FROM THE AEONS ...
Tuesday, November 8, 2011
LUX !!! - 840 Fjale Lexuesit!
Dua të them pak gjera mbi LUX, dhe sportin e krijmtarisë letrare të mirëfilltë.
Drita është magjia bazë që bën të shohim e perceptojmë jetën, si pasojë ta jetojmë.
Dhe vetë egzistenca e saj si konstante universale është magjike. Dhe dualiteti i saj si grimcë dhe valë është magji që ngacmon mendjen për dualitetin e krijimit. Foton - kuant, mirë - keq, burrë - grua, yin - yang e sa të duash pjesë simetrike të së tërës. Drita është simboli i ekuilibrit. Drita është elementi bazë i shkrimit tim, në çdo pjesë të këtij libri gjendet ajo, e fshehur ose e dukshme.
‘LUX’ është përmbledhje krijimesh të shkruara në një goxha shtrirje kohe.
Libri ndërtohet nga 15 proza i quaj unë, edhe pse për arsye korrektësie letrare, në kopertinë më është dashur ti etiketoj tregime.
Zakonisht shkrimet e mia i përfshij në tre etiketa. KAPRICIO URBANE, TEHA RESH, dhe FUTURA. Këto 15 proza janë marrë nga të tre etiketat e mia, por radhitja e tyre bën një rrugë nga gotikja, në realen, postrealen dhe metafiziken.
‘Gjyqi i hijeve’ është metaforë gotike e procesit të krijimit të paktën letrar, të paktën timit.
Dritësjellësi, që është dhe burimi i pandërgjegjshëm i titullit të librit është trajtimi i mitit të Luçiferit, engjëllit të rënë në një këndvështrim kompleks tejEdipian të dritës dhe “pushtetit të brezit të ri”, shkruar duke pirë konjak një natë dimri deri në një mëngjes dimri.
“Pushtimi i parajses” rri mirë e bukur në këmbë pa pasur baza morale por veç nevojën për adhurim e frymëzim emotiv ndaj bëmave të skajshme të trimërisë.
“Biblioteka” është pastërtisht etje për jetë, dhe çapitje mbi librat.
“Mr. PushShteti...” është ashtu dhe loja e fjalëve në titull, një lojë komplekse letërsie e prodhuar nga dy ngjarje deri diku të vërteta, që më kanë tronditur mua, mbase më pak nga shumë të tjerë.
“Moonlight drive” është poemë e egër e një mënyre të të dashurit, e shijes së dheut dhe puthjeve.
“Dëshirë e fundit?” Mbetet në pyetje, një formë ndjenje që tejkalon jetën, një formë pasioni që thyen kurrizin e ftohtë të vdekjes.
“Dita e tetë” është soditje nga cepi më distal i universit tonë, ulur këmbëkryq me një gotë verë tëkuqe në dorë, duke ndjerë një rrymë elektrike të qarkullojë nëpër neurone e shkaktuar frikë për të nesërmen, deri ne poezinë e fundit që do na shpëtojë.
Është pjesë libri që UNI kolektiv e percepton ndërkohë, por nuk m’u prit që ta trajtoja në libër të veçantë dhe e zippova në një prozë për shijen fataliste - ose jo? – të së ardhmes.
“Germat fluturake...” është kapriço futuriste që më ka argëtuar shumë duke qeshur gjatë shkrimit, aq sa kam pyetur veten në i ndodh ndonjë shkrimtari tjetër kjo gjë apo ka problem në këtë mes.
“Rasti i komplikuar” është një kokolepsje që flirton botë të pamundura me njëra tjetrën, dhe më ka mësuar gjatë shkrimit që morali është ajo ç’ka koha na ofron për ta q...rë.
“Peisazhe të reja dhe telajo pa fund” është përjetim metafizik i cili më ka rrëfyer si të pikturoj e ristrukturoj qenien time deri ne shkrirje të plotë me Universin, kur të kthej majat nga thembrat. Shkruar duke dëgjuar pafundësisht “I am the walrus”, të Beatles, interpretuar nga Bono Vox.
“Pasqyrat” është pasqyrimi i pafund i tërë asaj ç’ka mund ta quajmë shpirt i dy personave. Sërish dritë, sërish dy në një. Është vetë dashuria.
