FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Thursday, May 8, 2008

Peisazhe te reja dhe telajo pa fund

Gjithcka filloi momentin kur vdiqa.

Pas 1001 historive te jetuara, pas ngopjes me 1001 realitetet, meqe pata mundesi te provoja gjithcka te kesaj bote, asgje nuk kishte te re per mua, vendosa te rrija pa ngrene deri ne vdekje. Dhe kjo do ishte aventura me emocionuese.

Keshtu mendoja. Qe vdekja ishte aventura e fundit e vertete. Keshtu mendoja.

Deri ne momentin kur vdiqa.

Ulur kembekryq, si nje budist I thekur ne diell, ne mes te nje hapesire fushore me bar te shkurter gjelberosh e horizont pafund, gjeja e fundit qe pashe, sepse mbylla syte.

Rreth meje, per 14 dite sorrollateshin qindra njerez kureshtare.

Shume prej tyre me shoqeronin tere kohes, ulur dhe ata. Mendonin se isha shenjtor, shenjtori I fundit. Mendonin se po kryeja ndonje rit te vecante, mistik. Se do ti ndricoja dhe ata me hapesirat mendore ku supozohej te kullotja, ashtu, symbyllur.

Flisnin me ze te larte, me drejtoheshin mua, me jepnin mend, keshilla te vyera dhe idiote.

Ditet e para, edhe pse I vendosur te shkepusja totalisht lidhjet me realitetin per te kaluar ne atebote, degjoja me vemendje te madhe cdo gje qe thonin, dhe me vinte t’u flisja, me zor mbahesha, te aprovoja, te kundershtoja, mbeshtesja, lavderoja, diskutoja, apo shaja tere c’thuhej perqark meje.

Por, erdhi momenti kur kafshimet ne stomak u bene te padurueshme, nga pak here ne dite qe godisnin ne fillim, u bene te shpeshta e te medha si gervishtje macesh.

Shume pak e kisha mendjen te derdellisjet e tyre, qe, nga ulerima njerezish, perfunduan ne veshet e mi si bezz muskonjash.

Dhimbjet e urise ishin te padurueshme, perpelitesha me veten, mendja luftonte trupin, vullneti im nuk me lejonte te haja, duhet te vdisja, gjithcka e vendosur me pare, torture makaber.

Dikur, neper vagullite e lehtesimit te ndonjehershem qe me lejonin krampet e stomakut, kujtova frymemarrjen. Duhet te merrja fryme.

Fillova te ushqehesha me ajer, nderkohe qe uria…e teprova, e shtyva, shtyva, shtyva…

Dhe arrita ne kufijte. Nga aty e pas, gjithcka ishte lehte.

Me syte e mbyllur shihja drite, ndricim. Veshet me rane ne heshtje totale, lekura nuk ndjente me asnje agjent atmosferik, buzet nuk I ndjeja me te thara, dhe gjithcka u qetesua. Kufiri u kapercye.

Trupi filloi te mpihej, mpihej, tkurrej, forcohej si dell, te binte gjithcka ne vetvete. Me braktisi uria. Dhe etja.

Ate moment, egzistonin vetem dy gjera;

ideja e te vdekurit,

dhe frymemarrja.

Gjithcka ndjeja qe ngjitej lart, drejt mendjes.

Gjaku kalonte ne trurin tim ne fillim shpejt, pastaj sa vinte e me ngadale, duke perseritur me miliona here, duke fiksuar mbi cdo qelize fjalet “ndrysho rregullat primare”.

Keshtu perkthehej vdekja ime, dhe nuk e di se nga me erdhi ky refren. Vetem nje ze vajze 13 vjecare qe thoshte ‘eshte cool te ndryshosh rregulat primare”

Frymemarrja nga e thelle ngopese, u be feshferime e holle, rrokullisje ere mbi gjethen e pranveres, derisa…

Ishte nje moment pauze, ku ne mushkerite e mia u mblodh tere ajri I botes dhe ajri I tere jetes.

