FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Thursday, May 8, 2008

Peisazhe te reja dhe telajo pa fund

Gjithcka filloi momentin kur vdiqa.

Pas 1001 historive te jetuara, pas ngopjes me 1001 realitetet, meqe pata mundesi te provoja gjithcka te kesaj bote, asgje nuk kishte te re per mua, vendosa te rrija pa ngrene deri ne vdekje. Dhe kjo do ishte aventura me emocionuese.

Keshtu mendoja. Qe vdekja ishte aventura e fundit e vertete. Keshtu mendoja.

Deri ne momentin kur vdiqa.

Ulur kembekryq, si nje budist I thekur ne diell, ne mes te nje hapesire fushore me bar te shkurter gjelberosh e horizont pafund, gjeja e fundit qe pashe, sepse mbylla syte.

Rreth meje, per 14 dite sorrollateshin qindra njerez kureshtare.

Shume prej tyre me shoqeronin tere kohes, ulur dhe ata. Mendonin se isha shenjtor, shenjtori I fundit. Mendonin se po kryeja ndonje rit te vecante, mistik. Se do ti ndricoja dhe ata me hapesirat mendore ku supozohej te kullotja, ashtu, symbyllur.

Flisnin me ze te larte, me drejtoheshin mua, me jepnin mend, keshilla te vyera dhe idiote.

Ditet e para, edhe pse I vendosur te shkepusja totalisht lidhjet me realitetin per te kaluar ne atebote, degjoja me vemendje te madhe cdo gje qe thonin, dhe me vinte t’u flisja, me zor mbahesha, te aprovoja, te kundershtoja, mbeshtesja, lavderoja, diskutoja, apo shaja tere c’thuhej perqark meje.

Por, erdhi momenti kur kafshimet ne stomak u bene te padurueshme, nga pak here ne dite qe godisnin ne fillim, u bene te shpeshta e te medha si gervishtje macesh.

Shume pak e kisha mendjen te derdellisjet e tyre, qe, nga ulerima njerezish, perfunduan ne veshet e mi si bezz muskonjash.

Dhimbjet e urise ishin te padurueshme, perpelitesha me veten, mendja luftonte trupin, vullneti im nuk me lejonte te haja, duhet te vdisja, gjithcka e vendosur me pare, torture makaber.

Dikur, neper vagullite e lehtesimit te ndonjehershem qe me lejonin krampet e stomakut, kujtova frymemarrjen. Duhet te merrja fryme.

Fillova te ushqehesha me ajer, nderkohe qe uria…e teprova, e shtyva, shtyva, shtyva…

Dhe arrita ne kufijte. Nga aty e pas, gjithcka ishte lehte.

Me syte e mbyllur shihja drite, ndricim. Veshet me rane ne heshtje totale, lekura nuk ndjente me asnje agjent atmosferik, buzet nuk I ndjeja me te thara, dhe gjithcka u qetesua. Kufiri u kapercye.

Trupi filloi te mpihej, mpihej, tkurrej, forcohej si dell, te binte gjithcka ne vetvete. Me braktisi uria. Dhe etja.

Ate moment, egzistonin vetem dy gjera;

ideja e te vdekurit,

dhe frymemarrja.

Gjithcka ndjeja qe ngjitej lart, drejt mendjes.

Gjaku kalonte ne trurin tim ne fillim shpejt, pastaj sa vinte e me ngadale, duke perseritur me miliona here, duke fiksuar mbi cdo qelize fjalet “ndrysho rregullat primare”.

Keshtu perkthehej vdekja ime, dhe nuk e di se nga me erdhi ky refren. Vetem nje ze vajze 13 vjecare qe thoshte ‘eshte cool te ndryshosh rregulat primare”

Frymemarrja nga e thelle ngopese, u be feshferime e holle, rrokullisje ere mbi gjethen e pranveres, derisa…

Ishte nje moment pauze, ku ne mushkerite e mia u mblodh tere ajri I botes dhe ajri I tere jetes.

Ishte nje moment…

aeug..hhhhhhhhh…

Shkulmi I frymes qe shpertheu ngjitej shpejtesisht lart, dhe une siper tij… pashe ne nje te mijten e sekondes trupin tim aty poshte, e pak, tashme pak njerez qe e rrethonin, dhe u mjegulluan e humben nga syte…

ajri I shperthyer vinte arome deti, det plot kripe, leshterike, peshq, jod, arome lulesh, te embla dhe te tharta, limona, arome mishi te njome, te pjekur, te djegur, arome deti, arome m…, arome deti… roze e zbehte, bardhesi…

Shihja rete, por nuk ishin afer meje, edhe pse fluturonim te tere, une, rete, zogjte, kendonin, nja dy shqiponja verdalle, plumbi I ngadalesuar ne piken 0, gati per te rene ne forcen e rendeses, I kisha te tere ne nje qiell e nen nje diell…

…derisa me braktisi refleksi I rreme I shqisave.

