FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Tuesday, September 16, 2008

Mr. PushShteti Dhe Nje Gote Skotch

“Pershendetje mik!
Sot, ne te gdhire te 20 nentorit te 2008, une, V.K. 46 vjec, drejtor drejtorie ne Ministrine e Brendeshme, sapo mbarova se shkrojturi nje letre zyrtare per gruan e femijet. E lashe mbi shtrat, sipas skemes se urdheruar.
Habi, por, tere jeta qe kam bere, ne kete ore eshte vetem nje film I pare nga larg, perspektiva e se cilit largohet ne ecje, e te afremit e mi, aketore te huaj.
Ato qe kam shkruar ne letren e lamtumires, ‘babi ju do fort’, ‘grua te dashuroj perjete’, ishin te menduara me saktesi, sepse nuk I ndjej me. Nuk me ka mbetur asnjegje perbrenda. Jam I ftohur akull, dhe… genjen kush thote qe te kalojne tere ngjarjet para syve.
Gjithecka eshte nje pus, brenda te cilit jemi vetem une dhe keto rrjeshta qe ti po lexon, kjo letera e dyte, e verteta.
Kisha frike, shume frike, nuk dija si ta beja e ku ta linja kete leter, ata do ta gjenin, po ne fund e gjeta rrugen, ishte si nje frymezim I rastesishem, duke shetitur syte neper dhome, pashe dollapin e pijeve te mia, dhe vendosa ta shkruaj sepse duhet patjeter te rrefej c’ka me ndodhi.
Do ta fsheh nen shtresen e kompensates se deres se tij, aty ku asnjeriu nuk do I shkoje mendja te germoje.
Kur te kontrollojne shtepine, kurre nuk kane per te shqyer dollapet, sepse nuk eshte ne stilin e tyre. Ata nuk bejne pune te dyshimta, qe lene gjurme.
Imagjinoj tani, rrugen e letres, brenda dy shtresave te kompensates, dollapi qe hipen ne kamioncine, nje fushe plot me rrangulla, ti, njeri me nje varrè a sharre, dollapi fije fije, dhe ja! Letra sheh driten serish!
Keshtu qe, ne kete izolim te tmerrshem ku me futen, ishte e vetmja menyre per te lene pas historine time.
Lutem shume, I lutem zotit te madh qe kjo te ndodhe, te mesohet e verteta, e fundit gje qe me mbeti, qe do me marri hakun sadopak. Do e le pas e te kujtoje dike, ty, qe une kam marre fryme dikur…
Dikush, ti, kushdo qofsh, do te mesosh c’ndodh ne bote, ne boten e fshehte, te zeze, te tmerrshme prej mostrash, makinash te pashpirt. pas shpines, siper kokes se njerezise.
Ti, dhe njerezit e tjere, do gjykojne per ate c’ka jane ata. Per te cilet jeta jone nuk vlen me shume se nje puple. Jemi mish per top!
Kjo eshte gjeja e fundit qe me jep njefare emocioni. Zbulesa, spiunimi I botes se fshehte, dekonspirimi, I tyre.

Gjithcka ndodhi mbreme ne oren shtate te darkes.
Dola nga zyra ime ne institucionin ku kam punuar 20 vjet pa nderprerje, sepse ha ne tere pushtetet une, jam I zoti. Jam I forte, edhe pse me ca thinja e pak bark.
Isha pa makine, shoferi me kerkoi leje me te lutura, I kishte ndodhur nje vdekje a dicka e tille. Madje, tani qe e mendoj, mund te jete dhe ai, pjese e ketij konspiracioni te tmerrshem.
Bente ftohet, kisha uri, dhe doja te mberrija sa me shpejt ne shtepi, keshtu, hyra neper rrugica. Rrugicat e kryeqytetit jane udhe te shkurtera per ne shtepine time, shume afer punes.
Po ecja midis dy pallatesh, nuk ka rruge te shtruar aty, vetem cakull, te lagur nga shiu e me pellgace andej ketej, dhe aty vura re qe tabanet e kepuceve te mia ishin te holla dhe po me vriteshin shuajt e kembeve nga majat e gureve.
Ndersa po mendoja per kete shqetesim, ndjeva sikur dikush po me shikonte, dhe ne ate sekonde, degjova;
- “mirembrema”.
Nga skuta e nje hyrje pallati doli nje hije, nje njeri I gjate.
