FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
RE PUPLORE, eshte nje faqe e vjeter, qe sot ne fund te 2016 merr nje pamje aktive te re; punon per letersine time, per vendin tone. Re Puplore mbi te Drejten natyrore dhe te Verteten. Nje Re Puplore ne Shqiperi. // Time on Earth, time on earth, time on earth! I'm gonna walk onto that stage like it's my destiny Stand and tell the truth, make no apologies If tomorrow I should die, these are my memories I'm gonna take this simple life and make history (R.W.)

Saturday, January 12, 2008

MOONLIGHT DRIVE

Gjithmone e kisha imagjinuar plot fantazi nje moment te tille dhe ja, tani po e jetoja. Ajo ishte para meje. Une pas. I shihja prapanicen e lezetshme, pak te mbledhur e dobesuar qe nga hera a fundit. Ngjitej me nje spotivitet te plogesht. Shkembi ishte tere rremba e gremca grrices qe po me pelqenin shume. Ndihem egersire kur zhgerryhem neper shkembinj. Me transmetojne forcen e tyre, ashpersine, me grricin kembe e duar duke me treguar sa I dobet jam e me se duhet te matem per tu ndier gjalle. Arritem ne piken tone. Nga aty do hidhemi ne det. Eshte e rrezikshme. Mund te thyesh qafen me kuptimin e vertete. Ishte shume lart. Ajo s’donte t’ia dinte. Nuk I behej vone per asgje. Une e dashuroja ate trup te bukur. Cdo skute te tij qe kisha eksploruar jo me larg se nje nate me pare. Une e dashuroja. Ajo kishte tjeter raport me trupin e saj. Ajo e respektonte dhe urrente. E respektonte sepse I pergjigjej me se miri cdo komande te saj, dhe e urrente se ne te ishte vendosur shtruara nje mase tjeter, nga nje bote e erret, nga nje dimension paralel, nga ferri. De ajo mase e huaj donte ta hante ate trup. Dhe trupi I saj e kishte bujtur te huajin armiqsor dhe nuk po e hiqte dot qafe tani. une isha nje nga te paktet qe e dija per tumorin. Ishte ne kurim e siper. As familjaret nuk e dinin.
Kishim kohe qe njiheshim. Nje njohje fare rastesore neper ca kanale shume te reja kontaktesh. Ishim njohur. Ishim shkeputur. Dhe ishim rikerkuar pas shume kohesh. Nuk kishim ndonje lloj raporti pas asaj johjeje te rastesishme, po u kerkuam pas ca kohesh, pa e kuptuar asnjeri pse. Ishte njohje e cuditshme, pa u zgjatur shume. Po une nuk dija pothuajse asgje per te. Raporti yne nuk ishte aspak social, nuk dija asgje per familjen, shoqerine. Shume pak per punen e saj. Asgje per te kaluaren. As mbiemrin nuk ia dija. I dija vetem emrin. Nje emer te pafe. Ashtu dhe ajo per mua.
Kishim nje nga raportet me te vecanta qe egzistonin midis njerezve. I ishim dhene njeri tetrit pa pergjegjesi. Thjesht, te lire. Ne cdo plan. Perqendruar vetem ne botet tona shpirterore. Dhe fizike. Secili nga ne te dy kishte nje jete te tijen per te cilen tjetri nuk dinte asgje. Dhe as qe na interesonte. Ne donim vetem universin perceptues te tjetrit. Dhe ate fizik. Nuk ishte vetem seks. As miqesi. Fjale e plote do ishte dashuri e lire. Pa pyetje. Pa kerkesa. Merr c’te japin. Merr c’te mundesh. Mos kerko. Keto I perserisja vetes kur kisha te beja me te dhe me pushtonte egoizmi dhe xhelozia.. Dhe ma do mendja qe edhe ajo bente te njejten gje. Ishte njeri I forte. Mundohej te behej e pashpirt, po ishte zemerembel. Dhe tani semundja e kishte bere shume te paqendrueshem humorin. Qeshte pak. Dhe une mundohesha tere kohes ta beja per te qeshur. Po humori me dilte me sforcim, si dicka e deturuar. Ndaj, kisha hequr dore. I shkoja pas ne c’me kerkonte. Isha gati per cdo papergjegjshmeri. Ne ate moment po rrezikoja jeten me te, duke shkelmuar tere te mirat dhe pergjegjsite shoqerore qe kisha.
Me pa ne sy.
