FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Monday, June 14, 2021

RockRrëmujë 11 - Mustaqe Amerikanolatine





Ndërsa mendoja variacione temash për RockRrëmujë, i dhashë vetes lirinë e asocimeve dhe çudive që lidhin muzikën rock, me letërsinë. Besoj se asocimet janë aty fshehur. Dhe ndërsa krenohem se flas të dy gjuhët, të muzikës dhe letërsisë, zbulova në rravgim e sipër se ka krijesa që thonë të njejtën gjë në këto dy gjuhë të ndryshme. Ndaj ky shkrim është për dy nga këta demiurgë krijimi.

Të dy me mustaqe të zeza. Të dy ezmerë. Të dy kaçurelë. Të dy me gjuhën e mëmës, spanjishten. Të dy mahnisin botën. Të dy janë shamanë, thërrasin shpirtërat, i endin lart e poshtë nëpër botë plot ngjyra, në udhëtime për së brendshmi, të dy kështu shërojnë. Të dy janë magjikë. Njeri luan gishtat mbi gjashtë tela, tjetri mbi shkronjat e makinës së shkrimit a tastierës, për të prodhuar një botë ku gjithçka është e mundur. Njeri ka krijuar Samba pa Ti, tjetri Dashuri në Kohërat e Kolerës.

Të dy luajnë në rrafshe të luhatshme, në kufinjtë e mjegullt të mendjes; njeri ngacmon gruan e shokut, të një tjetër titani, Mario Vargas Llosas, tjetri predikon Zotin si predikues i së dielës nëpër kisha meksikane. Sigurisht, Marquez dhe Santana, e askush tjetër. Në mendjen time nuk mund të ekzistojë njeri pa tjetrin, si shprehje e të njëjtit shpirt amerikanolatin. Si mate me mustaqe. Si meskalinë me mustaqe. Si piramida inkase, kulte Maja, me mustaqe prej ari. Në xhungla mustaqesh të kreshpëruara ku rriten fëmijë të humbur, fshihen djaj të errët, pëshpëriten kode magjike, këngë fëmijërie kreole, breza të harruar, një kontinent i tërë me tërë fuqinë e tij të lashtë, magjinë e tij lagur nga dete, shtriga tribale, piratë të pamëshirshëm, droga woodstock-u, LSD, adhurim njerëzish që kercejnë me të njëjtin ritëm që buron nga rrëfimet e Marquez, me të njëjtën poezi që buron nga kitara e Santanës. Carlos dhe Gabriel. Askush deri më sot, nuk e ka bërë atë që ka arritur Santana në muzikë. Mjafton një notë, dhe kushdo njeri në botë, edhe njeriu më profan në muzikë, shqipton natyrshëm emrin e tij. Edhe kur nuk di të shqiptojë tituj, si: Black magic Woman, Smooth, Soul Sacrifice, Evil Ways, Europa, Jingo, Para los rumberos, jazz, soul, fusion, latin, ritme karaibesh, të tëra bashkë, njeriu profan do thotë menjëherë; Santana.

Askush deri më sot, nuk ka bërë atë që bëri Marquez; çdo njeri në botë, e di kush është babaxhani me fytyrë qejfliu, pijetar tavernash; thuajse çdo njeri në botë, e urren apo e dashuron, por ama e di çdo të thotë 100 vjet Vetmi, apo të dashurosh në Kohërat e Kolerës. apo të vdesësh nga një Vdekje e Paralajmëruar, apo të vijë Ora e Ligë. Apo të ndjekësh Gjurmët e gjakut të saj në dëborë. O të shohësh Sy qeni të kaltër. Dhe të dy bashkë flasin për Dashurinë e Demone të tjerë.
Marquez merr Nobel për letërsinë me fluoreshencën e tij. Santana është i vetmi njeri në historinë e muzikës që ka fituar 9 çmime Grammy me të njëjtin album, Supernatural. Gjithkush që ka dëgjuar Supernatural, është si të lexonte për herë të parë ose të dhjetë “Njëqind vjet vetmi”. Çdokush që ka lexuar realizmin magjik të Marquez, ka prekur në çdo faqe, tingullin e përzier nga karaibet në Afrikën mëmë të Santanës, duke shëtitur tregim më tregim, faqe më faqe, nga Jazz, Blues, Rythm and Blues, Rock, afrosound, Salsa, Cha Cha, Rumba, e çdo muzikë karaibike ose jo.

