FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Friday, March 28, 2008

Minipjese nga "Kenga E Mjelmes" ose "The Dark Opera"

...
Pa prit te shoh veten ne pasqyre, syte e fryre, ora 11 e gjysem, dielli shpon grilen, trupi I mpire nga pozicioni ne shtrat, si I mbytur… ca ka ketu midis dhembeve? Mbreme si kam lare dhembet. Mpahhhh!
Uaa, nga perplasja buzeve, nga tingulli qe nxorra ajo merimanga vockel ra nga siper pasqyres. Apo s’ra nga tingulli qe leshova nga buzet? Mos ishte koincidence qe ra ne te njejten sekonde me daljen e tingullit nga buzet e mia? E ca duan te thone koincidencat? Ca dmth koincidence? Si ka mundesi qe ne hapesiren e pafund dhe kohen e pafund, te ndodhin dy veprime ngjeshur ne hapesire kohe te njejte? Kjo s’ka mundesi. Duhet te kete nje shpjegim. Po sikur gjuha e vertete universale te mos jete ajo matematike, sic kembengulte ai doktori mbreme, por te jete gjuha tingujve?
Sikur me ane te tingujve te komunikosh me njerezit? Po c’them une, kjo eshte ajo cka bej une cdo dite te jetes time. Komunikoj me njerezit me tinguj. Por…po sikur… tingujt te flisnin me ne menyre te detajuar se sa pergjithesimet qe ben zeri dhe muzika ime dhe e mijra muzikanteve te tjere?
Sikur psh, une, me ate perplasje buzesh ti kisha thene ne menyre te pandergjegjshme merimanges te hidhej poshte? Po ata qe flasin me delfinat a nuk bejne te njejten gje? Sikur me tinguj te komunikosh nje mendim, nje gjendje po, kete e ben, por me detaje, me shume detaje, psh te thuash me muzike qe , Naisa sapo u zgjua nga gjumi, dhe … dhe po flet budallalleqe me veten se I eshte trashur truri … ik o Nais! Te ka bere keq ai doktori I cmendur mbreme. Sa pinte njehere, s’kam pare njeri te pije aq shume, me shume se une pinte…
Marrsh ne dush… po sikur… Pa te shoh njehere verdalle mos gjej ndonje merimange tjeter? …

----------------------------

C’ishte kjo enderr e cuditshme? Kitara e diamantte, me duket se me eshte bere fiksim ky dreq festivali, pse keq per festivale jam une? me ata plehrat aty qe fitojne cmime te para? C’me duhet mua cmimi I pare? Apo me duhet…
mos … me duket se sapo u tregova hipokrite, duke qene se asnjehere nuk do fitoj cmim, madje as nje te trete te vockel, them qe nuk e dua cmimin.
Vertet, si do ishte falenderimi? Do dilja aty si soliste e grupit, e do falenderoja… falenderoj Erin… e do ikja duke I lene te tere te shushatur… kush eshte Eri? Nj ei vdekur do peshperisnin…
Ku eshte kitara ime? Ah, ja… do kishte kitare e diamanteve te njejtin tingull si kjo? Eri e solli, eshte speciale, mban brenda kujtimin e tij kjo, ka thithur shpirtin e tij, e timin bashke.
Qeshem shume atehere kur me tha qe kishte hyre nga dritarja ime per te lene kitaren, akoma nuk ishim te dashur atehere, te dashur fiks, ai nuk kishte celes shtepie, dhe kur me futi ne shtepine time me sy mbyllur, dhe me zgjidhi syte mu perpara krevatit, ku ishte varur nje Fenderstratten I kuqqq, shume I kuqqq!
Kitara mori shpirtin e tij, besoj ne sekonden qe une preka koken e tij me dore perqafuar, dhe njekohsisht telat e kitares… eshte e paakorduar, - tha ai, - e lashe ta akordoje ti duke e bere tenden dhe vetem tenden, mos ta preke njeri me dore kete kitare, mos te luaje kurre njeri me te, te jete e jotja vetem, akordimi yt…
E zura per flokesh, zhyta buzet ne fytyren e tij ne fillim, pastaj kudo ne te, e putha ne tere Erin, as nuk e putha jo, e “buza”, kjo do ishte shprehje ideale, e buza kudo… dhe u rrokullisem ne krevat, kitara ishte poshte kurrizit tim, e Eri siper, u zhveshem me siguri brenda nje sekonde… e ndjeja aq shume ate njeri ate dite…. Deri ne …ku di une, mushkeri? Muskuj? Ne aorte? Deri ne fund e ndjeja.., kitara poshte meje, goditjet e tij kalonin ne mua, dhe nguleshin ne kitare, e kitara nga ana saj ngulej ne kurrizin tim, burmat me shtypnin tulin e te pasmeve, dhe nga ngjeshja ndjeja telat qe ferkoheshin ne kurrizin tim, hynin ne mish, jepnin nje dhimbje te mprehte, te forte, shpuese, une e perzieja dhimbjen me eren e tij…e une ngulja thonjte ne kurrizin e tij, mbaj mend qe me pas thonjte e mi te gjate ishin lare me gjak, ai se permendi fare, dhe ate gjak une nuk e lava deri vone ne darke, madje Liza me pyeste ce ke ate manikyr te hallakatur neper gishta, ndersa kurrizi ne digjte si … ja… akoma I kam shenjat ne kurriz, ja dhe kitara jone, e lare me tere lengjet tona, me forcen tone e mbytur, ka zene shpirterat tone…


