FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Wednesday, June 11, 2008

Gjyqi I Hijeve

Isha rreth vitit te 6-te a te 7-te te jetes time prej femije te dlire ate nate. Dhe po beja gjumin e detyruar qe ne oren 9 nga prinderit e mi edukues, qe arriten vetem te me induktonin temosfjeturinkurreneorennente, semundje e keqe, qe me corodit tere sistemin oral, dmth te oreve ditore.
Nejse, keshtu, une gjashte vjecari, po flija gjume nje nate. Dhe ja, sapo me zuri ai dreq gjumi, kur me zene per leckash, nga ato tuta sportive, gjeja me e cmuar e femijerise time, tutat e mia ‘te jashtme’, qe I kishim vetem une dhe vellai im, e te me perplasin neper ca korridore te larta, te erreta, mbytur me tym sydjeges qe rridhte nga pishtaret e pergjakur mbi mure mbuluar nga rafte luftetare heroike vikinge mbushur me rregull gjerman plot me libra – dragoj, te lidhur mire e bukur me lekure te trashe, me shkronja te gdhendura nga bronxi prehistorik, e me floke te gjate qe vareshin prej lidhjeve te tyre, bere nga format e para te litareve prej lianesh.
Kudo heshtje mbytese… ajer I thate, asnje shenje gjeje te gjalle dhe une stonoja aty…
Korridore te shurdheta, mbushur me pluhur te gjalle, qe peshperiste me gjuhen e tij perrenj te aluminte historie te kohes, korridore me pllaka gjigande, prej guri te palatuar, ne te cilat shiheshin gjurme kembengulese zvarritjesh burrash, e gjurme solucionesh tinezare pastrimi grash.
Pasi me perplasen neper keto korridore, me bene te sorrollatem vetem, duke pare tere keto shkarje, kurioz ashtu si vetem nje femije I pashpirt mund te jete, derisa, duke lene gjurme te lehta e te vockla neper pluhur, pasi kisha grisur corapet ne nje cep guri, gjeta vendin qe po me priste. Ose, le te them vendin ku po me prisnin.
Nga nje hyrje e vogel, u hap nje salle e madhe, gelltitese, e zbehte, drita e pishtareve te pergjakur ne muret e saj ishte kilometra larg, dhe prespektiva arkitektonike e se ciles me bente te shihja fundin e saj si nje pike, e nga ajo pike, ulur ne frone prej guri vullkanik, me skeptra te zinj, rrethuar nga kater drita si prej dielli antik, qe hynin nga kater vrima te thella ne mure po prej raftesh, rrinin… hije!
Hije te medha, te larta, te holla, te erreta, hijerenda, pa tipare, transparence thithese, hijet… aty…

Me kurora ne kryet e tyre, ato folen duke me drejtuar skeptrat e tyre vrases;
Ti qenie e mjere, krimb njerezor, je I denuar, sepse je I infektuar… je I infektuar nga hijet… do te te djegin mijra zjarre qelizore, do vuash nga helmet e tua, si nje gjarper qe kafshon bishtin e tij, I denuar me kurremoskenaqje, lekura jote nuk do te te rrije mire, gjithmone se prapthi, dhe do lindesh mekatin ne cdo frymemarrje tenden.
Ti je I denuar perjete ne kete forme egzistence te vuash, dhe ke vetem nje rruge shpetimi, ashtu si murgu I mendimeve mekatare qe rrihet me veten, ti do shkruash!
Do shkruash tere hijet qe jetojne ne gjakun tend! Do I lindesh jashte, qe te lirohesh sadopak nga zjarret e mohimeve te tua!
Do shkruash per te pohuar mohimet, djajte brenda! Do shkruash e do ndihesh I cliruar!
Do marresh fryme mire deri ne ndeshjen e rradhes me gjakun tend te trashur nga hijet, e do fitosh perseri nese do shkruash! Nese nuk do shkruash, do perpelitesh si kelysh I ngordhur bushtre, derisa te pranosh te shkruash…
Hijet, ne, banuese te gjakut tend duhet te dalim jashte e te pushtojme driten! Shkruaj! Shkruaj.,.. shkruaj… shk…
Cfare zerash te tmerrshem me ngulen ne veshe! Edhe tani I degjoj, si dhjetra gozhde… Une femija, u mpiva nga tmerri degjoja pa kuptuar ndonje gje nga ato qe flisnin.
- Po une nuk dua te shkruaj… une nuk di akoma te shkruaj! Me jane grisur dhe corapet e gjumit… duhet ti thoni patjeter mamase time qe e keni ju fajin per corapet… qe me zvarrit..
- Nese nuk shkruan do te te merret fryma. Duhet te shkruash! Perndryshe do te te djegim nga brenda si mijra zjarre qelizore, me mohimet e tua demoniake!
Nuk ka zgjidhje per ty… te zgjodhem ty ne kete forme kozmike njerezore per te jetuar brenda teje e per te dale neper bote… ti duhet te shkruash te vertetat tona, e do jetosh I lumtur po na u binde. Nese jo, truri yt do perpelitet… si I semure psiqik! Ky eshte vullneti yne final madhor! Tani zhduku qe ketu! Shkruaj…
hija beri nje levizje te ngjashme si nje njeri kur cohet ne kembe, e perplasi skeptrin e saj te zi, dhe … une u gjenda serish ne krevatin tim mbuluar me djerse.
Kurre me nuk kam qene ne ate vend te mistershem qe tani me ngjall frike, e kurrkujt nuk I kam folur per te, qe te mos mendonin qe une s’jam ne rregull.
Te nesermen mbaj mend qe kam shkruar per here te pare nje histori me luane edhe pse s’dija vertet c’kuptim ishte, dhe aty kuptova per here te pare si mund te ndihesha une I lire; vetem pas shkrimit.
Sot e kesaj kohe, neteve te erreta, jam duke ndenjur per bukuri duke shijuar sekonden time kur … me ze nje ankth, nje angushti, nje shtrengim! Une mund te pertoj, jam ne qejfin tim ne fund te fundit, por, sa me shume e kundershtoj, aq me keq ndihem. Shkaterrohet gjithcka reale, dhe si sonambul cohem, e derrmohem duke shkruar cdo gje qe me rrjedh nga brendesia ime, si I dyzuar nga jeta ime e perditshme njerezore, e pastaj, I liruar e I rraskapitur, sikur te kisha shpetuar veten a boten nga fundi I sigurte, zhytem ne shtrat duke tallur veten per kete mallkim mizor qe me harxhon oret e jetes time prej mishi.