Qe ne kete moment, gjithcka, sens I panjohur, cdo gje e panjohur.

Filloi vdekja.

Levizja me shpejtesi te madhe neper hapesire, dhe tere hapesira ishte aty qark. Ishte ajo kozmikja, dhe ajo tokesorja po aty.

Qenia ime ishte njekohesisht ne hapesiren pa ajer, dhe githashtu ndjente dhe molekulat e oksigjenit e karbonit qe qellonin elektronet e mia poshte atmosferes tokesore, ngaterruar me rete. Pa mundur te ngjiteshin me to, a ti shkepusnin.

Frynin valet e ngjyrave, spektrat e dritave, shume dritave, te papara, dhe stonimi I nje papagalli a pinguini ishte ne rezonance te larget me vibrimin valor te yjeve xhuxhe. Delfine, si delfine qe I kkkkkk iii kkkkki henes dhe nenes flisnin yjet e larget me rezatimin e tyre radioaktiv…

Qenia ime ishte, le te shprehem keshtu, kokakembakokas, neper kohe, duke luajtur me trekendeshat dhe konet, piramidat kohore, deri ne elementet me te imta te krijimeve e rilindjeveveeveveve te mia te herepashereshme.

Qeniaaaaaaa ime jepte formen e rreeeeethit, por rrethiiiii une s’kishte kufij. Mund ti kerkoje atij diametrin?

Ndersa perimetriiiiiiii im cuditerisht ishte e vetmja gje e qarte, ne formen e shprehjes, “ndrysho rregullat primareeeeee”

Pashe veten, dmth. Trupin tim te pakkkmeparshem, aty shtrire ne toke, ate grumbull molekulash, atomesh fantastikisht te padobishem e magjepses. Mund te beje cte doje me ate brume, po shkundje pak, por kurre meeeeeeee kthim prapa… perimetri I rrethit tim, rreth rrotullues me shpejtesi “?” te themi shuuuuuuuuuuume te madhe, vetem aiiiii kishte rendesi…

Keshtu qe e zhbirova mire cdo qelize e mora gjithcka kishte mbetur nga qenia ime aty, dhe e zhyta thelleeeeeeeeee ne ttttttttttttoke.

Qenia ime rreth – rrotullues - pa - kufij, luante me format gjeometrike te tokes se tokes.

Shpejtesia me coi serish te shihja planetet aty rrotull por gjithcka kishte marre nje kuptim tanime.

Nje kuptim kombinimi te qenies time me cdo gje.

Ndaloi qenia ime, dhe njekohesisht shpejtonte, aty, siper nje reje.

Ashtu ndaluar shpejt, ndjeva fillesen time te pafundme tej neper aeone te panjohur, dhe mbaresen time te pafillimte, neper aeone te paarritur.

Qenia ime, ndjeva me imtesisht, qe ishte nje pike rrethore, thjeshtesisht rrethore,

e projektuar ne nje AEON, dhe gjithashtu ne nje AEON tjeter, duke krijuar nje vije, vije te gjate qe futej e dilte, pjese ne gjithcka, ne formen e thene te rrethit rrotullues pa kufij.

Gjithesia ishte e imja, dhe koha ishte e imja. Nuk kisha filluar, e nuk do mbaroja asnjehere.

Gjithesiaaaaaaa ishte e iiiiiiiimja.

Sapo kuptimi erdhi pjese e qenies time, shpejtesia e une-pikerrethit-te-pafund u be e kontrollueshme, dhe ajo e pafundme ne pluse dhe minuse.

Keto qe ju duken lojra fjalesh jane e vetmja menyre humano tokesore per te shpjeguar ose transkriptuar gjithcka eshte, nuk eshte dhe do te jete aty ketu dhe askund dhe kudo.

Ndjeva nje horizont tokesor perendimi dielli kur po lindte ne krahun tjeter, dhe gjithcka ishte numerike.

Ndjeva kudo mbi toke, kudo ne gjithesine qe une zoteroja, nje imitim te githeckase, bashkimin mashkull – femer. Imitim kaq brutalisht holle ideal.

Ndjeva se qenia ime luante me diellin ne te njejten kohe dhe me nje femije ne njerin nga kohet e mia perqark.

Dhe nepermjet lojes time me diellin femija rritej, deri sa vdiq, dhe dielli digjej, derisa ushqehej serish me qenien e femijes qe u perplas me te nepermjet meje.

Atehere erdhi gjithcka per se dyti.

Qenia ime dykuptoi se qenia e femijes ishte qenia ime, dhe anasjelltas, dhe dielli ishte ne.

Shkrirja gjithesore nuk kishte kufij, dhe gjithcka ishte gjithcka.

