Bota është e bukur dhe e mbushur me diversitete. Letërsia
është një oqean plot me specie të ndryshme që gjuajnë dhe gjuhen, hanë dhe
hahen, por përgjithësisht, në thelb, notojnë e krijojnë udhë e rryma, prodhojnë
specie të reja në bazë të evolucionit personal. Në këtë oqean, herë pas here,
ndodhin ngjarje me ngacmim të jashtëm, tokësor, që quhen çmime
letrare.
Dhe në botën e madhe oqeanike të letërsisë ka njerëz që
duan çmime letrare, ka njerëz që nuk duan çmime letrare, ka edhe njerëz që
bëjnë sikur nuk duan çmime letrare. Grupi i refuzuesve dhe i kinse-refuzuesve,
pra grupi i mohuesve, është më i madh sesa i të tjerëve. Është kurioze të
gërmosh nëpër hamendje, se pse ka njerëz që duan dhe nuk duan çmime, në rastin
tonë konkret – letrare.
Refuzuesit e vërtetë, dhe këta janë dy llojesh, janë refuzues bindjesh, si
Sartre, i cili refuzoi Çmimin Nobel, si praktikë e esenciales së tij,
ekzistencializmit. Në qendër të ekzistencializmit Sartrian është ideja se ne
nuk kemi përkatësi, por vetëm raporte, dhe çmimet ishin njëfarësoj përkatësie
që dëmtonin lirinë. Dhe të them të drejtën, kjo mund të jetë diçka e vërtetë.
Sepse çmimi, njëfarësoj, të konturon dhe detyron.
Kemi dhe refuzuesin e vërtetë të padashur, të pavullnetshmin, të detyruar nga
shkaqet dhe rrethanat. Si Solzhenicin, të cilin e detyroi rrethana politike
sovietike të mos shkonte ta tërhiqte në ceremoni dhe të “bënte sikur nuk e
donte”.
Përgjithësisht, në grupin e refuzuesve hyjnë edhe njerëz, autorë, me bindjen e
tyre të plotë se çmimet letrare janë të rreme në thelb, duke qenë se disa
autorë subjektivë mblidhen për të gjykuar subjektivisht materiale letrare.
Ndërkohë që letërsia nuk është e nuk mund të jetë subjekt gare, sepse është
krijim individual. Njoh plot syresh, e nuk mund të them që nuk kanë njëfarë të
drejte, sidoqoftë unë personalisht nuk rreshtohem te këta autorë. Dhe as në
autorët kinse-refuzues. Të deklarosh që nuk beson në çmime letrare, që nuk i
pranon ato, që nuk i njeh, dhe pastaj tinëzisht të jargavitesh pas tyre, ah, ky
është mashtrim. Dhe të mashtrosh, është garantori kryesor i një letërsie të
lirë e të grisur.
Unë nuk besoj në gjëra të rreme. Ndaj, hyj në autorët që i vlerësojnë çmimet
letrare dhe i pëlqej ato. Çmimet letrare janë një mekanizëm shumë i mirë
evidentimi, spikatje, nxjerrje në arenën e madhe të publikut të letërsisë.
Por, ka gjithmonë dy probleme shumë delikate në çmimet
letrare dhe i kam njohur nga afër, duke u bërë diseksion çmimeve; herë si
pjesëmarrës dhe si fitues, dhe herë si anëtar jurie. Problemi i parë i përket
autorëve dashamirës ndaj çmimeve, dhe është të shkruajnë qëllimisht për t’u
pëlqyer dhe për të qenë politikisht korrektë e të lëmuar që të rrëshkasin sa më
mirë në çmim. Këtu, sapo shkelëm në terrenin e minuar të së rremes. Nëse ti do
te jesh i pëlqyer, adoleshenca ende nuk ka dalë nga thellësia jote dhe komandon
me mekanizma xheli flokësh, pasqyrën e universit që është letërsia. Është
përgjegjësi e madhe. Dhe gafë e madhe. Kjo gafë ushqen lumin e turbullt të
“politikisht korrektes”, dhe ushqen në masën përkatëse, me aq sa mundet,
dëmtimin që po i bëhet botës sonë sot nga ky fenomen i korrektesës.
