe.. .lere.. une nuk di te genjej, je vertet e bukur. Dreq! Ti me turbullon!
- Hahah! Avash avash, se me thene te drejten, ti I turbulluar me je dukur mua qe ne fillim kur ke ardhur ne kete lagje..
- Ah, dmth te paskam rene ne sy e? (kjo me tha qe s’me kishte pare kurre! Aha, lere se u mor vesh kjo pune, vajza po ben te veshtiren, megjithse dhe nuk me njeh, mund te me pelqeje po ku e di ajo c’jam une?)
- Po normal, nuk do dime ne kush na vjen I ri ne lagje?
- C’po ben?
- Ja, po mar bishtin e cigares se me ra ne toke.
- Aman mos u ul ashtu, arrita te te shoh fundshpinen nga ketu, e nuk I rezistoj dot asaj pamjeje une! shih, mu rreqeth mishi!
- Ore djali, shume I ndjeshem qenke ti, po kam pershtypjen e ke ngaqe fryn ere e forte, ato te ka ftohur lekuren e ta ka bere me puprra!
- Po faktikisht! Shtoji dhe qe me bie dhe dielli, me nxeh, era me freskon, lemsh puna! Nga je me origjine aman! Flet si labe flet!
- Jam nga jugu jam.
- Dallon ne tipare. Ke tipare te egra ti. Duket sikur do te te hash me ata sy…
- Nje sekonde se po me flet dikush qe se njoh… ok, e perzura. E sheh sa e mire qe jam? Vetem ty po te dedikohem tani.
- S’qenke keq me neuroprocesorin ti! Arrin ti flasesh dy njerezve njekohesisht! Bravo, dukeshe e vogel nga larg, po s’qenke dhe aq!
- Ee, keshtu jemi ne labet .. hahah…
- Si e ke emrin ti moj labe e shkathet?
- Era e kam. Po ti more trimi I turbulluar?
- Eri, dmth Erioni, po Eri me therrasin .. hahah, jemi adashe e?… Era Topalli je ti?
- Jo more, nuk jam topalle, mbaj gojen e? hahah, jo jam Era Kalini. Pse? Njeh ndonje Topalli?
- Jo… po… ja, nje sec. Sheee! Gjeta kete Era Topalli ne google, e mendova se ishe ti. Ja ku qenke ti. Ti qenke e rrezikshme moj! Paske qene miss! Bravo! Ndaj me kishte rene ne kk ekeq per ty mua..
- Ua, po pse more, po kerkoje per mua ne rrjet ti? Ti qenke me I forte, dhe fliske dhe kerkoke ne rrjet, ben shume veprime njeheresh!
- Lere se kam nje ore qe tentoj te te coj emocione online, po ti nuk e ke ate sherbim te lejuar. Sa keq, do te te kisha rreqethur lekuren dhe ty! Hahah!
- Uaaa! Po ti qenke larg fare more! C’neuroprocesor, ti duhet te kesh dhe perforcues te paleokorteksit! Goxha I pajisur djali! Mua me ka premtuar babai te me rrise kapacitetin sapo te mbaroj studimet profesionale.
- Per se studion the?
- Nuk thashe.
- Ok, per se studion pra? Sa e sakte tjetra!
- Studioj per strategji kerkimi te energjise detare. Ne studiojme terrenet per te zhvilluar industrine e energjsie detare. Eshte nendege e inxhinierise se energjise detare.
- E di se c’eshte, faleminderit per zelli nqe tregon ne te mbushurit e boshlleqeve te mia…, hahah, ti dmth je nga ata qe na thani detin e s’kemi me ku te bejme plazh ne, populli I thjeshte e?
- Ti populli I thjeshte ti! Me perforcues ne paleokorteks! Pa le me sa te tjera si une po flet njekohesisht!
- Hahah! Me gjithe qejf, po lagjia jone eshte dobet ne femra!
- Ah, dmth ti me fole mua se ka mbetur keq puna e? po ik more djale me ler rehat! Pse c’jam une?
- Po jo moj jo. Te them te drejten, u terhoqa tej mase nga floket e tua. Te kuqe te verteta jane?
- Po, pse ca kujton ti? E ve ne dyshim? Te lyej floket une? se kam ate nevoje!
- Bah! Te kam pare per here te pare floket, flokezjarr, djegese, pastaj nja dy here te kam pare kur po ecje per shtepi, vetem nga pas, dhe te them te drejten, u fiksova me prapanicat e tua, po nuk te komunikova se mu duk vetja si njeri I nxituar kot se koti. Kur te pashe ne enderr pastaj, thashe mjaft! Do ti flas. Ja, sa u zgjova, dola ne ballkon, po pija nje kafe te forte e prisja te dilje dhe ti. E dija qe do dilje te pije cigare.
- Ej, vertet, ballkoni yt eshte shume I vecante, me pelqejne ngjyrat e xhamave…
- Eh, te shohesh shtepine! Do te te pelqeje! Kam shtepi vertet te menduar mire. E kam shijuar shume arredimin e saj. E kam bere cdo detaj vete. Duhet te vish ta shikosh!
- Per sa kohe te rrish me mbathje ne ballkon ti, as qe kam nder mend te afrohem…
- Ahh!… hahah, e poshter! Me paske pare mire e?
- Avash ore, se me bere te skuqem… po normal qe te pashe, rri gjthe ai djale me breke ne ballkon? Meqe ra fjala, ti Eri, pa me thuaj me se merresh? Sa vjec je? Se une nuk e kam luksin e te kerkuarit ne rrjet njekohesisht.
- OK, une rri e studioj qarkullimin e parase neper bote, e kur ndodh dicka ne rajonin tim, therras forcat e bashkuara ekonomike per verifikim. Jam polic trafiku I monedhes.
- Aha, pune me te stresuar nuk ka. Vetem se fitoni shume. Jo, une e zgjodha profesionin me deshiren me te madhe. Doja te kisha prane detin, e ja ku jam!
- Eh, ngaqe ke syte bojeqielli ?
- Hahah! Paske rene keq pas meje o I shkrete!
- Pse I shkrete?
- Po qe e ke humbur pra, pas meje!
- E para, une nuk kam humbur gje…
- E mire mire, se shaka bera, mos u bej aq serioz se na fute friken.
