FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Wednesday, May 5, 2021

RrockRrëmujë 6 - Koncerte, luftë, dëshmorë dhe shqiptarë

 






Gjithmonë kam pasur një asociim në mendjen time, midis një koncerti masiv, ku rreth 100, 200 300 mijë njerëz, ose 1 milion njerëz si në rastin unik të Rolling Stones në Copacabana beach, Rio de Janeiro, Brazil, kërcejnë këndojnë, janë të tërë në një vend, dhe një ngjarjeje po kaq jetësore le të themi… luftës.
Një luftë ku turma masive e të organizuara njerëzish përplasen me njeri tjetrin për të realizuar qëllime të caktuara finale. Për shembull, koncerti i Stones, 1 milionë njerëz që bashkohën në një ide, në një udhëtim emocional, mendor, në një frymë, në një zë, në një djersë, në një ritëm. Nën drejtimin e gjeneralëve Mick, Keith, Ronnie, Charlie. Dhe një Lufte të dytë botërore, nën drejtimin e një Hitleri, Himleri, Goeringu, Stalini, De Gaulli, Churchilli, Rusvelti, Trumani. Në thelbin e tyre më të thellë, gjërat janë të njëjta. Adrenalinë dhe pushtet. Dhe bashkim. Nuk ka shumë rëndësi në thelb kampi, rëndësi ka qendra. Adrenalinë, thanatos, dhe pushtet.
Sidoqoftë, jo domosdoshmërisht mund të jemi kaq të çmendur dhe të këqinj në asocime. Ku shkoi e mira dhe e keqja?
Sidoqoftë, dua ta ngushtoj pak optikën, dhe të zbres në Shqiperi. Po vjen 5 maji për dy ditë. Ndërsa tërë bota mbështillet rreth një koncerti, një grupi, një lufte, një ideali, një atdheu, ne kurrë nuk arritëm (ende deri më sot të paktën) të bëjmë një mega koncert. Nuk ka një koncert gjigand në Shqipëri. Gjithashtu, gjate luftës se dytë botërore ne kurrë nuk arritëm te mblidheshim në një njësi, përreth një ideali, të luftonim të keqen, si një organizëm I vetëm. Gjatë luftës pati tre fraksione, të cilat përveç luftës nacional çlirimtare, patën dhe luftërat e tyre me shoshoqin. Cili është problemi? Nuk kemi adrenalinë? Nuk kemi empati? Jemi gënjeshtarë të thelbësores?
Pas luftës, pasi komunistët morën pushtetin, lindën armiqtë si ishin Balli Kombetar dhe Legaliteti dhe ideatorët e funksionarët e kohës, si Mid’Hat Frashëri e shokë. Lindën 28 mijë dëshmorë, si 28 mijë kilometra katrorë, (sikur Shqipëria të ishte vërtet kaq e vogël) u glorifikua, u këndua, u fry, si qumështi në zjarr.
Në rrjedhën e ngjarjeve të pas diktaturës, fryma që mbuloi mendjet dhe sytë e çdo shqiptari ishte ajo e revanshizmit. Urrejtja për diktaturen nuk mori kurrë një formë të caktuar të qartë e të pastër, nuk u kurkuan kurrë të vërtetat, nuk u vërtetuan personazhet, nuk u gjykua mbi ngjarjet. Nuk u pyet kurrë pse ne shqiptarët lejuam dhe duruam dyzetepesë vite dhunë diktatoriale në shpinë. Por, në vend të përballjes me veten dhe historinë, u la i lirë pasioni psikoemocional të shpërthente ndaj gjithçkaje që kishim krijuar e qe kishte ekzistuar para dhe gjatë dyzetepesë viteve para ‘’90.
Kështu, turma të tëra psiqiko emocionale,thyen xhamat, thyen pemët, thyen përkujtimoret historike, u morën vendime politike për të "thyer tokat, dhe pronat shtetërore në shumë copa të përfitueshme'.
thyerja si shfryrje zhvlerësoi thyerjen simbolike të bustit të diktatorit.
U thye dhe shkaterrua kësisoj, dëshira për të dëgjuar dhe gjykuar çka ndodhur në këto dyzetepesë vjet, e si pasojë u urrye me shumë passion, mbi të gjitha, vetë shqiptari dhe Shqiperia. 