---------------------------------------------------------------------------------


ja Er, degjoje kengen, jam me kitare akustike, (sa jane habitur rojet e varrezave, nje vajze me kitare duke ecur serbes mes varresh,) por sa te krijosh idene pak a shume… kjo kenga eshte kenga e fundit e imja qe do shkruaj, eshte kenga mbyllese, me kete kenge do mbyll koncertin ne stadium, e do hap topin akustik qe po sajon, po pergatit inxhinieri… dhe pastaj te tere do vdesin… si ty, bashke me mua…
te kujtohet sa shpejt me luanin gishtat atehere mbi tastiere? Nuk ke pare gje hic, tani do ta shohesh c’kam aritur te bej…
soundi te kujton pak muzikat e faltoreve egjiptiane, ato muzika luksuroze, sugjestionuese;

…sometimes I hear a hard dark music,
the voice of God, the sound of blood,
and nothing can do, but to make a choice,
play that noise, and to let it go..
in this dark opera I loose my mind,
trying to find,
to find a new life,
it’s a new religion, hard decision, better conditions,
to live without eyes… … … … … … … …

pse ike Er? Pse me shtrengon tani? pse me ben te qaj?

…Not to see around, only feel inside,
The black wings of the dark!

…Vete ike Er… shih si me bere, as tani nuk me le te luaj e qete, me bere te dridhem… me ler te luaj e qete Er…

…love
can. Not.
destroy the dark can. Not. deny the love cannot destry the ...


…shih, me bere te qaj o burre koti qe ike si… si lepur…
E, mire, edhe pse po qaj, edhe pse po dridhem si histerike, nuk e leshoj muziken, se leshoj kitaren jo, vuaj dhe ti qe s’je ketu, dhe ddd egjgjgj oje pjessss en te luajtur… deri ne f..ff… nd….
Ca eshte… ca jane keto? C’po nxjerrin gishtat e mi? ca po ndodh?
Fuck… c’po ndodh? Se leshoj dot kitaren, mos me kane ngrire gishtat nga tensioni?
Jo, per te luajtur mund te luaj ,,, se leshoj dot kitaren…, keta tinguj te shtremberuar, kjo vibratoooohhh, nuk e duroj dot, me … vesheeet!
Kurre s kam ndjere dicka te tille… ca dreqqqin esht.. o zot…. Ca eshte kjo? Pse perkulen lulet? Shiiiii… nuk ngrihen me lulet… sh… njerezit aty qe po qanin jane shtrire perdhe… dhe une po luaj, ca dreqin… si u deformoka muzika… dridhjet… pa ta drejtoj diafragmen nga varri? Shihhh.. mu ktheka mua nga mermeri… o zot ca dhimbje… do shurdhohem e sdo vlej me per gje… o ooohhh, ja ta drejtoj nga ajo gruaja? Asaj jevge te shendoshe dhe aq larg, s’ka c’ti beje ky tingull… uaaa, u palos ne toke… kjo eshte frenezi…. Une luaj, dhe njekohesisht nuk mendoj ca luaj, dridhem, dhe njekohesisht nuk e kam mendjen te shkaku pse dridhem… aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaarrrrrrrrrrrhhhhhhhhhh
… uhh!

--------------------------------------------------------------------------------------------------