Une u terhoqa I trembur. C’donte nje njeri I fshehur aty? Ndonje I droguar apo lypes me siguri, thashe.
E para, me erdhi t’ja mbathja vrapit, por u hutova se personi doli ne drite.
Pashe nje djale te ri, simpatik, veshur me kostum, e floket I shkelqyen nga vaji, nen driten e makines qe kaloi, dhe keshtu, dallova qe ishte njeri I kuruar mire ne pamje.
- Mos u tremb. S’ke arsye. Dua vetem te bisedojme per nje ceshtje pune.
(Keshtu e quajti, ceshtje pune.)
Haraksa. Nje shije e keqe me erdhi ne goje, si idhesire.
Nje njeri me kostum qe del nga hija, e do te flase me mua per ceshtje pune? E kush nuk do shqetesohej? Dhe ja, tani qe po shkruaj e di qe kisha te drejte. Parandjenjat e mia nuk gabojne kurre. Ndaj kam ndenjur ne ate ministri per aq vjet.
- Po…, Po kush je ti? C’fare pune do diskutosh ketu ne mes te rrugicave neper erresire?
- Epo, nuk kisha ku te gjeja tjeter vend diskret, - tha ai, me aq shume thjeshtesi, saqe e besova.
Mendimi qe pasoi, ishte qe ky njeri kishte nevoje per ndonje manipulim te llogarive, per te shmangur taksat. Puna e zakonshme. Duke e ditur qe kisha post te larte ne strukturat e shtetit, dhe duke pasur famen e nje ekonomisti mjeshteror, me zyren e kontabilitetit qe ka gruaja ime, atehere ky eshte nje biznesmen qe do ndihme, - mendova. E tregonte dhe pamja.
- Pse nuk vjen ne zyren e kontabilitetit? Aty do zgjidhim dicka. Nuk zgjidhen punet ne mes te rruges, naten. Eshte dhe ftohet, gjithe kjo ere e terbuar…Ulemi e te bisedojme me se mund te te ndihmoj. C’eshte kjo pune? Ne erresire …
- Nuk kam pune me kontabilitetin. Nese do me duhej nje kontabel, do te shkoja ne zyren e gruas tende.
Ngriva. Foli shpejto e me tersellem, ndaj kuptova qe ceshtja ne fjale ishte larg asaj c’kisha menduar.
– Ne duhet te flasim per pune te rendesishme. Dhe, qe te mos ngaterrohesh me me mendime, po te them shkurt problemin. Une jam shteti. Perfaqsoj Shtetin. Dhe ti na duhesh. Tani, eja me mua te flasim per sherbimin.
Dhe ne sekonde nxorri doren nga xhepi, dhe nje makine aty afer, qe nuk e kisha vene re se ishte e zeze dhe ne hije, u hap pa zhurme.
Hipa te them te drejten, sepse, me shume se me bindi, ai njeri me sugjestionoi.
Fliste me shume autoritet, dukej qe dinte shume, punen e tij, timen, madje dhe te gruas time, dhe me krijoi besim.
Beme pak rruge pa folur. Vura re qe makina nga brenda ishte super e paster, shkelqente gjithcka. Burri mbante timonin me te dy duart. Kishte veshur doreza lekure. Ato me frikesuan pak te them te drejten. C’ne me doreza lekure? Mos ishte shofer I dikujt ky njeri? Vetem shoferet high class ose vrasesit mbajne doreza lekure!
Dhe nje kostum teper shkelqyes, teper te shtrenjte, une I njoh kostumet e shtrenjta, dhe here pas here shihte oren, nje ore qe, une I njoh orat shume mire, kushtonte dy here sa makina luksit ne te cilen kishim hipur, vit prodhimi I fundit.
- Degjo, do ecim dhe shume? Me presin ne shepi, nuk kam kohe se kam pune familiare.
Nuk e di c’parandjenje me shtynte te isha I kujdesshem dhe I nenshtruar. Pse kerkova te justifikoja urine dhe lodhjen time? Pse duhet ti jepja llogari atij une? me erdhi natyrale.
Ai pa serish oren.
- As ne nuk kemi kohe. Kemi dhe 20 minuta kohe per te mbaruar kete bisede te veshtire me ju, e asnje sekonde me teper.
- C’pune? C’bisede? … E veshtire? Pse?
