FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Wednesday, June 11, 2008

Gjyqi I Hijeve

Isha rreth vitit te 6-te a te 7-te te jetes time prej femije te dlire ate nate. Dhe po beja gjumin e detyruar qe ne oren 9 nga prinderit e mi edukues, qe arriten vetem te me induktonin temosfjeturinkurreneorennente, semundje e keqe, qe me corodit tere sistemin oral, dmth te oreve ditore.
Nejse, keshtu, une gjashte vjecari, po flija gjume nje nate. Dhe ja, sapo me zuri ai dreq gjumi, kur me zene per leckash, nga ato tuta sportive, gjeja me e cmuar e femijerise time, tutat e mia ‘te jashtme’, qe I kishim vetem une dhe vellai im, e te me perplasin neper ca korridore te larta, te erreta, mbytur me tym sydjeges qe rridhte nga pishtaret e pergjakur mbi mure mbuluar nga rafte luftetare heroike vikinge mbushur me rregull gjerman plot me libra – dragoj, te lidhur mire e bukur me lekure te trashe, me shkronja te gdhendura nga bronxi prehistorik, e me floke te gjate qe vareshin prej lidhjeve te tyre, bere nga format e para te litareve prej lianesh.
Kudo heshtje mbytese… ajer I thate, asnje shenje gjeje te gjalle dhe une stonoja aty…
Korridore te shurdheta, mbushur me pluhur te gjalle, qe peshperiste me gjuhen e tij perrenj te aluminte historie te kohes, korridore me pllaka gjigande, prej guri te palatuar, ne te cilat shiheshin gjurme kembengulese zvarritjesh burrash, e gjurme solucionesh tinezare pastrimi grash.
Pasi me perplasen neper keto korridore, me bene te sorrollatem vetem, duke pare tere keto shkarje, kurioz ashtu si vetem nje femije I pashpirt mund te jete, derisa, duke lene gjurme te lehta e te vockla neper pluhur, pasi kisha grisur corapet ne nje cep guri, gjeta vendin qe po me priste. Ose, le te them vendin ku po me prisnin.
Nga nje hyrje e vogel, u hap nje salle e madhe, gelltitese, e zbehte, drita e pishtareve te pergjakur ne muret e saj ishte kilometra larg, dhe prespektiva arkitektonike e se ciles me bente te shihja fundin e saj si nje pike, e nga ajo pike, ulur ne frone prej guri vullkanik, me skeptra te zinj, rrethuar nga kater drita si prej dielli antik, qe hynin nga kater vrima te thella ne mure po prej raftesh, rrinin… hije!
Hije te medha, te larta, te holla, te erreta, hijerenda, pa tipare, transparence thithese, hijet… aty…

