FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
RE PUPLORE, eshte nje faqe e vjeter, qe sot ne fund te 2016 merr nje pamje aktive te re; punon per letersine time, per vendin tone. Re Puplore mbi te Drejten natyrore dhe te Verteten. Nje Re Puplore ne Shqiperi. // Time on Earth, time on earth, time on earth! I'm gonna walk onto that stage like it's my destiny Stand and tell the truth, make no apologies If tomorrow I should die, these are my memories I'm gonna take this simple life and make history (R.W.)

Thursday, November 20, 2008

Te Ndalohet Puthja!

Gjithçka erdhi me kamarierin. Me ardhjen e kamarierit për herë të tretë. Një kamarier nuk vjen kurrë për herë të tretë te një tryezë çifti. Ndërsa ai erdhi.
Deri në atë moment ishin mirë. Madje nxehtë.
Ishte takimi i parë dhe vrau shumë mendjen, derisa vendosi për atë lokal mistrec.
Midis skutave të ndryshme, njëri shumë banal, tjetri shumë i ftohte, tjetri i panjohur, tjetri mund të ishte dikush që njihte, vendosi pikërisht aty.
Një lokal i vockël i lezeçem, mu në mes të Tiranes. Casual, dhe shumë i fshehur, afër qëndrës, dhe intim. Në katin e tij te dytë, të veshur me dru.. Yesss!
Ajo e priste te pesëmbëdhjetë katëshi. Takim moskokçarës në dukje, edhe pse ajo e lyer kujdesshëm ëmbël, ai veshur kepucët e rasteve të veçanta.
Puthje në faqe, pak si shumë në faqe për herën e dytë që takoheshin në jetë, dhe herën e parë vetëm.
Nga i ftohti u ishin mpirë gishtat të dyve. Ai u kollit, ajo gjithashtu, e menjëhere u vendos për çaj.
- Unë dua dhe një konjak. Konjak dhe çaj. Faktikisht, po më pihet një kafe, por dhe caji po më pihet më shumë akoma. Çaji me konjak është shume i mire. Edhe pse fare pa lidhje në shije. Merre dhe ti.
- Jo jo, unë s’dua konjak! Aman, se jam e tmerruar nga pijet, u bënë tërë këto ditë të vitit të ri duke pirë, a thua se na ka detyruar njëri me zor, mbrëmë kemi qënë tapë fare dhe nuk më pihet më, unë zakonisht nuk pi perditë, pastaj, ç’them dhe unë, në Romë pimë, pimë aq shumë, po këtu jo, se, e ke parasysh, babi po të më shohë të dehur, por jo, në Romë është tjetër gjë, pimë gati çdo darkë, unë mbahem për të pirë, jam e tmerrshme, sfungjer më thërrasin, por jo, konjak nuk dua, vetëm një çaj.
Nje çaj të lutem, - I tha ajo kamarierit që po rrinte prej disa minutash në kembë duke pritur e rrotulluar kokën.
Ai ktheu kurrizin e zbriti shkallët pa folur fare. Ata të dy u panë në sy, e ia shkrepën të qeshurit.
- Ç’ke?
- Hiç! Ti ç’ke? Pse qesh me mua?
- Qesh se je kështu… - I preku majën e hundës.
- Si kështu? Si jam? … Ca ke te gusha? Ajo iu afrua.
- Ça është aty??
Mor… Mos kishte ndonjë shenjë në gushë dhe ajo dinake po afrohej ta shihte më mirë?
- Një push… push I bluzës. Hidhe fare ketë bluzën. Në moment vajza u step.
Si I thashe keshtu? Ç’dreq bluze! Jo jo, se mori për ters. Po qesh. Sa çilter që është! C’buze!…
- Është jelek. Mirë që më kujtove të heq xhupin se u hutova.
Asaj i janë skuqur faqet. Po më sheh në sy. Mos po më pret mua? Të afrohem? Tani? Mos!… Erdhi çaji. Mos! Dreq! Po tani? Ky kamarier vjen gjithmonë atëherë kur s’duhet!
- Më fal pak, - tha ajo, e u çua.
Ai e ndoqi nga pas me sy, hapat e veckël, prapanicën e mbledhur që tundej duke iu drejtuar tualetit të femrave. Pa këmbët e lakuara pakëz, gati gati të shtrembëra, dhe iu ndez deri në fiksim, dëshira të shtërngohej prej atyre këmbëve. Duhej të ndiheshe mirë, rehat, midis këmbëve të shtrembëra!