Ndaluam. Ai nuk me ktheu pergjigje. Ishim ne nje rruge cfaredo. Kishim bere shetitjen e kreqytetit dhe ishim ndalur diku afer nje lulishteje prane institucioneve zyrtare. Ai fiku celesin e kuaderit.
- Degjoni zoteri. Ne jemi Shteti. Perfaqesojme shtetin. Ju perfaqsojme ju si zyrtar, dhe si qytetar. Dhe kemi ardhur te ngarkuar t’ju komunikojme se duhet te beni detyren tuaj ndaj atdheut. Nje detyre te rende, por qe ne fund te fundit eshte detyre. Asaj nuk I shmangemi as ne, as ju, e as nje femije ose nje plak.
- Po, po… kuptoj, do bej c’te me kerkoni.
Nuk e merrja vesh ato momente, dhe me vinte inat te plasja, pse isha aq kokeulur ndaj nje njeriu qe nuk e njihja, se kisha pare kurre, e as nuk e dija funksionin e tij shteteror, gjithmone nese thoshte te verteten.
Ndersa une, une isha I veshur me pushtet. Pjese e shtetit! Une isha Shteti!
Vetem se, cuditerisht, nga nje parandjenje e hidhur qe me jepte dhe ate idhesine ne goje, ne ate moment, isha gati te jepja tere pasurine, tere c’zoteroja. Do pranoja te coja djalin ushtar ne Irak, a dicka te tille, do pranoja qe vajza ime me studime jashte shtetit tone te behej spiune, te futesha ne burg per te mbrojtur dike tjeter siper meje madje.., cdo gje do pranoja.
Ate moment, aty, e ndjeja se ato minisakrifica nuk ishin asgje, nuk u mjaftonin…
- Zoteri. Ju, pa e ditur as vete, keni rene ne dijeni te nje sekreti shteteror. Nje sekret I rastesisem, detaj I parendesishem ne dijenite tuaja, mbase as ju ka rene ne sy, por qe eshte nje mine me sahat per shtetin tone. Ju kete gje e dini tashme, eshte regjistruar ne mendjen tuaj, qofte dhe pa vetedije. Nuk ka rendesi. I kemi menduar tere rruget e mundeshme, jane mare eksperte te zyres tone me kete ceshtje, por nuk mundem dot te gjejme nje zgjidhje tjeter.
Une rotullova koken pas, per te pare sa veta ishim aty ne ate moment. Ne nje sekonde mu duk se nga e folura ne shumes e tij, duhet te ishim me shume se dy.
Personi me pa. Sy teper normale bojekafe. Me shihnin pa asnje fije shenje ne te cilen une te lexoja dicka.
- …, Ju, Duhet, Te, Vdisni.
Une shqeva syte. A foli kush? Nuk u besova vesheve, mendova se tensioni qe me krijoi ky tip, me kishin ere nje iluzion auditiv.
Personi me pa ne sy. Me thjeshtesine me te madhe, foli perseri qe une ta kuptoja mire.
- Ju duhet te vdisni.
- Hahaha! Hah… c’fare? Ik se … ku eshte… ka kamera ketu? Shoku djalit tim je ti? Do ta ngordh, me la pa zemer.. jeni te cmendur.., per te bere shaka eshte kjo? …
- …
Zoteri, qetesohuni. Eshte e rende, e dime, por nuk ka zgjidhje tjeter per ju.
…,
Do donim shume te kishim mundesi reale ta zhvendosnim nga djenite tuaja pa ju cenuar, por sic e dime te tere, kjo gje nuk ndodh vecse ne filma. Keshtu qe… Zgjidhja e fundit eshte qe duhet te vdisni.
Neper tym pashe qe ai ngriti doren. U tëkurra ne sekonde, mendova mos do me qellonte, por ai vetem pa oren.
- Ju lutem, e di qe eshte e rende per ju, por ora eshte 7.15. kemi dhe 15 minuta kohe per t’ju sqaruar detajet e operacionit.
Ai pa rrotull me sy, pa levizur koken, I dha gaz dhe nisi shetitjen serish. Une isha zhytur ne sedilje, I shushatur. Si nje lepur.
- Menyra e duhur per zgjidhjen e ketij problemi, eshte vetevrasja. Vetevrasjen do ta
besh ne menyren me te qete. Helmim.
Dritat e makinave me binin ne sy ritmikisht duke me sjelle gjume.
Do shkruash nje leter bindese ku do shpjegosh cmendurine tende, si arsyen kryesore qe te shtyu ne vetevrasje.