Me kurora ne kryet e tyre, ato folen duke me drejtuar skeptrat e tyre vrases;
Ti qenie e mjere, krimb njerezor, je I denuar, sepse je I infektuar… je I infektuar nga hijet… do te te djegin mijra zjarre qelizore, do vuash nga helmet e tua, si nje gjarper qe kafshon bishtin e tij, I denuar me kurremoskenaqje, lekura jote nuk do te te rrije mire, gjithmone se prapthi, dhe do lindesh mekatin ne cdo frymemarrje tenden.
Ti je I denuar perjete ne kete forme egzistence te vuash, dhe ke vetem nje rruge shpetimi, ashtu si murgu I mendimeve mekatare qe rrihet me veten, ti do shkruash!
Do shkruash tere hijet qe jetojne ne gjakun tend! Do I lindesh jashte, qe te lirohesh sadopak nga zjarret e mohimeve te tua!
Do shkruash per te pohuar mohimet, djajte brenda! Do shkruash e do ndihesh I cliruar!
Do marresh fryme mire deri ne ndeshjen e rradhes me gjakun tend te trashur nga hijet, e do fitosh perseri nese do shkruash! Nese nuk do shkruash, do perpelitesh si kelysh I ngordhur bushtre, derisa te pranosh te shkruash…
Hijet, ne, banuese te gjakut tend duhet te dalim jashte e te pushtojme driten! Shkruaj! Shkruaj.,.. shkruaj… shk…
Cfare zerash te tmerrshem me ngulen ne veshe! Edhe tani I degjoj, si dhjetra gozhde… Une femija, u mpiva nga tmerri degjoja pa kuptuar ndonje gje nga ato qe flisnin.
- Po une nuk dua te shkruaj… une nuk di akoma te shkruaj! Me jane grisur dhe corapet e gjumit… duhet ti thoni patjeter mamase time qe e keni ju fajin per corapet… qe me zvarrit..
- Nese nuk shkruan do te te merret fryma. Duhet te shkruash! Perndryshe do te te djegim nga brenda si mijra zjarre qelizore, me mohimet e tua demoniake!
Nuk ka zgjidhje per ty… te zgjodhem ty ne kete forme kozmike njerezore per te jetuar brenda teje e per te dale neper bote… ti duhet te shkruash te vertetat tona, e do jetosh I lumtur po na u binde. Nese jo, truri yt do perpelitet… si I semure psiqik! Ky eshte vullneti yne final madhor! Tani zhduku qe ketu! Shkruaj…
hija beri nje levizje te ngjashme si nje njeri kur cohet ne kembe, e perplasi skeptrin e saj te zi, dhe … une u gjenda serish ne krevatin tim mbuluar me djerse.
Kurre me nuk kam qene ne ate vend te mistershem qe tani me ngjall frike, e kurrkujt nuk I kam folur per te, qe te mos mendonin qe une s’jam ne rregull.
Te nesermen mbaj mend qe kam shkruar per here te pare nje histori me luane edhe pse s’dija vertet c’kuptim ishte, dhe aty kuptova per here te pare si mund te ndihesha une I lire; vetem pas shkrimit.
Sot e kesaj kohe, neteve te erreta, jam duke ndenjur per bukuri duke shijuar sekonden time kur … me ze nje ankth, nje angushti, nje shtrengim! Une mund te pertoj, jam ne qejfin tim ne fund te fundit, por, sa me shume e kundershtoj, aq me keq ndihem. Shkaterrohet gjithcka reale, dhe si sonambul cohem, e derrmohem duke shkruar cdo gje qe me rrjedh nga brendesia ime, si I dyzuar nga jeta ime e perditshme njerezore, e pastaj, I liruar e I rraskapitur, sikur te kisha shpetuar veten a boten nga fundi I sigurte, zhytem ne shtrat duke tallur veten per kete mallkim mizor qe me harxhon oret e jetes time prej mishi.

Thursday, May 8, 2008

Peisazhe te reja dhe telajo pa fund

Gjithcka filloi momentin kur vdiqa.

Pas 1001 historive te jetuara, pas ngopjes me 1001 realitetet, meqe pata mundesi te provoja gjithcka te kesaj bote, asgje nuk kishte te re per mua, vendosa te rrija pa ngrene deri ne vdekje. Dhe kjo do ishte aventura me emocionuese.

Keshtu mendoja. Qe vdekja ishte aventura e fundit e vertete. Keshtu mendoja.

Deri ne momentin kur vdiqa.

Ulur kembekryq, si nje budist I thekur ne diell, ne mes te nje hapesire fushore me bar te shkurter gjelberosh e horizont pafund, gjeja e fundit qe pashe, sepse mbylla syte.

Rreth meje, per 14 dite sorrollateshin qindra njerez kureshtare.

Shume prej tyre me shoqeronin tere kohes, ulur dhe ata. Mendonin se isha shenjtor, shenjtori I fundit. Mendonin se po kryeja ndonje rit te vecante, mistik. Se do ti ndricoja dhe ata me hapesirat mendore ku supozohej te kullotja, ashtu, symbyllur.

Flisnin me ze te larte, me drejtoheshin mua, me jepnin mend, keshilla te vyera dhe idiote.

Ditet e para, edhe pse I vendosur te shkepusja totalisht lidhjet me realitetin per te kaluar ne atebote, degjoja me vemendje te madhe cdo gje qe thonin, dhe me vinte t’u flisja, me zor mbahesha, te aprovoja, te kundershtoja, mbeshtesja, lavderoja, diskutoja, apo shaja tere c’thuhej perqark meje.