Hodhi sytë nëpër lokal. Asnjë njëri nuk njihte. Aty poshtë, një tavolinë me burra, në një tjetër nja tre gra, që duhet të kishin zyrat e punës aty rrotull. Po ata burrat ç’dreq duan këtu? Ky është lokal intim o vëlla! Ç’dreq doni këtu? Ato gratë shtyhen disi, japin klimë feminile, thathesheme, të teshtira lehtshëm, po ju derra ç’dreq doni këtu? Dhe shih ca kombinimi, dy Janë veshur si zotërinj, me kostume, e tre janë si halabakë. Ec e merre vesh!
Lart, para dhe pas tavolinës së tyre ishin dhe dy çifte të tjera. Sa siklet ishte të puthte për herë të parë në një vend me njerëz!
Një aromë parfumi e njohur e mbështolli nga pas, ktheu kokën të shihte. Ajo më një levizje të shpejtë rrotulluese, u ul. Pse u ul shpejt? Për shaka? Për të mos më lejuar ti shihja siluetat e gjoksit të vockël që dukej më I vogël kur ishte në këmbë? Për të fshehur këmbët e shtrembëra?
Po e shihte me sytë e saj djallezore të bukur, me një buzëqeshje shpotitëse mbi buzë. Sikur po luante. Ç’i pjell mendja? Ç’truke të fshehta femërore sajon? Ahh… ja pse një orë në tualet. Qënka parfumosur mirë…
- Erdha!
- Shpejt moj se tu ftoh çaji!
Ajo mbërtheu me duart e vockla gotën e çajit, duke i ngrohur.
- Brrr! Nuk kishte ujë të ngrohtë në banjë.
- Ç’ne? Ky me demek është lokal i mirë. Përveç atyre bubuzhelëve të ulur aty poshtë, që nuk kanë kuptim aty, mua po më pëlqeka. Çdo gjë në vendin e vet. Vetëm që, jemi ulur këtu, mu në buzë të ballkonit… si ballkon qënka ky kati i dytë. Po të shkundësh cigaren, i bie tjetrit në filxhanin e kafesë poshtë.
- Uh, thuaj ç’më mungonte! një cigare! - tha ajo. Nisi te frynte tymin, në një qetesi të dukshme, duke tentuar të bënte rrathë.
More ti Fati, Fati i mirë, e njihke mirë këtë lokal ë? Hmm! Buzëqeshi dhelpërisht, - këtu i sjell vajzat ti per kafe? Sa vajza ke sjellë ketu deri tani? ke pasur fat ti Fati këtu?
- Hahah! Epo, të vërtetën?
- Po të vërtetën more. Pse duhet të më gënjesh?
- Që të dukem çun i mirë e i urtë nuk thua? Epo, e vërteta është që kam sjellë… ok, ti je e treta. Me të parën më eci, me të dytën jo…
- Po pse more nuk të eci me të dytën?
- Epo, s’më eci me te dytën se ndryshe, nuk do kisha pasur mundësinë me qënë ketu, tani, me ty, fiks pas një jave.
- Hahha! i poshtër, ç’po thua? Dmth, e dyta ishte më e mirë se unë?
Joo! Thjesht, ‘F A T’ mirësisht, Fatit, me të dytën si eci! Hahah! E ke parasysh? Mosecja me atë, dhe takimi ynë sot, koincidencë rastësore, misterioze, punë energjish, punë lojrash të atij kalamanit me hark në dorë që qëllon andej këtej me shigjeta me majë zemre, dëshirat e fshehta të nënës Natyrë etj, etj…
- Ëëe! Po po, ëhë! … hë ti hë! Qeshi ajo.
…Ajo është harruar fare, është lëshuar, është gati… kur duhet ta puth? Sa bezdi e kam të më shohin këta mut njerëzish… jemi dhe këtu, mu në cep të katit të dytë, kot nuk u ula te ai kolltuku aty, afër nargjilesë, kënd I kuq ai, kënd erotik, ai po, qenka cep shumë intim, por… Bah! Ca buzësh… si kumbulla të vockla te kuqe, shkelqyese, te mira, tere leng, hmm! I lepiu, I njomi! shiih! o zot! Buzë të lagura… i janë fryrë, ç’… si i lëvizin flegrat …
- Fssffss… kam ftot nga duart…
Ç’mos kesh ftohtë nga duart, të ka shkuar gjaku në gushë, buzë, gjoks… sa mendoj dhe unë, jam…
U afrua duke u dridhur me padurim, dukshëm, dhe i zuri duart.
Shumë të ftohta I ke… u afrua më shumë duke i ndjerë frymën… aroma e buzëve të lagura, përzier me aromën e parfumit, e shtynte të bëhej gjarpër që i rrëshqiste nën rroba asaj…tani…
Ndjeu buzët tërë tul të ëmbël, rrëshqitje, ohh, u hhhapën … lagështira e gjuhës së saj.., vibronte.., gjuha… spërdridhej bëshëm, vrullshem, epshëm, kërkuese nëpër gojën e tij.., I thithi buzët, u shkëputën

