FROM THE AEONS ...
Sunday, September 13, 2009
Dashuri Dhe “Merde”
Rrugica kalonte prapa shkollës së muzikës, nëpër ca shtëpi të vjetra durrsake dhe të nxirrte në bulevardin kryesor. Mandi ishte me kepucët e markës, të blera së fundmi e që i kishte aq merak, dhe unë me pantofola.
Dhe u çoroditëm kur pamë që, ashtu të hutuar në diskutim, ishim futur në mes të baltës.
Mandi këmbëngulte që “Kognac” sipas regullave të reja të vendosura nga shoqata botërore e konsumatorëve, kishin të drejtë të quanin vetëm atë që prodhohej në fshatin me të njëjtin emër, ndersa une po e kundërshtoja sepse më dukej absurde që një konjaku të prodhuar në Shqipëri, Greqi apo Itali i duhej thënë, jo konjak po brandy, derisa ishte e njëjta pije.
E njëjta gjë dhe me whisky. Thoshte që whisky është vetëm ai skocezi, ndërsa të tjerët janë Bourbon ose ai kanadezi psh, shkruhet Canadian Whiskey. Pra ka një ‘ë’ më shumë.
Nuk u mor vesh kush kishte të drejtë (më vonë u mor vesh që të paktën për konjakun kishte të drejtë Mandi, por kjo nuk ka rëndësi) sepse e pamë veten, siç shkruajta më sipër, të futur drejt e në mes të baltës. Ishte spektakël të shihje dy alamet zdapash të tërhiqnin pantallonat për të mos çikur llucën, të kërcenin si strucë nga njëri vënd i thatë (që ishte sa për të mbështetur një këmbë) në tjetrin. Arritëm kështu, duke kërcyer, pas shkollës së muzikës.
Në tË vËrtetË shkolla e arteve, po ngaqË populli durrsak ështË shumË “i ndjeshëm” ndaj muzikës, e pagëzoi shkurt, shkolla e muzikës.
Ne këtë pikë të udhëtimit tonë aventuroz drejt bulevardit, erdhëm të shkundur e të llahtarisur nga një erë e tmerrshme që më dukej gati sikur e shihja të rrinte pezull deri në dritaret e katit të dytë të shkollës.
“Merde”! – tha vendosmërisht Mandi duke i shpëtuar pa dashje një shprehje e ngjitur nga vendi ku jetonte.
Pikërisht! I thashë. E gjete. Duke i treguar një si tip grope a pusete aty pari.
Kjo është çmenduri- tha ai. Diçka që nuk duhet të ndodhë! Dolëm për lesh e do kthehemi të qethur i thonë.
Ja - I thashë. Ju inxhinierët i keni fajet. Nisi të kthente përgjigje por pashë mimikën si iu mpi në sekondë. Nga tingujt, tingujt që filluan të vibronin ajrin atë moment. Po ata që dëgjoja dhe unë.
Ishte një piano. Diku nga dritaret e katit të dytë që pak përpara kisha imagjinuar të pluskonte era e ndyrë. Dhe duart në atë piano po luanin, të paktën ajo mu duk mua se ishte, një sonatë e Shopen. Dhe ato duar ishin duar të çmuara patjetër! Ne të dy mbetëm të nemitur.
Ata tinguj… dukej sikur rridhnin shumëngjyrësh, të tërë bashkë ngjyrë qumështi, me forma të çuditshme gjeometrike qepur me diej dhe hëna prej diamanti, lyer me lëng gjethesh…gjethesh që përkëdhelnin lëkurën tonë me ajrin që lëkundnin gjatë rënies… dhe çekiçë të veckël godisnin kokën time. Dhimbje! Dhimbje aq e ëmbël!
Duar luanin brënda kokës, luanin me fijet e mia nervore që ishin bërë korda pianoje…
Akorde të ngërthyera deri në Jazz thureshin në tastierë, çekiçët vazhdonin… duke u shdërruar në erë të ngrohtë deti, në stuhi, këmbëngulëse për tu kuptuar, në tyl perçeje, në tyl këmishe nate, në tym…pambuk për të pastruar veshët me gudulisje, gjuhë përkëdhelëse në qafë, në dhëmbë, flokë të gjata erëmirë…
Diell që digjte lëkurën…në vrap… vrap… ndjekje, diçka që thyhej…gërvishtje në gjunjë… vallëzim në valtz mbi liqen...
Mbaroi.
U deshën disa sekonda të kuptonim që mbaroi. U pamë në sy me Mandin. Kisha sigurinë e çmëndur që nga dritarja do dilte një kokë vajze me flokë të gjatë. Do na shihte dhe buzeqeshte. Qëllon nganjëherë që lexon qëllimet e universit, dhe kjo ishte një nga ato herë, sepse nga dritarja e tingujve të mbaruar doli koka e një vajze me flokë të gjata. Ishte shumë simpatike dhe aty mendova që unë dhe ajo duheshim. Ma do mendja se edhe Mandi të njëjtën gjë mendonte.