Mos u preokupo per formulimin e saj, ate e kemi bere ne. Duhet vetem ta kopjosh me shkrimin tend, dhe pastaj letren qe do te te japim, ku perpara ke te shkruar formulimin e arsyes per vetevrasje, dhe, pas saj, udhezimet e detajeve te operacionit, do ta djegesh, dhe hirin do e frysh nga dritarja e zyres tende. Gjithcka duhet te ndodhe ne shtepi, ne zyren tende dritarja e se ciles bie nga rruga e madhe e unazes. Letres se lamtumires do I shtosh porosite e tua per femijet e per gruan, si dhe shfaqet e afeksionit ndaj tyre, te cilen ne nuk mund ta bemje dot.
…, Kjo eshte letra, - me tha duke me futur ne xhep nje cope leter, veprim qe me beri te permendesha. Tere ligjerata e tij shkoi njeheresh nga veshi ne tru…
- Nuk do me vrisni domethene?
- Ne nuk jemi vrases. Vetem japim udhezime.
- Udhezime? Si te vras veten? Pa asnje arsye? Ca eshte kjo? Je ne vete? Kush je ti? Hiqmu sysh… - mora ta shtyja, te hapja deren, dhe dridhesha. Dridheshin kembet dhe duart… Shaka e keqe… dera nuk hapej dot…
- Zoteri. Mos e ngrini zerin. Kjo eshte nje skene e papelqyeshme qe i komplikon situatat. Njerezit ne kete ore jane te pakte, fytyrat fiksohen me mire. Ne jemi Shteti. Nuk ju…
- Jo! C’agjensi sherben ti? Me trego! Une nuk e di egzistencen tuaj…Une jam shteti… une jam drejtor drejtorie ne …
- Mos me nderprisni. le te themi me mire qe ne jemi Pushteti.
Pushtetit i intereson qe ju te vdisni, sepse bartni ne vetvete rrezik per te. Ky rrezik eleminohet me eleminimin tuaj fizik. Keshtu qe ju do vdisni, edhe pse tingellon rende si fjale. Nuk ju vrasim, sepse Pushteti nuk ben gabime, as krime.
Pushteti eshte I drejte, nuk vret. Do lindnin dyshime. Dyshimet sjellin dyshime te tjera, e nuk duam te nisim nje zinxhir ngjarjesh qe do zgjasnin problemin ne kohe dhe ne hapesire. Ashtu rritet mundesia per hallka te dobeta, e deshtime te mundshme. Dalje informacionesh.
Problemin Pushteti e eleminon qe ne origjine, ndaj, ti do vetevritesh sepse je I demshem.
…,
Mendoje veten para toges se pushkatimit. Nuk ka shpetim. Hiqe togen e pushkatimit, dhe vrit veten. Je thjesht I denuar me vdekje. Detyra jote eshte te vetevritesh. Per te eleminuar cdo dyshim.
… na parakaloi nje makine shume shpejt e une u permenda.
- Po… po pse?
- Sepse…, Zoteri, po na humbisni kohe. E kuptojme tronditjen tuaj, por ju shpjeguam qarte. Sekrete. Qe s’duhen treguar.
- Po une nuk do ti tregoj kurre. Kurre! Si do mund ti tregoj une kur me marrin jeten? Kurre! Kurre! Kurre!
- Zoteri, ju jeni njeri, ashtu si dhe une, ne nje moment do ju shpetonte vetja nga kontrolli. Pa vetedije.
- Po ma thoni.., me thoni sekretin, qe mos ta tregoj kurre!
- Zoteri, e dini natyren njerezore, e dini perrallen e mbretit me brire cjapi, ne nje moment ose nje tjeter do e leshoni veten.

Pashe veten te pasqyrimi I xhamit, dhe dukesha shume idiot, si nje cope mishi. Lepur I ngordhur.
- Po kesaj I thone te vdesesh kot… kot… Po nese nuk pranoj? - i pyeta, mbaj mend, me mosbesim.
Po, pse shkruaj une qe ‘I kam pyetur’? Aty ishte vetem nje person.
- Atehere, me duhet te te sqaroj dhe mbi kete ceshtje te parashikuar. Nese nuk pranon, dora jone do te preke djalin tuaj. Nje sherr rrugesh, I ri eshte… thika… adoleshtente, … ose vajzen tuaj ne USA. Nje aksident me makine.
- Po me kercenoni femijet? Une te vras… u hodha perpjete e vrava pak berrylin te doreza e deres.