“Vallëzues, klube, fëmijë dhe kafshë” është elegji e përjetshme rrjedhëse dhe vrasëse e syve dhe muskulit të zemrës.
“Biorisia” ashtu si “Dita e tetë” është pjesë libri që mbetet për tu mbaruar.
Ka gjendje të caktuara fiziko shpirtërore që bujarisht dhurojnë përjetime absolute të rralla në njerëzi. Është çeshtje sekondash, më saktë koha s’ka të bëjë fare, por sheh veten të tretur dhe gjithçka është gjithçka. Pas kërkimesh kam arritur në konkluzionin që një formë të ngjashme njohin dhe budistët, e quhet Satori, pastrimi para Nirvanas. Kjo gjendje quhet (term i krijuar padyshim nga unë) BIORISIA. Risi - bios’i, ose një Rise (angl.) bios’i.
“Re puplore” është shpirti i TEHA RESH. Është poezi e një mënyrë të jetuari, dhe filozofie.
Është një kurorë që jo çdokush, as unë vetë që e kam peshkuar konceptin aty qark qiellit, nuk mundem gjithmonë ta mbaj mbi kokë.
Të shkruash letërsi, ndryshe nga ç’mendon shumëkush është sport. Një sport që përcakton raportet me veten dhe botën. Zhvillon qenien tënde anatomike dhe shpirtërore, dhe nxit, argëton, frymëzon, zhvillon dhe ata që goditen nga drita e leximit të duhur, ose të leximit te i cili pasqyrohen (ja ku dolën prapë Pasqyrat)
Larg trapllëqeve të përditshmërisë me pluhur, bukë, djersë, sapun e thashetheme, që sot janë ndërsa nesër s’kanë qenë kurrë, kam krijuar duke u sportisur në letërsi që në moshën 6 vjeçare, dhe ndaj me njerëzit që rezonojmë, (e rezonanca s’është me të tërë)këto proza kuantesh dhe jete.
Takohemi nëpër rreshta e shkronja.
Le të shkrijmë një ëndërr drite të tërën mes miqsh, e ta kthejmë fjalë pas fjale, hap pas hapi, mendim pas mendimi në realitet!
Tuesday, April 5, 2011
“Think locally, fuck globally”
Esse në kërkim të kohës së re
Etni. Fe. Kombësi. Origjinë. Përkatësi. Patriotizëm. Duartrokisni!!!
Përballë në këndin tjetër kemi; qarqe silici, avionë që thyejnë barrierën e zërit, nanoteknologji, robotikë, Grafen, pushime low cost, holograme, ndërhyrje kirurgjikale lazer pa gjakderdhje, lajme në kohë reale, call girls.
Histori është gjithçka më vjen në mend.
Konceptet e përkatësisë janë koncepte të lashta të ngurta që bënin punë dhe ofronin një zhguall breshke deri për njeriun para-ndër-post viktorian, pra deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Ndryshimi i madh vjen në tryezë me makinerinë veturë. Pastaj avionin. Shpejtësi. Jeta e njeriut ndryshoi me rritjen e shpejtësisë. Sepse kjo temë është çështje ritmi, dhe ritmin e luan zhvillimi.
Shekulli i njëzetë, dhe imagjino pak të njëzetenjëtin, kanë një ritëm që stonon me fyejt anakronikë të përkatësisë, përbërë nga etnia, feja, kombësia, krenaria nacionaliste, morali i ngurtë parimor e seksualiteti i shtypur. Kush di të më thotë si organizohej seksualisht njerëzia para fesë?
Vlerat e vjetra janë të zhvlerësuara në këtë kohë ku milionerët dhe paratë nuk janë parë kurrë me njëri tjetrin. Në këtë kohë ku brenda ditës bën plazh në Kaliforni e pastaj ski në Afrikë të Jugut. në këtë kohë ku ti si njeri mund të vraposh duke ngarë makinën tënde me 300 km/h, ndërkohë bisedon vendime jetike me një person të dashur mijra kilometra larg në një botë tjetër, gjëra që Pjetri që vuri gurin i pari, dhe Aleksandri e Cezari që shkartisën kombet nuk i kanë parë as në ëndrrën më të çartur.