Por… ia kishim mbytur kot. Ajo pa në një drejtim, qeshi. Kjo ishte.
Erdha – thirri, lodronjëse duke u tërhequr nga dritarja.
U zhduk.
Ne të dy, sikur ishim në një frekuencë, kthyem kokat andej nga ajo pa. Aty ishte në këmbë drejt, si gozhdë, një djalë. Po tymoste një cigare. Dhe sytë e tij ishin…
U shkunda.
Dashuria ime ishte hije e lodhur që mbante në kurriz një baule të madhe epshi.
Sytë e tij ma treguan. Mbase mund të qenë të përlotur. Po nuk e them dot, se nuk imagjinoj që një mashkull të përlotet nga muzika. Pastaj, hijet që sillte perëndimi i diellit dhe era e poshtër që na rethonte nuk më linin të shihja.
Pastaj, ç’më plaste mua të shihja djalin e botës? Më mjaftoi që ai e donte. Ajo e donte. Unë vajzen doja ta doja gjatë tërë natës.
Ktheva kokën nga Mandi. Nuk folëm. Ishim në rezonancë fantastike. Si lejlekë të hutuar me pantallona përveshur.
Pas shumë shumë 10 sekondash u shkëputëm nga kokat e njëri tjetrit. Secili në mendimet e veta.
Në klasifikim, Mandi vinte i dyti në të qënit i dashuruar, në renditje menjëherë pas atij, romeos së vërtetë.
U kthyem rrugës tonë mes erës së qelbur, dhe pellgjeve me uje që të nxiste një fantazi të neveritshme. Po më përzihej. Do ti laj kembet dhe shapkat me acid, - thashë.
Laj trurin njëherë. Më tha Mandi.
Per hir të së vërtetës, që në gusht e deri tani rruga është rregulluar. Puseta është mbyllur megjithëse ajo rrugë e mban ujin me shumë se të tjerat. Po unë kam nostalgji. Për atë rrugën e pisët me tinguj puthjesh…
Wednesday, February 11, 2009
DHE MJEGULLA RA . . .
Dhe mjegulla ra mbi qytet, duke mbuluar dritat e shumta te njerezve.
Pothuajse mesnate. Ajo vello e bute nate po mbeshtillte ne krahet e saj cdo egzistence.
Ky ishte nje mision I vertete. Nje histori jete! Nje qellim! Por, ce do! Ishte idiot si I tille!
Ai vakuum I ngrate qe njerezit e quanin shpirt, donte tjeter tyl qe te mbulohej! Donte jorganin e tij te perhershem, thurur me avuj enderrash, e tym duhani.
Gjithashtu, edhe shpirtrat e erret te nates, ndonje kalimtar I vonuar ndoshta dhe pluhuri I kraheve te lakuriqve te nates, ngjallte ne atmosfere ide te dyshimta. Perballe, silueta e erret e e portit qe sulmonte (hante) detin, dhe angullima rreqethese e atyre perbindeshave te hekurt me force marramendese (vincave) te vinte prape ne dyshime.
A jam une … ? Jo . kurre. Po a do te…? Ndoshta. Rendesi ka prova. Po besove, - me thane, - do te ecesh mbi uje. Por, jo. Eshte e kote. Uji nuk me mban dot, me gjithe peshen tende mbi telat e mia ku ti, ben ekuilibristen. Ah, sikur te rrezoheshe njehere!
Mbase ashtu do te …
Me ndihmoi mjegulla e thjeshte. Me ndihmoi te gatitja nje dhimbje te bukur, speciale, madheshtore, te frikshme!
E ndertova kete arme me mund te madh, ose te tregohem I sinqerte, as qe u mundova fare, sepse ma bene dhurate. Dhurate e karmes per prape’tributin qe I dhashe jetes me lindjen time.
Dhe ylli im I vjeter, ai yll i sterlarget, qe vetem une e shihja, dhe qe greket e orientalet e lashte e quanin ylli I vdekjes, me pulsonte here pas here sinjale malli. Por duhet te prese. Te prese pa xhelozi. Nje yll tjeter me ka bere per vete. Ne mendjen time, ku, kete nate rrahin me mijra kamzhike te rremujshem, me nje viziopati te cuditshme, vetem nje dritare shoh te hapur. Dritaren e dhomes tende, ku drita (e nates) ishte e ndezur!