- Kjo ishtehh… - belbëzoi ajo e para.
Ishin skuqur, të dy, të paktën ajo po, por ai e ndjente që ishte skuqur e po avullonte…
Erdhën në vete, po mbanin akoma duart të njëri tjetrit pa lëvizur, sikur të ishin duar xhami. Ajo u përmend; - ti sikur do më ngrohje more mistrec! Përfitove nga një vajzë e pambrojtur…- pëshpëriti, duke luajtur me hundë me të.
- E pambjojtur posi… prit, - u afrua ai me një gjest duke fshirë cepin e buzës së saj,- të ka mbetur një cikë buzë imja aty…
- Maskara…
ai e ndjeu, ajo po e thithte me sy…
U afruan përsëri… ia mori kokën në duar, atë kokë të vockël me flokët aq të lemuar, qe I rane mbi fytyre, buzet e saj u happen serish, tani mbetej vetem, të shijonte… me gjuhë, buzët e saj, ti mbante buzën e poshtme midis dhëmbëve lehtë, e të ndjente rrahjet e forta të zemrës së saj duke i prekur brinjët… c’lëkurë.. ndjeu shtrëngimin e pantallonave, dhe muskujt që kontraktoheshin e dridheshin … i vinte ta zinte për beli, e ta hidhte në divanin e kuq aty tej, ajo i zuri kokën i shtrëngoi flokët, duke i kafshuar gjuhën fort, duke i thithur buzët, e ai luante me lakueshmërinë e belit të saj…
- Khhmmm! Më falni!
Kamarieri, sërish. Hera e tretë e mallkuar! Fare i qetë, e shpërfilles mbi kokën e tyre. Pa u ndier. Se kishin vënë re fare.
S’lëshon hije ky? Ah, po, jemi brënda… sa i qetë që është njëherë, shpërfillës fare… është mësuar këtu ky!
- Po? Ça kishe? Foli.
- Me falni… u kontraktua në sekondë kamarieri duke hedhur sytë poshtë, në kat të parë. Por..
- Fol pra…
- Më falni po ata zotërinjtë…
- Ça thua? Ai pa poshtë, e ndeshi vështrimet e tyre që ulën kokat menjëherë.
- Ça problemi ka? Foli ajo.
- Po jo, ata burrat, - foli tërë siklet kamarieri, - kanë bezdi që të ..
- Të ???
- Po ja, që ju afroheni aq shumë…
- Ca thua mor burre, spo marrim vesh gjë…
- Po, ja, kanë bezdi që ju putheni!
- Ç’ ç’ ca?
- Si more?
- Kanë bezdi që ju putheni në sy të tyre, në sy të gjithë lokalit. Kamarieri më në fund u çlirua.
- Ça thanë ata? Thanë gjë? Folën ata? Me ne e kishin ata? Pse puthemi ne? si? Pse puthemi?
- Jo pse putheni, por nuk duhet të putheni sy tyre…
- Kuush?… ne? në kte lokal? Po ky është lokal çiftesh… këtu… ne? ca thua?
(Ju q… robt, motrat, gratë, kalamajtë, surretërit ,shtëpiat, pragun, të vdekurit, kafshë, b..q..ra, legena, plehra, mutër, qenër, pleq të rrjedhur, pisa, rrjepacukë, shkerdhata… ju vras me bukë në gojë)
…Ata aty? Ulëriti Fati i skuqur kokë e këmbë. Kamarieri u terhoq pas.
Të vijë njëri këtu,e të më thotë mua të mos puthem? - Vazhdoi ai të bërtiste. Ktheu kokën nga poshtë. Ata me kostum vazhdonin bisedën, sikur se kishin mendjen, tre të tjerët shihnin lart me vështrime nervoze.
Ata të më thonë mua të mos puthem? Ata? Si guxojnë?
- Si su vjen zor? Ne na shohin ata? Tha ajo.
- Hë moj Ana, ça tu thuash këtyre?
- Ky është lokal çiftesh pastaj, ç’duan ata këtu? Foli Ana. - Rinë e hapin sytë si ata përgjuesit nga liqeni? Si su vjen zor njëherë? Këtu ka vetem çifte!
- Ikk! Ik djali, ik! Foli nëpër dhëmbë ai.
Kamarieri zbriti shkallët e drurit si mace. Ata u panë në sy. U krijua një klimë e shpifur. Ai pa sërish poshtë.
- Ca gomarësh!
