FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
RE PUPLORE, eshte nje faqe e vjeter, qe sot ne fund te 2016 merr nje pamje aktive te re; punon per letersine time, per vendin tone. Re Puplore mbi te Drejten natyrore dhe te Verteten. Nje Re Puplore ne Shqiperi. // Time on Earth, time on earth, time on earth! I'm gonna walk onto that stage like it's my destiny Stand and tell the truth, make no apologies If tomorrow I should die, these are my memories I'm gonna take this simple life and make history (R.W.)

Tuesday, June 19, 2007

Atentati

Atë ditë te hene ne mengjes u zgjua heret. Ne te vertete u cua heret, sepse nuk kishte fjetur tere naten. Ishte menduar gjate. Dhe ishte perpjekur te ishte sa me I ftohte ne gjykim. Ne fund e vendosi. Kerceu nga shtrati tere gjalleri, lau syte e mbufatur. Vuri re me kenaqsi se c’lehtesi dhe force ndjente njeriu qe sapo kishte zgjidhur nje problem ne mendjen e tij. Keshtu duhet te ndjehet nje matematicien qe verteton nje teori, - mendoi. U rrua me nxitim, aq sa u pre ne dy vende. U vesh me te shpejte, mori canten qe kishte rreth tre jave qe e priste aty, ne vendin e sigurte ne dollap dhe doli nga shtepia.
Ishte shume heret dhe rruget ishin te shkreta. Ashtu sic e kishte menduar. Capat trokisnin me zhurme te thate dhe nje ndjenje gezimi e pershkoi. Per nje moment iu duk vetja makaber, por e hodhi poshte ate mendim dhe shijoi ndjenjen e re, ngazellimin!
Ishte nisur me një qëllim te caktuar. E kishte vendosur.
Ate dite do te bente nje vrasje! Do të vriste, me plot bindje… drejtorin!
Dy plumba. Ne fillim një në zemer. Tjetrin, patjeter në lule të ballit.(ëmbëlsira për në fund) Dhe pastaj, me eksplozivin, (kishte mbushur cantën me eksploziv) do të hidhte ne erë …ndërmarjen ku punonte, fabrikën e kompiuterëve!
Shume nga ju mund te thone se ky qenka I çekuilibruar. Pse u dashka bere diçka te tille? Per me teper duke ditur pasojat e hidhura, te vdekur te pafajshem, akuza, gjyqe, denim maksimal, vuajtje pa fund, gjithmone duke menduar se ligji per denim kapital nuk eshte ne fuqi!
Po, sepse ai, drejtori i famshëm I fabrikes se famshme, e pushoi nga puna. Se ai nuk i pergjigjej punës së ekonomistit te ndermarjes. Ne te vertete ai nuk I pershtatej asnje pune. Se nuk ishte asnjehere I perqendruar ne detyren e tij. Me shume I mbante syte ne tavan se ne ekranin e kompiuterit. Se gjoja puna e tij na qenka shume delikate. Nje gabim, edhe me I vogli, kushtonte shume, miliona! E ai bëka shume gabime ne bilance. Drejtori nuk donte të falimentonte biznesi, e as të pushohej nga puna per shkak të tij. E kishte thirrur ne zyre, kishte dhene urdher ne arke per te bere likuidimin e tij, dhe I kishte thene pa nje pa dy qe menjehere duhej te largohej se ne ate kompani nuk kishin nevoje per njerez te papergjegjshem.
Por, a mund, një njeri si ai, të merrej me llogari të thjeshta? Ai ishte artist! artist shumëplanesh! Jo kurrë!
Por fajin ne te vertete nuk e kishte as drejtori, as njeri tjeter. E dinte shume mire ai se kush e kishte fajin! Mallkuar qofshin prindërit e tij që e kishin detyruar të vazhdonte studimet per ekonomist. E kë pa? Atë që shkruante poezi që në moshën tetëvjecare. Dhe ne rregull. Ai e kishte mbaruar ate shkollë. Po ata pretendonin që ai të punonte. Të nxirrte bukën e gojës me ato llogaritë matematike ekonomike e ndyra pa pikë ndjenje!