- Jo moj jo, nuk eshte qe u nxeha, po se kuptoj pse njerezit mardheniet mashkull femer I quajne akoma mardhenie dobesish. “Sa gjynah, ka rene brenda”… “Oh sa mire, kjo e ka humbur pas meje, e kam timen”, ose, “ky budallai eshte I teri I shtene pas meje, ben si I them une”, ose, “nuk dua te dashurohem se do vuaj”, ose, “une? une nuk lidhem me njeri, nuk kam nevoje per afeksion”, ose, “se kuptoj pse ju meshkujt mendoni vetem per seks” e nje mal me keshtu mendimesh parahistorike. E c’ka te keqe seksi? Po ndjenjat? Po te lesh veten te lire ne nje marrdhenie? Pse keni keshtu kompleksesh tere njerezit? Le qe, c’flas une, po mendoja nje dite, degjova dike qe I tha dikujt, “te q… robt…”, e kuptova qe neve e kemi te ngulitur gjenetikisht qe seksi eshte hall. Pse kur ke nje orgazem, thuhet akoma shpeshhere “u prisha” hahah! Jo, eshte per te qeshur! Si mor u prishe? Ti sapo u rregullove! Po, te q… kete e ate? Po mire mor idiot, c’do I besh ti sikur t’ja besh ate pune robve te atij? Do u besh qejfin! Asgje me shume! Ose kur shahemi nga mamaja te q… mamane! Po mire more gomar, ja qenka mamaja e re e ndonje 15 vjecari. Po me mamane e nje 50 vjecari ca do besh? Ah, ne je I zoti t’ja besh punen asaj, bravo te qofte! I ke bere qejfin!
- … Pune?
- Hahahah! Ja, shih, shih mua vete! Pune! Mua me eshte rrenjosur qe seksi esht epune! Lere, fundi I botes!
- Aman more djale, sa seriozisht e paske marre, mos mendo kaq shume se stresohesh! Futi nje te kercyer e qetesohesh!
- C’po kercen ti?
- Nje muzike latine.
- Dmth, te pelqen te kercesh?
- Dmth, kam bere tre vjet balet klasik, kur kam qene 5 vjece, pastaj dance sportiv, pastaj muzike latine, tani po marr mesime per belly dance!
- Dmth, ti e paske bere vallezimin si … paske ecur me moshe ne cdo etape vallezimi perkates!
- Po pra, ashtu I bie duke u rritur, duke lajthitur!
- Ahahah! Po ashtu eshte njeriu, kur rritet, lajthitet! Mendoj se femijet I dine me mire nga te gjithe tere punet e kesaj bote.
- O Eri, pse lodhesh kot, ja, ti je shembulli me I mire I teorise tende. Rri tere kohes e jep vendime e citate filozofike. Ca eshte kjo? Shfaqe e shkarjes se ngadalte por te sigurte! Hahah!
- Shee! Thashe une qe do behesha I parashkueshem! E di qe se ke keq ti? Po kjo eshte pasoje e tera e stresit, punes, lodhjes, dhe te ndenjurit vetem.
- Pse vetem jeton ti aty? Ne tere ate shtepi?
- Po dreqin! Rri degjoj muzike, por ajo qe eshte vertet e keqe, eshte qe une nuk kercej kurre. Kam harruar te kercej. Kjo eshte tmerr! Ndaj, mendoje njehere kete pune, mund te me ngjallesh kercimin ti mua! Muzike, ambiance, dielli qe hyn nda dritarja gjyseme hapur, dhe gjysemerrezire brenda...
- Ou?
- Po!
- Ti me dukesh rast I pashprese!
- Hahah! Keshtu dorezohesh ti para rasteve te pashpresa? Nga ty pritet te thuash, une te bej njeri more Erion I pashprese!
- Eh ti tii! Po mire. Prit ta shohi mnjehere kete pune. Te mendohem se c’mund te bej. Ngrihu pak mbi parvaz?
- He! Pse duhet ta beja kete?
- Pashe ne kishe dhjame te tepert. S’je keq me trupin ti. Me ty mund te bejme dicka. Mbase duke te mesuar ty te kercesh, mund te behem vete me mire. E kam vene re ne kurs, qe kur mesoj me te vegjlit, dal nga vetja e jam me e sigurte ne hapat qe hedh!
- (Mjaft u justifikove era se e mora mendesh qe ta ka qejfi, me bere dhe vleresimin moj mistrece vogel seksi, me pe mir ekoke e embe!) Ok, ti je kot sot, une jam pushim, keshtu qe vish nje fustan te kuq, me pala, dhe eja te me mesosh tangon.
- Avash ore ti! Tango thote ky. Kur te arrish te tango ti, do kalojne kohe. E s’e di do jem une ajo qe te meson tangon ty. S’kam nder mend te rri tere jeten mesuesja jote.
- Mire moj mire, ec e me meso cte duash.
- Si te vi? Sot? Qe sot? Ca thua more! Te shtepia jote? Po prit, eshte heret…
- Ohuu, akoma ti? Ngele tere frike e stepje o cupe e vogel! Ndaje pr amendjen se nuk jam keqberes une! rri tjetra tere frike! Ok, premtoj cokollate, dhe nje sjellje prej qingji. Dakord?
- E mire mire, t emso bejme kot si njerez me tre mendje, ke te drejte ti, faktikisht me kercehet shume tani… Por cokollate jo, se embelsohesh ti e qingji kur embelsohet shume njeriu Ero, behet ujk, se dije?
- Hahah! (ke frike mos embelsohesh ti me duket po hajde se e mora vesh!) ok ok. Ika se po vdes per te shkuar ne banje. Kam nje ore qe shtengohem. Ika vrap, se s’do te te hap dot deren pastaj .. hahah… hajde, vonohu pak sa te ve rregull ketu ne shtepi beqari!
- Hahah! Avash se do keputesh nga shtrengimet! Ok, erdha pra, por…
- Por?
- Jo para se te kontrolloj per ty ne rrjet. Ku e di une qe nuk je serial killer ti? Maniak? Hahah! Mbiemrin?
- Ce do mbiemrin?
- Mbiemrin pra! Ma thuaj, pretendon te te vi ne shtepi e nuk me thua mbiemrin? Je ne vete?
