FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Wednesday, November 14, 2007

Histori Nentori Me Cibuke Dhe Letra

E kapa nje me ne fund. Bah, qull ne djerse cdo dreke, (ne dreke eshte koha kur ndodhin) dhe nuk marr vesh gje fare se c’po me ndodh.
E pashe shume mire skenen. Nje xhaxha po ecte ne vijat e bardha, veshur me xhupin e tij te lekurte, ashtu I kerrusur, I dobet, I lodhur, sikur rrinte tere kohes duke teshtire dhe terhequr hundet. Terhiqte nje biciklete me parafango shkelqyese teneqeje ngarkuar me disa qese. Arriti mu ne buze te trotuarit, dhe aty ndaloi, (nuk hipte dot ne trotuar perpara se te merrej me ate pune, jo, per qamet!)
Ndaloi dhe nxorri nje llulle nga xhepi. E mbushi mire e mire duke u cakerrmisur me ca gjera te cuditshme aty nen xhup, me ca si qese neper duar, dhe e ndezi. Filloi ta tymoste. (tani qe po e kujtoj, mos ishte bar ajo qe po pinte xhaxhai? Ca nuk ndodh…)
Dy cuna, ne filim ishin si te vegjel, pastaj u shfaqen ne moshe rreth 25’ave, e zune per krahesh dhe e ngjiten ne trotuar. Ata ulerinin me sa kishin ne koke. Bicikleta ra ne toke, e njeri nga ata, duke terhequr zvarre xhaxhain, e shkeli, u pengua e ra. U cua duke u fshire, po syte i kishte nga xhaxhai, ca sy tere inat, deri ne dhune, ashtu si dhe tjetri.
Plaku I kishte shqyer syte e veta per qejf ,duke qene se nuk po kuptonte c’po ndodhte.
Pse more plak, more pis plak.. pse pi letra?
Pse tymos letra te thashe! I bertiste tjetri. Ti a e di qe letrat nuk pihen?
Po pse more qen pse…. Po ca je ti more… po ku ka njeri te beje keshtu si ty more…
Nderkohe vijne dhe ca burra. Ata hyjne ti ndajne ne fillim. Ca nga cunat ,sepse ishin bere shume ata cunat, u uleriten atyre burrave qe ose ti ndihmonin, ose ti linin rehat. Sepse xhaja po pinte letra ne llullen e tij. Ata burrat e zune xhajen per krahesh dhe ata. Madje filluan duke u zene me djemte per tu zene vendin ne krahet e xhajes.
Ca gra aty verdalle, me qese pazari e dore rrinin e ja benin “pupupupu”
Kaloi dhe njera, mu ne mes te cunave, me jeanset e ngjitura ne bythkat e saj, me epute te kuqe dhe xhuboks I cuditshem zhapone.
Pervec nje burri, asnje tjeter nuk ia hodhi syte. Nuk mund ta linin xhaxhon.
Nderkohe vjen polici. Pastaj dhe polici trafikut.
Ca ka ketu? Mos bertisni qena… kush? Letra? Bixhozi?
Jo… letra thjesht..
P po,letra, plaku keq…
Po c’ne… mbase duhet ta cojme ne hetuesi. Madje, jo mbase. Ta marrim njehere ne hetuesi.
Jo, ketij I duhet vene gjobe. Ca beri qepare ne vijat e bardha ky?
Njerezit aty verdalle ishin bere shume. Rruga ishte bllokuar, makinat u binin borive ngjeshur ne trafik. Rremuje e madhe. Policia levizte nga te kater anet me makina rreth e rrotull sheshit para bashkise se Durresit. Ne qender nuk futeshin dot. Degjoheshin dhe sirena zjarrfiksesh… thane qe pane dhe njerez me hunj ne dore…
Pasi ke pare nje skene te tille, ulur ne bythe, mbuluar ne djerse, me frymemarrje te renduar, te lindin qindra pyetje ne koke, dhe nga skena, nga pyetjet, nga ankthi, behesh akoma dhe me shume lemsh.
Pse xhaja tymoste letra? Nese jo, pse ata cunat I thonin qe ai po pinte letra?
Po edhe sikur t epinte letra, apo dhe marijuane, cju duhej atyre ca bente xhaja?
Pse duhet te mos dale, njeriu, qofte dhe xhaje nga turma?
Pse njeriu, qofte dhe I cmendur, nuk u dashka lene te pije letra?
Pse njerezit jane te tere ne nje mendje? Pse shteti nuk I jep lirine njeriut te beje cte doje?
Pse une kam rreth nje muaj qe shoh keshtu enderrash?
Mos jam cmendur gje?
Mos eshte faze fillestare cmendurie?
Mos duhet te vizitohem?
Kush di te me ktheje pergjigje?
Kam kaq kohe qe shoh enderra te cuditshme, qe kur zgjohem, nga nje gjume si kllapi, nuk I mbaj mend. Por, me ne fund kete enderr e kapa. E kapa, e lidha me germa dhe ja ku jam tani.
Mos eshte ngjites surrealizmi?
Po pse njeriu duhet te beje kaq shume pyetje?