Prapë dakort. Ai punoi. Fitoi per të jetuar. Hante. Pinte. Por nuk ndihej i ushqyer. Ndihej vetem i … i vdekur! Dhe punen e tij e urrente. Dhe te mendoje se e kishte mbaruar shkollën me nje mesatare maksimale! Dhe kompiuterët i urrente! Dhe të mendoje se me to ishte rritur e ushqyer. Po! Babai i tij merrej me riparimin e atyre sendeve. Te vetmet pa asnjë grimë poezie! Dhe tani ishte mbushur kupa. Nuk duronte dot me. Terë jeten mund të ta jepte natyra. Boll që të ktheheshe ne gjirin e saj! Dhe ajo t’a shperblente me c’të doje ti. Dhe ti do të jetoje. Po keshtu? Keshtu jo. Nuk shtyhej. Ai do të hidhte në erë fabriken .Të pakten zhdukte një nenë kompiuteresh! Të atyre sendeve qëi urrente aq shumë!
Të atyre sendeve sintetike, të rreme, pa farë ndjenje!
Por, nuk ishte poezia, që atyre u mungonte, arsyeja e vetme per t’i eleminuar!
Natyra krijonte. Natyra lindte. Artisti krijonte. Poezia lindte. Natyra dhe lirika i jepnin jetë njeriut. Krijonin njeriun! Mirepo…Ketë detyre, ketë
mision të shenjtë që i perkiste vetem natyres dhe poetit po e fitonte dhe kompiuteri! Eksperimentet e fundit biologjike, gjenetike molekulare dhe elektronike po jepnin rezultatet e tyre.
Te punonte per gjallimin e sendeve sintetike qe po zevendesonin frymen tek njerezit, dhe ne fund ta pushonin nga puna sikur po perzinin ndonje qen rrugesh te gjendur gabimisht aty? Jo! Kurre s’do ta lejonte kete. Ai do të jepte kontributin e tij në triumfin e natyres! Dhe te ndjenjës! Kompiuteret, elektronika, inteligjenca artificiale, po zhvilloheshin. Kishte nje lloj evolucioni. Madje, evolucioni ishte I vertete dhe mahnites ne ecjen e tij ne kohe. Dhjete milione here me shpejt se ai I njeriut! Pritej qe pas 50 vjetesh te krijohej truri I pare elektronik me kapacitetin e trurit njerezor! Ndoshta, ne te ardhmen, njerezit do te mundnin dhe te vendosnin transferimin e trurit te tyre ne nje makineri mekano elektronike. Ndoshta arrihej te transferohej vetem memoria nga nje tru ne tjetrin! Ndoshta makinat ne rrjedhen e evolucionit madheshtor dhe tmerrues te tyre…ndoshta nje dite… ngriheshin mbi njeriun! Mbi krijuesin! Ndoshta na skllaverojne! Ndoshta na zhdukin! Na zevendesojne!
Nje gjenerate e re mbi toke! Gjenerata e makinave! Do te shkaterronte gjeneraten e njerezve, te krijuesve te tyre! Mos ndoshta… zoti vete e kishte sajuar tere kete situate te shtrire ne kohe. E kishte sajuar per tu hakmarre! Per tu treguar bijve te tij, njerezve se c’do te thoshte te perbuzeshe, mohoeshe, vriteshe, harroheshe nga pjella jote! Ne ate cast rrjedha e mendimeve te tij u nderpre nga nje sens faji. U ndje fajtor per ateizmin e tij, per egzistencializmin e tij heretik. Ndoshta ai atje lart ; mendoi – do te me fale. Subconsienca ime me duket se ndjehet me prane hyjnores! Ngazellimi I mengjesit e beri ti shpejtonte hapat duke goditur me fort pllakat e trotuarit. Me kete qe do bej shpresoj qe te me fale nese egziston - mendoi. Dhe menjehere e goditi nje kundermendim. Sapo kishte bere perseri herezi. Dhe tani do te kryej vepren time te pendimit ndaj tij! Ai do të vriste drejtorin e ndyrë që jetonte mbi shpirtin e ndyrë të parase. Dhe pastaj do te sodiste tymin dhe flaket qe do bucisnin ndermarjen dhe fabriken qe ishin ne te njejten ndertese. Te tere do te mendojne se ky eshte akt terrorist. Te shkretet! Ata do te gabojne! Nuk ishte akt terrorizmi. Ishte veprim I kryer nga vetem nje njeri: ai vete! Po ne vetvete ishte lufte e shenjte! Ky ishte Jihad I vertete!
Kompiuteri po lindte njeriun!!!