Ishte nje moment…

aeug..hhhhhhhhh…

Shkulmi I frymes qe shpertheu ngjitej shpejtesisht lart, dhe une siper tij… pashe ne nje te mijten e sekondes trupin tim aty poshte, e pak, tashme pak njerez qe e rrethonin, dhe u mjegulluan e humben nga syte…

ajri I shperthyer vinte arome deti, det plot kripe, leshterike, peshq, jod, arome lulesh, te embla dhe te tharta, limona, arome mishi te njome, te pjekur, te djegur, arome deti, arome m…, arome deti… roze e zbehte, bardhesi…

Shihja rete, por nuk ishin afer meje, edhe pse fluturonim te tere, une, rete, zogjte, kendonin, nja dy shqiponja verdalle, plumbi I ngadalesuar ne piken 0, gati per te rene ne forcen e rendeses, I kisha te tere ne nje qiell e nen nje diell…

…derisa me braktisi refleksi I rreme I shqisave.

Qe ne kete moment, gjithcka, sens I panjohur, cdo gje e panjohur.

Filloi vdekja.

Levizja me shpejtesi te madhe neper hapesire, dhe tere hapesira ishte aty qark. Ishte ajo kozmikja, dhe ajo tokesorja po aty.

Qenia ime ishte njekohesisht ne hapesiren pa ajer, dhe githashtu ndjente dhe molekulat e oksigjenit e karbonit qe qellonin elektronet e mia poshte atmosferes tokesore, ngaterruar me rete. Pa mundur te ngjiteshin me to, a ti shkepusnin.

Frynin valet e ngjyrave, spektrat e dritave, shume dritave, te papara, dhe stonimi I nje papagalli a pinguini ishte ne rezonance te larget me vibrimin valor te yjeve xhuxhe. Delfine, si delfine qe I kkkkkk iii kkkkki henes dhe nenes flisnin yjet e larget me rezatimin e tyre radioaktiv…

Qenia ime ishte, le te shprehem keshtu, kokakembakokas, neper kohe, duke luajtur me trekendeshat dhe konet, piramidat kohore, deri ne elementet me te imta te krijimeve e rilindjeveveeveveve te mia te herepashereshme.

Qeniaaaaaaa ime jepte formen e rreeeeethit, por rrethiiiii une s’kishte kufij. Mund ti kerkoje atij diametrin?

Ndersa perimetriiiiiiii im cuditerisht ishte e vetmja gje e qarte, ne formen e shprehjes, “ndrysho rregullat primareeeeee”

Pashe veten, dmth. Trupin tim te pakkkmeparshem, aty shtrire ne toke, ate grumbull molekulash, atomesh fantastikisht te padobishem e magjepses. Mund te beje cte doje me ate brume, po shkundje pak, por kurre meeeeeeee kthim prapa… perimetri I rrethit tim, rreth rrotullues me shpejtesi “?” te themi shuuuuuuuuuuume te madhe, vetem aiiiii kishte rendesi…

Keshtu qe e zhbirova mire cdo qelize e mora gjithcka kishte mbetur nga qenia ime aty, dhe e zhyta thelleeeeeeeeee ne ttttttttttttoke.

Qenia ime rreth – rrotullues - pa - kufij, luante me format gjeometrike te tokes se tokes.

Shpejtesia me coi serish te shihja planetet aty rrotull por gjithcka kishte marre nje kuptim tanime.

Nje kuptim kombinimi te qenies time me cdo gje.

Ndaloi qenia ime, dhe njekohesisht shpejtonte, aty, siper nje reje.

Ashtu ndaluar shpejt, ndjeva fillesen time te pafundme tej neper aeone te panjohur, dhe mbaresen time te pafillimte, neper aeone te paarritur.

Qenia ime, ndjeva me imtesisht, qe ishte nje pike rrethore, thjeshtesisht rrethore,

e projektuar ne nje AEON, dhe gjithashtu ne nje AEON tjeter, duke krijuar nje vije, vije te gjate qe futej e dilte, pjese ne gjithcka, ne formen e thene te rrethit rrotullues pa kufij.

Gjithesia ishte e imja, dhe koha ishte e imja. Nuk kisha filluar, e nuk do mbaroja asnjehere.

Gjithesiaaaaaaa ishte e iiiiiiiimja.