Në vazhdën e kësaj çmendurie kolektive, u sulmua, tall, zhvlerësua, injorua, dhe lufta nacional-çlirimtare, dhe vetë dëshmorët, duke arritur dhe të bëhej humor me dëshmorët dhe me luftën, duke u sugjeruar që luftë s’ka pasur, e që e tërë historia është një farsë. Sikur lufta të ishte kapital i diktatorit Hoxha dhe klaneve komuniste, jo e një populli të tërë.
Ne jemi një popull që tallet me dëshmorët e tij. 
le ti themi ca te verteta se na shendoshin mendjen ne kete rremujen e vlerave; Sot që po flasim e shkruajmë, asnjë njeri i vetëm nga ne, nuk e çon në mend të ngrihet të luftojë për vendin në rast lufte. Të tërë madje, e kanë mendjen si të arratisen nga vendi i tyre. 
Por, para shtatëdhjetë vjetësh, njerëz, të rinj e të reja, shqiptare, u çuan dhe dolën në luftë kundër pushtuesit. Partizanë a ballistë qofshin. Dolën në luftë realisht me opinga, e me barkun tharë. Me kulaçe e dhallë. Vetëm në familjen time të madhe kanë luftuar shtatë paraardhes, kanë vdekur tre, dhe jane plagosur dy të tjerë, thënë kjo për ilustrim historic konkret. Të tillë ka çdo familje thuajse. 
Sa frymë e poshtër dhe e ndyrë i është injektuar këtij kombi që tallet e injoron e përbuz të vdekurit e tij? 
A ka pasur thika pas shpine? A ka pasur luftë civile? A ka pasur tradhëtira dhe poshtërsira? A ka pasur brenda ushtrisë së organizuar shitblerje dhe tradhëti? A ishte konferenca e Mukjes një simbol i përçarjes së shqiptareve me veten e tyre saktë si shqiponja me dy krena? Një symbol I tradhëtisë kombetare? Sigurisht që të tëra jane, nën pluhurin e historisë, të vërteta.
Por, po aq të vërteta janë jetët që janë dhënë për këtë vend, dhe plumbat që janë marrë dhe shtënë për këtë vend. 

Ata dëshmorët, lufta, nuk është ajo që kemi parë e dëgjuar nëpër skeçe humori. As ajo që kemi parë nëpër filmat e propagandës. Por është ai momenti i veçantë, mistik, I pashpjegueshem, vetemohues, I shtyre nga kushedi cfare mekanizmash  primitive emocionale, (te cilet ne s do ti kuptojme kurre, uroj mos ti kuptojme kurre) kur një njeri merrte vendimin ti bashkohej luftës për atdhe. Keshtu, nga nje njeri, beheshin dy, tre, dhjete, nje cete, nje skuader, nje battalion, nje brigade, nje ushtri.  
Lufta nacional-çlirimtare ishte e vërtetë, pavarësisht ç’mund të thonë sot mendjet surrogate të dijes se rreme nga pozicionet e tyre të jetës komode të shekullit tonë.
Lufta ishte e vërtetë, dhe ishte ajo që mund të dëgjohet ende sot nga goja dhe kujtimet e ndonjë veterani të mbetur gjallë e me mendje të kthjellët. 

Ndaj, rruga drejt një Shqipërie më të mirë, kalon detyrimisht nga guri i themelit, gjaku i atyre të vdekurve, shumë prej tyre gati fëmije, që dolën në luftë, pa pretendimin absurd e megaloman që të fitonin mbi Gjermaninë naziste, siç ca shqiptarë pasardhes të dhjamosur mendojnë e ironizojnë sot, por dolën në luftë si kamikazë, për të mbrojtur vendin e tyre. Per tu rreshtuar ne krahun e aleateve. (Me gjithe delikatesen e krishte te raportit te aleateve me forcat e brendeshme ketu)Dhe dhanë jetën për të. 
Sa më shpejt të kthjellohemi nga perdet e vetëmohimit dhe vetëpërbuzjes që na i kanë futur në kokë në shplarjen e truve tërë këto vite të pas ’90, aq më karakter tregojmë, e aq më pak kompromise do lejojmë që të bëhen në shpinën e vendit tonë të mjerë, të bukur, e të mirë.

1 comment:

. said...

E gjitha falë Dr dawn acuna për punën e saj të mahnitshme, unë kam qenë e martuar për 8 vjet pa fëmijë, kam provuar gjithçka që munda por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një postim në internet se si Dr dawn acuna ka ndihmuar kaq shumë njerëz. I shkrova në Whatsapp dhe i shpjegova gjithçka, ajo më premtoi se gjithçka do të jetë mirë me mua dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, letër dy javë më kërkoi të shkoja në spital për një mesazh dhe surpriza ime doktori tha se jam 1 jave shtatzene gjithcka ka qene ne rregull me mua dhe burrin tim qe nga ajo kohe dhe tani kam djalin tim te bukur, e gjithe kjo fale agimit acuna, nese ke ndonje veshtiresi ne jeten tende,
*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse keni nevojë për një fuqi shpirtërore.
*Nëse dëshironi të rikuperoni paratë ose pronën tuaj të vjedhur.
Dhe shumë të tjera. Kontaktoni me të ajo do t'ju ndihmojë: email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310