2 comments:

mars said...

Atehere, ketu lind dhe polemika.
Arrij shume mire te ndjek aresyetimin qe ben heroi, arrij te kuptoj motivin, si teze qendron shume mire.
Por, fakti este qe bie ne kundershtim me shume faktore tjere.
Kujdes, ketu nuk eshte absolutisht nje kritike e vepres, fundja ti e di se une adhuroj se si shkruan, per mua je gati te shkruash nje liber hehe!
Jo, ketu jam brenda vepres, kupton, si atehere kur njeriu lexon nje liber dhe aresyeton me te!
Atehere thashe qe kuptoj motivin, vepren e "mire" qe ky njeri po mendon te beje, ashtu si kuptoj dhe madje edhe justifikoj, vrasjen qe kryen Rodion Romanovitch-i ne "Krim dhe Ndeshkim", e shume krime te tjera ne te mire te "mases" le te themi.
Por aty ku une e kam pakez te veshtire eshte ne faktin qe keto personazhe po bejne vrasje, po marrin jete, ate jete qe pretendohet se vetem Perendia mund ta dhuroje dhe ta marre!
Le te themi qe jane misionere, qe jane ne nje fare menyre, apostujte e Atij qe rrin ne katin e siperm.
Edhe ketij problemi i gjetem nje justifikim.
Tani, une do flisja pakez per lirine. Cfare eshte liria? Liria, eshte mendore? Eshte materiale?
Liria e mendimit psh. si eshte sipas teje? Jemi te lire te mendojme? Po kjo liri mendimi eshte e çensuruar? Cfare eshte e drejte dhe çfare jo? Kush na gjykon ne? Komuniteti? Po komuniteti jemi ne apo jo? Ne te gjithe bashke...Atehere, çfare jemi ne? Predikues te lirise, te antiçensures, te hapjes se trurit ndaj horizonteve te reja? Apo jemi mbrojtes te shfrenuar te ketyre rregullave qe na rrethojne gjithandej?
Une i them bravo atij personazhit, ka luftuar per nje ideal te larte, ka vepruar ne te mire te komunitetit, ka vepruar edhe me egoizem pse jo, fundja, nuk eshte mekat egoizmi.
Po familja e ndonjerit qe punonte ne ate ndermarrje dhe qe tragjikisht ka vdekur, çfare do i thoshte ajo familje?
Kush ka me shume te drejte te gjykoje? Sepse po ta shohesh mire, te gjithe lindim njelloj, te gjithe kemi nje mendje njerezore, fundja, une qe i them bravo kam po aq te drejte sa ato qe duan ta shohin te vdekur!!!
A eshte sistemi yne gjyqesor i drejte? Si do ishte ai ndryshe? Njerezit, kritikojne bukur, une e para, ate çfare kemi ne aktualisht..por shume pak propozojne nje zgjidhje!!!Dhe ato qe e propozojne nje te tille, do bejne detyrimisht nje pjese tjeter te pakenaqur!Te ekzistoje valle nje sistem qe eshte ne te mire te te gjitheve? Mua me duket e veshtire, per vete faktin se natyra e njeriut eshte kerkuese, per me shume, per me mire, eshte egoiste, kapriçoze, dhe plot smire e inat!
Dhe nuk eshte absolutisht komuniteti qe e korrupton njeriun, mjafton te shohesh dy femije te vegjel fare se si sillen kur kane nje loje te vetme!!!

Konkluzioni? Fare banal...nuk e di, nese eshte e drejte çfare do beje ky hero, por nga an tjeter nuk them qe eshte gabim!!! Varet kush e gjykon.Teoreme : "Gjithçka eshte relative".:)

P.S. : slurp

mars said...

Ne fund lexo "ana" e jo "an"!!!
hehehe...