- Erion Pani. Pani.
- Mire Pani, pinjoll I Paneve, pritmë pra. Dhe mua nuk me kercehet vetem tere kohes! Pregatitu se do ngordhesh ne pisten e dhomes tende te ndjenjies!
E besoj zemer e besoj! Tha Erioni me vete duke ndjekur me sy Eren qe ikte, dhe hyri brenda. U fut ne banje e hapi dushin. - Sa mire me shkon mua puna! Si mund t’ja beja ndryshe? Del njeriu ne ballkon, ben nje ore bisede psichonline me komshijen flokekuqe, dhe del nje paradite magjike! Mrekulli! Rrofte teknologjia! Rrofte hi - tech! Bertiti duke tundur sfungjerin me shkume e duke bere tere banjen me floke shkume. – cudi, si nuk kane shpikur nje sfungjer qe te lan vete? Apo, jane ca gjera qe nuk ndryshojne kurre. Si mund te egzistoje nje sfungjer qe nuk ka nevoje per duar qe te ferkojne ate pas trupit? Megjithse, a nuk isha une, qe po beja psichonline chat deri tani? Keta shpiken ketu e 20 vjet perpara INW. Sfungjeri qe te veteferkon nuk I hyn njeriut ne pune, ndersa interneurowebi, tjeter gje. S’me kujtohen vitet pa te. S’kam per ta harruar kurre diten qe do me vinin neuroprocesorin. Kujtoja duke u dridhur se do me sharronin koken! Hahah! C’kalama kam qene atehere! Si rrul! Ku imagjinoja atehere une se do vinte nje dite sot, qe do beja chat psichonline, e do beja seks prej ketij chati? Bah! Ua di per nder atyre qe cojne perpara boten, ca trush kane ata njerez? Sa perpara na kane cuar qe nga PC’te e jashtem, e perdorimi I gishtave per te punuar me te? po chati me gishta si ka qene? Ca gallate! Po kur nuk dije asgje per asnjeri? C’bote e zymte! Sheh dike ne rruge e te mos dish kush eshte e ca ben, te mos kesh mundesine ti flasesh… cmenduri! E varja Erion! Kohe te lashta! Dil nga dushi e fik procesorin para se te te cajne koken me thirrje, se tani do bjere zilja!

Tuesday, September 16, 2008

Mr. PushShteti Dhe Nje Gote Skotch

“Pershendetje mik!
Sot, ne te gdhire te 20 nentorit te 2008, une, V.K. 46 vjec, drejtor drejtorie ne Ministrine e Brendeshme, sapo mbarova se shkrojturi nje letre zyrtare per gruan e femijet. E lashe mbi shtrat, sipas skemes se urdheruar.
Habi, por, tere jeta qe kam bere, ne kete ore eshte vetem nje film I pare nga larg, perspektiva e se cilit largohet ne ecje, e te afremit e mi, aketore te huaj.
Ato qe kam shkruar ne letren e lamtumires, ‘babi ju do fort’, ‘grua te dashuroj perjete’, ishin te menduara me saktesi, sepse nuk I ndjej me. Nuk me ka mbetur asnjegje perbrenda. Jam I ftohur akull, dhe… genjen kush thote qe te kalojne tere ngjarjet para syve.
Gjithecka eshte nje pus, brenda te cilit jemi vetem une dhe keto rrjeshta qe ti po lexon, kjo letera e dyte, e verteta.
Kisha frike, shume frike, nuk dija si ta beja e ku ta linja kete leter, ata do ta gjenin, po ne fund e gjeta rrugen, ishte si nje frymezim I rastesishem, duke shetitur syte neper dhome, pashe dollapin e pijeve te mia, dhe vendosa ta shkruaj sepse duhet patjeter te rrefej c’ka me ndodhi.
Do ta fsheh nen shtresen e kompensates se deres se tij, aty ku asnjeriu nuk do I shkoje mendja te germoje.
Kur te kontrollojne shtepine, kurre nuk kane per te shqyer dollapet, sepse nuk eshte ne stilin e tyre. Ata nuk bejne pune te dyshimta, qe lene gjurme.
Imagjinoj tani, rrugen e letres, brenda dy shtresave te kompensates, dollapi qe hipen ne kamioncine, nje fushe plot me rrangulla, ti, njeri me nje varrè a sharre, dollapi fije fije, dhe ja! Letra sheh driten serish!
Keshtu qe, ne kete izolim te tmerrshem ku me futen, ishte e vetmja menyre per te lene pas historine time.
Lutem shume, I lutem zotit te madh qe kjo te ndodhe, te mesohet e verteta, e fundit gje qe me mbeti, qe do me marri hakun sadopak. Do e le pas e te kujtoje dike, ty, qe une kam marre fryme dikur…
Dikush, ti, kushdo qofsh, do te mesosh c’ndodh ne bote, ne boten e fshehte, te zeze, te tmerrshme prej mostrash, makinash te pashpirt. pas shpines, siper kokes se njerezise.
Ti, dhe njerezit e tjere, do gjykojne per ate c’ka jane ata. Per te cilet jeta jone nuk vlen me shume se nje puple. Jemi mish per top!
Kjo eshte gjeja e fundit qe me jep njefare emocioni. Zbulesa, spiunimi I botes se fshehte, dekonspirimi, I tyre.

Gjithcka ndodhi mbreme ne oren shtate te darkes.
Dola nga zyra ime ne institucionin ku kam punuar 20 vjet pa nderprerje, sepse ha ne tere pushtetet une, jam I zoti. Jam I forte, edhe pse me ca thinja e pak bark.
Isha pa makine, shoferi me kerkoi leje me te lutura, I kishte ndodhur nje vdekje a dicka e tille. Madje, tani qe e mendoj, mund te jete dhe ai, pjese e ketij konspiracioni te tmerrshem.
Bente ftohet, kisha uri, dhe doja te mberrija sa me shpejt ne shtepi, keshtu, hyra neper rrugica. Rrugicat e kryeqytetit jane udhe te shkurtera per ne shtepine time, shume afer punes.