12 comments:

LOER KUME said...

e sheh c'reaksion i shpejte moj eno? :)
po rrija sot shtrire e po reflektoja, kisha shume ide per te shkruar dhe nuk po me shkruhej fare, dhe ne nje moment mendova qe te shkruarit ishte nje detyrim i mallkuar dhe pak a shume i lajthitur i imi. u hodha te PC per ta shkruar me tre fjali, por si fjalaman, u fjalosa me veten me shume se sa duhej, dhe ja! rezultati...

Vemendje said...

"...veten per kete mallkim mizor qe me harxhon oret e jetes time prej mishi"

Fjalen 'harxhon' mund ta shoh zevendesuar me fjalen 'perdor'

ps.
do ish me interes qe femija gjashte vjec qe ra ne gjum ate nat, tregohej nga viti i shtat i tij ne zgjim, qe mban peng vitet e ardhshem, edhe kete moment qe ti shkruan, ai zgjohet shtat vjecar.

akullnaja said...

aha, kështu qënkësh puna...
:)

eni said...

a mer Loer je njish je:)
mire qe e ke ndjesine e detyrimit se te ben te shkruash me shpesh:)
me pelqejne stilet e veçanta qe ke perdorur ne dy shkrimet e fundit.
edhe dimensionet jo shume te para qe fut ne shkrimet e tua!
keep on this way..cheers dude!

m. said...

Per kete e kisha fjalen:
"...ne te cilat shiheshin gjurme kembengulese zvarritjesh burrash, e gjurme solucionesh tinezare pastrimi grash."-ky pasazh vlen sa per mijera fjale. Me stratopelqen:)

Lexoj shkrime e tua gjithmone me zbavitje, e di si eshte, per mua jane si Kinder Surprize...nuk imagjinon se çfare permban brenda, dhe titujt jane nje preliminar i perkryer ku njeriu jargavitet e torturon lenden gri per çfare mund te gjesh brenda.

Ky shkrim eshte fillimi i Librit te Zi...ose fundi me mire.E kam te drejte?

Thank you for writing Master.

Rocky Girl said...

Ahhh LO! S'ka si gjyqi i hijeve, më i tmerrshmi i gjyqeve, pak a shumë si puna e bulkthfolësit të Pinokut.
Sps ai është në kokën tënde, nuk e përze dot, nuk e dëgjon nga larg e të duket si diçka e huaj, e dikujt tjetër, është e jotja dhe kësaj nuk i shpëton dot!

Majla said...

:) Rrofshin Hijet qe tkane bere Gjyq!:)

LOER KUME said...

thanks te tereve, ky shkrimi ishte si Intermexo ne punet e mia, por eshte kaq i vertete!
vemendje, une po e shoh twe shkruarit nga pikpamja e njeriut te denuar ndaj nuk mund te them perdor, por harxhon... ndersa ne planin e kohes, kjo situate hijesh nuk do kete ndryshim nese ndodh ne nje sec. apo ne nje jete, sepse koha nuk luan rol, ndaj nje vit gjyq do ishte si nje vit trajnim, dhe letersia nuk vjen nga trajnimi, keshtu e kam menduar une ndaj kam perdorur pikerisht ato terma.
anyway, shume vemendje ke ti vemendje :)
pse akull, nuk e dije akoma ti, pikerisht ti, si ishte puna? :P
ky eshte fillimi, libri i zi eshte nje kapitull moj marsiane e larte :)

., said...

Pershendetje!

Afrodita said...

Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
{ +3550685677099 }

Anonymous said...

ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.

Anonymous said...

Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
Email (dawacuna314@gmail.com)
Whatsapp: +2349046229159