- Duhet patjeter t’ju sqarojme dhe perfitimet e familjes tuaj nga kjo situate. - Ai vazhdoi te fliste sikur une nuk isha ne ate sedilje te mallkuar aty.
- Femijeve tuaj, nese vetevriteni nuk do u ndodhe asgje e keqe. Do I ndihmojme duke u dhene instruksion te kenaqshem, flas per djalin tuaj, Ronin, dhe pune te mira per te dy. Gruas tuaj nuk do I mungoje asgje. Do dale e qete ne pension kur ti vije koha. Asnje qime e prekur. Duhet vetem qe te vetevriteni, dhe gjithcka do te shkoje mire.
… ‘Vetem te vetevriteni’… A thua se po… E vezhgova me vemendje. U perpoqa serish te zbertheja dicka nga qenia e ketij njeriu. Hic! Cdo gje statike. Asnje gjest, asnje tik, asnje levizje e duarve, e kembeve, fytyra e ctensionuar, cdo gje normale. Madje anormal, ne qetesine e tij te bute. Vinte nje ere parfumi te lehte, arome si industriale, por e mire, qe vetem ne ate moment e ndjeva, dhe mu fiksua…
- Po nese une te vras tani? - I thashe duke shtrenguar ne dore hapesen e zarfave qe me kishte ngelur ne xhepin e pantallonave ngaqe po luaja me te ne zyre.
Sapo e preka me dore, mu krijua ideja qe dicka atje siper nesh, nje providence kishte menduar per kete moment, dhe me kishte bere mua ta merrja e fusja ne xhep padashje.
Ai me pa me cudi.
- Mua? Eshte e pamundur te me vrisni. Nuk mundeni.
As qe e vura ne dyshim qe s’e vrisja dot, duke e rrezuar providencen si kala me letra.
- Po nese te qelloj me plumb? I thashe.
Ai buzeqeshi. Si me keqardhje buzeqeshi. Jo keqardhje per mua, jo. Keqardhje per injorancen time. Duart e kembet nuk I benin levizjen me te vogel. Si robot.
- Zoteri. Nese ju mua me vrisni Me. Plumb. ,(sa u tall ai me ato fjale!) neser do te paraqitet nje tjeter koleg i imi, si une. Neser do vije serish Shteti, e do t’ju shtyje serish. Do kerkoje vdekjen tuaj.
Nese vazhdoni te komplikoni situaten, do te godasim familiaret tuaj. Kjo eshte e tera. Ju e njihni pushtetin. I njihni ingranazhet e tij. Jeni vete pjese e tij. Mendoni se mund te ndaloni punen e ingranazheve?
- Po sikur …
Ju thate qe une di dicka, dicka per te cilen nuk jam I ndergjegjshem. Po sikur te ma thoni ate dicka? Dhe te vihem ne dispozicion te mekanizmit? Sikur ne vend te me vrisni, te me beni, si te them, ingranazh me te plote, te atij sekreti qe une disponoj? Me vini ne sherbim, ju lutem… ju lut…
- Zoteri, e kemi menduar dhe kete. Ju nuk e permbushni sekretin dhe sherbimet qe ai kerkon. Me vjen keq tju them qe eshte tej mundesive tuaja. Me besoni, nese do ishte e mundur te shmangnim humbjen e nje jete qe na sherben, do ta benim. Nuk mund te ndodhe nje gje e tille. Duhet te vdisni.
- Po mire, une do vdes, ne vendin tim do vije dikush tjeter, ai do mesoje sekretin, si do ia beni? Do vrisni tere boten?
- Zoteri. Po na beni te humbim kohe. Nuk ka dritare shpetimi per ju, me keqardhje. Mendoni se jeni I vetmi? Ne kete sekonde, ne tere boten mund te jene nje dyzine njerezish ne te njejten situate me ju. Mbase neser do jem une ne te njejten situate me ju. Cdo gje ka mare fund. Ju do vdisni. Kaq! Nese dikush tjeter do duhet te vdese, ashtu do te behet.
Me gjithe respektin, por ju jeni thjesht nje ushtar per Shtetin. Para tij, sado lart mund te jeni ngjitur ju si person ne pushtet, jeni I paperfillshem. Ju dhe kushdo. Meritoni pak ngushellim, ndaj po ju them se nuk duhet te vrisni shume mendjen per kete ceshtje. Jeta juaj eshte asgje. Po flasim per sistem pushteti. Sistem gjitheperfshires. Ju I dini, c’t’ju permend me pare?