14.11.2007
Marre nga nje enderr e vertete,
Homazh I pandergjegjshem per Danil I. Harms

24 comments:

m. said...

Hahahhaah, e kam lexuar me nje fryme!!! Nuk ke merite per historine se fundja enderr eshte, por O njeri sa bukur e ke shkruar!!!
Ne pritje te tjetres tani,nderkohe...Rrofte Xhaja!

Minerva said...

Loeri,
sa desh u mbusha me komplimente per ty ndersa po lexoja. Kur pashe ne fund nga vinte... Hahahaha!M'u rikujtua! Ah, sweet november.

Minerva said...

P.s. Si po te ecen puna e edukatores? Hahahaha! Kujdes mos te zhvishen teper kalamajte Hahaha! Nje gje eshte e sigurte kur ke te besh me kalamaj: kane admirim, admirim per te cilin ti ke goxha nevoje. Sidomos koheve te fundit!

Isabela said...

Sa e lezeshtme kjo :) Ja, kesaj i thone te vrasesh dy zogj me nje gur d.m.th. edhe shef enderra (zere se po shikon nje film ne gjume :P), edhe frymezohesh.
Je i mirepritur per ate punen e vizites :P...hmmmm....duhet te merremi pak me hipokondrine tende :DDD
PS:mos ua ver veshin gojeve te liga, qente lehin, karvani shkon perpara.

Minerva said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Rocky Girl said...

Looking back at sunsets on the Eastside
We lost track of the time
Dreams aren't what they used to be
Some things sat by so carelessly


dream like you mean it :P

LOER KUME said...

e cuditshme se si rrine njerezit te merren me pucrra qe jeten maksimale e kane pasur 2 dite, nje ne 3 muaj. sepse, per me teper njerezit qe me njohin, e dine qe kam kaluar nje adoleshence pa pucrra.
e cuditshme se si ne nje blog artistik, kryesisht letrar, diskutohen probleme te shpifura pucrrash inegzistente...
miqesi vellazerore? me femra? nje mashkull? loeri? e pamundur... nuk me njeh ndoshta...
stop debatit jo artistik!!!

LOER KUME said...

se harrova, po mire moj massia, po dhe enderren, qe eshte thelbi i historise, truri im e ka pjelle jo?:P:P
pastaj, enderra ishte vetem nej thelb... ka ide aty brenda, ide revolucionare.. :)

Minerva said...
This comment has been removed by a blog administrator.
isabela said...

O Mine, c`ke qe behesh me nerva? Pse te djeg ty xhan? A e ke idene se me ke po flet dhe per cfare po flet?
``Here tjeter mos i jep vetes leje te hysh mes bisedash njerezish qe ti s'njeh!``-pergjigjen ta kam dhene njehere. Dhe sa per kujtese, jam une ajo qe kam korrigjuar (me r te forte) gabimet e tua ne shqip.
Kujdes me shprehjet qe perdor, dukesh femer ordinere. S`ma merr mendja, Loeri te kete miqesi me palo femra...!!!
S`po vazhdoj me tej, e di vete ti, nuk dua te me ngelesh peng.
PS: i kerkoj edhe njehere te falur Loerit per komentin.

Minerva said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Isabela said...

hahahahaaaaaa o Mineee [(me nerva), sps nuk mund te te them dot Minerva,mgjth ti vazhdo beja qejfin vetes me ate nick] une e di qe ti spara mbush mire, por se mendoja qe gjendja jote te kishe arritur deri ketu!!! Duhet ta kishe kuptuar se kush jam nga iniciali i emrit tim I. po hajt me...c`mund te presesh nga dikush qe nuk di mire as gjuhen e vet ametare dhe gjen nje mori justifikimesh per tu shfajesuar?! TE TE VIJE TURP NGA VETJA, ke edhe goje te thuash se zoteron 4-5 gjuhe te huaja apo te korrigjosh ate tjetren; po ik o goce meso shqip njehere. S`do beje keq ti te zgjeroje pak ate fjalorin tend (para se t`ia keshillosh dikujt tjetri), duket se perdor vetem ca klishe te rendomta! Supozimet e tua rreth shqiptarve, s`jane gje tjeter vecse tregues i nivelit te rrethit tend familjar dhe shoqeror (per te cilen me vjen shume keq), te supresuara ne subkoshiencen tende, por qe here pas here ngrejne koke dhe ti perpiqesh ti balancosh ne menyre patetike me nje fodullizem te tejskajshem.
Te keshilloj nje gjysem kokrre Xanax pasi te lexosh komentin, ose ne rastin tend edhe 1 kokerr, dhe per ta mbyllur, mos harro cajin me kamomil.