Gati? - Me tha. Ishin rreth 15 metra lartesi.
E sigurt...? Do thyejme qafen.
Fillove ti? - Me pa me inat. - He, do besh me si qaraman apo si...
Ne rregull. Hidhemi. Me koke e? Mos provo te hidhesh me kembe se ... (e mengova mire, ne njejes apo shumes vazhdimin e fjalise. Duhej te ishe diplomat keto kohe me te.) ...do ngulemi ne rere e do vdesim. Madje po te vdesim gjysma e se keqes. Do ngelim sakate. I thashe.
Mire. Gati?
Gati.
Po me perpelitej zemra si qen. Ia dhame nje ulerime te njezeshme dhe fluturuam nga shkembi me koke drejt e ne det. Ishte nje shkarkim I tmerrshem. Nje ndjesi e larte. Po mendoja se isha piter pani. Vetem ai mund te bente nje aventure te tille. Uji m embushi hundet, sic me ndodhte zakonoisht, dhe djegesira e kripes me beri te nxitoja te ngjitesha. Ajo kishte nxjerre koken siper dhe qeshte si femije. Pashe fytyren e saj te ctensionuar. Ehde une ashtu duhet ta kisha. Ndihesha I lehte, I qete. Duart dhe kembet kishin mare nje dridhje te lehte. E kapa dhe e zhyta. Me terhoqi nga kemba dhe filloi nje kacafytje ku une humba me nderin qe me takonte. Dolem ne bregun me zall duke u zvarritur. Me zor merrnim fryme. E putha. Buzet I ishin fryre aq bukur! Pashe thithat e ngritur perpjete nga tere emocionet e forta qe kaluam. Mu erresuan syte. Ia zbertheva rrobat e banjes. E leshoi veten ne doren time. Po cmendesha duke I thithur. E lepiva pas veshit. Filloi te levizte duart ashtu si mua me cmendte. Kembet po I tensiooheshin. Filloi te bente levizje konvulsive. Kerkonte. Lepinte gishtat e mi.i shtrengova vithet seri sa bertiti. Ishim te eger. Thonjte I kishte ngulur ne gjoksin tim. Shtrengonte fort. Dhe une u zhyta ne te. Isha nje I cmendur. Tere gjoksin e ndjeja te me hapej. Zemra po me cahej. Po e perplasja fort. U drodh, bertiti, u perpelit, dhe une bashke me te, rame te keputur ne zall.
Kjo ishte mahnitese, - tha me nje buzeqeshje te lumtur ne fytyre. Femrat ishin te lumtura dhe bosh, vetem pas orgazmes. – e lave fajin e mbremshem.
Tani e prishe, - I thashe. Pse duhet te kujtosh momentet e dobesise se tjetrit? Asaj nuk I shkonte nder mend, se nje nate me pare as qe ndjeja fijen e eksitimit. Isha I mbytur ne mendime tere merak per te.
Mbreme me le pergjysem, - vazhdoi ajo.
Nuk me eksiton me, I thashe. Me ke dale nga qejfi.
Po e di, tha. E pashe tani. qeshem. Ishim ne, zhurma e detit, qielli, mali, pemet…
c’do besh? Prisha heshtjen.
Kur?
Pas kesaj.
Pas kujt? – tha.
Pas pushimeve tona.
I ra nje hije e zymte ne sy. U pendova qe e kisha pyetur. Iu kujtua serish AI. Nuk I dilte ta kishte ne trup, po te mbinte dhe ne mendje. Aty bente shkaterrimin me te madh. Dhe asaj I ishin dobesuar nervat. C’nuk kisha bere. Duhet ta luftoja. Kisha bindjen se une mund ta sheroja per aq pak dite sa e kisha. Pastaj do me dilte nga kontrolli. Nuk do e kisha me ne kujdesin tim. Ndaj, duhet ta sheroja per aq kohe sa e kisha ne dore. Vetem. Une.
Kishim bere tere magjirat e budallalleqet e mundeshme. Qe perpara se te kthehej, une me bindjet e mia kisha ngritur nje rrjet te tere energjish pozitive nga njerez te ndryshem, te vecante, te cileve u besoja dhe kisha bindjen qe ishin te fuqishem per te bere nje gje te tille. Dhe ne qender te ketij rrjeti ishte ajo. Tere ajo energji, si nje shigjete e drejtuar nga ajo, do ta gjalleronte.
Diten e pare, duke udhetuar, me kerkesen time mbajtem makinen ne nje tip minipylli. Isha I eksituar, dhe ideja e te berit seks aty mu duk shume e pershtatshme dhe ngacmuese. Ne moment, mu duk sikur dhenia ime ndaj saj gjate momenteve I jepte nje ngarkese te pafund energjie pozitive. Dhe ashtu ishte. Dhimbje nuk kishte pasur gjate tere kohes.