Në këtë kohë fantastike ashtu si Universi e ka kopsitur, të diskutosh mbi fenë dhe nacionalitetin, mbi seksualitetin dhe barazinë e sekseve, mbi moralin dhe ngjyrën e lëkurës, për këto kryqëzata të pluhurosura qe kanë mbetur në lëndën gri të njerëzimit si rudiment i epokës së shpellës, a ka dikush të ngrihet e të sqarojë ç’domethënë? Unë them, Prapambetje Mendore.
Dikur dandyt, njerëzit e shëtitur që njihnin shumë kultura, e quanin veten qytetarë të botës. Pse? Sepse këta njerëz kishin kapërcyer kufijtë, jo vetëm ata fizikë.
Tanimë qytetarë të botës quhen tërë njerëzit e botës.
Dhe në vend të diskutojmë në një tryezë mbarëkombëtare për ata shtetas të ndonjë vendi të humbur si ishim dhe vetë ne shqipetarët deri para pak kohe, që nuk kanë mundësinë të ndihen të tillë, ne dhe kombet prapanike si ne, që në zhvillim social kulturor kemi substancën e epokës së gurit, rrimë e kafshojmë për koncepte mesjetare si etnia. Dhe feja. Dhe nacionaliteti.
Ndërkohë që hamë domate maqedonase, pimë ujë italian, dhe shijojmë vera franceze, apo fast food amerikan e birrë gjermane, eksportojmë në zoti e di se ku produktet tona bio, ne, madhështorët kemi guximin të mendjengushtojmë veten e të dërdëllisim në humbje kohe dhe neuronesh mbi tema me qendër bishtin e dhelprës në e lagu a se lagu. Dhe jo vetëm ne, por çdo qenie tjetër që rrjedh nga humbëtira të prapambetura territoriale e logjike, të përkufizuar me botën e tretë.
Status quo sillte feja, e çfarëdolloji, kombësia e kujtdo kombi, prejardhja e lashtë apo e re, këto koncepte kanë qenë mëse të vlefshëm për njerëzimin për të ruajtur njëfarësoj barazinë midis njerëzve.
Ishin shkalla që na duhej të ngjisnim për tu civilizuar deri këtu ku jemi sot. Për të krijuar një bazë, rrënjë, një truall për tu mbështetur, për të ngrënë, për tu varrosur, dhe një ceremoni të këndshme varrimi që do na prehte më në paqe sipas rastit.
Po tani besoj ka ardhur koha të kuptojmë që drithërat prodhohen dhe në laborator. Të kuptojmë që pasi të varrosemi sërish do e lërojmë tokën se do bëhemi pemë, dhe që pavarësisht ceremonisë së varrimit, të tërë pas vdekjes janë të mirë.
koha jonë ecën shpejt. Vlera të tjera na kërkohen nga nëna natyrë sepse informacioni është i pakontrollueshëm në tërësinë e tij të pafund, dhe koha jonë nuk ka kohë. Të tjera ligjshmëri, të tjera prioritete kemi për të krijuar. Ekuilibri po ndryshon me shpejtësi dhe të merresh me konceptet e së kaluarës është të të ketë ngecur xhaketa se ke borxhe. Dhe s’më duket se njerëzimi i ka borxh qoftë dhe vetvetes institucione si feja apo nacionaliteti i tepruar i tejkaluar.
Ekuilibrium. Molekula është një organizim, pasqyrim i universit, me barazi të përkryer ngarkesash. Organizim në ekuilibër, ku forcat pozitive e negative asnjëanësohen duke u rrotulluar rreth bërthamës neutrale.
Bota është një molekulë. Etni-fe-mendim nacionalist vërtet është fakt që janë forca që ndihmojnë në identitetin e njeriut, në terrenin ku vaditet filizi i njerëzimit, por zhvillimi njerëzor është evolucion që shpejton e rritet me sekondën, dhe teknologjia, komunikimi, shpejtësia janë forcat që na çojnë përpara e kundërshtojnë kufinjtë. Të dyja këto forca asnjëanësohen bukur.
Dielli është globalist, ai bën miqësi me tërë njerëzit njësoj, e bashkë me vdekjen dhe rregullat primare janë neutrale, bërthama e molekulës tokë.
Barazi. Një miku im, dikur më mbylli diskutimin debatues me logjikën e thjeshtë; “ Loer, mos mu hiq sikur ke shumë pluse që të bëjnë superior në logjikë. kemi të dy të njëjtin profesion , e ndërkohë që ti ke një botëkuptim të formuar në të përdorurit e informacionit të shkruar si prioritet, une kam një njohuri të mirë të rrugës. Të dy jemi të barabartë me armët tona përballë përzgjedhjes natyrore. Ti ke diçka unë diçka tjetër.”