Sapo kuptimi erdhi pjese e qenies time, shpejtesia e une-pikerrethit-te-pafund u be e kontrollueshme, dhe ajo e pafundme ne pluse dhe minuse.

Keto qe ju duken lojra fjalesh jane e vetmja menyre humano tokesore per te shpjeguar ose transkriptuar gjithcka eshte, nuk eshte dhe do te jete aty ketu dhe askund dhe kudo.

Ndjeva nje horizont tokesor perendimi dielli kur po lindte ne krahun tjeter, dhe gjithcka ishte numerike.

Ndjeva kudo mbi toke, kudo ne gjithesine qe une zoteroja, nje imitim te githeckase, bashkimin mashkull – femer. Imitim kaq brutalisht holle ideal.

Ndjeva se qenia ime luante me diellin ne te njejten kohe dhe me nje femije ne njerin nga kohet e mia perqark.

Dhe nepermjet lojes time me diellin femija rritej, deri sa vdiq, dhe dielli digjej, derisa ushqehej serish me qenien e femijes qe u perplas me te nepermjet meje.

Atehere erdhi gjithcka per se dyti.

Qenia ime dykuptoi se qenia e femijes ishte qenia ime, dhe anasjelltas, dhe dielli ishte ne.

Shkrirja gjithesore nuk kishte kufij, dhe gjithcka ishte gjithcka.

Kudo, askund, takoheshin gjithmone ne peeeeeee rs eeeeeee r iiiiiii tj eeeeeeeeeee…..

Menjehere ne nje pike te kesaj shpejtesie te re times, neper hapesire, zhvarrosa aftesine e qenies per te perdorur . . dhe . . per te ndryshuar, pikturuar, rikrijuar gjithesine pasqyrore ne tere dimensionet paralele, te kithta te saj.

Nuk ka fjale, germa, simbole apo qofte dhe numra thellesisht shprehes, per te treguar ne menyre te kompresuar tokesore . . dhe . . te qenies, dhe aftesine per te nderhyre gjithesine.

Shpejtova pezull mbi nje mal te droguar, dhe me nje goditje prove te . ., e ndava me dysh, pastaj ne mililililililiarda molekuuuuuuula. Pastaj perdora . . per ta dyfishuar sasine, masen, energjine, duke krijuar mijra male te droguar,

(perdorni fantazine per te shpjeguar domethenien e droguar te malit, sepse eshte veshtire te gjesh fjale matematike per te treguar keto forma te qenies)

qe I treta ne planete te pasqyrimeve te kithta te gjithesise.

Sapo realizova kete, mora nje shkretetire, dhe e ndava dysh. E ndava reren ne tere kokrrizat e saj, qe i ktheva ne planete, me te cilet dica femije cuditerisht te ndodhur diku ne nje cep te nje universi, nisen te luanin shtepiash.

Detiiiiiiiiiiiii, duhet te fluturonte, dhe menjehere peshqit u perplasen ne toke, dhe I … le te themi I bera te mbinin neper pemeeeee,

dhe pemet u ngjiten lart per te ecur… mbi re, te zinin ujin pa kripe te detit, sepse detit I hoqa kripen pak me pare.

Krijova drere te rinj banues te henes nga nje teshtime e re e plakut prane vatres, e dridhja e mustaqeve te nje ketri me dha nje permbytje uji ne Pluton,

dhe Aferdita te binte nga rrethi I rrotullimit rreth diellit.

Mora fytyrat e mijra prinderve te mi, dhe I tatuova neper kurrize grash e burrash toke, dhe mora zemrat e mijra dashurive te mia e I shtriva nje nje djep, duke u dhene gji deri sa moren kembe te reja.

Per cdo veprim te qenies time, sado ne nivel quark, shpejtesia ime ndryshonte ne forme, hmm, buzeqeshjeje tokesore, dhe prodhoheshin e tkurreshin pasqyrimisht realitete te ndryshme, qe benin te mundur cdo veprim te qenies time.

Me . . krijova lufte te re qe perplasej ne cdo gje, dhe me sillte jehona te pasura.