Pastaj, filluam te flisnim per ATE si per nje dicka shume konkrete. E beme dicka te gjalle. Talleshim me te. E quanim idioti. Gomari. Plehra. Rri aty ne barkun tend e fshihet.
Une e kuptoj qe eshte I dashuruar me ty, dhe eshte egoist I madh, po jo me shume se une ne rradhe te pare e pastaj tere te tjeret me rradhe. – I thoja.
C’pune ke ti mo? Qeshte ajo. Ti e di shume mire qe egoizmi yt eshte fare pa lidhje. Une nuk te perkas. Nuk ka c’te duhet ca behet me mua. Te shkon dem o rrote!
Ate pune e di une. ti nuk je e imja, po e askujt tjeter nuk je. Pastaj ti e di ne c’perendi besoj une, - I thashe. - Une besoj ne zotin e ri, Akilin. Une I besoj arbitraritetit. Dhe aftesise per te qene arbitrar. Ndaj une te marr per vete, sepse zgjas doren I pari, dhe sepse kujtdo tjeter do ia pres duart po ti zgjase. Qeshem te dy.
Ne fund te fundit, ndaj te dua... Sepse nuk te kam asgje, nuk je e imja, nuk kemi rregulla, detyrime, as per hir te dashurise. Jemi totalisht te lire. Dhe te cmendur. Jemi dy budallej…Qeshem.
Ne darke beme nje zjarr, dhe tape te pire morem letra te medha, shkruam emrin e tij, morem kopjen e skanerit, dhe duke u hedhur e sperdredhur ne breg te detit rreth zjarrit, I dogjem me ceremoni. Duhet te kishim djegur origjinalin e skanerit, tha ajo. Iku tani. e dogjem – thashe. Sipas besimit woodoo AI vdiq. Qeshnim si dy budallej. Pasi beme dashuri deri ne mesnate, ate e zuri gjumi. Ndersa une, I bindur totalisht ne vete se kisha trasheguar fuqite e mistershme te mamase time per te bindur, dhe sheruar njerezit, ndejta tere naten duke I berbelisur ne vesh qe e prisnin perpara edhe 60 vjet te tjere jete. E pyesja ne gjume se c’do bente me ata 60 vjet te tjere? E beja te mendonte ne gjume se cdo bente me jeten qe I mbetej. I perserisja me rregullat e hipnozes qe ishte mire. Qe floket I shkelqenin, syte I shkelqenin, lekura I shkelqente, buzet kerkonin mish per te puthur. I perkedhelja cdo pjese te trupit duke i folur per te e duke e bere te dashuronte serish trupin e saj. Je 26 vjece, I thoja me ze si peshperime. Ndjej ne tere trupin tend rinine. Ndjej te me japesh jete. Je kaq e fresket dhe e fuqishme!
Pastaj, me nje bindje deri ne delir qe kisha aftesi te cliroja biorryma nga gishtat, dhe qe qenia ime emetonte sinjale pozitive, e mbuloja me trup, pastaj I prekja barkun ne vendin e operacionit duke u sforcuar te sheroja me gishta. Keshtu kaloi nata. Te nesermen hengrem mengjes, dhe pasi beme not e zhytje pa fund nga shkembinjte, morem nje shishe (e zgjodha vete prej qelqi qe te thyhej) dhe e vume per shenjester. Keshtu eshte thyer ai brenda teje I thashe. Dhe e merrnim shenje. Goditem, une kot ajo plot seri sa e thyejti vete me gurin e leshuar nga dora saj. Besoj se krisma e shishes se thyer dhe ndjenja qe e shoqeroi kane ndikuar mire brenda saj. Qe ate dite nuk e permendem me. AI nuk ishte me. Dhe ja, sot I ra kjo hije ne fytyre! Pse te ishte kaq frikacake?
Ca do besh? E pyeta. Pas kesaj?
Nuke di tha. Mos me pyet per gjera qe askush nuk I di.
C’dreqin ke qe rri ashtu? Ke frike? Akoma me ate histori? Ti e di qe operacioni shkoi mire. Ca dreqin ke?
Po mor po, kam frike. Nuk lejohet?
Po mire, ula tonet une, - C’frike ke? Qe do vdesesh? Po. Do vdesesh. Do ikesh per lesh. Edhe une. edhe plot te tjere. Te tere. e pse u dashka merzitur? Ja, ti do ikesh pak me shpejt se ne. edhe? Ce pastaj? C’do humbesh? Asgje.
Si s’do humb asgje? Do I humb te tera. Kam njemije gjera te tjera per te bere.