Dhe vërtet, s’ka si të jetë ndryshe. Të tërë jemi ose kështu ose ashtu, ti je kinez, gjë që unë s’mund të jem kurrë, ama unë jam shqipëtar, e ti s’mund të jesh dot i tillë. Askush nga ne te dy s’ka si të jetë racor më i mirë se tjetri dhe të tërë jemi njerëz. Sigurisht përveç ndonjë rasti sportiv kur dikush është dhe kinez dhe shqipëtar. Ai sigurisht do jetë më i mirë se secili nga ne.
Tema si kisha e lagjes sime dhe xhamia e qendrës së qytetit tim, bashkë me krenarinë e të qenit kështu apo ashtu trim kombi i zgjedhur janë tashmë vetëm argumente kurioze të të zhvilluarit bisedë siperfaqsore në një night club me një person të një vendi X në botë, ndërkohë që vështrimi dhe prekja luan e flet një gjuhë universale të njëjtë për të gjithë.
One Nation. Sigurisht me veshje karakteristike kombëtare, me pijet kombëtare, me doke e zakone kombëtare, por në qytetin e ri TOKË, ku tërë njerëzit bëjnë dashuri njësoj, e sjellin në jetë fëmijë të kombësisë Tokë që kujdesen dhe për ata fatkeqë që kanë kufij në tru dhe gjetkë. Dhe dielli do na dojë fort gjithmonë.
Ndaj titulli i këtij shkrimi mëndësuar në mua nga Gogol Bordello, mishëron bukur ekuilibrin e së ardhmes plot me dritë dhe në kërkim të kohës së re, e një feje të re diellore.

Thursday, December 2, 2010
PUSHTIMI I PARAJSES
Ecnin e ecnin pa ndalim.
Të tharë e tkurrur si varrmihës të lashtë, si fantazma të errta, rendnin përmes qytetesh që kohë më parë nuk do linin pa plaçkitur e djegur vetëm për dëfrim.
Frika e zezë e famës së tyre të vjetër i paraprinte, e njerëzit fshiheshin ku të mundnin në lemeri.
Por, asgjë su hynte në sy atyre, regjur me pluhurin e fushëbetejave mesjetare të Europës Qendrore, duke marshuar ditë e natë, të palodhur, ata, Kalorësit e Armatës së Detit të Pagjumë, kishin një mision fatal, detyrë përtej fantazisë dhe mundësive të të thjeshtëve pa shpirt.
Dhe asnjë tundim nuk do mund ti lëkundte nga udha.
Ata po shkonin, po drejtoheshin, po marshonin të…të … pushtonin parajsën!
ooo
Me rrënjë të thella në qytetin Epid, nga i cili mbanin erën e thellë të jodit lëkurat e tyre, që prej epokave të stërharruara kishin jetuar me ligje hermetike.
Njëmijë nga dhjetëmijë djemtë që ia dilnin Provës së Çelikut mbi familjet e tyre dhe i mbijetonin asaj të Ujit Pafund, njëmijë kalorës të temperuar nga tmerret e duarve të tyre, mbi njëmijë kuaj këmbëshpejtë rrjedhur nga fara e shenjtë e Pjellës së Erës.
Prej brezash kishin Luftuar, fituar, plaçkitur, vrarë e prerë pas kryezotërve të tyre. Kishin thyer e masakruar ushtri. Kishin pushtuar qytete e troje të rëndësishme. Dëmtuar egër me gaz në buzë njerëzit e përditshëm.
Lavdi e dhunës, heroj të therorive, dëshirë e shprehur e burrërisë së vdekshme, sytë e tyre më të frikshëm se vdekja e zezë, ata ishin Armata e Detit.
Perandoritë lusnin qetësi me tribute të majme në këmbët e atyre që ndjenin një emocion të ngjashëm me gëzimin vetëm kur ngrinin dolli shëndetesh me kupa të arta gjaku të ngrohtë në fushimin e hapur të kodrës së kurorës së qytetit.
Dhe ky delir u dhuronte një jetë të bukur.