Qe nga postet shteterore, Presidenti, Keshilli I Ministrave, Senati, Kryeministri, Qeverite Rinore…
Interesat e shteteve, planet afatgjata, ushtria, sindikatat, financa e larte, lobet e ndryshme, grupet e interesit, lidhjet midis tyre.
Media e cdo forme. Do me?
Organizatat fondamentaliste, tregtia armeve, terrorizmi dhe politikat sociale.
Organizatat mafioze, manjatet e pasurive natyrore dhe talenteve te vecanta… Industrite farmaceutike, energjitike. Akoma?
Nafta, gazi, era, madje dhe ajri.
Gjuha e komunikimit eshte paraja, gjuhe, te cilen ju e njihni mire.Eshte sistem. Gjigand. Ne tere boten. Askush nuk shpeton. Gjithkush I sherben ketij sistemi. Dhe kur sistemi urdheron, jeni te detyruar te bindeni. Eshte e pashmngshme mosbindja, dhe gjithashtu, fatale. Doni me t’ju permend?
- . . .
Po kush eshte koka? Duhet te kete nje koke…
- Zoteri…, ju lutemi!… - me pa me nje veshtrim sikur te isha biri I tij I vogel, I llastuar.
- … Po sikur,
… te pakten, me thoni per se behet fjale. Te pakten te di c’fare di qe do me vdese…
- Zoteri, nese do t’ua themi, edhe pse une nuk e di se c’fare dini ju, qe s’duhet ta dini, ndoshta, mund tu thote mendja te vetembroheni duke deklaruar qe dini dicka, dhe qe duan tu vrasin.
Mund te krijohet mbrojtja juaj provizore, po nga shteti, e serish do ju vrasin, vetem se operacioni do zgjase ne kohe. Ndoshta vete ata qe do realizojne mbrojtjen, do ju vrasin. Dhe, jo vetem kaq, do rrezikoni dhe familjen tuaj.
Ose ndoshta ndodh qe mund te keni nje krize e paravdekjes, nje bisede me gruan, dyshime nga ana jone per familjaret e tu. Pastaj atentate dhe ndaj tyre.. me mire te mos dini gje fare.
Ne kembim, e meritoni ne fund te fundit, sepse jane oret tuaja te fundit, edhe pse s’eshte e nevojshme t’ju japim keto informacione, do ju themi gjera te se perditshmes qe ju nuk I dini. Po ju integrojme ne boten tone reale, ne boten tuaj te cilen ju nuk e njihni dhe aq mire.
- C.. c’fare? C’thoni… - s’po e kuptoja c’po fliste me ate gjuhen e tij teper formale.
- Atehere, t’ja fillojme nga vajza juaj.
Vajza juaj ne Amerike, ka braktisur studimet per drejtesi dhe studion arkitekture.
I pelqen se tepermi, dhe eshte nje studente model. Donte t’ju bente surprize diplomen e saj pas dy vjetesh.
Ka dy te dashur. Njeri nga ata eshte shok shkolle. Tjetri nje aktor teatri, rrugac, I cili e rreh, vazhdimisht, dhe ajo ndjen kenaqesi nga kjo gje. Keni nje vajze brilante dhe mazokiste.
- C’fare???
- Tjeter…Gruaja juaj ju tradheton prej dy vjetesh. Qe kur mesoi bredhjet me Anen. Kete ua ka bere miku juaj I ngushte, ai i cili tani eshte zevendesi juaj ne institucion, ju ka zevendesuar dhe ne shtrat.
- …
ca flet more… ca flet… - mua mu mor goja, mu prene kembet.
Isha I sigurte qe ai po genjente qe te me shtynte sa me lehte ne vetevrasje…
- ke Ane? bertita. Ana eshte ime bije. C’po flet?
- Sigurisht, nuk kishit pse t’i dinit emrin asaj prostitutes qe merrnit cdo dite te djele kur supozohej te dilnit per peshk me miqte tuaj, dhe mbylleshit ne shtepine e plazhit, duke e perdhunuar vazhdimisht, sepse ashtu ju pelqente seksi, zoti drejtor. Ana quhet dhe ajo.
Te kujtohet kur I nxive njerin sy? Sidoqofte ajo u shperblye mire, tani ndjek studimet, eshte bere dhe modele.
