FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Saturday, February 16, 2008

AVE O Shpirt Njeriu!

Dolem nga taverna e rradhes e po ecnim si te hallakatur, duke u tundur.
Vellai me djalin e halles, pak hapa para nesh duke ngacmuar dy turiste “angleze” meqe cdo gje bjonde supozohej angleze.
Kapur krahu me vajzen e halles, ne, dy pjeset e fundit te babelit te atij momenti, dy te medhenjte, sapo mbaruam te qeshurat e fundit me Enean dhe Helion qe anglezeve u pane vetem fundet e shkurtra kur ato nxituan tu shpetonin fjaleve greqishtoshqipoanglisht…, erdhem ne ate gjendje mjegullore melankolie qe pason te qeshurat frenetike, perfshire ne nje perhumbje te cuditshme, dehur nga vera e mishrat e pjekur, ne filozofi e siper.
Secili fliste, asnje nuk degjonte. Migeni ishte e ngopur me veten, stomak, xhep e shpirt. Ate nate na shetiti neper tavernat tradicionale me muzike tipike, ushqim pikant, vere te kuqe te athet, buke e djathe te bute plot kripe. Nje dite perpara kishte dhene nje koncert te sukseshshem, violina kishte bere mijra greke te qanin..,
Dhe une, une plot ide…
koka me kendonte vetem letersi te mirefillte. Temat buronin nga cdo gur I lashte, cdo kthese, nje kryeveper fshihej pas cdo habie, te reje, emocioni, nje siguri per tu pelqyer nga ata qe lexojne shkrimet e mia, nga ata qe me mbeshtesin, tregime e tregime gojehapura qe nga shqipetaret futur ne cdo cep te atij shteti, deri dhe per bardhesine e mermerit te lagjes “plaka”.
Ishte mesnate, e pikerisht ajo bardhesi e rrugicave pasqyronte me se miri erresiren e qiellit pa yje…, rrugicat e ngushta, aroma e ajrit te nates, pastruar nga huhatjet e mijra turisteve ne dite, ajo arome perzier me ate te veres akoma ne hunde, qetesia, oh ca qetesie, erresira sugjestionuese, hapat tona qe trokisnin neper mure e dyer druri, etja per art, frymezuar edhe nga suksesi I mbremshem I migenit gjithe ky skenar me coi ne nje klime mendore te ndjeshme, qe nuk aprovonte fare planet e supozuara nga ne meshkujt e grupit per ndonje klub striptease.
Plot me poezi, artist deri ne palce, nga ata te llahtarisurit qe shohin henen, edhe pse hene s’kishte… e ndjeva qe u shkeputa shume ne kete boten time te brendeshme, duke lene pas dhe kusheriren time ... po fluturoja, lart ne boten greke per te cilen une dhe homeri ishim deshmitare te vetem…
Nje kuisje menteshash, zhurma e mbytur e drurit qe perplaset me dru tjeter… diku aty para nesh, ne fund te rrugices u hap nje dere e nje shtepie perdhese, dhe nje hije u ul ne nje karrige qe ishte aty jashte, mu ne cep te rrugices.
Pas kohes se mjaftueshme per te rehatuar bythet ne stol, pikerisht ajrit te fresket te perbashket qe po shijonim te tere, I doli nje pronar tingujsh…
Buzuku I tij po luante embel, e cdo tel qe dridhej, cdo note, na zinte vend si puzzle ne mbremjen tone plot eufori. Ngelem te katert. Shtangem.
fluturonin ngjyra, pikellimi i ndarjes, dashuri e harruar, cuditerisht nota shokesh, bese, fjalesh te bukura… Ajo muzike te ngopte, trishtonte, te vallezonte pa levizur asnje muskul, te rrembente, tingujt e forte, te embel, te shetisnin sa ne kreten e burrave, sa ne emigrantet e shkelur shqipetare, sa ne kuaj troje, ne aleksis zorbe, agresivitet kufijsh, e tavolina miqsh…