Dhe mjegulla vazhdonte legjenden e saj…
Monday, December 15, 2008
Historia E Vertete Dhe E Fshehte e Dritesjellesit
E verteta eshte se, kater vajza, ne te njejtin vit te njezetenjete te jetes, lindur ne vende te ndryshme te botes, te katerta shtrire ne krevatet e tyre perkatese ne nje dhome konvikti, te nje korpusi universitar, te kater shtreterit vendosur ne forme kryqi, te sapokthyera nga nje feste kater vajzat, te pakenaqura qe ashtu veshur me kemisha nate te zeza, do rridhnin cdo mashkull, sado gay te ishte ai i ziu, e syte e te kater vajzave fiksuar ne hijet e tavanit qe vinin nga nata e erret, e tejdukshme nga nje hene e cuditshme e bardhe fare, qe hynte nga dritarja e gjysemhapurverore, pa perde, ne nje qetesi fantastike, e te kater pale veshet qe degjonin tik takun e ores se murit, e pipezonin ende nga “Black Devil Car” i Jamiroquai, kater vajza, qe kujtonin se ishin duke fjetur, e duart e tyre qe vibronin padurimisht ankthshem, kater vajza qe po enderronin sikur ishin duke fjetur, pane driten.
***
Dritesjellesi lindi pikerisht ne ate cast, ne nje kohe shume te larget, ne nje pallat tere drita, ne vendin me te vertete.
Ati i tij e pa, dhe u perfshi nga nje shkulm lumturie, e ngazellimi hyjnor i nje babai. Femija buzeqeshte embel, dukej sikur ndriconte, me lekuren si qumesht, arome te kalter, floket e zinj, kembkat e duart qe i luante ngacmueshem. Syte i kishte te bardhe. I vuri menjehere emrin Dritesjelles, para se Frymezimi Meme te mund ti peshperiste ne vesh ndonje emer tjeter me te qarte, me praktik.
Ne Toke dhe ne Lapenisulis, indianet keshtu formash e quajne njeri tjetrin, - iu justifikua vetes e askujt tjeter ai. Dikush nga ata qe ishin pas, mendoi ti kujtonte se indianet i kishte krijuar ai, ne cdo planet a vend qe te ishin, por pa admirimin jonormal per kete bir te ri, i ngeli veshtrimi ne syte e bardhe te foshnjes, dhe nuk e mori ate mundim te rrezikshem.
Babai shkoi akoma dhe me larg, duke e emeruar menjehere foshnjen, qe nderkohe u be me krahe, princ trashgimtar. Eshte ai qe prisnim, - vendosi mbi cdo bir tjeter ai, me ze si nje lumi ne vershim.
Te tere ishin kurioze te kuptonin si e percaktoi ati kete princ trashgimtar, por askush nuk pyeti. Askush nuk pretendonte te kuptonte vullnetin e babait. Askush deri ne ate moment. pervec vete Dritesjellesit, qe nderkohe ishte rritur. Te tere ishin deshmitare qe foli, e pane ashtu statik, nje i ri, i madh i fuqishem. Me floket ne te zeze thithese, sy te bardhe, shpatulla te frikshme, kembe te gjata, e krahehapur sikur perqafonte boten.
Po, - tha ai. - Une jam princi trashgimtar.
Ati shtangu nga afirmimi i papritur, i panevojshem, i palejueshem ne fund te fundit, i te birit, por i riu do te shkonte dhe me tej.
Une jam ai qe dhuroj driten, kujtdo qe e kerkon, kujtdo qe ka guximin te zgjase doren! Shpalli.
Ati u ngrys. Une nuk ta dhashe aftesine e drites! Foli me ze te shkembte ai.
Une e kam driten! U pergjigj i qete, me syte tjeterkund, biri trashgimtar.
Drita eshte e imja! Uleriu ati.
Jo… ! Driten e mbaj une vete. Eshte e dukshme. Mund ta kesh shume thjesht, nese zgjat e me jep doren.
Drita eshte e imjaa! Uleriu ati duke zgjatur doren drejt te birit te ri me sy te bardhe, e nuk arriti. Nuk e prekte dot driten. Ishte larg. Kuptoi se duhej patjeter ti nxirrte syte te birit per ta marre. Ati u cua ne kembe.
Me jep syte!
Syte jane te mite. Si mund te ti jap? Ti je babai im, nuk e di qe syte nuk jepen? Foli serish i qete, Dritesjellesi duke buzeqeshur me pafuqine e te atit per ta arritur. Me ler mua te drejtoj. Ti tashme je tejet i vjeter per te pare larg.
Ati, ashtu i madh si ishte, ngriti doren lart. I kolapsur ne rrufe e tmerre, kerkoi ta digjte birin e tij te ri, por nuk mundi. Pak me pare i kishte vene vulen e trashegimtarit. Dritesjellesi buzeqeshi.