Kudo, askund, takoheshin gjithmone ne peeeeeee rs eeeeeee r iiiiiii tj eeeeeeeeeee…..

Menjehere ne nje pike te kesaj shpejtesie te re times, neper hapesire, zhvarrosa aftesine e qenies per te perdorur . . dhe . . per te ndryshuar, pikturuar, rikrijuar gjithesine pasqyrore ne tere dimensionet paralele, te kithta te saj.

Nuk ka fjale, germa, simbole apo qofte dhe numra thellesisht shprehes, per te treguar ne menyre te kompresuar tokesore . . dhe . . te qenies, dhe aftesine per te nderhyre gjithesine.

Shpejtova pezull mbi nje mal te droguar, dhe me nje goditje prove te . ., e ndava me dysh, pastaj ne mililililililiarda molekuuuuuuula. Pastaj perdora . . per ta dyfishuar sasine, masen, energjine, duke krijuar mijra male te droguar,

(perdorni fantazine per te shpjeguar domethenien e droguar te malit, sepse eshte veshtire te gjesh fjale matematike per te treguar keto forma te qenies)

qe I treta ne planete te pasqyrimeve te kithta te gjithesise.

Sapo realizova kete, mora nje shkretetire, dhe e ndava dysh. E ndava reren ne tere kokrrizat e saj, qe i ktheva ne planete, me te cilet dica femije cuditerisht te ndodhur diku ne nje cep te nje universi, nisen te luanin shtepiash.

Detiiiiiiiiiiiii, duhet te fluturonte, dhe menjehere peshqit u perplasen ne toke, dhe I … le te themi I bera te mbinin neper pemeeeee,

dhe pemet u ngjiten lart per te ecur… mbi re, te zinin ujin pa kripe te detit, sepse detit I hoqa kripen pak me pare.

Krijova drere te rinj banues te henes nga nje teshtime e re e plakut prane vatres, e dridhja e mustaqeve te nje ketri me dha nje permbytje uji ne Pluton,

dhe Aferdita te binte nga rrethi I rrotullimit rreth diellit.

Mora fytyrat e mijra prinderve te mi, dhe I tatuova neper kurrize grash e burrash toke, dhe mora zemrat e mijra dashurive te mia e I shtriva nje nje djep, duke u dhene gji deri sa moren kembe te reja.

Per cdo veprim te qenies time, sado ne nivel quark, shpejtesia ime ndryshonte ne forme, hmm, buzeqeshjeje tokesore, dhe prodhoheshin e tkurreshin pasqyrimisht realitete te ndryshme, qe benin te mundur cdo veprim te qenies time.

Me . . krijova lufte te re qe perplasej ne cdo gje, dhe me sillte jehona te pasura.

Per pasoje erdhi trekuptimi I diametrit tim “ndrysho rregullat primare’

Trekuptimi erdhi ne qenien time duke me bere te fuqishem ne qenesi…

Jo vetem une isha gjithcka qe ishte gjithcka, e pafund dhe pa fillim, por mund te beja apo te me behej gjithcka, madje dhe kudo.

Ktheqa qenien nga vetja, e projektova veten ne vete, dhe ...

Kuptimi I ri shkonte deri ne qenie te pafund.

Une isha Zoti. Qe takohej me veteveten.

Deri ketu kishte kufij te rrethit te pafund ne forme drejteze neper aeone.

Tanime, do perdor kuptimin e trete per te ndryshuar vetveten.

Krijova pafundesisht derisa u riktheva ne qenien time qe na qenkesh zoti dhe gjithcka tjeter. Tani qe rregullat primare jane ketu, te qarta, gati, do hedh hapin tjeter, ndryshimin perseprapthi qe qenies.

Keto eksperienca me duhej ti lija ketu, ne kete ane te qenies, trashegimi, sepse me tej do shkoj I zhveshur nga cdo gje e djeshme, e sotme, e neserme. Nuk do te ka me qenie.

Ju, pyesni veten tani, si ka mundesi qe qenia ime e qene, ne nje hapesire, Univers krejt tjeter nga I juaji, mund te shkruaje eksperiencat e saj e ti beje te lexueshme nga ju?

Do ta kuptoni kete fenomen kur te kuptoni qe une e kam qenien e zgjatur kudo, deri dhe te ky njeri qe po rri e po shkruan ato qe I diktoj une ne mendje.

Ndaj, para se te bej veprimin e pakthyeshem, te kthej qenien time se prapthi.

Ta ..

le te themi ta rikrijoj, pikturoj dhe nje here me ngjyra te reja, vendosa ti komunikoj keto bagazhe dhe kujtime njerezise.

Se shpejti do rrrrrrrrr otukthehem.