Per pasoje erdhi trekuptimi I diametrit tim “ndrysho rregullat primare’

Trekuptimi erdhi ne qenien time duke me bere te fuqishem ne qenesi…

Jo vetem une isha gjithcka qe ishte gjithcka, e pafund dhe pa fillim, por mund te beja apo te me behej gjithcka, madje dhe kudo.

Ktheqa qenien nga vetja, e projektova veten ne vete, dhe ...

Kuptimi I ri shkonte deri ne qenie te pafund.

Une isha Zoti. Qe takohej me veteveten.

Deri ketu kishte kufij te rrethit te pafund ne forme drejteze neper aeone.

Tanime, do perdor kuptimin e trete per te ndryshuar vetveten.

Krijova pafundesisht derisa u riktheva ne qenien time qe na qenkesh zoti dhe gjithcka tjeter. Tani qe rregullat primare jane ketu, te qarta, gati, do hedh hapin tjeter, ndryshimin perseprapthi qe qenies.

Keto eksperienca me duhej ti lija ketu, ne kete ane te qenies, trashegimi, sepse me tej do shkoj I zhveshur nga cdo gje e djeshme, e sotme, e neserme. Nuk do te ka me qenie.

Ju, pyesni veten tani, si ka mundesi qe qenia ime e qene, ne nje hapesire, Univers krejt tjeter nga I juaji, mund te shkruaje eksperiencat e saj e ti beje te lexueshme nga ju?

Do ta kuptoni kete fenomen kur te kuptoni qe une e kam qenien e zgjatur kudo, deri dhe te ky njeri qe po rri e po shkruan ato qe I diktoj une ne mendje.

Ndaj, para se te bej veprimin e pakthyeshem, te kthej qenien time se prapthi.

Ta ..

le te themi ta rikrijoj, pikturoj dhe nje here me ngjyra te reja, vendosa ti komunikoj keto bagazhe dhe kujtime njerezise.

Se shpejti do rrrrrrrrr otukthehem.

Ne fillim do pastrohem ne menyre absolute, do I zhduk tere cka kam e jam, pastaj…

… Pastaj …

Friday, March 28, 2008

Minipjese nga "Kenga E Mjelmes" ose "The Dark Opera"

...
Pa prit te shoh veten ne pasqyre, syte e fryre, ora 11 e gjysem, dielli shpon grilen, trupi I mpire nga pozicioni ne shtrat, si I mbytur… ca ka ketu midis dhembeve? Mbreme si kam lare dhembet. Mpahhhh!
Uaa, nga perplasja buzeve, nga tingulli qe nxorra ajo merimanga vockel ra nga siper pasqyres. Apo s’ra nga tingulli qe leshova nga buzet? Mos ishte koincidence qe ra ne te njejten sekonde me daljen e tingullit nga buzet e mia? E ca duan te thone koincidencat? Ca dmth koincidence? Si ka mundesi qe ne hapesiren e pafund dhe kohen e pafund, te ndodhin dy veprime ngjeshur ne hapesire kohe te njejte? Kjo s’ka mundesi. Duhet te kete nje shpjegim. Po sikur gjuha e vertete universale te mos jete ajo matematike, sic kembengulte ai doktori mbreme, por te jete gjuha tingujve?
Sikur me ane te tingujve te komunikosh me njerezit? Po c’them une, kjo eshte ajo cka bej une cdo dite te jetes time. Komunikoj me njerezit me tinguj. Por…po sikur… tingujt te flisnin me ne menyre te detajuar se sa pergjithesimet qe ben zeri dhe muzika ime dhe e mijra muzikanteve te tjere?
Sikur psh, une, me ate perplasje buzesh ti kisha thene ne menyre te pandergjegjshme merimanges te hidhej poshte? Po ata qe flasin me delfinat a nuk bejne te njejten gje? Sikur me tinguj te komunikosh nje mendim, nje gjendje po, kete e ben, por me detaje, me shume detaje, psh te thuash me muzike qe , Naisa sapo u zgjua nga gjumi, dhe … dhe po flet budallalleqe me veten se I eshte trashur truri … ik o Nais! Te ka bere keq ai doktori I cmendur mbreme. Sa pinte njehere, s’kam pare njeri te pije aq shume, me shume se une pinte…
Marrsh ne dush… po sikur… Pa te shoh njehere verdalle mos gjej ndonje merimange tjeter? …