Liza, c’po ben… ou? C’domethene, ‘he Naisa’? Vetem je?
Jo, nuk je vetem, do jesh me nje mashkull aty ti…
jo? Je vetem?
Liza, … mmm… I ke lyer floket prape te kuqe?
Liza? Je lidhur prape me te? Aman, bej c’te duash, s’me intereson… degjo ketu… degjo te lutem, lere se ato qe me thua jane budallalleqe para asaj qe po me ndodh… degjo tani me vemendje. Vetem ty mund te ta them… shih ca me ndodhi,
Isha te varri I Erit,… jo jo, degjome, se nuk shkoj shpesh jo, por shkova per ti treguar kengen e f… kengen e… e …qe kam bere, dhe, duke kenduar e menduar per te, me zuri ajo gjendja e renies, e precipitimit, dhe fiillova te dridhesha, dhe nuk mund te hapja doren e te lija muziken, muzika eshte vertet e cuditshme, qe kam kompozuar, por mua mu duk sikur me posedoi…
po po, tamam si e poseduar… dhe gishtat me dridheshin ne tastiere, dhe nuk e leshoja dot dhe notat ne te dridheshin fort, sipas gishtave t emi… dhe une nuk e duroja dot ate, ato tinguj, me dridhej trupi dhe me dhimbte sikur te ma shtrengonin me mijra kamzhike te tmershem, dhe me digjte gjithe rupi, dhe mu duk sikur me ngulnin gjilpera ne vesh… dhe lulet moj, lulet u perkulen ne toke, dhe nuk u ngriten me, nuk kam pire asgje, e degjon qe nuk po me merret goja? Po flas paster?
Asgje nuk kam pire, made aty ishte dhe nje grua, ajo u perkul dhe ajo ne toke, u rrezua a ku di une..
jo mi jo, ishte duke qare te nje varr diku larg… u rrezua ne toke, pastaj? Pastaj e hodha kitaren ne toke, me duket se ulerita fort se me doli zeri I ngjirur me pas, dhe kitara u thye po…


uhh! Se besoja dot po mos ta ksiha degjuar vete… ajo e shkreta paska…
Moss! Ishalla se sheh Liza televizorin sot, po dhe po e pa, nuk do I bjere ne te qe ajo gruaja mire aty, vdiq nga nje atak ne zemer nga tingulli I asaj dite….
Ishalla, se po e mori vesh do me pengoje, le e, as qe do e imagjinoje ajo qe une mund te bej… te ndodhe dica e tille ne koncert, ajo mendon se u leshova ashtu ngaqe isha para varrit, dhe imagjinata ime e semure mendonte kockat e Erit aty poshte ne varr… ku e di ajo qe une nuk kam me asnje lloj emocioni pervec nxitimit se do shkoj dhe une shpejt aty?
Apo… me njeh mire Liza mua?…. Jo, s’me njeh fare deri ne keto cmenduri… se ben dot lidhjen e gruas se vdekur ne varreza, meje, muzikes vibrato, dhe koncertit, dhe shuajtjes se aq njerezve, as qe ia nxe mendja kete jo… le qe ajo nuk mund ta mendoje qe mua me ndodh ajo gjendje nga muzika dhe fjalet e kenges… se s’ka si ta dije, qe ato fjale sikur jane celes per nje gjendje timen aq jashte normales, paranormale… gjendje fantazmash te egra, gjendje shpirti…

26 comments:

Rocky Girl said...

Oh Er... pse më bën të qaj?!
E di çka më pëlqen nga shkrimet e tua... ti transmeton emocion, ti shkruan ashtu fuqishëm, si i poseduar :D, fjalët të rrëmbejnë e ti nuk e vë re dhe unë kur e lexoj... unë jam si në trans...

p.s. "E ca duan te thone koincidencat? Ca dmth koincidence?"
Koicidencat duan të thonë që: "I'm one of my kind" :P

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...

akoma me nerva minja :P

Anonymous said...

Ama me leshra ne koke ne te kunderten e...e mo, s'po japim emra ketu:P

Anonymous said...

epo nese i do edhe per shume kohe duhet te ule nervat

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...

ky shkrim nuk e meriton te kthehet ne muhabet vari lesht

m. said...

Njesho:-Subjekti eshte i fuqishem, minipjeseza premton per nje tregim hipnotizues, nje tragjiromance kontemporane...hmmm, me ka hapur oreksin ky fragmenti:)

Dysho:- Do doja ti shkrepja dy-tre here ato thonjte me gjak te thare:)

Rrokje

eni said...

Pajtohem me çdo llaf te rocky girl dhe massia:))

kjo eshte gjeja qe me pelqen me shume ne shkrimet e tua..rrembimi nga emocioni qe te ka perfshire dhe derdhja e tij shume e fuqishme ne leter! rrofsh dhe mezi po pres vazhdimin..

LOER KUME said...

faleminderit ju! keto jane pjese e nje novele qe po marr mundimin te shkruaj edhe pse vullneti im me le gjithmone ne balte, mbase ngaqe nisem gjithmone nga frymezimi, po nuk shkruajta ne frymezime siper, atehere, me llogari, me mendim, une nuk kam vullnet te shkruaj... problem i madh ky, sidomos po ti besosh remarkut, dhe perqindjeve te tij mbi suksesin :)

Rocky Girl said...

Ja ashtu të keqen, dëgjoje Erich-un se nuk të del keq!
Imagjino sa goca mund të të adhuronin
:P

Isabela said...

I look at the world and I notice it`s turning
While my guitar gently weeps
With every mistake we must surely be learning
Still my guitar gently weeps...