Por, shumë kohë të mëpasme asnjë frymë e gjallë nuk jehonte ndaj klithmës së tyre ngjethëse. Panë që kishin mbetur pa beteja të përgjakshme si ua kërkonte kodi gjenetik. Askush nuk. Asnjë armik, asnjë ushtri s’guxonte. Asnjë bir toke s’mundte.
I kishin mposhtur të tërë.
Dhe shijuan ato që kishin fituar me aq mund, gjak e djersë në shekuj.
Pastaj i thurën himne fitoreve.
Pastaj kënduan, pinë dhe përdhunuan bindshëm gratë robinja.
Dhe kur s’kishin ç’të luftonin, gëzonin, dhe këndonin, dalluan të vërtetën. Ushtarë pa luftë. Luftëtarë të mundur. Pa qëllim fuqitë e tyre.
Të dehur e shpërndarë, mbytur nga molisja, aty shtrirë si kurrë ndonjëherë mbi lule, mes qetësisë prishur nga të qarat e ndonjë prej fëmijëve të përbashkët,
Dhe kjo, ishte disfata më e madhe e ushtrisë së errët të Epidit, zotërve të Europës. Kthyer në zhgarravitje të mpiksura me gjak e pluhur rrugësh mesjetare në një monument masiv të hirtë, të humbjes.
Ulur mbi një gur, kryezoti i tyre qau. Fitorja më e lavdishme, paqja e dhunshme, na paskësh qënë dhe disfata më e madhe. Gjendja nervore e re e epokës. Kishte ardhur ora të njihnin fytyrën e botës;
Ç’mund të bënin tjetër, veç të flinin gjumë? Gjumë? Gjumë? Gjumë?
Ulërima e lemeritshme e tij dëshpërimshëm oshëtiu në çdo pemë e gjethe atyrrotull.
Por, në rrokullisjen e lotit të gjallë nga syri gjysëm i mbyllur për gjumë, kryezoti i madh pa zgjidhjen. Ai kuptoi. Dhe zemra e mbytur në kafazin e krahërorit u ngjall, e shporri tej dhimbjen. Ai kuptoi diçka të madhërishme për të luftuar dhe mundur. Diçka të denjë për fuqitë e tyre.
Le të ishin ata që më në fund, do të luftonin me… gjumin!
Ja kjo ishte një luftë për jetë a vdekje. Të mos humbnin asnjë ditë asnjë orë, asnjë grimë kohe të vogël fare në prehjen e ëmbël e tinëzisht vrasëse të njeriut pa shpirt.
Një heroizëm mbinjerëzor që i bënte të barabartë me malet. Madje, pse të mos synonin më larg?!
Të marshonin diku në fund, drejt qytetit të Morfeut. Gjumi ishte i barabartë me qiellin e pamatë. kenaqësi e bardhë si qumështi, përkundje në ëndrra jashtë jetës plot ngjarje. Të shkoje drejt fundit me sy të mbyllur. Parajsë.
Ky do ishte qëllimi, ideali, jeta, frymëmarrja e tyre e çdoditëshme.Të mos flinin kurrë. Të pushtonin parajsën!
Atje tej, drejt juglindjes në fund të botës, do udhëtonin të gjenin qytetin e gjumit dhe ëndrrës.
Gjunjëzim! Vdekje!
Dhe kështu u nisën fort.
ooo
Ecën e ecën pa ndalim. Ditë, muaj, vite. Kuajt hanin në galop, e flinin në trokth.
Shqytet që përplaseshin në vithet e kuajve, e shpatat që kërcitnin ndryshkur në mille prej shiut që i lante, e brymës që i mëkonte udhës pa krye, mbanin zgjuar e kurrëfjetur njerëzit.
Burrat mbi shala, ishin kthyer në sy të shqyer. Në rrembat e gjakut digjej etja për fitoren.
Lajmi i përpjekjes së tyre syhapur mori dhenë e lodhur të kontinentit. Njerëzit kudo, nga banimet prej shpellash në humbellat malore, deri në qendrat e banuara të komplikuara të kohëve të ardhme, kapërcyen frikën e donin të shihnin.
Diku aty në kufijtë e syve të fjetur të turmave, çdokohë pritej të kalonte reja e tymit të rendjes së egër. Armata e Detit të Pagjumë.
Njerëzit që kishin aq kohë që kalëronin drejt … që luftonin gjumin!

Subscribe to:
Posts (Atom)