Ne fillim do pastrohem ne menyre absolute, do I zhduk tere cka kam e jam, pastaj…

… Pastaj …

18 comments:

Rocky Girl said...

"Gjithcka filloi momentin kur vdiqa".

Atëherë fillon gjithçka!

"Don't try suicide
You're just gonna hate it
Don't try suicide
Nobody gives a damn"

sidomos mos provo të vdesësh nga uria :D :D

eni said...

mire thote Rocky.ngjo se ça te thote:)
man love the way you write..
love the freaky cells you've got in your brain.otherwise , how can one write so insanely cool?

mos vono shume per shkrimin tjeter ok?hajt turqeta

Rocky Girl said...

Ha ha ha Eno. Unë bëj shaka me LOERin
se e di që i pëlqejnë komentet karagjoze :D.
Por ke të drejtë ti, këta të DASHIT se ç'kanë ca fiksime me vdekje e me vrasje :D scary

Vemendje said...

I kudo ndodhur!
E ke marre kalan nga brenda. Kerkoj skut te mcifem, dhe s'ke lene ndo nje, me perjashtim te ndonji momenti kur une apo shkrimi jemi pertej kohes, ne ngjarje.

Pertej bukuris, do jete, aty je. Kushedi si i thone te bukures atje. Ti me siguri qe e di. Fjalen me vete e ke. Zere se ta kame thene une nje here.

m. said...

çfare kemi ne dashet rocky? :p

Hey Master, eshte nje nga krijimet e tua me te çmendura, zbavitese e medituese. Hop, merr fryme lexuesi, merr ajrin e tere jetes dhe fluturon, rrotusilletttttt e rrotukthehet me ate "gjene".
Ke pikturuar nje tablo post-mortem plot ngjyra e jete, nje paradiso mobil, ne shnderrim e mutacion, pa fillese e mbarese...

Ndrysho rregullat primare!!!

elda said...

te vdesesh nga uria,te vrasesh veten ne kete menyre??? edhe pastaj te perfundosh diku ne qiell mbi re???? hmmmmm, vertet keshtu ndodh? provoje nje here lokume, edhe ma thuaj, do ja rekomandoj edhe te tjereve, megjithate troc, sikur sma mbush mendjen.:)

elda said...

te vdesesh nga uria? edhe pastaj te shkosh diku ne qiell mbi re.... hmmmmm, provoje nje here,nqs ndodh vertet keshtu me thuaj, do ja rekomandoj dhe te tjereve:P, eh lokume eh

LOER KUME said...

rockyyyyyyyyyy, ku mi gjen gjithmone pergjigjet me QUEEN moj aman :P etmerrshme je :)
eno, komenti yt eshte karburant i paster per motoret e mi hi hunnn :)
vemendje, komenti yt eshte llahtari qe tejkalon cdo fluturim post mortem :)
mass? rregulla primare? ke ti>? :P:P
o eld, as qe kam nder mend ta provoj... e kam provuar ... :D
shaka ee? se s'kam vdekur donejhere deri em sot :D

Panorama de Fortim visto por Alida said...

Kam pare qe jetonin nje jete te vdekur

Kam pare te vdekur qe jetojne

Ajo qe shoh me shume jane ata qe pretendojne te jene te gjalle..

dhe ne fakt jane prane vdekjes jo rralle..

LOER KUME said...

ose kjo eshe e morrison, ose ti thua qe une jetoj afer vdekjes ose ... ca tjeter? :) alidea?

Panorama de Fortim visto por Alida said...

hahahha :) jo fare

thjesht ajo qe lexova me beri te shkruaj ato qe shkrova

Ti nuk me dukesh prane vdekjes , edhe pse mundet qe fizikisht te jemi pas saj , te gjith te kercenuar nga a momente te papritura .

Sa per morison , hmm po shtjelloj injorancen time por nuk eshte se e njoh vertet:)

Gjithe te bukurat ( te them te mirat me duket kopjim) loooooool

Majla said...

I'm sure anyone who read this, has felt as cosmic...as you when writin ...as you when made that being write... as me when I read this mortem view.
Just waitin for "kthimin e qenies tende se prapthi".Don't be in a rush, enjoy your state of divinity!

LOER KUME said...

thanks majla, i feel cosmicly lovely good if i make you feel cosmic :)

eni said...

Loer na morri malli..
raporto shpejt ke keshilli i lagjes;)

Afrodita said...

Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
{ +3550685677099 }

Anonymous said...

ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.

Anonymous said...

Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
Email (dawacuna314@gmail.com)
Whatsapp: +2349046229159

Anonymous said...

Emri im është Joana Berankis dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij në shpëtimin e marrëdhënies sime. I dashuri më la sepse isha i matur dhe e kam luftuar disa herë për shkak të pasigurisë, duke mos e parë kurrë pranë asnjë zonje tjetër. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159