----------------------------

C’ishte kjo enderr e cuditshme? Kitara e diamantte, me duket se me eshte bere fiksim ky dreq festivali, pse keq per festivale jam une? me ata plehrat aty qe fitojne cmime te para? C’me duhet mua cmimi I pare? Apo me duhet…
mos … me duket se sapo u tregova hipokrite, duke qene se asnjehere nuk do fitoj cmim, madje as nje te trete te vockel, them qe nuk e dua cmimin.
Vertet, si do ishte falenderimi? Do dilja aty si soliste e grupit, e do falenderoja… falenderoj Erin… e do ikja duke I lene te tere te shushatur… kush eshte Eri? Nj ei vdekur do peshperisnin…
Ku eshte kitara ime? Ah, ja… do kishte kitare e diamanteve te njejtin tingull si kjo? Eri e solli, eshte speciale, mban brenda kujtimin e tij kjo, ka thithur shpirtin e tij, e timin bashke.
Qeshem shume atehere kur me tha qe kishte hyre nga dritarja ime per te lene kitaren, akoma nuk ishim te dashur atehere, te dashur fiks, ai nuk kishte celes shtepie, dhe kur me futi ne shtepine time me sy mbyllur, dhe me zgjidhi syte mu perpara krevatit, ku ishte varur nje Fenderstratten I kuqqq, shume I kuqqq!
Kitara mori shpirtin e tij, besoj ne sekonden qe une preka koken e tij me dore perqafuar, dhe njekohsisht telat e kitares… eshte e paakorduar, - tha ai, - e lashe ta akordoje ti duke e bere tenden dhe vetem tenden, mos ta preke njeri me dore kete kitare, mos te luaje kurre njeri me te, te jete e jotja vetem, akordimi yt…
E zura per flokesh, zhyta buzet ne fytyren e tij ne fillim, pastaj kudo ne te, e putha ne tere Erin, as nuk e putha jo, e “buza”, kjo do ishte shprehje ideale, e buza kudo… dhe u rrokullisem ne krevat, kitara ishte poshte kurrizit tim, e Eri siper, u zhveshem me siguri brenda nje sekonde… e ndjeja aq shume ate njeri ate dite…. Deri ne …ku di une, mushkeri? Muskuj? Ne aorte? Deri ne fund e ndjeja.., kitara poshte meje, goditjet e tij kalonin ne mua, dhe nguleshin ne kitare, e kitara nga ana saj ngulej ne kurrizin tim, burmat me shtypnin tulin e te pasmeve, dhe nga ngjeshja ndjeja telat qe ferkoheshin ne kurrizin tim, hynin ne mish, jepnin nje dhimbje te mprehte, te forte, shpuese, une e perzieja dhimbjen me eren e tij…e une ngulja thonjte ne kurrizin e tij, mbaj mend qe me pas thonjte e mi te gjate ishin lare me gjak, ai se permendi fare, dhe ate gjak une nuk e lava deri vone ne darke, madje Liza me pyeste ce ke ate manikyr te hallakatur neper gishta, ndersa kurrizi ne digjte si … ja… akoma I kam shenjat ne kurriz, ja dhe kitara jone, e lare me tere lengjet tona, me forcen tone e mbytur, ka zene shpirterat tone…


---------------------------------------------------------------------------------


ja Er, degjoje kengen, jam me kitare akustike, (sa jane habitur rojet e varrezave, nje vajze me kitare duke ecur serbes mes varresh,) por sa te krijosh idene pak a shume… kjo kenga eshte kenga e fundit e imja qe do shkruaj, eshte kenga mbyllese, me kete kenge do mbyll koncertin ne stadium, e do hap topin akustik qe po sajon, po pergatit inxhinieri… dhe pastaj te tere do vdesin… si ty, bashke me mua…
te kujtohet sa shpejt me luanin gishtat atehere mbi tastiere? Nuk ke pare gje hic, tani do ta shohesh c’kam aritur te bej…
soundi te kujton pak muzikat e faltoreve egjiptiane, ato muzika luksuroze, sugjestionuese;

…sometimes I hear a hard dark music,
the voice of God, the sound of blood,
and nothing can do, but to make a choice,
play that noise, and to let it go..
in this dark opera I loose my mind,
trying to find,
to find a new life,
it’s a new religion, hard decision, better conditions,
to live without eyes… … … … … … … …

pse ike Er? Pse me shtrengon tani? pse me ben te qaj?