Dhe do ti besh. Do shkosh ne 1000 vende, duke u nisur nga Egjipti, do shkosh me 1000 njerez duke filluar nga une e femra e meshkuj te tjere qe te presin. Do besh 1000 gabime, qe do te te kushtojne. Do fitosh miliona leke per ti harxhuar prape. Do zihesh me prinderit e do pajtohesh prape me ta. Po Kolumbine do ta shohim? Ne Kube dhe Tibet do ikim bashke. E ke me detyrim. Te tjerat I ke te lira. Degjon? Ndaj, Mos fol idiotizma tani. nese je e bindur qe do vdesesh, e di ca? Cohu e ulerija me te madhe tere njerezve nje gje te tille.
Po mendoja ta lija shtatzane. Ashtu do kishte per se te mendonte. Do i hapej psikologjia e zymte qe e kishte pushtuar.
Ca? Me pyeti me sy te shqyer. Qe do vdesesh, - I thashe pa mu dridhur qerpiku. Ketu nuk ka njerez. Ata qe jane. Thuaja peisazhit qe na rrethon.
Cohu! Bertit!
U hodh ne kembe. Po ore, - tha. E bej. Pa perqark... u ul prape. Ishte e deshperuar. Shume e ngrysur. Nuk mundem. Nuk mundem.
Ku dreqin e kishte gjetur semundjen kjo? C’pati? Nga I doli? Pse ty moj? Po e shihja. Ajo qenie… kurre nuk duhet te ikte. Nese do guxonte te ikte… nuk do e lija. C’eshte kjo. Kjo eshte jonormale. Shkon kunder deshires se universit. Apo universi e do prane tij? Jo. Nuk ia jap. Pse u semure moj? I thashe. Ajo ktheu koken. Isha I terbuar dhe nuk di c’pamje mund te kem marre qe ajo beri ate fytyre. C’te tha truri qe u semure? U cova. Po e shihja. Kjo pune vetem keshtu rregullohet, thashe me vete para se ta qelloja. Grushti goditi drejt e ne stomak. Ajo u palos. Me sy te kercyer. E qellova me pellembe. E zura per flokesh. E perplasa ne toke. E qellova prape me grusht ne bark. Ajo rrinte si e llahtarisur. Ne nje moment reagoi. Mu hodh ne fyt duke uleritur e duke me gericur me thonj. Me qellonte pa pushim. Ishte dicka shume e shpejte. Mbaj mend vetem syte e saj si te zoteruar. Mori nje gur me maje e me qelloi ne brinje. Gjaku rrodhi pa e ndjere fare ne lekuren time. Ate moment u keput. U ul ne breg dhe shpertheu ne te qara te denesshme. Ate moment e desha tmersisht shume. U afrova ta perqafoja. Po u kujtova. Ajo nuk mbaronte me kaq. Ishte prape e deshperuar. Kesaj rradhe nuk u tremb nga goditja. Floket I mbuluan fytyren dhe koka iu shmang anash. Po he? I thashe. Cohu. C’tu desh ty qe u semure? E? c’tu desh? Kush te dha leje? Kush? Ulerija. E godita perseri. Perseri. Perseri. Ajo rrinte duke qare si ne faj. Po erdhi kulmi I kulmeve. Mu hodh siper e u rrokullisem deri ne det.
Do te te vras! Uleriu. Do te te vras! Dhe me qellonte pa pushim. Me zhyti koken ne det, po ishte kunder natyres se saj femerore. Aty hoqi dore. U cua duke dihatur. Plaga ne brinje mu ftoh dhe me dogji nga uji I detit. U permenda dhe une.
Rrinim ne breg te detit. U afrova ta puthja. Me shtyu. U afrova perseri duke e kapur me zor per flokesh. Deri sa pranoi te me puthte. U shtrime ne breg e rrinim. Putheshim.
Ate darke, pasi hengrem mire e mire, pime vere te kuqe fshati dhe beme dashuri te embel, mblodhem plackat dhe u nisem. Lame deren e dhomes hapur me celsin brenda. I jepte makines shtruar. Ku? Tha.
Nga te ta thote sekonda. I qesha. Ishim lart, shume lart. Rruge malore. Ne krah kishim henen. Nuk jemi vetem, - I thashe. Hena na ndjek. Na do shume.
Qeshi. Ishte aq e qete, aq moskokecarese. Jeta brenda saj ishte kthyer ne rrjedhe normale. Ishte pak fresket. Dhe ai ajer I paster. Mora paketen e cigareve ne makine dhe e flaka.
E di ca duhet tani? I thashe. Vura Moonlight Drive.
Let's swim to the moon, ah ha
Let's climb through the tide
Penetrate the evenin' that the
City sleeps to hide
Let's swim out tonight, love
It's our turn to try
Parked beside the ocean
On our moonlight drive...