muzikanti luante i perhumbur me nje shkathtesi gishtash fantastike, dhe mendja ime kuptonte koincidencen, kusherinjte e mi muzikante, une dikur rocker kitare amatore, tani shkrues I rregullt, e vellai im spektator takojme kete muzikant qe po luante vetem per ne... c'koincidence! Pikerisht ne kete moment, kur ne po kalonim ne nje nga rrugicat e shumta te ‘plakave’, duhet te dilte ky njeriu e te luante muzike? Kjo prerje rastesish ne kohe e hapesire ishte thelbi I magjise se asaj nate, thelbi I artit…
me vinte te kerceja e tundesha teri ne zbrazje mushkerish… dhe cresciendo e melodise precipitoi rrembimthi ne kataraktin fluturak lehte, embel, thekshem, te fundit…
kur... Fup! Nje djall I vockel karagjoz nxorri koken..,
C’eshte ky koqe more? Hahhah! Ne mes te nates ka dalur te lype ky?
Nuk po lyp ore, po fiton lekun, po kjo nuk ben te mos jete koqe, se leku me sa di une vjen nga njerezit qe degjojne, jo?
Po pra, po e degjojme ne, po hajde ikim tani, se u mor vesh qe eshte koqe…
Ej, po mire, nuk do I japim ndonje lek? Gjynah I shkreti, del dhe ne mes te nates te fitoje leke, shume gjynah, luante dhe aq bukur, si mos ti hedhim ndonje lek? Ja, do I jap keto eurot.
Kthehem duke goditur djallin e vockel karagjoz me shkelm, I perfshire serish ne valen e asaj nate te erret plot enderra, fryre me nje solidaritet artistesh, dhe e pira ime hiperbolike e pakmeperparshme, me nje heshte te madhe 5 eurosh ne dore, eshte komode kur te paguajne prinderit pushimet, dhe ia lashe tere kenaqesi sarhoshesh te kembet.
Ai po luante tere kenaqsi muziken tjeter. Ia lashe leket ne toke, dhe ne te qinden e sekondes, edhe pse se kisha per qellim, nje pjese egoiste e imja priti falenderimin…
Trapin!
Personi jo vetem qe nuk levizi as dhe nje qime te tijen, per aq sa te dukshme ishin qimet ne erresire, por ne lojen e gishtave te tij, tingujt u perthyen fare pakapshem ne nje nervozizem te lehte, a mbase ashtu mu duk mua…
po ky ca dreqin ka? Kundershtia e tij u ndie si tip energjie ne ate moment. I ktheva kurrizin per te mos u dukur arrogant, dhe eca me tutje ku po me prisnin te tjeret.
As faleminderit nuk tha…
Po? E kush eshte koqja ne kete mes?
Por, sikur te kisha nxjerre koken nga uji, kheva koken dhe kuptova gjithcka…
Ishte e qarte, mjaftonte te shihje kemben permbi kembe, koken e perkulur anash, syte e perhumbur diku lart taracave, mbi kodra, para kembeve nuk kishte asnje tas a kapele, shtepia nga ai doli, ajo shtepi qe vlente si prone qindra mijra euro, e katandisur si bodrum piktorest…
Ate sekonde te caktuar kur ktheva koken e pashe keto shenja, u shkarkua kaseta ime, dhe uji rrembeu tere budallalleqet artistike qe hidheshin e perdridheshin ne koke si krimba. Krimba qe kishin nevoje te ushqeheshin nga pelqimi njerezor, per tu fryre e per tu rritur aq sa te thonin me gojen e tyre fjalet e para “une jam shkrimtar! Une jam artist!”
Tere c’figuronte ai njeriu aty me buzuk ne dore, ishte anateme e neve njerezve te vegjel, e imja si aspirant shkrimtar, e Helios, si aspirant perkusionist, e Migenit si violiniste profesioniste fituese e madhe lekesh, e Eneas si spektator…
ai njeriu aty… as nuk I plaste te ne, te asnjeri, te asgje,
Ai njeriu aty… po derdhte shpirtin e tij neper nate!
Tani do ikim te pime dhe nje gote vere te ai lokali qe ju thashe qepare qe po me pelqente aq shume. Do ikim se s’ben. Do pime. Hajde se me vjen te qesh shume, ecni perparaaa…
do ngreme nje dolli per ty o shpirt njeriu I derdhur rrugeve te shkreta ne erresire per qejfin e shpirtit tend!