Por, erdhi momenti kur kafshimet ne stomak u bene te padurueshme, nga pak here ne dite qe godisnin ne fillim, u bene te shpeshta e te medha si gervishtje macesh.

Shume pak e kisha mendjen te derdellisjet e tyre, qe, nga ulerima njerezish, perfunduan ne veshet e mi si bezz muskonjash.

Dhimbjet e urise ishin te padurueshme, perpelitesha me veten, mendja luftonte trupin, vullneti im nuk me lejonte te haja, duhet te vdisja, gjithcka e vendosur me pare, torture makaber.

Dikur, neper vagullite e lehtesimit te ndonjehershem qe me lejonin krampet e stomakut, kujtova frymemarrjen. Duhet te merrja fryme.

Fillova te ushqehesha me ajer, nderkohe qe uria…e teprova, e shtyva, shtyva, shtyva…

Dhe arrita ne kufijte. Nga aty e pas, gjithcka ishte lehte.

Me syte e mbyllur shihja drite, ndricim. Veshet me rane ne heshtje totale, lekura nuk ndjente me asnje agjent atmosferik, buzet nuk I ndjeja me te thara, dhe gjithcka u qetesua. Kufiri u kapercye.

Trupi filloi te mpihej, mpihej, tkurrej, forcohej si dell, te binte gjithcka ne vetvete. Me braktisi uria. Dhe etja.

Ate moment, egzistonin vetem dy gjera;

ideja e te vdekurit,

dhe frymemarrja.

Gjithcka ndjeja qe ngjitej lart, drejt mendjes.

Gjaku kalonte ne trurin tim ne fillim shpejt, pastaj sa vinte e me ngadale, duke perseritur me miliona here, duke fiksuar mbi cdo qelize fjalet “ndrysho rregullat primare”.

Keshtu perkthehej vdekja ime, dhe nuk e di se nga me erdhi ky refren. Vetem nje ze vajze 13 vjecare qe thoshte ‘eshte cool te ndryshosh rregulat primare”

Frymemarrja nga e thelle ngopese, u be feshferime e holle, rrokullisje ere mbi gjethen e pranveres, derisa…

Ishte nje moment pauze, ku ne mushkerite e mia u mblodh tere ajri I botes dhe ajri I tere jetes.

Ishte nje moment…

aeug..hhhhhhhhh…

Shkulmi I frymes qe shpertheu ngjitej shpejtesisht lart, dhe une siper tij… pashe ne nje te mijten e sekondes trupin tim aty poshte, e pak, tashme pak njerez qe e rrethonin, dhe u mjegulluan e humben nga syte…

ajri I shperthyer vinte arome deti, det plot kripe, leshterike, peshq, jod, arome lulesh, te embla dhe te tharta, limona, arome mishi te njome, te pjekur, te djegur, arome deti, arome m…, arome deti… roze e zbehte, bardhesi…

Shihja rete, por nuk ishin afer meje, edhe pse fluturonim te tere, une, rete, zogjte, kendonin, nja dy shqiponja verdalle, plumbi I ngadalesuar ne piken 0, gati per te rene ne forcen e rendeses, I kisha te tere ne nje qiell e nen nje diell…

…derisa me braktisi refleksi I rreme I shqisave.

Qe ne kete moment, gjithcka, sens I panjohur, cdo gje e panjohur.

Filloi vdekja.

Levizja me shpejtesi te madhe neper hapesire, dhe tere hapesira ishte aty qark. Ishte ajo kozmikja, dhe ajo tokesorja po aty.

Qenia ime ishte njekohesisht ne hapesiren pa ajer, dhe githashtu ndjente dhe molekulat e oksigjenit e karbonit qe qellonin elektronet e mia poshte atmosferes tokesore, ngaterruar me rete. Pa mundur te ngjiteshin me to, a ti shkepusnin.

Frynin valet e ngjyrave, spektrat e dritave, shume dritave, te papara, dhe stonimi I nje papagalli a pinguini ishte ne rezonance te larget me vibrimin valor te yjeve xhuxhe. Delfine, si delfine qe I kkkkkk iii kkkkki henes dhe nenes flisnin yjet e larget me rezatimin e tyre radioaktiv…

Qenia ime ishte, le te shprehem keshtu, kokakembakokas, neper kohe, duke luajtur me trekendeshat dhe konet, piramidat kohore, deri ne elementet me te imta te krijimeve e rilindjeveveeveveve te mia te herepashereshme.