Doors I adhuronim. Po shkonim, ne udhen e bukur, nen qiellin dhe henen e bukur, rruges te tere flinin, dritat fikur... e ne, si dy lugeter drejt se perkryeres…

36 comments:

edrus said...

Në fillim po e lexoja si një shqipërim nga "Tangoja e fundit në Paris"... më pas dhe "Anonimi Venecian", por në fund më "shkunde"... mu duk sikur e mora unë në brinjë atë gurin me majë.

Si gjithmonë është kënaqësi të shikoj shkrimet e tua.

massia said...

E habitshme eshte qe ti me fjale te varfera komunikon ndjenja e gjendje me nje lehtesi te papershkrueshme...e lexova si te ishte kapitulli i nje romani, u humba ne emocionet e personazheve!
Nese perkufizimi i perkatesise eshte realisht ashtu si ne tregim, Ave Akil them dhe une:)

Komplimentet e mia

103whispers said...

ç'më bëre mor djalë!!!! apo nuk është edhe mmf (Monday morning frustration) po lër mor një shënim: READING PROHIBITED ON MONDAY MORNING!!!!

p.s. death makes angels of us all.
gives us wing where we used to have shoulders!!!!
(long live JIM)

LOER KUME said...

ore edrus, po pse more, pse gjithmone do me skematizosh ne fillim :)
po c'pune kam une me robert alley more... :) ne jemi seks droge e rock 'n roll :)
ave achilles posii, ndaj je je keshtu, pikerisht sepse e mendon keshtu :)
dhe ti 103whispers, sot do kesh bere te 104 e? :)
ruaje te 108 per kur te humbas une pergjithmone, te tjerat i ke me perdorim te lire, kalo po deshe te 106, 107 por, 108 e dua vete, :)

INA said...

Uau, shume prekese dhe ne te njejten kohe gjithe jete (isn't it ironic?)!

E di sa do te shkonte ta lexoje duke degjuar kete kengen ne sfond?

http://uk.youtube.com/watch?v=6tRXO9Q8LkY

LOER KUME said...

ina, gjithmone intense ne perjetime, qofshin dhe muzikore... por mua kenga qe dergove nuk me del :(

INA said...

OK, eshte "Do you realize" nga The Flaming Lips.

103whispers said...

lol, re puplore karagjoze ha ha ha ha

p.s. pëshpërimat kanë për të ngelur 103, ti e di nuk bëhen dot as 104 e jo më 108 hihihihih !!!! sorry babe ;D

LOER KUME said...

ina, kenga e lezetshme, por degjo moolight drive, degjoje, do mbetesh e shtrigeruar... :) nuk eshte kenge ajo, eshte fantazem :)

INA said...

As e diskutoj karizmen e James Douglas Morrison, psikoedilik deri ne fund. Po pervec kengeve te sugjeroj te lexosh nje nga librat e tij: "The American Night: The Writings of Jim Morrison".

P.S Ajo kenga qe te thashe une ishte per aty nga mesi i shkrimit. :)

Hera said...