…Not to see around, only feel inside,
The black wings of the dark!

…Vete ike Er… shih si me bere, as tani nuk me le te luaj e qete, me bere te dridhem… me ler te luaj e qete Er…

…love
can. Not.
destroy the dark can. Not. deny the love cannot destry the ...


…shih, me bere te qaj o burre koti qe ike si… si lepur…
E, mire, edhe pse po qaj, edhe pse po dridhem si histerike, nuk e leshoj muziken, se leshoj kitaren jo, vuaj dhe ti qe s’je ketu, dhe ddd egjgjgj oje pjessss en te luajtur… deri ne f..ff… nd….
Ca eshte… ca jane keto? C’po nxjerrin gishtat e mi? ca po ndodh?
Fuck… c’po ndodh? Se leshoj dot kitaren, mos me kane ngrire gishtat nga tensioni?
Jo, per te luajtur mund te luaj ,,, se leshoj dot kitaren…, keta tinguj te shtremberuar, kjo vibratoooohhh, nuk e duroj dot, me … vesheeet!
Kurre s kam ndjere dicka te tille… ca dreqqqin esht.. o zot…. Ca eshte kjo? Pse perkulen lulet? Shiiiii… nuk ngrihen me lulet… sh… njerezit aty qe po qanin jane shtrire perdhe… dhe une po luaj, ca dreqin… si u deformoka muzika… dridhjet… pa ta drejtoj diafragmen nga varri? Shihhh.. mu ktheka mua nga mermeri… o zot ca dhimbje… do shurdhohem e sdo vlej me per gje… o ooohhh, ja ta drejtoj nga ajo gruaja? Asaj jevge te shendoshe dhe aq larg, s’ka c’ti beje ky tingull… uaaa, u palos ne toke… kjo eshte frenezi…. Une luaj, dhe njekohesisht nuk mendoj ca luaj, dridhem, dhe njekohesisht nuk e kam mendjen te shkaku pse dridhem… aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaarrrrrrrrrrrhhhhhhhhhh
… uhh!

--------------------------------------------------------------------------------------------------

Liza, c’po ben… ou? C’domethene, ‘he Naisa’? Vetem je?
Jo, nuk je vetem, do jesh me nje mashkull aty ti…
jo? Je vetem?
Liza, … mmm… I ke lyer floket prape te kuqe?
Liza? Je lidhur prape me te? Aman, bej c’te duash, s’me intereson… degjo ketu… degjo te lutem, lere se ato qe me thua jane budallalleqe para asaj qe po me ndodh… degjo tani me vemendje. Vetem ty mund te ta them… shih ca me ndodhi,
Isha te varri I Erit,… jo jo, degjome, se nuk shkoj shpesh jo, por shkova per ti treguar kengen e f… kengen e… e …qe kam bere, dhe, duke kenduar e menduar per te, me zuri ajo gjendja e renies, e precipitimit, dhe fiillova te dridhesha, dhe nuk mund te hapja doren e te lija muziken, muzika eshte vertet e cuditshme, qe kam kompozuar, por mua mu duk sikur me posedoi…
po po, tamam si e poseduar… dhe gishtat me dridheshin ne tastiere, dhe nuk e leshoja dot dhe notat ne te dridheshin fort, sipas gishtave t emi… dhe une nuk e duroja dot ate, ato tinguj, me dridhej trupi dhe me dhimbte sikur te ma shtrengonin me mijra kamzhike te tmershem, dhe me digjte gjithe rupi, dhe mu duk sikur me ngulnin gjilpera ne vesh… dhe lulet moj, lulet u perkulen ne toke, dhe nuk u ngriten me, nuk kam pire asgje, e degjon qe nuk po me merret goja? Po flas paster?
Asgje nuk kam pire, made aty ishte dhe nje grua, ajo u perkul dhe ajo ne toke, u rrezua a ku di une..
jo mi jo, ishte duke qare te nje varr diku larg… u rrezua ne toke, pastaj? Pastaj e hodha kitaren ne toke, me duket se ulerita fort se me doli zeri I ngjirur me pas, dhe kitara u thye po…