Qeniaaaaaaa ime jepte formen e rreeeeethit, por rrethiiiii une s’kishte kufij. Mund ti kerkoje atij diametrin?

Ndersa perimetriiiiiiii im cuditerisht ishte e vetmja gje e qarte, ne formen e shprehjes, “ndrysho rregullat primareeeeee”

Pashe veten, dmth. Trupin tim te pakkkmeparshem, aty shtrire ne toke, ate grumbull molekulash, atomesh fantastikisht te padobishem e magjepses. Mund te beje cte doje me ate brume, po shkundje pak, por kurre meeeeeeee kthim prapa… perimetri I rrethit tim, rreth rrotullues me shpejtesi “?” te themi shuuuuuuuuuuume te madhe, vetem aiiiii kishte rendesi…

Keshtu qe e zhbirova mire cdo qelize e mora gjithcka kishte mbetur nga qenia ime aty, dhe e zhyta thelleeeeeeeeee ne ttttttttttttoke.

Qenia ime rreth – rrotullues - pa - kufij, luante me format gjeometrike te tokes se tokes.

Shpejtesia me coi serish te shihja planetet aty rrotull por gjithcka kishte marre nje kuptim tanime.

Nje kuptim kombinimi te qenies time me cdo gje.

Ndaloi qenia ime, dhe njekohesisht shpejtonte, aty, siper nje reje.

Ashtu ndaluar shpejt, ndjeva fillesen time te pafundme tej neper aeone te panjohur, dhe mbaresen time te pafillimte, neper aeone te paarritur.

Qenia ime, ndjeva me imtesisht, qe ishte nje pike rrethore, thjeshtesisht rrethore,

e projektuar ne nje AEON, dhe gjithashtu ne nje AEON tjeter, duke krijuar nje vije, vije te gjate qe futej e dilte, pjese ne gjithcka, ne formen e thene te rrethit rrotullues pa kufij.

Gjithesia ishte e imja, dhe koha ishte e imja. Nuk kisha filluar, e nuk do mbaroja asnjehere.

Gjithesiaaaaaaa ishte e iiiiiiiimja.

Sapo kuptimi erdhi pjese e qenies time, shpejtesia e une-pikerrethit-te-pafund u be e kontrollueshme, dhe ajo e pafundme ne pluse dhe minuse.

Keto qe ju duken lojra fjalesh jane e vetmja menyre humano tokesore per te shpjeguar ose transkriptuar gjithcka eshte, nuk eshte dhe do te jete aty ketu dhe askund dhe kudo.

Ndjeva nje horizont tokesor perendimi dielli kur po lindte ne krahun tjeter, dhe gjithcka ishte numerike.

Ndjeva kudo mbi toke, kudo ne gjithesine qe une zoteroja, nje imitim te githeckase, bashkimin mashkull – femer. Imitim kaq brutalisht holle ideal.

Ndjeva se qenia ime luante me diellin ne te njejten kohe dhe me nje femije ne njerin nga kohet e mia perqark.

Dhe nepermjet lojes time me diellin femija rritej, deri sa vdiq, dhe dielli digjej, derisa ushqehej serish me qenien e femijes qe u perplas me te nepermjet meje.

Atehere erdhi gjithcka per se dyti.

Qenia ime dykuptoi se qenia e femijes ishte qenia ime, dhe anasjelltas, dhe dielli ishte ne.

Shkrirja gjithesore nuk kishte kufij, dhe gjithcka ishte gjithcka.

Kudo, askund, takoheshin gjithmone ne peeeeeee rs eeeeeee r iiiiiii tj eeeeeeeeeee…..

Menjehere ne nje pike te kesaj shpejtesie te re times, neper hapesire, zhvarrosa aftesine e qenies per te perdorur . . dhe . . per te ndryshuar, pikturuar, rikrijuar gjithesine pasqyrore ne tere dimensionet paralele, te kithta te saj.