Problemi dy, është i jurive, kur përmes mekanizmash të rrezikshëm nuk janë
ushtarë të bindur të kritereve letrare, nuk janë dishepuj të letërsisë, të
estetikes, mesazhit, esenciales, fjalës, por bëhen dishepuj të “politikisht
korrektes” në rastin më të thjeshtë e mendjengushtë, ose të kulisave të bankës
së favoreve, në rastin më të ngarkuar e të dëmtuar.
Pasi kalojmë këto dy probleme, të vjetra sa bota (por kjo nuk i shmang nga
përgjegjësia, çdo herë që ngjan sikur të jetë hera e parë), vijmë te kuptimi i
çmimeve.
Sipas meje, një shkrimtar kur shkruan duhet të dijë kujt
t’i drejtohet. Cilës audience i flet me letërsinë e tij. Sa më e madhe bota, aq
më mirë. Dhe kur shkrimtari, në mekanizmat e tij i drejtohet botës mbarë, atyre
që ishin dhe atyre që do jenë, atëherë gjithçka është në rregull. Letërsia do
të jetë e vërtetë. Çmimet letrare, në këtë rast, zbehen dhe sfumohen para
letërsisë së madhe. Ndaj Nobel, duke e marrë për shembull si Çmimin më të madh
letrar dhe më kontroversin, rri pakëz i inklinuar e kokëulur përballë Borgues,
Kafka, Joyce, Proust, Tolstoy, Chekhov, Twain, Dostoyevski. Sepse letërsia ka
fituar mbi Çmimin dhe këta emra janë më të mëdhenj se çdo çmim. Ashtu si
akordimet e çmimeve të caktuara nuk janë garantorë të cilësisë së letërsisë, ka
plot nobelistë që për mua janë të palexueshëm dhe të lodhshëm e nuk i përkasin
as letërsisë mesatare.
Atëherë, çfarë është gjithë kjo tollovi e çmimeve
letrare? Pse ekzistojnë? Pse duhen? A bëhesh pjesë e estabilishmentit, duke
marrë çmime? A bëhesh hipokrit duke pranuar çmime, duke hyrë në garë, duke
dashur të tillë?
Kur kthehen në qëllim në vetvete, PO. Je krejtësisht politikan. Por sidoqoftë,
në botën e madhe, mbushur me informacione, ngarkesa, rrëmujë kaotike numrash,
shifrash, parash e arritjesh teknologjike, çmimet letrare janë ceremonia që
tërheq vëmendjen. Janë All eyez on me të 2Pac, janë Oh Baby Im
a Rockstar e
Rihanna, janë vëmendja ceremoniale ndaj letërsisë, dalja nga shishet e
zbrazura, dhomat me tym duhani, lokalet e vogla plot me të thëna e të pathëna,
aventurat e errëta, zhurmat e fshehta, janë outing i shkrimtarit nga shpella, drejt
publikut. Ndaj çmimet letrare janë të këqija, po, por nuk janë dhe aq të
këqija.
Sidoqoftë, letërsia është një oqean i gjerë e i pamatë, e çmimet letrare janë
thjesht porte, herë të mëdha, herë të vogla, por asnjëherë të përhershme, e
gjithmonë tranzitore. Thelbi i letërsisë është uji, rryma, rrjedhja, dhe
stuhia.
1 comment:
E gjitha falë Dr dawn acuna për punën e saj të mahnitshme, unë kam qenë e martuar për 8 vjet pa fëmijë, kam provuar gjithçka që munda por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një postim në internet se si Dr dawn acuna ka ndihmuar kaq shumë njerëz. I shkrova në Whatsapp dhe i shpjegova gjithçka, ajo më premtoi se gjithçka do të jetë mirë me mua dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, letër dy javë më kërkoi të shkoja në spital për një mesazh dhe surpriza ime doktori tha se jam 1 jave shtatzene gjithcka ka qene ne rregull me mua dhe burrin tim qe nga ajo kohe dhe tani kam djalin tim te bukur, e gjithe kjo fale agimit acuna, nese ke ndonje veshtiresi ne jeten tende,
*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse keni nevojë për një fuqi shpirtërore.
*Nëse dëshironi të rikuperoni paratë ose pronën tuaj të vjedhur.
Dhe shumë të tjera. Kontaktoni me të ajo do t'ju ndihmojë: email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310
Post a Comment