- Ata janë kurva të ndyra! Plehra! Qena! Atyre su ngrihet më. Nuk shkojnë më me grate! U vjen të hanë veten me dhëmbë si qenër që neve jemi të rinj, e jemi në qejf të puthemi e të bëjme ç’të duam! Ata janë bythëqira! Bëjne si burra me namuz! Ku kanë pikë burrërie ata? Fyen burri burrin kur tjetri është me femër i shoqëruar? Si guxuan njëherë? S’kanë faj! Nuk kanë faj fare! Janë në kryeqytet këta! Janë kurva kryeqyteti! Të ishin në anët e mia! Do u dridheshin këmbët të më shihnin në sy! Neve gjak bajraktarësh, ata gjak kurvash! Vijnë e më flasin kur unë po puth një femër! Si su vjen vështirë nga vetja? Ti vdes fare…
Ajo pa përreth, dy tavolinat e tjera që shihnin me cep të syrit.
S’ndihen ata se si sheh njeri. Ne jemi ne ballkon.
Pa Fatin, e fiksoi e habitur masseterin, si i lëvizte nga shtrëngimi i nofullave.
- pa më shih pak? Më shih në sy? Harroje atë muhabet të lutem? Lëri ata. Janë injorantë. Pse më injorantët do merremi ne? Ata janë si bulldogër aty , të rinë, të plasin. Ja hajde këtu…
Ajo afroi buzët te ai. Ai e puthi, duke lepirë buzët e saj, duke kafshuar fort derisa ajo këlthiti. - Kafshë, më hëngre ! - qeshi.
Panë prapë poshtë. Njëri nga ata si halabakë porositi një xhiro tjetër. Uiski. Ti pështynte nga lart? Do bëhej skandal në lokal! Mos kishin gjë me vete ata pastaj! Po Anën ku dreq ta conte?
- Dëgjo, ikim nga këtu? Dalim? S’po duroj më se më vjen tu pështyj. Ikim? Dalim.
O çun! Hajde lartt!
Pagoi, zbritën, hapi derën, ajo doli, ishte me kurriz, ai ktheu kokën dhe një herë nga tavolina me pesë burrat. Dy nga lloji halabak e panë dhe ata.
Të të përcjell deri te shpia.
Jo jo, se janë roje gratë e pallatit. Fillojnë flasin dhe… kot… lëre se këtu kthehem vetë!
Eh! Unë që kisha shpresë të ngjitesha sipër… e pa ai me cep të syrit, me djallëzi.
Hahah! More! As që bëhet llaf!
Ok ok, zemër, pafshim se flasim pastaj. Paçim!
U puthën sërish shkarazi.
- Këtu në rugë po, këtu me gjif men’ s’duhet të puthemi, jo atje.. - tha ajo duke qeshur.
Ai u nxi prapë.
- Lëre mos ma kujto!
- Paçim. Paçim. Puç!
Ajo eci me nxitim, kaloi rrugën e hyri në hyrje.
Vrap! Duhej të nxitonte!
Pas afër dhjetë minutash, me katër të tjerë, ndaluan e parkuan makinën, ndezur, me bagazhin drejtuar nga dera e klubit.
Hynë brënda. Burrat namuzqarë kishin ikur.
Sipas kamarierit, pasi ai kishte dalë nga lokali, ata ndenjën dhe pak, paguan shumë lekë, lanë bakshish shumë, e ikën me një touareg të zi, e një benz të fundit. Ai nuk i njihte.
- Çuni i turnit tjetër m ka thon iher që njoni nga ata, jo ata me kostum, ata t tjerët, njoni ka qen n burg për vrasje.
- Po të ishim në anët e mia, grua do ishte bërë ai në burg.
Do behej grua, nuk do përgjonte njerëzit si puthen lokaleve. Bythëqiri! Po.
Të pesë djemtë dolën me supet lëshuar. Shoferi hipi në timon e rregulloi me kujdes dicka në kruskot.
- Hec pra! Na thinje!
- Prit pra të rregulloj këto se s’po rrija dot ul tamam n sedilie. Ec, se do I shofim diku po hë. Ti mos u mërzit, - e gjuajti në krah Fatin ai. - Tirana e vogël është…

6 comments:

massia said...

:ppp sa halle ka rinia ne ate vend aman. po m'vjen keq per fatin qe nuk i eci puna me tej. ka ca njerez kshu qe arrijne gjithmone ne momentin e gabuar:)

ANAnymous said...

ahh ME GUSTA ky lokali edhe pse nuk ka uje te ngrohte ne tualet :P

eni said...

nice Loero.
pershkrimet i ke shume te mira.

seaside rendezvous said...

17 vjetori i vdekjes se mjeshtrit ia vlen te perkujtohet me caj dhe konjak ;)

LOER KUME said...

gott ya! :D
gabim taktik, sepse mjeshtri nuk ka vdekur. ai le takime ne breg te detit. gjithmone, sepse ai eshte nje killer queen, dhe sepse ai eshte nje champion, gjithmone show i tij do go on! :)

floresita said...

me pelqeka kjo goca.. qeka burrneshe...