Shume video jane te arkivuara ne arkivat sekrete te shtetit. Ato I ka realizuar miku yt.
- Po pse? - E pyeta une zëmarë.
Me ra me cekic kokes. Nuk kam fjale ta shpreh ate c’ka ndjeva. Edhe nje fije vullneti per te bere dicka, me la pikerisht ate moment, paskesha qene I mbaruar! Dita me e rende, me peshuese e tere jetes time!
Dhe, e keqja eshte se tani nuk kam frike per dite me te keqija…
- Pse? C’te thone fjalet zili, ambicie? Miku juaj keto kishte. Do me shume arsye se kaq? Nuk ka. Ose, mbase dhe dikush e ka shtyre te bente dicka te tille. Dikush I ka fryre ne vesh. Dikush nga ne, format e pushtetit…
Edhe ate e kemi regjistruar me gruan tuaj nese ishit kurioz ta dinit. Te tera jane te filmuara, te incizuara. Asgje nuk I shpeton vemendjes tone.
- Kjo eshte mafie…
- Mbase. Dhe ashtu mund ta quash. Varet si I klasifikon dhe ben ndarjen e ceshtjeve te pushtetit. Mos e shihni ne kete kendveshtrim. Tani qe jeni ne te vdekur, duhet ti shihni gjerat me gjere dhe me qarte. Nuk ka mafie. Nuk ka shtet. Ka rrjeta. Pushtet!
U drodha kur ai tha qe une isha ne te vdekur. Atehere u drodha, e mbaj mend shume mire. Ndersa tani po shkruaj kete leter, dhe po e permend shpesh vdekjen time, dhe nuk me vjen asnje dridhje. Kjo eshte gjeja me e frikshme. Njeriu u mesoka jo vetem me vdekjen ne pergithesi, por dhe me vdekjen e tij!
- Kjo gje duket si e sajuar, - I thashe. Une paskam qene pergjuar ne cdo sekonde! Ju e keni bere me plan gjithcka…
- Zoteri. Cdo gje survejohet. Kushdo survejohet. Mendoni se jeni I vetmi? Gabim. Mbase dhe tani qe po flasim, po regjistrohemi. Pushteti eshte I pakufishem. I paforme. I kudondodhur. Abstrakt. Ju e dini kete. Te tere ne jemi sherbetore te tij. Sigurisht qe ju do te pergjoheshit. Ishit zyrtar I larte I shtetit. Pergjohen dhe njerezit me normale. Ju vete keni urdheruar pergjime.
Ngela. Nuk dija c’te thoja. Nje makine na kaloi afer me shpejtesi te madhe, dhe me permendi. Nuk kisha me as fuqi te mendoja per ndonje rrugezgjidhje. U dorzova. Pertoja. Ishte cdo gje jashte aftesive te mia mendore.
- Me demek s’paskam shpetim e?
- Fatkeqsisht jo. Nese do kishte mundesi, do e kishim shfrytezuar. Ju jeni thjesht nje polic I rene ne detyre, nje ushtar I vrare ne front, nje agjent I paemer I eleminuar. Ky eshte rangu juaj tashme… Tani me duhet tju le.
Susta hapese e deres u ngrit. Tamam si neper filma.
Si gje te fundit, dua t’ju jap kete. - Zgjati doren dhe une prita ne pellembe, instiktivisht, ate qe me leshoi.
Eshte nje tablete. Mund ta shkrini ne nje gote pije. Do e keni te lehte duke pire whiskyn tuaj te preferuar qe e mbani fshehur ne zyre vetem per vete. Ai do ju ndihmoje.
Helmi eshte shume efektiv, aspak I dhimbshem, ne fillim te erreson vetedijen, dhe brenda 5 minutash, te fik tere funksionet e trurit. Nuk do ndjeni asgje. Vetem gjume. Autopsi nuk do kete sepse letra qe do te lini do shpjegoje gjithcka. Edhe po vendosen per autopsi, ajo qe do gjejne do jete bar miu. Gjithcka do jete ne rregull ne rregull .…

Lamtumire, dhe shpresoj te mos shihemi me. Ndryshe, rrethi I pijetareve ne familje do zgjerohet.
Nje tjeter makine qe kaloi me shpejtesi, dritat e saj ne sy, me permendi. U hodha jashte duke shpetuar per nje fije nga nje perplasje e mundshme.