Nuk ka fjale, germa, simbole apo qofte dhe numra thellesisht shprehes, per te treguar ne menyre te kompresuar tokesore . . dhe . . te qenies, dhe aftesine per te nderhyre gjithesine.

Shpejtova pezull mbi nje mal te droguar, dhe me nje goditje prove te . ., e ndava me dysh, pastaj ne mililililililiarda molekuuuuuuula. Pastaj perdora . . per ta dyfishuar sasine, masen, energjine, duke krijuar mijra male te droguar,

(perdorni fantazine per te shpjeguar domethenien e droguar te malit, sepse eshte veshtire te gjesh fjale matematike per te treguar keto forma te qenies)

qe I treta ne planete te pasqyrimeve te kithta te gjithesise.

Sapo realizova kete, mora nje shkretetire, dhe e ndava dysh. E ndava reren ne tere kokrrizat e saj, qe i ktheva ne planete, me te cilet dica femije cuditerisht te ndodhur diku ne nje cep te nje universi, nisen te luanin shtepiash.

Detiiiiiiiiiiiii, duhet te fluturonte, dhe menjehere peshqit u perplasen ne toke, dhe I … le te themi I bera te mbinin neper pemeeeee,

dhe pemet u ngjiten lart per te ecur… mbi re, te zinin ujin pa kripe te detit, sepse detit I hoqa kripen pak me pare.

Krijova drere te rinj banues te henes nga nje teshtime e re e plakut prane vatres, e dridhja e mustaqeve te nje ketri me dha nje permbytje uji ne Pluton,

dhe Aferdita te binte nga rrethi I rrotullimit rreth diellit.

Mora fytyrat e mijra prinderve te mi, dhe I tatuova neper kurrize grash e burrash toke, dhe mora zemrat e mijra dashurive te mia e I shtriva nje nje djep, duke u dhene gji deri sa moren kembe te reja.

Per cdo veprim te qenies time, sado ne nivel quark, shpejtesia ime ndryshonte ne forme, hmm, buzeqeshjeje tokesore, dhe prodhoheshin e tkurreshin pasqyrimisht realitete te ndryshme, qe benin te mundur cdo veprim te qenies time.

Me . . krijova lufte te re qe perplasej ne cdo gje, dhe me sillte jehona te pasura.

Per pasoje erdhi trekuptimi I diametrit tim “ndrysho rregullat primare’

Trekuptimi erdhi ne qenien time duke me bere te fuqishem ne qenesi…

Jo vetem une isha gjithcka qe ishte gjithcka, e pafund dhe pa fillim, por mund te beja apo te me behej gjithcka, madje dhe kudo.

Ktheqa qenien nga vetja, e projektova veten ne vete, dhe ...

Kuptimi I ri shkonte deri ne qenie te pafund.

Une isha Zoti. Qe takohej me veteveten.

Deri ketu kishte kufij te rrethit te pafund ne forme drejteze neper aeone.

Tanime, do perdor kuptimin e trete per te ndryshuar vetveten.

Krijova pafundesisht derisa u riktheva ne qenien time qe na qenkesh zoti dhe gjithcka tjeter. Tani qe rregullat primare jane ketu, te qarta, gati, do hedh hapin tjeter, ndryshimin perseprapthi qe qenies.

Keto eksperienca me duhej ti lija ketu, ne kete ane te qenies, trashegimi, sepse me tej do shkoj I zhveshur nga cdo gje e djeshme, e sotme, e neserme. Nuk do te ka me qenie.

Ju, pyesni veten tani, si ka mundesi qe qenia ime e qene, ne nje hapesire, Univers krejt tjeter nga I juaji, mund te shkruaje eksperiencat e saj e ti beje te lexueshme nga ju?

Do ta kuptoni kete fenomen kur te kuptoni qe une e kam qenien e zgjatur kudo, deri dhe te ky njeri qe po rri e po shkruan ato qe I diktoj une ne mendje.

Ndaj, para se te bej veprimin e pakthyeshem, te kthej qenien time se prapthi.