Ok, me ke bindur...je ashtu sic me thua...mmmmmmmmmm...

Krasta Krau said...

Mjaft e mire...madje aq mire sa vendosa te mesoj permendesh kete citimin....


Pastaj ti e di ne c’perendi besoj une, - I thashe. - Une besoj ne zotin e ri, Akilin. Une I besoj arbitraritetit. Dhe aftesise per te qene arbitrar.

Pune e mire ketej nga lagjia...

LOER KUME said...

rrofsh krasta, nese te pelqen ai citim, atehere do te te dergoj "takimi" ku flitet per zotin e ri, akilin... mbase t epelqen por eshte icik si i detajuar, nuke di a do e lexosh dot...
salut!

Anonymous said...

wow
wow
wow.
C'densitet emocionesh....

LOER KUME said...

ehhhh,
ehhhhh,
ehhhhhhh,
shkaterrues e? ;)

eni said...

loer me pelqen shume rruga qe zgjedh per te pershkruar te tilla emocione.ka diçka kryengritese ne shkrimet e tua.me terheq shume..uroj te vazhdosh serish me shkrime kaq terheqese.
salut

LOER KUME said...

o eno faleminderit, me erdhi keq e nuk te takova dot kur ishe ne tirane, dhe te kam zili per tere qejfin qe kishe bere duke bredhur me aparat ne dore pogradecerve e driloneve :P
mbase qellon qe shihemi ne stamboll... dhe sorry qe te kam vjedhur idene e tregimit te librave qe je duke lexuar ne blog :)
salut...

eni said...

ç'eshte ajo fjale per ça vjedhje e ke llafin.mua me pelqen ishalla ta vejne te tere me kete rast mesoj se çfare po lexojne miqte.mbase shifemi ne Stamboll pra.ciao!

eni said...

sa e pashe : si po te duket " une jam e kuqja" e Pamukut? do ju bej nje surprize ne lidhje me te ne ditet ne vijim:)

LOER KUME said...

une jam e kuqja, shkallete kamandove a si e kishin emrin ata, dhe tere fotot e tuia mbi fshatin shqipetar e ca te tjera me bene te fiksohem pas stambollit.. dua te viij :)

eni said...

bujrum:)

eni said...

se harrova ç'paskan qene ato shkallet Kamondo or daje..dhe nje mikut tim nga izlanda ja prishen menjen do vije:)

LOER KUME said...

ku di gje une, mua me duken si magjiek ato... sikur po te kalosh aty te ato shkallet sikur do prekesh ndonje aleph :P:P

eni said...

vertete qe jane magjike..dhe une nuk ndopem se pari dhe shkrepuri ne foto ato:)

103whispers said...

nothing new here? recharging batteries!

eni said...

na thave syte:)

LOER KUME said...

eno, me ka ik frymezimi per lana... frymezejshen dead.. kam ca pjese neper duar po qe spo i shkruaj dot... me kane bere magji te zeze... duhet te bejme ndonej namatisje nga magjia e zeze ne stamboll, ndonje hoxhe q do kendoje per mua... :P

103whispers said...

ene unë që mendoja se këto kohë do ishe kthyer më i frymëzuar se kurrë...
qenkërkëm pasur qenë kabim!!!!

eni said...

hajde hajde shif Kamondo Stairs tha se hapet magjia e zeze si me magji:))

u mbitsh ne frimezim ishalla:)

INA said...

U be nje muaj dhe asgje??? :(

Shkunde tensionin (magjine e zeze) kthehu tek vetvetja dhe na jep te paprituren.
"Kam ca pjese neper duar"; Hej, dhe vemja nuk ta jep pershtypjen qe nje dite do behet flutur, andaj lere frymezimin te vije tek ti, mos e ndiq se te largohet.

Gjithe te Mirat!

INA

Anonymous said...

o loero po na shokove more cuno

Scarlett said...

Keep up the good work.

LOER KUME said...

scarlett? who are you? or, you don't want to be recognized ? anyway, thanks for reading me...

Anonymous said...

Your blog keeps getting better and better! Your older articles are not as good as newer ones you have a lot more creativity and originality now keep it up!

LOER KUME said...

but... who enjoys take an english sit in my blog ? :)

Tabaku M. said...

https://youtu.be/x347AXuOw7s
......