FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Wednesday, February 11, 2009

DHE MJEGULLA RA . . .

Dhe mjegulla ra mbi qytet, duke mbuluar dritat e shumta te njerezve.

Pothuajse mesnate. Ajo vello e bute nate po mbeshtillte ne krahet e saj cdo egzistence.

Ky ishte nje mision I vertete. Nje histori jete! Nje qellim! Por, ce do! Ishte idiot si I tille!

Ai vakuum I ngrate qe njerezit e quanin shpirt, donte tjeter tyl qe te mbulohej! Donte jorganin e tij te perhershem, thurur me avuj enderrash, e tym duhani.

Gjithashtu, edhe shpirtrat e erret te nates, ndonje kalimtar I vonuar ndoshta dhe pluhuri I kraheve te lakuriqve te nates, ngjallte ne atmosfere ide te dyshimta. Perballe, silueta e erret e e portit qe sulmonte (hante) detin, dhe angullima rreqethese e atyre perbindeshave te hekurt me force marramendese (vincave) te vinte prape ne dyshime.

A jam une … ? Jo . kurre. Po a do te…? Ndoshta. Rendesi ka prova. Po besove, - me thane, - do te ecesh mbi uje. Por, jo. Eshte e kote. Uji nuk me mban dot, me gjithe peshen tende mbi telat e mia ku ti, ben ekuilibristen. Ah, sikur te rrezoheshe njehere!

Mbase ashtu do te …

Me ndihmoi mjegulla e thjeshte. Me ndihmoi te gatitja nje dhimbje te bukur, speciale, madheshtore, te frikshme!

E ndertova kete arme me mund te madh, ose te tregohem I sinqerte, as qe u mundova fare, sepse ma bene dhurate. Dhurate e karmes per prape’tributin qe I dhashe jetes me lindjen time.

Dhe ylli im I vjeter, ai yll i sterlarget, qe vetem une e shihja, dhe qe greket e orientalet e lashte e quanin ylli I vdekjes, me pulsonte here pas here sinjale malli. Por duhet te prese. Te prese pa xhelozi. Nje yll tjeter me ka bere per vete. Ne mendjen time, ku, kete nate rrahin me mijra kamzhike te rremujshem, me nje viziopati te cuditshme, vetem nje dritare shoh te hapur. Dritaren e dhomes tende, ku drita (e nates) ishte e ndezur!

Dhe mjegulla vazhdonte legjenden e saj…

7 comments:

eni said...

like the unbearable lightness of optimism here dude.

eni said...

hehe komenti qe te lashe me frymezoi per nje komentim te fotos time:) flm

http://albtranslator.blogspot.com/2009/02/unbearable-lightness-of-optimism.html

m. said...

duket diçka shume intime. duket dhe e lire...per te provuar ndjesi e imagjinuar fragmente. sa bukur qenka nje rizbulim i yti. per me teper i kendshem. me pelqen shume ky shkrim, per vete faktin se nuk ka nje fillim e nje fund, nuk ka as nje fije lidhese. me kujton vehten:)
pjesa e yllit eshte prekese...
mire se u riktheve.

Anonymous said...

injorimi që zotëria juaj i ka bërë një farë mesazhi elektronik, paskësh pasur qenë i justifikueshëm :)

p.s. bottomline, u owe me nothing in return....

edrus said...

"duke mbuluar dritat e shumta te njerezve."???!!!
Mirë që mund të të kuptoj që "ajo" pas të cilës je "përhumbur" mund të "lëshojë dritë" :P, por që të bëjnë dritë të gjithë njerëzit andej nga ju nuk e besoja ;)

P.s: Mund të thoje që ndoshta ju shkëlqejnë dhëmbët (ngaqë kanë dentista të mirë) ;)

tiranacalling said...

Tamam Anonimys...mire e the,

Miss xhei, oj ky, do dhe emer! said...
This comment has been removed by a blog administrator.