Marquez e lexon në biografinë e tij të papërfunduar; ka ëndërruar çdo ditë në të ri të tij, të ishte muzikant rruge. Të bridhte me kitarë në dorë, me ritmin afrolatin në gjak, e me femra që i kërcenin qark e në prehër. Marquez këndonte tavernë më tavernë e vallëzonte edhe nëpër rrugë. Pikërisht këto vallëzime i dhanë çmimin më të lartë njerëzor, Mercedesin, të dashurën grua të tij deri në vdekje, dhe çmimin më të lartë artistik, Nobelin në letërsi. Sepse, fati i tij e deshi të bënte muzikë me fjalë.
Santana nisi të luante kitarë që tetë vjeç, e që nga ajo ditë, nuk ka ndalur kurrë. Thellë midis Meksikës e Kolumbisë, ëndrrat e tyre u ndërthurën. Ndërsa njeri kërkonte fillin e shpirtërores, mendimit, cerebrales në muzikë, tjetri kërkonte muzikën në çdo fjalë që arriti të shkruante. Dy palë mustaqe, për dy virtuoso proliferues, që nuk ndalën artin e tyre çdo frymëmarrje. Të dy mustaqet u mbrujtën nga zjarri i Juan Rulfos meksikan, e ritmi i Kumbias Kolumbiane. E fati e deshi që në Shqipërinë e largët, së cilës i shkruajtën Mario Vargas Llosa e Pablo Neruda, të gjendej një shkrimtar që ndihet rockstar, e të shihte lidhjet e thella rropullare që mbanin lidhur Santanën dhe Marquez.

Të dy kanë bërë mrekullinë për ne. Të dy kanë bërë pisllëqe në jetë. Të dy e adhuronin femrën, pijen, muzikën, të bukurën, jetën.
Njeri prej tyre, vazhdon ende të jetojë e krijojë.
E kushedi pse, të dy mbanin mustaqe në fijet e të cilave lodronin buzëqeshje, nota, e histori.

2 comments:

Comma said...

Am Afrodita nga TIRANA, i dashuri im më la për një arsye që nuk ma bëri kurrë të njohur, më bllokoi në çdo rrjet social që mund të përdorja për të kontaktuar me të. e cila më solli trishtim, u përpoqa ta kthej, por u mashtrova dy herë, derisa takova një mikun tim shumë të mirë i cili më tha se si u ndihmua nga një magjistar i mrekullueshëm i quajtur Dr Dr, pastaj i shkrova atij në WhatsApp, ai më premtoi se do të më ndihmojë dhe gjithçka do të jetë mirë në 3 ditë pasi ai bëri një magji dashurie, dhe unë bëra gjithçka që ai më udhëzoi, për ta shkurtuar historinë, për habinë time më të madhe, ish i dashuri im të kthehej tek unë pas 3 ditësh dhe duke qarë duke më kërkuar ta fal që nuk e kishte parë atë që i ndodhi, ai më premtoi se nuk do të më linte kurrë për asnjë arsye, dhe tani ne jemi të përkryer së bashku me gëzimin dhe lumturinë, të gjitha falë Dr White, kontaktoni me të për çdo lloj magji, më besoni ai do t'ju ndihmojë të zgjidhni çdo problem që po kaloni për momentin,
Email: wightmagicmaster@gmail.com
WhatsApp+17168691327

. said...

E gjitha falë Dr dawn acuna për punën e saj të mahnitshme, unë kam qenë e martuar për 8 vjet pa fëmijë, kam provuar gjithçka që munda por asgjë nuk funksionoi derisa pashë një postim në internet se si Dr dawn acuna ka ndihmuar kaq shumë njerëz. I shkrova në Whatsapp dhe i shpjegova gjithçka, ajo më premtoi se gjithçka do të jetë mirë me mua dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, letër dy javë më kërkoi të shkoja në spital për një mesazh dhe surpriza ime doktori tha se jam 1 jave shtatzene gjithcka ka qene ne rregull me mua dhe burrin tim qe nga ajo kohe dhe tani kam djalin tim te bukur, e gjithe kjo fale agimit acuna, nese ke ndonje veshtiresi ne jeten tende,
*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse keni nevojë për një fuqi shpirtërore.
*Nëse dëshironi të rikuperoni paratë ose pronën tuaj të vjedhur.
Dhe shumë të tjera. Kontaktoni me të ajo do t'ju ndihmojë: email { dawnacuna314@gmail.com }
Whatsapp: +2348032246310