uhh! Se besoja dot po mos ta ksiha degjuar vete… ajo e shkreta paska…
Moss! Ishalla se sheh Liza televizorin sot, po dhe po e pa, nuk do I bjere ne te qe ajo gruaja mire aty, vdiq nga nje atak ne zemer nga tingulli I asaj dite….
Ishalla, se po e mori vesh do me pengoje, le e, as qe do e imagjinoje ajo qe une mund te bej… te ndodhe dica e tille ne koncert, ajo mendon se u leshova ashtu ngaqe isha para varrit, dhe imagjinata ime e semure mendonte kockat e Erit aty poshte ne varr… ku e di ajo qe une nuk kam me asnje lloj emocioni pervec nxitimit se do shkoj dhe une shpejt aty?
Apo… me njeh mire Liza mua?…. Jo, s’me njeh fare deri ne keto cmenduri… se ben dot lidhjen e gruas se vdekur ne varreza, meje, muzikes vibrato, dhe koncertit, dhe shuajtjes se aq njerezve, as qe ia nxe mendja kete jo… le qe ajo nuk mund ta mendoje qe mua me ndodh ajo gjendje nga muzika dhe fjalet e kenges… se s’ka si ta dije, qe ato fjale sikur jane celes per nje gjendje timen aq jashte normales, paranormale… gjendje fantazmash te egra, gjendje shpirti…

Monday, March 3, 2008

Per Hater Te Enit!!! :P (jashte letersie...)