Po ecja midis dy pallatesh, nuk ka rruge te shtruar aty, vetem cakull, te lagur nga shiu e me pellgace andej ketej, dhe aty vura re qe tabanet e kepuceve te mia ishin te holla dhe po me vriteshin shuajt e kembeve nga majat e gureve.
Ndersa po mendoja per kete shqetesim, ndjeva sikur dikush po me shikonte, dhe ne ate sekonde, degjova;
- “mirembrema”.
Nga skuta e nje hyrje pallati doli nje hije, nje njeri I gjate.
Une u terhoqa I trembur. C’donte nje njeri I fshehur aty? Ndonje I droguar apo lypes me siguri, thashe.
E para, me erdhi t’ja mbathja vrapit, por u hutova se personi doli ne drite.
Pashe nje djale te ri, simpatik, veshur me kostum, e floket I shkelqyen nga vaji, nen driten e makines qe kaloi, dhe keshtu, dallova qe ishte njeri I kuruar mire ne pamje.
- Mos u tremb. S’ke arsye. Dua vetem te bisedojme per nje ceshtje pune.
(Keshtu e quajti, ceshtje pune.)
Haraksa. Nje shije e keqe me erdhi ne goje, si idhesire.
Nje njeri me kostum qe del nga hija, e do te flase me mua per ceshtje pune? E kush nuk do shqetesohej? Dhe ja, tani qe po shkruaj e di qe kisha te drejte. Parandjenjat e mia nuk gabojne kurre. Ndaj kam ndenjur ne ate ministri per aq vjet.
- Po…, Po kush je ti? C’fare pune do diskutosh ketu ne mes te rrugicave neper erresire?
- Epo, nuk kisha ku te gjeja tjeter vend diskret, - tha ai, me aq shume thjeshtesi, saqe e besova.
Mendimi qe pasoi, ishte qe ky njeri kishte nevoje per ndonje manipulim te llogarive, per te shmangur taksat. Puna e zakonshme. Duke e ditur qe kisha post te larte ne strukturat e shtetit, dhe duke pasur famen e nje ekonomisti mjeshteror, me zyren e kontabilitetit qe ka gruaja ime, atehere ky eshte nje biznesmen qe do ndihme, - mendova. E tregonte dhe pamja.
- Pse nuk vjen ne zyren e kontabilitetit? Aty do zgjidhim dicka. Nuk zgjidhen punet ne mes te rruges, naten. Eshte dhe ftohet, gjithe kjo ere e terbuar…Ulemi e te bisedojme me se mund te te ndihmoj. C’eshte kjo pune? Ne erresire …
- Nuk kam pune me kontabilitetin. Nese do me duhej nje kontabel, do te shkoja ne zyren e gruas tende.
Ngriva. Foli shpejto e me tersellem, ndaj kuptova qe ceshtja ne fjale ishte larg asaj c’kisha menduar.
– Ne duhet te flasim per pune te rendesishme. Dhe, qe te mos ngaterrohesh me me mendime, po te them shkurt problemin. Une jam shteti. Perfaqsoj Shtetin. Dhe ti na duhesh. Tani, eja me mua te flasim per sherbimin.
Dhe ne sekonde nxorri doren nga xhepi, dhe nje makine aty afer, qe nuk e kisha vene re se ishte e zeze dhe ne hije, u hap pa zhurme.
Hipa te them te drejten, sepse, me shume se me bindi, ai njeri me sugjestionoi.
Fliste me shume autoritet, dukej qe dinte shume, punen e tij, timen, madje dhe te gruas time, dhe me krijoi besim.
Beme pak rruge pa folur. Vura re qe makina nga brenda ishte super e paster, shkelqente gjithcka. Burri mbante timonin me te dy duart. Kishte veshur doreza lekure. Ato me frikesuan pak te them te drejten. C’ne me doreza lekure? Mos ishte shofer I dikujt ky njeri? Vetem shoferet high class ose vrasesit mbajne doreza lekure!
Dhe nje kostum teper shkelqyes, teper te shtrenjte, une I njoh kostumet e shtrenjta, dhe here pas here shihte oren, nje ore qe, une I njoh orat shume mire, kushtonte dy here sa makina luksit ne te cilen kishim hipur, vit prodhimi I fundit.
- Degjo, do ecim dhe shume? Me presin ne shepi, nuk kam kohe se kam pune familiare.
Nuk e di c’parandjenje me shtynte te isha I kujdesshem dhe I nenshtruar. Pse kerkova te justifikoja urine dhe lodhjen time? Pse duhet ti jepja llogari atij une? me erdhi natyrale.
Ai pa serish oren.
- As ne nuk kemi kohe. Kemi dhe 20 minuta kohe per te mbaruar kete bisede te veshtire me ju, e asnje sekonde me teper.
- C’pune? C’bisede? … E veshtire? Pse?
Ndaluam. Ai nuk me ktheu pergjigje. Ishim ne nje rruge cfaredo. Kishim bere shetitjen e kreqytetit dhe ishim ndalur diku afer nje lulishteje prane institucioneve zyrtare. Ai fiku celesin e kuaderit.
- Degjoni zoteri. Ne jemi Shteti. Perfaqesojme shtetin. Ju perfaqsojme ju si zyrtar, dhe si qytetar. Dhe kemi ardhur te ngarkuar t’ju komunikojme se duhet te beni detyren tuaj ndaj atdheut. Nje detyre te rende, por qe ne fund te fundit eshte detyre. Asaj nuk I shmangemi as ne, as ju, e as nje femije ose nje plak.
- Po, po… kuptoj, do bej c’te me kerkoni.
Nuk e merrja vesh ato momente, dhe me vinte inat te plasja, pse isha aq kokeulur ndaj nje njeriu qe nuk e njihja, se kisha pare kurre, e as nuk e dija funksionin e tij shteteror, gjithmone nese thoshte te verteten.
Ndersa une, une isha I veshur me pushtet. Pjese e shtetit! Une isha Shteti!
Vetem se, cuditerisht, nga nje parandjenje e hidhur qe me jepte dhe ate idhesine ne goje, ne ate moment, isha gati te jepja tere pasurine, tere c’zoteroja. Do pranoja te coja djalin ushtar ne Irak, a dicka te tille, do pranoja qe vajza ime me studime jashte shtetit tone te behej spiune, te futesha ne burg per te mbrojtur dike tjeter siper meje madje.., cdo gje do pranoja.