Te thashe, une shoh me larg se ty!
Heshtje. Te tere u drodhen. Ftohte. Ngrice. I tere zjarri u mblodh ne zemren e babit qe urreu birin e tij. Ai shihte me larg!
U djegsh ne zjarrin e zemres time te plagosur nga arrogance jote! Mbreterofsh ne trashgimine time me te erret sa te jem une ketu! - Uleriu nga shpella pa fund e gjoksit te tij Ati kete sofizem te urdherit te meparshem mbi trashgimine, me zerin e tij pa fund, dhe shigjetoi me sy birin e tij, Dritesjellesin duke e flakur nga pallati ne qendren pikesore te universit, neper shtresat me te erreta te tij, kudo qe shtriheshin.
Te thashe.., te thashe.., bertiti Dritesjellesi me buzeqeshje te pikelluar tashme, nga dhimbja e kesaj te vertete te hidhur per zemren e tij te re. Shihte me larg se ati i tij. Nuk duhej te ndodhte kjo. Ai shihte pikerisht ate cka babai duhej te shihte, si at i bijve.
Keshtu, pasi ajo qe Dritesjellesi ndjente se ishte qellimi i qenies se tij, nuk u plotesua ne rrugen e trashegimise se drejtperdrejte, Atij i ra barra e madhe te ndriconte cepat e erreta te universit vetem duke u shkrire me to, ndaj beri te mundur rrezimin e tij nga pallati si rebel e atshkeles.
Ne renie e siper,nderkohe qe ajri i ftohte po i mpinte veshet, hunden dhe gishtat per here te pare, ndjeu se kurre me, nuk do ta shihte atin e tij urryes, sepse ata nuk vdisnin kurre. Ai tashme trashegoi, ishte princ ne erresire, nje hero i mallkuar, rol i tmerrshem… Buzeqeshja e tij e hidhur, zgjati aq kohe sa renia e tij poshte.
***
Pikerisht aty, fati, kjo gje pabesueshme, e solli te ndodhte perplasja, ne krevatet e vendosura ne forme kryq te vajzave veshur me kemisha te zeza, qe kujtonin se enderronin duke qene zgjuar.
Ato, me duar te dridhura, kontraksione muskujsh, floke te rena mbi fytyren ne gjume pothuajse, papritur pane nje mashkull te bukur e te zhveshur, te perplasej ne mesin e shtreterve te tyre. Ai kishte syte bardhe, po asnjera nuk deshi t’ja dinte per to.
Te kater vajzat e reja, secila ne mendjen e saj te rremujshme nga tiktaket, muzika, alkoli e epshi, u sulen, te rrembenin organin e tij riprodhues, ate organ te fuqishem per te cilin shihnin tavanin, e enderra zgjuar, qe kur u kthyen vetem, te merzitura, e u shtrine ne shtratet e fresketa, e te pastra, pa arome djerse.
Ato u zune, u kapen per flokesh, u rrahen, zvarriten, prene, gjakosen, e u lodhen, derisa mesuan te shijonin te katerta njeheresh te njejten gje. Derisa u shkrine ne dashuri te perbashket me organin qe munden te shkulnin egersisht si kanibale te llahtarisura, nga trupi i Dritesjellesit.
Ai u terhoq ne nje cep te dhomes, i plagosur e i tromaksur nga rrokullima e shpejte e ngjarjeve te papritura, degjoi tik takun e ores, u ndergjegjsua qe ishte ne Toke, qe ora peshonte mbi te pafundesisht, e qe keto vajza nuk donin driten e tij, e asgje tjeter vec asaj qe moren, qe rrembyen me dhune nga trupi i tij.
Keto jane vajzat pra… mendoi ai i shtremberuar nga dhimbja, e nuk kerkoi me tu jepte syte atyre kater vajzave kokekrisura, veshur me kemishat e zeza tashme te grisura, e gervishtje te gjakosura nga lufta e dashuria ne lekuren e bute e shkelqyese.
I bekoi me ate cka deshen, me gjakun qe rridhte nga plaga e tij e fresket, e doli nga dritarja pa frike se mos ato e ndalonin, te zena ashtu si ishin me penisin e tij, i habitur nga saktesia e Ekuacionit Universal qe beri te rridhnin ngjarjet...
I forte, tashme aseksual, nuk kishte me kufij fizike qe ta pengonin te futej ne jetet tona, te cdo forme qenesie, nisi te shkrihej me erresiren kudo qe ndodhej, e qe Ati i tij i Madh, plak patetik i fuqishem e i pafund, e shtonte pafundesisht, mbrujtur me zjarr, per te veshtiresuar perfundimisht sakrificen e te birit arrogant, te urryer e Dritesjelles.