15.02.2008

6 comments:

m. said...

Permbledhje esenciale e vogelsirave gjenuine qe perbejne kulmet e emotivitetit njerezor...ato te kapshmet dhe te pakapshmet! Oferte e bukur e botes te nje artisti me ate egon e fshehur e bujarine e tejskajshme.
Me zhvendosi shkrimi:)

Anonymous said...

doriani:mirdita Loer.me behet qejfi qe te rilexova serish.mund te them se me rrembeu proza jote,shume e bilancuar ne pershkrimin e vehtes ,te se brendshmes dhe te asaj qe perben ambjentin perreth,skenarin e "tragjedise" tende.Nuk e prisja te ishe kaq i matur dhe i sakte ne percaktimin e ketyre masave dhe ne dheniien e hapesirave te duhura sejciles prej tyre.
se dyti,urime per gjetjen,me pelqen qe trajton (edhe pse me siguri dhe pa "delikatese") raportet e artistit-njeriut me artin,por kjo nuk eshte hera e pare qe e ben.kete rradhe ne syte e mi je me i sigurte ne vehte,merr persiper me pak,ndoshta,por je i afte ta cosh deri ne fund "diskutimin"
se treti,stili teper i rrjedhshem,nuk ka "uje",une e shijova menyren e pershkrimit,ishe i afte te krijoje atmosfere me frazat e tua,piktor konciz,i qellimshem dhe sipas meje edhe i suksesshem ne trasmetimin e asaj qe ke dashur te japesh.Eshte nje krijim qe sipas meje nuk ka publik te gjere,sepse mund ta shohin ne teresi vetem ata qe i shqeteson arti si i tille,dhe jo si mundesiper te klaluar kohen ose shijuar me mire boten.Nese do ta ikuadroja ne gjininne e nje skice letrare,do te thoja se eshte e plote,mbase nuk do ti shtoja ose hiqja asgje.gjej rastin te te bej urimet e mia per pjesen

LOER KUME said...

faleminderit masia, faleminderit anonymous dorian :) ky shkrim eshte per njerezit e vecante qe hyjne e dalin nga arti, duke qene perhere ne tronditje, ne dilema, ne habi, dhe ne 'jetesim' te momentit nese do mund te shprehesha keshtu. eshte per nejrez te vecante, qe perpiqen te kuptojne artin, cpo bejne, jeten, dhe te pozicionohen ne raport me to.
e mbi te gjitha, kam dashur te shpreh qe arti nuk eshte krijim, por jetimi i sekondes, i momentit, dhe derdhja e shpirtit ne menyre natyrale ... imagjino c'pamje te shohesh nje shpirt duke u derdhur...
hail shpirtit te derdhur dorian, masia, dhe kujtdo qe ka derdhur shpirtin ne natyre...

Rocky Girl said...

ha ha ha shumë nice... felt like I was there too!

ajo pjesa me djallin e vockël karagjoz... karagjoze :D (dhe më kupto, ky është kompliment Jolly!!! )
well done man

eni said...

kendshem serish Loer.Patjohem me sa thane parafolesit.me pelqen guximi dhe sinqeriteti ne shkrimet e tua dhe menyra sesi psikollogjis.
me shkaterrove me ate djallin e vockel:)

cheers!

m. said...

Shiko qe ate pyetesorin pushi pushi leng rrushi ta kane lene detyre dhe ty:)

Tunde pakez veten
saluuuuut