Ate moment, aty, e ndjeja se ato minisakrifica nuk ishin asgje, nuk u mjaftonin…
- Zoteri. Ju, pa e ditur as vete, keni rene ne dijeni te nje sekreti shteteror. Nje sekret I rastesisem, detaj I parendesishem ne dijenite tuaja, mbase as ju ka rene ne sy, por qe eshte nje mine me sahat per shtetin tone. Ju kete gje e dini tashme, eshte regjistruar ne mendjen tuaj, qofte dhe pa vetedije. Nuk ka rendesi. I kemi menduar tere rruget e mundeshme, jane mare eksperte te zyres tone me kete ceshtje, por nuk mundem dot te gjejme nje zgjidhje tjeter.
Une rotullova koken pas, per te pare sa veta ishim aty ne ate moment. Ne nje sekonde mu duk se nga e folura ne shumes e tij, duhet te ishim me shume se dy.
Personi me pa. Sy teper normale bojekafe. Me shihnin pa asnje fije shenje ne te cilen une te lexoja dicka.
- …, Ju, Duhet, Te, Vdisni.
Une shqeva syte. A foli kush? Nuk u besova vesheve, mendova se tensioni qe me krijoi ky tip, me kishin ere nje iluzion auditiv.
Personi me pa ne sy. Me thjeshtesine me te madhe, foli perseri qe une ta kuptoja mire.
- Ju duhet te vdisni.
- Hahaha! Hah… c’fare? Ik se … ku eshte… ka kamera ketu? Shoku djalit tim je ti? Do ta ngordh, me la pa zemer.. jeni te cmendur.., per te bere shaka eshte kjo? …
- …
Zoteri, qetesohuni. Eshte e rende, e dime, por nuk ka zgjidhje tjeter per ju.
…,
Do donim shume te kishim mundesi reale ta zhvendosnim nga djenite tuaja pa ju cenuar, por sic e dime te tere, kjo gje nuk ndodh vecse ne filma. Keshtu qe… Zgjidhja e fundit eshte qe duhet te vdisni.
Neper tym pashe qe ai ngriti doren. U tëkurra ne sekonde, mendova mos do me qellonte, por ai vetem pa oren.
- Ju lutem, e di qe eshte e rende per ju, por ora eshte 7.15. kemi dhe 15 minuta kohe per t’ju sqaruar detajet e operacionit.
Ai pa rrotull me sy, pa levizur koken, I dha gaz dhe nisi shetitjen serish. Une isha zhytur ne sedilje, I shushatur. Si nje lepur.
- Menyra e duhur per zgjidhjen e ketij problemi, eshte vetevrasja. Vetevrasjen do ta
besh ne menyren me te qete. Helmim.
Dritat e makinave me binin ne sy ritmikisht duke me sjelle gjume.
Do shkruash nje leter bindese ku do shpjegosh cmendurine tende, si arsyen kryesore qe te shtyu ne vetevrasje.
Mos u preokupo per formulimin e saj, ate e kemi bere ne. Duhet vetem ta kopjosh me shkrimin tend, dhe pastaj letren qe do te te japim, ku perpara ke te shkruar formulimin e arsyes per vetevrasje, dhe, pas saj, udhezimet e detajeve te operacionit, do ta djegesh, dhe hirin do e frysh nga dritarja e zyres tende. Gjithcka duhet te ndodhe ne shtepi, ne zyren tende dritarja e se ciles bie nga rruga e madhe e unazes. Letres se lamtumires do I shtosh porosite e tua per femijet e per gruan, si dhe shfaqet e afeksionit ndaj tyre, te cilen ne nuk mund ta bemje dot.
…, Kjo eshte letra, - me tha duke me futur ne xhep nje cope leter, veprim qe me beri te permendesha. Tere ligjerata e tij shkoi njeheresh nga veshi ne tru…
- Nuk do me vrisni domethene?
- Ne nuk jemi vrases. Vetem japim udhezime.
- Udhezime? Si te vras veten? Pa asnje arsye? Ca eshte kjo? Je ne vete? Kush je ti? Hiqmu sysh… - mora ta shtyja, te hapja deren, dhe dridhesha. Dridheshin kembet dhe duart… Shaka e keqe… dera nuk hapej dot…
- Zoteri. Mos e ngrini zerin. Kjo eshte nje skene e papelqyeshme qe i komplikon situatat. Njerezit ne kete ore jane te pakte, fytyrat fiksohen me mire. Ne jemi Shteti. Nuk ju…
- Jo! C’agjensi sherben ti? Me trego! Une nuk e di egzistencen tuaj…Une jam shteti… une jam drejtor drejtorie ne …
- Mos me nderprisni. le te themi me mire qe ne jemi Pushteti.
Pushtetit i intereson qe ju te vdisni, sepse bartni ne vetvete rrezik per te. Ky rrezik eleminohet me eleminimin tuaj fizik. Keshtu qe ju do vdisni, edhe pse tingellon rende si fjale. Nuk ju vrasim, sepse Pushteti nuk ben gabime, as krime.
Pushteti eshte I drejte, nuk vret. Do lindnin dyshime. Dyshimet sjellin dyshime te tjera, e nuk duam te nisim nje zinxhir ngjarjesh qe do zgjasnin problemin ne kohe dhe ne hapesire. Ashtu rritet mundesia per hallka te dobeta, e deshtime te mundshme. Dalje informacionesh.
Problemin Pushteti e eleminon qe ne origjine, ndaj, ti do vetevritesh sepse je I demshem.
…,
Mendoje veten para toges se pushkatimit. Nuk ka shpetim. Hiqe togen e pushkatimit, dhe vrit veten. Je thjesht I denuar me vdekje. Detyra jote eshte te vetevritesh. Per te eleminuar cdo dyshim.
… na parakaloi nje makine shume shpejt e une u permenda.
- Po… po pse?
- Sepse…, Zoteri, po na humbisni kohe. E kuptojme tronditjen tuaj, por ju shpjeguam qarte. Sekrete. Qe s’duhen treguar.
- Po une nuk do ti tregoj kurre. Kurre! Si do mund ti tregoj une kur me marrin jeten? Kurre! Kurre! Kurre!