Ta ..

le te themi ta rikrijoj, pikturoj dhe nje here me ngjyra te reja, vendosa ti komunikoj keto bagazhe dhe kujtime njerezise.

Se shpejti do rrrrrrrrr otukthehem.

Ne fillim do pastrohem ne menyre absolute, do I zhduk tere cka kam e jam, pastaj…

… Pastaj …

Friday, March 28, 2008

Minipjese nga "Kenga E Mjelmes" ose "The Dark Opera"

...
Pa prit te shoh veten ne pasqyre, syte e fryre, ora 11 e gjysem, dielli shpon grilen, trupi I mpire nga pozicioni ne shtrat, si I mbytur… ca ka ketu midis dhembeve? Mbreme si kam lare dhembet. Mpahhhh!
Uaa, nga perplasja buzeve, nga tingulli qe nxorra ajo merimanga vockel ra nga siper pasqyres. Apo s’ra nga tingulli qe leshova nga buzet? Mos ishte koincidence qe ra ne te njejten sekonde me daljen e tingullit nga buzet e mia? E ca duan te thone koincidencat? Ca dmth koincidence? Si ka mundesi qe ne hapesiren e pafund dhe kohen e pafund, te ndodhin dy veprime ngjeshur ne hapesire kohe te njejte? Kjo s’ka mundesi. Duhet te kete nje shpjegim. Po sikur gjuha e vertete universale te mos jete ajo matematike, sic kembengulte ai doktori mbreme, por te jete gjuha tingujve?
Sikur me ane te tingujve te komunikosh me njerezit? Po c’them une, kjo eshte ajo cka bej une cdo dite te jetes time. Komunikoj me njerezit me tinguj. Por…po sikur… tingujt te flisnin me ne menyre te detajuar se sa pergjithesimet qe ben zeri dhe muzika ime dhe e mijra muzikanteve te tjere?
Sikur psh, une, me ate perplasje buzesh ti kisha thene ne menyre te pandergjegjshme merimanges te hidhej poshte? Po ata qe flasin me delfinat a nuk bejne te njejten gje? Sikur me tinguj te komunikosh nje mendim, nje gjendje po, kete e ben, por me detaje, me shume detaje, psh te thuash me muzike qe , Naisa sapo u zgjua nga gjumi, dhe … dhe po flet budallalleqe me veten se I eshte trashur truri … ik o Nais! Te ka bere keq ai doktori I cmendur mbreme. Sa pinte njehere, s’kam pare njeri te pije aq shume, me shume se une pinte…
Marrsh ne dush… po sikur… Pa te shoh njehere verdalle mos gjej ndonje merimange tjeter? …