Minerva said...
This comment has been removed by a blog administrator.
m. said...

Uaaaaaaaa, sigurisht Loer, ti je pjellor si zgjuar po ashtu dhe ne gjume:)
Viva la revolucion!!!

Zonjeza....TURP!!!

Minerva said...
This comment has been removed by a blog administrator.
m. said...

Minerva, qetesohu te lutem...Me sa di une, ti dhe une nuk kemi pasur fjale ndonjehere! Nuk ka nevoje per tone te tilla.
Ti qellon fort, dhe sinqerisht nuk ia kam idene per se behet fjale.
Nuk me duket e drejte te behet arene mundjesh ketu, per ate u shpreha ashtu me pare.
Kjo eshte replika ime e fundit...shpresoj u kuptuam!

Shendet

Minerva said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Isabela said...

Sigurisht qe nuk njihemi personalisht, por komentet e tua jane teper domethenese...jane deshmi e karakterit dhe e nivelit tend (pa pasur nevoje qe une te shpif, s`e kam ne gjak), ndaj reflekto mbi kete me pare se te gjykosh nivelin e te tjereve.
E di qe te dhembin shume ato komentet nonsense ca kohe para, leshuar nga dora jote (qe ishin per te ardhur keq), por qe per fatin tend te mire u shuan.
Gjithsesi s`po te ngacmoj me se shof qe te paskam gjetur thembren e Akilit, apo ndoqe keshillen time per Xanax? hahahahahahahaaaaa
PS: kerkoj serisht ndjese, ky ishte vertete komenti i fundit fare me Minen (me nerva).

edrus said...

LoKume ;), edhe këtë rradhë do të rrëmbeja ushtën dhe do ti hipja Ronzinantit , por po ta them që në fillim, është betejë më e humbur se të gjitha të tjerat të marra së bashku.
"Revolucionin e bëjnë masat... partia i bën ato të ndërgjegjëshme" :P, dhe këtë s'ta thshë që të krijoje ndonjë parti të re (gjithmonënëse të ka ngelur ndonjë antar paparti në Shqipëri ;)), por, për të thënë që ato "masat" e edukuara që të bëjnë gjithçka "grusht çeliku" rreth moralit që i shtyn të veprojnë në atë mënyrë, janë tmerrësisht të ideollogjizuara...
... të paktën të kishte një sens (për absurditet, edhe në botën onirike gjithçka ka/duhet të ketë një sens), dhe sensin nuk e them për ideollogjinë, se edhe ajo është e interpretueshme sipas këndvështrimit, por me metodën e zbatimit... s'e di pse më erdhi ndërmënd ajo shprehja:" Si këmbët e dhisë" ;)

P.s:Nga një si ti presim që të shkruash me 'ë' dhe me 'ç'... si dhe pa gabime shtypi ;)

LOER KUME said...

wow! edrusi eshte i pari qe kapi sensin social - politik te krijimit tim "nga enderr erdha - ne enderr shkova"
epo, per hair, edrus, dmth, jo per "hair" anglisht :P , por per hajer.
fuck masat e bashke me to dhe partite...
edrus... e di qe bie shi keto kohe, po ndalo ndonjehere rruges, ngre koken, dhe shih rene puplore :)

edrus said...

E ngrita kokën dhe ç'të shikoja??
Jo një e dy, por mijëra re pulpore të ngjyrosura :P
http://www.flickr.com/photos/53468055@N00/366143505/

LOER KUME said...

hahah, edrus, njerez kishte verdalle ate moment? thua t'ja kemi hedhur tokes? evolucionit? thua kaq shpejt, nga nje tregim te jene shnderruar tere njerezit ne re puplore?
heh, kucedrus, pirati grabites i perendimeve te vuajtura, shpresoj te mos kesh qene vetem duke sijuar pamjen :))

Anonymous said...

Pershkrim i arritur i disa problemeve qe na rrethojne cdo dite,mbase eshte me mire te ndergjegjesohemi te gjithe per cka po ndodh.Pasi e lexon ngel me nje shije te hidhur.......(sepse ky eshte realiteti ne fund te fundit)per te ardhur keq vertet.Urime Lo!

Linda said...

Sot është dita më e lumtur e jetës sime, unë kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi në (BARDH MAGIC), i shkrova në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ai më dha botën e tij dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo më solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë (MAGJISË E BARDHË), kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
* Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
* Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
* Nëse doni të ktheheni me të dashurin tuaj.
* Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
* Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
* Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
ai do t'ju ndihmojë menjëherë.
Email: findritualforlife@gmail.com
+3550685677099
+2349046229159