- Zoteri, ju jeni njeri, ashtu si dhe une, ne nje moment do ju shpetonte vetja nga kontrolli. Pa vetedije.
- Po ma thoni.., me thoni sekretin, qe mos ta tregoj kurre!
- Zoteri, e dini natyren njerezore, e dini perrallen e mbretit me brire cjapi, ne nje moment ose nje tjeter do e leshoni veten.

Pashe veten te pasqyrimi I xhamit, dhe dukesha shume idiot, si nje cope mishi. Lepur I ngordhur.
- Po kesaj I thone te vdesesh kot… kot… Po nese nuk pranoj? - i pyeta, mbaj mend, me mosbesim.
Po, pse shkruaj une qe ‘I kam pyetur’? Aty ishte vetem nje person.
- Atehere, me duhet te te sqaroj dhe mbi kete ceshtje te parashikuar. Nese nuk pranon, dora jone do te preke djalin tuaj. Nje sherr rrugesh, I ri eshte… thika… adoleshtente, … ose vajzen tuaj ne USA. Nje aksident me makine.
- Po me kercenoni femijet? Une te vras… u hodha perpjete e vrava pak berrylin te doreza e deres.
- Duhet patjeter t’ju sqarojme dhe perfitimet e familjes tuaj nga kjo situate. - Ai vazhdoi te fliste sikur une nuk isha ne ate sedilje te mallkuar aty.
- Femijeve tuaj, nese vetevriteni nuk do u ndodhe asgje e keqe. Do I ndihmojme duke u dhene instruksion te kenaqshem, flas per djalin tuaj, Ronin, dhe pune te mira per te dy. Gruas tuaj nuk do I mungoje asgje. Do dale e qete ne pension kur ti vije koha. Asnje qime e prekur. Duhet vetem qe te vetevriteni, dhe gjithcka do te shkoje mire.
… ‘Vetem te vetevriteni’… A thua se po… E vezhgova me vemendje. U perpoqa serish te zbertheja dicka nga qenia e ketij njeriu. Hic! Cdo gje statike. Asnje gjest, asnje tik, asnje levizje e duarve, e kembeve, fytyra e ctensionuar, cdo gje normale. Madje anormal, ne qetesine e tij te bute. Vinte nje ere parfumi te lehte, arome si industriale, por e mire, qe vetem ne ate moment e ndjeva, dhe mu fiksua…
- Po nese une te vras tani? - I thashe duke shtrenguar ne dore hapesen e zarfave qe me kishte ngelur ne xhepin e pantallonave ngaqe po luaja me te ne zyre.
Sapo e preka me dore, mu krijua ideja qe dicka atje siper nesh, nje providence kishte menduar per kete moment, dhe me kishte bere mua ta merrja e fusja ne xhep padashje.
Ai me pa me cudi.
- Mua? Eshte e pamundur te me vrisni. Nuk mundeni.
As qe e vura ne dyshim qe s’e vrisja dot, duke e rrezuar providencen si kala me letra.
- Po nese te qelloj me plumb? I thashe.
Ai buzeqeshi. Si me keqardhje buzeqeshi. Jo keqardhje per mua, jo. Keqardhje per injorancen time. Duart e kembet nuk I benin levizjen me te vogel. Si robot.
- Zoteri. Nese ju mua me vrisni Me. Plumb. ,(sa u tall ai me ato fjale!) neser do te paraqitet nje tjeter koleg i imi, si une. Neser do vije serish Shteti, e do t’ju shtyje serish. Do kerkoje vdekjen tuaj.
Nese vazhdoni te komplikoni situaten, do te godasim familiaret tuaj. Kjo eshte e tera. Ju e njihni pushtetin. I njihni ingranazhet e tij. Jeni vete pjese e tij. Mendoni se mund te ndaloni punen e ingranazheve?
- Po sikur …
Ju thate qe une di dicka, dicka per te cilen nuk jam I ndergjegjshem. Po sikur te ma thoni ate dicka? Dhe te vihem ne dispozicion te mekanizmit? Sikur ne vend te me vrisni, te me beni, si te them, ingranazh me te plote, te atij sekreti qe une disponoj? Me vini ne sherbim, ju lutem… ju lut…
- Zoteri, e kemi menduar dhe kete. Ju nuk e permbushni sekretin dhe sherbimet qe ai kerkon. Me vjen keq tju them qe eshte tej mundesive tuaja. Me besoni, nese do ishte e mundur te shmangnim humbjen e nje jete qe na sherben, do ta benim. Nuk mund te ndodhe nje gje e tille. Duhet te vdisni.
- Po mire, une do vdes, ne vendin tim do vije dikush tjeter, ai do mesoje sekretin, si do ia beni? Do vrisni tere boten?
- Zoteri. Po na beni te humbim kohe. Nuk ka dritare shpetimi per ju, me keqardhje. Mendoni se jeni I vetmi? Ne kete sekonde, ne tere boten mund te jene nje dyzine njerezish ne te njejten situate me ju. Mbase neser do jem une ne te njejten situate me ju. Cdo gje ka mare fund. Ju do vdisni. Kaq! Nese dikush tjeter do duhet te vdese, ashtu do te behet.
Me gjithe respektin, por ju jeni thjesht nje ushtar per Shtetin. Para tij, sado lart mund te jeni ngjitur ju si person ne pushtet, jeni I paperfillshem. Ju dhe kushdo. Meritoni pak ngushellim, ndaj po ju them se nuk duhet te vrisni shume mendjen per kete ceshtje. Jeta juaj eshte asgje. Po flasim per sistem pushteti. Sistem gjitheperfshires. Ju I dini, c’t’ju permend me pare?
Qe nga postet shteterore, Presidenti, Keshilli I Ministrave, Senati, Kryeministri, Qeverite Rinore…
Interesat e shteteve, planet afatgjata, ushtria, sindikatat, financa e larte, lobet e ndryshme, grupet e interesit, lidhjet midis tyre.
Media e cdo forme. Do me?
Organizatat fondamentaliste, tregtia armeve, terrorizmi dhe politikat sociale.
Organizatat mafioze, manjatet e pasurive natyrore dhe talenteve te vecanta… Industrite farmaceutike, energjitike. Akoma?