Ai sapo kishte folur per autopsine time, per mua, per te shqyer trupin tim, nje njeri I gjalle e ne kulm te jetes. Vetem 45 vjec!
Eca ne krah te kundert me drejtimin e makines. Ktheva koken nja dy here se mos po me ndiqnin, por rruga ishte e shkrete. Nje I ftohte I mprehte me thau veshet dhe me kthjelloi. Nuk kishin pse te me ndiqnin. Gjithcka ishte ne vendin e saj duke mos lene asnje te care ne rrjete.
Pashe klube hapur, me drita rrotulluese, e doja te ikja diku, te dehesha, te humbisja, te beja dicka qe me kishte mbetur peng, por c’te beja me pare? Mua tere jeta me ka mbetur peng.
Me mire te mbaroja pune shpejt e shpejt…
Erdha menjehere ne shtepi. Djali ne gjume. Gruaja ne gjume. Berbelisi qe I dhimte koka, a dicka e tille.
Tani eshte ora 11.53, e tere kjo histori ka ndodhur jo me shume se para pese oresh.
Ne koke, ne menyre te semure me rri imazhi I nje shqiponje te eger me syte gjak, qe me ka mberthyer pa shprese me kthetrat e saj, e ky imazh me fundin pa drite te nje pusi. Shkund koken, pusi me shqiponjen ikin, por pas pak minutash… prape! Nuk po I shpetoj dot!
Perballe ne tryeze kam nje cigare, nje gote, e treta kjo qe po pi, plot me whisky te vjeter skocez, te nje shtepie prodhuese te veriut, qe une e kisha enderr ta vizitoja, dhe letren zyrtare, se ciles I shtova ca fjale te miat.
Eshto formulim mjeshteror nga ana e tyre, te le me goje hapur… me demek une paskam nje tip semundje mendore qe me fanepsen ca hije e me japin sugjerime se cilave nuk u them dot jo, e qe me urdherojne te vras gruan dhe femijet. Dhe une duke qene se nuk jam teresisht I cmendur, preferova te vras veten me mire se tu bindem urdherave te tre hijeve.
Me bene dhe te cmendur!

Sapo dogja dhe letren e udhezimeve, dhe hodha hirin nga dritarja. Te pakten keto detaje sikur ma hoqen mendjen nga me kryesorja.
… Imagjinoj njerezit, ulur ne shtepine time, duke me pire kafene, dhe familjaret e mi veshur me te zeza… jam kurioz ne do kthehet vajza? Po ime shoqe do ndjeje pendese apo jo? Jam shume kurioz!
Tani mik, lamtumire. Kujdes nga Pushteti… apo.., kjo ishte fraza me idiote qe mund te kem shkruar.
Une do pi kete cigaren, e pastaj… do mbaroj whiskyn, ngadale…
Nese mundesh, beje publike kete leter. Te lutem…
Ti je lamtumira ime e fundit.”






…Teo pasi mbaroi se lexuari letren, origjinalen e fshehu me sa me tha, I beri fotokopje dhe mua ma dha te parit ta lexoja.
Me rreqethi pakez, te them te verteten, por atij nuk eshte per ti besuar shume. Mund ta kete sajuar vete kete histori. Ne gazete psh, u botua ne forme tregimi. Pse duhet ta botonte gazeta ne forme tregimi kur letra ishte autentike? Nuk do bente shume zhurme nje dicka e tille? Aty permenden shume fakte… faktikisht aty nuk permenden emra, ndaj nuk…
Pastaj, Teo eshte ca si paranojak, mund te jete mbytur ne fantazite e veta, sepse kur pime kafene e mengjesit para ca ditesh, rrinte duke rrotulluar koken andej ketej. Madje arriti e me berbelisi neper dhembe sikur ishin nja dy njerez qe I shihte si shpesh, veshur “serioze” sipas tij.
Por, pos te terave, Teo ishte njeri I mire dhe shok I mire, edhe pse pijanec I madh, e me falni per fjalet shqeto, villte jo vetem fjalet por zorret e barkut ne xhepat e cdokujt, e ne cepat e cdo rruge.
Nuk habiti njeri vdekja e tij kur ra ne lume, por habiti cdokend mendja e tij gjeniale, qe ne ato pak momente kthellesie arriti te krijonte aq shume letersi! Po sikur te mos pinte c’do kishim prej tij?
Lamtumire Teo, I fundit I shkrimtareve realiste!
Miku yt I devotshem…