1.Do you smoke ciggs? - sure! gjithmone, ... kur kam kujt ti zhgrap cigaret ne tavolinen tone... me thene te drejten asnjehere nuk kerkoj jashte tavoline... pervec ca kamariereve te besuar qe me vjedhin ne fature gjithmone... :P
2. Have you kissed somebody in the last 2 weeks? - pse e kufizoni pyetjen ne "somebody" ? :P
3. Who's the last person that came to your house? - ca kusherinj nga vlora qe nuk kam per te marre vesh ndonjehere se c'fare i kam saktesisht...
4. Miss someone? - une jam ngjites, jam atached, jam i fiksuar, mua me mungojne te tera, mua me haeeeett!
5. Is there anyone you would like to fight? - ai mesuesi i wing chun ne palester, bah, sa qejf do kisha ta hidhja njehere ne toke, me nxin gjithmone... do ta vras :P
6. Do you like someone right now? - eshte nje gjyshe te kati i 5-te qe me sheh me sy te embel perhere... ke pare ti qe sikur kam filluar te kem icik... ok ok , stop loer ! :P
7. Song playing? - stucked on QUEEN...
8. What are you doing tomorrow? - ideja e sekondave te javes eshte qe duhet me fituar ndonje lek verdalle... verdalle 25 metrave te klinikes...
9. Do you know what tofu is? - tofun ku ta kesh...
10. Have you ever eaten it? - ik mor maniak...
11. Do you want to go back to middle school? - poooo... me rob shpie pooo... ca kalamaner te shpif kemi qene!
12. Have you ever watched the Britney Spears movie? - kur ka bere film porn kjo mer? me ka shpetuar :(
13. What did you do yesterday? - kam qene i angazhuar me rrufen, ne nje beteje deri ne fazzoletten e fundit... po dhe ca peshq i hengra te them te drejten... peshq deti, te bregu detit...
14. Who did you ride in a car with last? - a friend. te pakten keshtu doli te ishte ai qe, pas asaj qe kisha pire me dukej si pirati i karaibeve :P
15. Are you tired? - no. http://youtube.com/watch?v=wuPRY-femmc
16. Who were you with today/tonight? - my patients... not english ones...
17. Where is your mother right now? - duke ngrene dreke, dmth. te veten e mbaroi ajo, tani eshte duke kepur pjaten se ciles i mungon i zoti qe eshte duke u marre me nje questionaire...
18. What color socks do you have on? - blu dreqin! nuk po gjeja nje pale jeshile...
19. What color is the shirt you are wearing? - jeshile pra.. :)
20. Where is the best place you have ever visited? - mmm...somewhere... between... :))
21. Do you think barbie is a negative role model for young girls? - i don't know, maybe, ajo barbie me duket shume moraliste... :)
22. How long does it take you to get ready to go out? - zakonisht zgjohem nga gjumi ne 8.05 dhe orari eshte ne 08.00, imagjino pak... behem gati ne (- 05) minuta...
23. Does your family own any boats? - sure, ka kohe qe dushit i kemi vene emrin govate, dhe kesaj govate nga ana ime i themi yaht...
24. Have you ever kissed your cat? - jooo, kurre. ate macen e zeze 50 kileshe qe bredhe neper plehrat e lagjes po... me pelqen ajo macja, eshte e dashur, e ngrohte, e mire... e sjellshme... nganjehere me duket si e dehur...
25. Where were you when 9/11 happened? - hmmm... ah, po, tani me kujtohet, sapo degjova lajmin, nje te hipur une mbi parvazin e ballkonit dhe tak! zbertheva tutat, kur... mos! s'kisha veshur uniformen. nje te shkaterruar tere dfollapet duke e kerkuar lecken e dreqit, kur ... mamaja me kujtoi... nuk isha une, Superman.
26. Describe the computer you are currently using? - ik o debil.
27. Have you been outside of the U.S.? - ik o debil debil.
28. The last text you received on your mobile was from? - nje mike e vjeter.
30. Ever had a crush on a teacher? - ahh, ohh, akoma e shoh rrugeve... eshte akoma ne forme dhe pas dy femijeve te fundit... sa shpejt martohen keto pedagoget e bukura... sa ziheshim ne cunat e kursit; mua me ngeli se me do serish ne kursin e saj akoma... jo ore, mua me ngeli se me do ne kursin e saj prape! ... :P
31. Do you wish at 11:11? - ik o debil.
32. contacts or glasses? - dikur glasses, tani teleglasses...
33. Next vacation you're going on? - shpresoj mos te perfundoj ne Kube ... o zot c'tmerr, tere ato vajza aq te dashura, te bejne fresk, mojitos, cuba libre kudo, salsa kudo, goca kudo ... e tmerrshme, el Che kudo, masazhe, puro kudo, pupupu, ishalla nuk perfundoj aty...
34. Do you play any instruments? - guitar, dhe me qejf e kam te them qe di 15 akorde ne piano... 35. Do you have any piercings? - jo. dmth po, nese llogarisim ate qe kishte ne gjuhe pacientja ime e djeshme :P
36. Last person you hugged? - thesi i boksit, quhet?
37. In the last 24 hours what did you do? - aaa, kjo meriton nje ; ik o k...
38.Who/What made you angry today? - fakti qe po harxhoj kohe me kete gje te cuditshme dhe qe do dal nga vetja duke e postuar ne blog...
39. Do you download music? - akoma nuk e kam kuptuar qarte, nese jam une ai, apo eshte muzika qe me down dhe uploadon mua here pas here...
40. Has anyone ever sang or played music for you personally? - jo me larg se mbreme, ne telefon :P
41. Do you love anyone? - po pse e kufizoni more xhanem e? pse? pse kaq shpirtngushte more more... more.
42. Have you ever bungee jumped? - po, mendja ime ashtu funksionon vazhdimisht...
43. Ever have an antfarm? - ca eshte kjo ore... jo or nuk i themi ashtu ne nga anet tona, e quajme ndryshe, sec ka nje emer, jo 'orga nizim' , jo ku di une... :P
44. Do you find yourself loved? - per zoootin keshtu me rren mendja... ;)
45. Where is the weirdest place you have slept? - mbi tavolinen e dhomes se konviktit te nje mikut, se 6 vendet e tjera ishin zene, dhe me koken qe me dhimbte, shtrenguar me nje rrip pantallonash... :P