Nafta, gazi, era, madje dhe ajri.
Gjuha e komunikimit eshte paraja, gjuhe, te cilen ju e njihni mire.Eshte sistem. Gjigand. Ne tere boten. Askush nuk shpeton. Gjithkush I sherben ketij sistemi. Dhe kur sistemi urdheron, jeni te detyruar te bindeni. Eshte e pashmngshme mosbindja, dhe gjithashtu, fatale. Doni me t’ju permend?
- . . .
Po kush eshte koka? Duhet te kete nje koke…
- Zoteri…, ju lutemi!… - me pa me nje veshtrim sikur te isha biri I tij I vogel, I llastuar.
- … Po sikur,
… te pakten, me thoni per se behet fjale. Te pakten te di c’fare di qe do me vdese…
- Zoteri, nese do t’ua themi, edhe pse une nuk e di se c’fare dini ju, qe s’duhet ta dini, ndoshta, mund tu thote mendja te vetembroheni duke deklaruar qe dini dicka, dhe qe duan tu vrasin.
Mund te krijohet mbrojtja juaj provizore, po nga shteti, e serish do ju vrasin, vetem se operacioni do zgjase ne kohe. Ndoshta vete ata qe do realizojne mbrojtjen, do ju vrasin. Dhe, jo vetem kaq, do rrezikoni dhe familjen tuaj.
Ose ndoshta ndodh qe mund te keni nje krize e paravdekjes, nje bisede me gruan, dyshime nga ana jone per familjaret e tu. Pastaj atentate dhe ndaj tyre.. me mire te mos dini gje fare.
Ne kembim, e meritoni ne fund te fundit, sepse jane oret tuaja te fundit, edhe pse s’eshte e nevojshme t’ju japim keto informacione, do ju themi gjera te se perditshmes qe ju nuk I dini. Po ju integrojme ne boten tone reale, ne boten tuaj te cilen ju nuk e njihni dhe aq mire.
- C.. c’fare? C’thoni… - s’po e kuptoja c’po fliste me ate gjuhen e tij teper formale.
- Atehere, t’ja fillojme nga vajza juaj.
Vajza juaj ne Amerike, ka braktisur studimet per drejtesi dhe studion arkitekture.
I pelqen se tepermi, dhe eshte nje studente model. Donte t’ju bente surprize diplomen e saj pas dy vjetesh.
Ka dy te dashur. Njeri nga ata eshte shok shkolle. Tjetri nje aktor teatri, rrugac, I cili e rreh, vazhdimisht, dhe ajo ndjen kenaqesi nga kjo gje. Keni nje vajze brilante dhe mazokiste.
- C’fare???
- Tjeter…Gruaja juaj ju tradheton prej dy vjetesh. Qe kur mesoi bredhjet me Anen. Kete ua ka bere miku juaj I ngushte, ai i cili tani eshte zevendesi juaj ne institucion, ju ka zevendesuar dhe ne shtrat.
- …
ca flet more… ca flet… - mua mu mor goja, mu prene kembet.
Isha I sigurte qe ai po genjente qe te me shtynte sa me lehte ne vetevrasje…
- ke Ane? bertita. Ana eshte ime bije. C’po flet?
- Sigurisht, nuk kishit pse t’i dinit emrin asaj prostitutes qe merrnit cdo dite te djele kur supozohej te dilnit per peshk me miqte tuaj, dhe mbylleshit ne shtepine e plazhit, duke e perdhunuar vazhdimisht, sepse ashtu ju pelqente seksi, zoti drejtor. Ana quhet dhe ajo.
Te kujtohet kur I nxive njerin sy? Sidoqofte ajo u shperblye mire, tani ndjek studimet, eshte bere dhe modele.
Shume video jane te arkivuara ne arkivat sekrete te shtetit. Ato I ka realizuar miku yt.
- Po pse? - E pyeta une zëmarë.
Me ra me cekic kokes. Nuk kam fjale ta shpreh ate c’ka ndjeva. Edhe nje fije vullneti per te bere dicka, me la pikerisht ate moment, paskesha qene I mbaruar! Dita me e rende, me peshuese e tere jetes time!
Dhe, e keqja eshte se tani nuk kam frike per dite me te keqija…
- Pse? C’te thone fjalet zili, ambicie? Miku juaj keto kishte. Do me shume arsye se kaq? Nuk ka. Ose, mbase dhe dikush e ka shtyre te bente dicka te tille. Dikush I ka fryre ne vesh. Dikush nga ne, format e pushtetit…
Edhe ate e kemi regjistruar me gruan tuaj nese ishit kurioz ta dinit. Te tera jane te filmuara, te incizuara. Asgje nuk I shpeton vemendjes tone.
- Kjo eshte mafie…
- Mbase. Dhe ashtu mund ta quash. Varet si I klasifikon dhe ben ndarjen e ceshtjeve te pushtetit. Mos e shihni ne kete kendveshtrim. Tani qe jeni ne te vdekur, duhet ti shihni gjerat me gjere dhe me qarte. Nuk ka mafie. Nuk ka shtet. Ka rrjeta. Pushtet!
U drodha kur ai tha qe une isha ne te vdekur. Atehere u drodha, e mbaj mend shume mire. Ndersa tani po shkruaj kete leter, dhe po e permend shpesh vdekjen time, dhe nuk me vjen asnje dridhje. Kjo eshte gjeja me e frikshme. Njeriu u mesoka jo vetem me vdekjen ne pergithesi, por dhe me vdekjen e tij!
- Kjo gje duket si e sajuar, - I thashe. Une paskam qene pergjuar ne cdo sekonde! Ju e keni bere me plan gjithcka…
- Zoteri. Cdo gje survejohet. Kushdo survejohet. Mendoni se jeni I vetmi? Gabim. Mbase dhe tani qe po flasim, po regjistrohemi. Pushteti eshte I pakufishem. I paforme. I kudondodhur. Abstrakt. Ju e dini kete. Te tere ne jemi sherbetore te tij. Sigurisht qe ju do te pergjoheshit. Ishit zyrtar I larte I shtetit. Pergjohen dhe njerezit me normale. Ju vete keni urdheruar pergjime.