----------------------------

C’ishte kjo enderr e cuditshme? Kitara e diamantte, me duket se me eshte bere fiksim ky dreq festivali, pse keq per festivale jam une? me ata plehrat aty qe fitojne cmime te para? C’me duhet mua cmimi I pare? Apo me duhet…
mos … me duket se sapo u tregova hipokrite, duke qene se asnjehere nuk do fitoj cmim, madje as nje te trete te vockel, them qe nuk e dua cmimin.
Vertet, si do ishte falenderimi? Do dilja aty si soliste e grupit, e do falenderoja… falenderoj Erin… e do ikja duke I lene te tere te shushatur… kush eshte Eri? Nj ei vdekur do peshperisnin…
Ku eshte kitara ime? Ah, ja… do kishte kitare e diamanteve te njejtin tingull si kjo? Eri e solli, eshte speciale, mban brenda kujtimin e tij kjo, ka thithur shpirtin e tij, e timin bashke.
Qeshem shume atehere kur me tha qe kishte hyre nga dritarja ime per te lene kitaren, akoma nuk ishim te dashur atehere, te dashur fiks, ai nuk kishte celes shtepie, dhe kur me futi ne shtepine time me sy mbyllur, dhe me zgjidhi syte mu perpara krevatit, ku ishte varur nje Fenderstratten I kuqqq, shume I kuqqq!
Kitara mori shpirtin e tij, besoj ne sekonden qe une preka koken e tij me dore perqafuar, dhe njekohsisht telat e kitares… eshte e paakorduar, - tha ai, - e lashe ta akordoje ti duke e bere tenden dhe vetem tenden, mos ta preke njeri me dore kete kitare, mos te luaje kurre njeri me te, te jete e jotja vetem, akordimi yt…
E zura per flokesh, zhyta buzet ne fytyren e tij ne fillim, pastaj kudo ne te, e putha ne tere Erin, as nuk e putha jo, e “buza”, kjo do ishte shprehje ideale, e buza kudo… dhe u rrokullisem ne krevat, kitara ishte poshte kurrizit tim, e Eri siper, u zhveshem me siguri brenda nje sekonde… e ndjeja aq shume ate njeri ate dite…. Deri ne …ku di une, mushkeri? Muskuj? Ne aorte? Deri ne fund e ndjeja.., kitara poshte meje, goditjet e tij kalonin ne mua, dhe nguleshin ne kitare, e kitara nga ana saj ngulej ne kurrizin tim, burmat me shtypnin tulin e te pasmeve, dhe nga ngjeshja ndjeja telat qe ferkoheshin ne kurrizin tim, hynin ne mish, jepnin nje dhimbje te mprehte, te forte, shpuese, une e perzieja dhimbjen me eren e tij…e une ngulja thonjte ne kurrizin e tij, mbaj mend qe me pas thonjte e mi te gjate ishin lare me gjak, ai se permendi fare, dhe ate gjak une nuk e lava deri vone ne darke, madje Liza me pyeste ce ke ate manikyr te hallakatur neper gishta, ndersa kurrizi ne digjte si … ja… akoma I kam shenjat ne kurriz, ja dhe kitara jone, e lare me tere lengjet tona, me forcen tone e mbytur, ka zene shpirterat tone…


---------------------------------------------------------------------------------


ja Er, degjoje kengen, jam me kitare akustike, (sa jane habitur rojet e varrezave, nje vajze me kitare duke ecur serbes mes varresh,) por sa te krijosh idene pak a shume… kjo kenga eshte kenga e fundit e imja qe do shkruaj, eshte kenga mbyllese, me kete kenge do mbyll koncertin ne stadium, e do hap topin akustik qe po sajon, po pergatit inxhinieri… dhe pastaj te tere do vdesin… si ty, bashke me mua…
te kujtohet sa shpejt me luanin gishtat atehere mbi tastiere? Nuk ke pare gje hic, tani do ta shohesh c’kam aritur te bej…
soundi te kujton pak muzikat e faltoreve egjiptiane, ato muzika luksuroze, sugjestionuese;

…sometimes I hear a hard dark music,
the voice of God, the sound of blood,
and nothing can do, but to make a choice,
play that noise, and to let it go..
in this dark opera I loose my mind,
trying to find,
to find a new life,
it’s a new religion, hard decision, better conditions,
to live without eyes… … … … … … … …

pse ike Er? Pse me shtrengon tani? pse me ben te qaj?

…Not to see around, only feel inside,
The black wings of the dark!

…Vete ike Er… shih si me bere, as tani nuk me le te luaj e qete, me bere te dridhem… me ler te luaj e qete Er…

…love
can. Not.
destroy the dark can. Not. deny the love cannot destry the ...


…shih, me bere te qaj o burre koti qe ike si… si lepur…
E, mire, edhe pse po qaj, edhe pse po dridhem si histerike, nuk e leshoj muziken, se leshoj kitaren jo, vuaj dhe ti qe s’je ketu, dhe ddd egjgjgj oje pjessss en te luajtur… deri ne f..ff… nd….
Ca eshte… ca jane keto? C’po nxjerrin gishtat e mi? ca po ndodh?
Fuck… c’po ndodh? Se leshoj dot kitaren, mos me kane ngrire gishtat nga tensioni?
Jo, per te luajtur mund te luaj ,,, se leshoj dot kitaren…, keta tinguj te shtremberuar, kjo vibratoooohhh, nuk e duroj dot, me … vesheeet!
Kurre s kam ndjere dicka te tille… ca dreqqqin esht.. o zot…. Ca eshte kjo? Pse perkulen lulet? Shiiiii… nuk ngrihen me lulet… sh… njerezit aty qe po qanin jane shtrire perdhe… dhe une po luaj, ca dreqin… si u deformoka muzika… dridhjet… pa ta drejtoj diafragmen nga varri? Shihhh.. mu ktheka mua nga mermeri… o zot ca dhimbje… do shurdhohem e sdo vlej me per gje… o ooohhh, ja ta drejtoj nga ajo gruaja? Asaj jevge te shendoshe dhe aq larg, s’ka c’ti beje ky tingull… uaaa, u palos ne toke… kjo eshte frenezi…. Une luaj, dhe njekohesisht nuk mendoj ca luaj, dridhem, dhe njekohesisht nuk e kam mendjen te shkaku pse dridhem… aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaarrrrrrrrrrrhhhhhhhhhh
… uhh!