Ngela. Nuk dija c’te thoja. Nje makine na kaloi afer me shpejtesi te madhe, dhe me permendi. Nuk kisha me as fuqi te mendoja per ndonje rrugezgjidhje. U dorzova. Pertoja. Ishte cdo gje jashte aftesive te mia mendore.
- Me demek s’paskam shpetim e?
- Fatkeqsisht jo. Nese do kishte mundesi, do e kishim shfrytezuar. Ju jeni thjesht nje polic I rene ne detyre, nje ushtar I vrare ne front, nje agjent I paemer I eleminuar. Ky eshte rangu juaj tashme… Tani me duhet tju le.
Susta hapese e deres u ngrit. Tamam si neper filma.
Si gje te fundit, dua t’ju jap kete. - Zgjati doren dhe une prita ne pellembe, instiktivisht, ate qe me leshoi.
Eshte nje tablete. Mund ta shkrini ne nje gote pije. Do e keni te lehte duke pire whiskyn tuaj te preferuar qe e mbani fshehur ne zyre vetem per vete. Ai do ju ndihmoje.
Helmi eshte shume efektiv, aspak I dhimbshem, ne fillim te erreson vetedijen, dhe brenda 5 minutash, te fik tere funksionet e trurit. Nuk do ndjeni asgje. Vetem gjume. Autopsi nuk do kete sepse letra qe do te lini do shpjegoje gjithcka. Edhe po vendosen per autopsi, ajo qe do gjejne do jete bar miu. Gjithcka do jete ne rregull ne rregull .…

Lamtumire, dhe shpresoj te mos shihemi me. Ndryshe, rrethi I pijetareve ne familje do zgjerohet.
Nje tjeter makine qe kaloi me shpejtesi, dritat e saj ne sy, me permendi. U hodha jashte duke shpetuar per nje fije nga nje perplasje e mundshme.
Ai sapo kishte folur per autopsine time, per mua, per te shqyer trupin tim, nje njeri I gjalle e ne kulm te jetes. Vetem 45 vjec!
Eca ne krah te kundert me drejtimin e makines. Ktheva koken nja dy here se mos po me ndiqnin, por rruga ishte e shkrete. Nje I ftohte I mprehte me thau veshet dhe me kthjelloi. Nuk kishin pse te me ndiqnin. Gjithcka ishte ne vendin e saj duke mos lene asnje te care ne rrjete.
Pashe klube hapur, me drita rrotulluese, e doja te ikja diku, te dehesha, te humbisja, te beja dicka qe me kishte mbetur peng, por c’te beja me pare? Mua tere jeta me ka mbetur peng.
Me mire te mbaroja pune shpejt e shpejt…
Erdha menjehere ne shtepi. Djali ne gjume. Gruaja ne gjume. Berbelisi qe I dhimte koka, a dicka e tille.
Tani eshte ora 11.53, e tere kjo histori ka ndodhur jo me shume se para pese oresh.
Ne koke, ne menyre te semure me rri imazhi I nje shqiponje te eger me syte gjak, qe me ka mberthyer pa shprese me kthetrat e saj, e ky imazh me fundin pa drite te nje pusi. Shkund koken, pusi me shqiponjen ikin, por pas pak minutash… prape! Nuk po I shpetoj dot!
Perballe ne tryeze kam nje cigare, nje gote, e treta kjo qe po pi, plot me whisky te vjeter skocez, te nje shtepie prodhuese te veriut, qe une e kisha enderr ta vizitoja, dhe letren zyrtare, se ciles I shtova ca fjale te miat.
Eshto formulim mjeshteror nga ana e tyre, te le me goje hapur… me demek une paskam nje tip semundje mendore qe me fanepsen ca hije e me japin sugjerime se cilave nuk u them dot jo, e qe me urdherojne te vras gruan dhe femijet. Dhe une duke qene se nuk jam teresisht I cmendur, preferova te vras veten me mire se tu bindem urdherave te tre hijeve.
Me bene dhe te cmendur!

Sapo dogja dhe letren e udhezimeve, dhe hodha hirin nga dritarja. Te pakten keto detaje sikur ma hoqen mendjen nga me kryesorja.
… Imagjinoj njerezit, ulur ne shtepine time, duke me pire kafene, dhe familjaret e mi veshur me te zeza… jam kurioz ne do kthehet vajza? Po ime shoqe do ndjeje pendese apo jo? Jam shume kurioz!
Tani mik, lamtumire. Kujdes nga Pushteti… apo.., kjo ishte fraza me idiote qe mund te kem shkruar.
Une do pi kete cigaren, e pastaj… do mbaroj whiskyn, ngadale…
Nese mundesh, beje publike kete leter. Te lutem…
Ti je lamtumira ime e fundit.”






…Teo pasi mbaroi se lexuari letren, origjinalen e fshehu me sa me tha, I beri fotokopje dhe mua ma dha te parit ta lexoja.
Me rreqethi pakez, te them te verteten, por atij nuk eshte per ti besuar shume. Mund ta kete sajuar vete kete histori. Ne gazete psh, u botua ne forme tregimi. Pse duhet ta botonte gazeta ne forme tregimi kur letra ishte autentike? Nuk do bente shume zhurme nje dicka e tille? Aty permenden shume fakte… faktikisht aty nuk permenden emra, ndaj nuk…
Pastaj, Teo eshte ca si paranojak, mund te jete mbytur ne fantazite e veta, sepse kur pime kafene e mengjesit para ca ditesh, rrinte duke rrotulluar koken andej ketej. Madje arriti e me berbelisi neper dhembe sikur ishin nja dy njerez qe I shihte si shpesh, veshur “serioze” sipas tij.
Por, pos te terave, Teo ishte njeri I mire dhe shok I mire, edhe pse pijanec I madh, e me falni per fjalet shqeto, villte jo vetem fjalet por zorret e barkut ne xhepat e cdokujt, e ne cepat e cdo rruge.
Nuk habiti njeri vdekja e tij kur ra ne lume, por habiti cdokend mendja e tij gjeniale, qe ne ato pak momente kthellesie arriti te krijonte aq shume letersi! Po sikur te mos pinte c’do kishim prej tij?
Lamtumire Teo, I fundit I shkrimtareve realiste!
Miku yt I devotshem…