--------------------------------------------------------------------------------------------------

Liza, c’po ben… ou? C’domethene, ‘he Naisa’? Vetem je?
Jo, nuk je vetem, do jesh me nje mashkull aty ti…
jo? Je vetem?
Liza, … mmm… I ke lyer floket prape te kuqe?
Liza? Je lidhur prape me te? Aman, bej c’te duash, s’me intereson… degjo ketu… degjo te lutem, lere se ato qe me thua jane budallalleqe para asaj qe po me ndodh… degjo tani me vemendje. Vetem ty mund te ta them… shih ca me ndodhi,
Isha te varri I Erit,… jo jo, degjome, se nuk shkoj shpesh jo, por shkova per ti treguar kengen e f… kengen e… e …qe kam bere, dhe, duke kenduar e menduar per te, me zuri ajo gjendja e renies, e precipitimit, dhe fiillova te dridhesha, dhe nuk mund te hapja doren e te lija muziken, muzika eshte vertet e cuditshme, qe kam kompozuar, por mua mu duk sikur me posedoi…
po po, tamam si e poseduar… dhe gishtat me dridheshin ne tastiere, dhe nuk e leshoja dot dhe notat ne te dridheshin fort, sipas gishtave t emi… dhe une nuk e duroja dot ate, ato tinguj, me dridhej trupi dhe me dhimbte sikur te ma shtrengonin me mijra kamzhike te tmershem, dhe me digjte gjithe rupi, dhe mu duk sikur me ngulnin gjilpera ne vesh… dhe lulet moj, lulet u perkulen ne toke, dhe nuk u ngriten me, nuk kam pire asgje, e degjon qe nuk po me merret goja? Po flas paster?
Asgje nuk kam pire, made aty ishte dhe nje grua, ajo u perkul dhe ajo ne toke, u rrezua a ku di une..
jo mi jo, ishte duke qare te nje varr diku larg… u rrezua ne toke, pastaj? Pastaj e hodha kitaren ne toke, me duket se ulerita fort se me doli zeri I ngjirur me pas, dhe kitara u thye po…


uhh! Se besoja dot po mos ta ksiha degjuar vete… ajo e shkreta paska…
Moss! Ishalla se sheh Liza televizorin sot, po dhe po e pa, nuk do I bjere ne te qe ajo gruaja mire aty, vdiq nga nje atak ne zemer nga tingulli I asaj dite….
Ishalla, se po e mori vesh do me pengoje, le e, as qe do e imagjinoje ajo qe une mund te bej… te ndodhe dica e tille ne koncert, ajo mendon se u leshova ashtu ngaqe isha para varrit, dhe imagjinata ime e semure mendonte kockat e Erit aty poshte ne varr… ku e di ajo qe une nuk kam me asnje lloj emocioni pervec nxitimit se do shkoj dhe une shpejt aty?
Apo… me njeh mire Liza mua?…. Jo, s’me njeh fare deri ne keto cmenduri… se ben dot lidhjen e gruas se vdekur ne varreza, meje, muzikes vibrato, dhe koncertit, dhe shuajtjes se aq njerezve, as qe ia nxe mendja kete jo… le qe ajo nuk mund ta mendoje qe mua me ndodh ajo gjendje nga muzika dhe fjalet e kenges… se s’ka si ta dije, qe ato fjale sikur jane celes per nje gjendje timen aq jashte normales, paranormale… gjendje fantazmash te egra, gjendje shpirti…