Bukur Loer!!!

PS: Edhe une qe prisja te lexoja ndonje prej novelave te tua, aha, s`paske nder mend ti :P

Anonymous said...

Hello. This post is likeable, and your blog is very interesting, congratulations :-). I will add in my blogroll =). If possible gives a last there on my blog, it is about the Celulite, I hope you enjoy. The address is http://eliminando-a-celulite.blogspot.com. A hug.

eni said...

Nuk erdha dot kete here ne Durres:(
heres tjeter shpresoj dhe besoj se do vi patjeter.atehere po e pime kafen.
po deshe ti nje kafe e pime dhe ne Stamboll:)
ke dhe 1 shetitje nga shkallet Kamondo bonus nga une;)
best

LOER KUME said...

o eno, po si moj kishe tere kete dentist ketu, dhembe reulloje, durres shihje, kafe pije :)
next time shoqe :)

Anonymous said...

Kur ke ndermend ta botosh ate librin me permbledhje tregimesh? Dhe....U be nje muaj qe s'ke shkruar gje :( .

Pershendetje i nderuar!

LOER KUME said...

ina pershendetje e nderuar...
1. u be nj emilion vjet qe nuk ke komunikuar fare me loerin ne fjale, dhe ti e di shume mire cpo them...
2. per pjesen e mesiperme, nuk the asgje...
3. librin me tregime ku ke nder mend ta gjesh kur nuk mban kontakt me nejrezit?
4. pergjigje per pasivitetin tim do marresh shume shpejt..
5. rregullo mailin se nuk pranon mesazhe
6. salut, e nderuar ina kusherira ime.

eni said...

men per here tjeter mik:)
shifemi ..

eni said...

kam sjelle i gjo te re nga Stambolli te blogu im, per ty o gjurmues i ketij qyteti:)
cheers!

dARIEN said...

Nje vazhdim le lejen e Loerit...


"Mbaroi kengen por vazhdoi te qendronte aty. Kishte diçka por sishte akoma e vendosur.

- Kishe te drejte mbi Radiohead, tha pas pak, albumi i fundit sishte gje. Tom Jork tashme kendon sikur ka pune te tjera. Kishe te drejte kur thoshe qe kane mbaruar. Kam zbuluar nje grup tjeter, ty do te pelqenin. The Mars Volta, vertet te forte. Me vjen keq qe...ta marre dreqi, smund te kete nje Z-t aq mizor sa te te ndaloje edhe muziken aty siper, apo jo? Keshtu qe..."

dARIEN said...

Duhet te them qe kjo pjesa me frymezon. Dje, sot, here pas here me sillej ne koke si nje re dhe me sugjeronte vazhdime te tjera. Si psh ( vazhdim )


<< Tjeter. Ah, Arab Strap jane ndare. E di, per kete do te te vinte keq. Thane qe kishte ardhur koha per tu ndare, qe kane bere shume gjera bashke por tani...>> La qe fjalet te binin vete embelsisht. << Ne....ne vazhdojme. Kemi shkruajtur disa kenge te reja. Do ti kisha kenduar por nuk kemi vendosur akoma...disa gjera te vogla, e di si eshte Mario, nese nuk i thote truri qe eshte perfekt nuk e kap basin. >>
Spostoi disa lule mbi varr dhe gjeti nje cigare. Njerezit hidhnin akoma cigare dhe embelisra neper varre, kush e di pse. Nuk punte prej disa muajsh por, dreqi t'a haje, nje cigare te varri i Erit ishte si nje shenje nga qielli. Nje shenje qe duhej te rifillonte cigaren. E ndezi dhe vazhdoi.
<< Mario tani ka njohur edhe nje vajze. Nje nga ato qe vinin ne koncerte. Ndonjehere vjen vone ne prova, me floke te prishur e me buzekuq ne te gjithe faqet. Nuk jemi zene...akoma jo. E di si jane basistet, jane si hidrauliket. E dine qe bejne nje pune kot po ama jane te domosdoshem keshtu qe s'kam ça ti bej. Ta dish sa kitarist kane ardhur! Kur ti...>> Kur ike? Kur vdiqe? << ...kur morren vesh qe ti nuk ishe me donin te vinin me ne. Po i jam betuar Z-tit qe kitaren tende se prek askush keshtu qe e kam marre une. Ze edhe kitare, tamam si Xhoni Miçell. Njeri, besoj e njihje, Arditi, ai qe kishte ate grupin folk me motren e tij donte te vinte te ne po kur i thashe jo u nxeh sepse thoshte qe ska grup qe te punoje vetem me tre element, qe me kishte lene truri. Per fat ishte edhe Mario aty, i bertiti diçka te tipit Pse, Smashing Pumpkins sa ishin? Tre ishin. Po JJ72 sa ishin?
Tre edhe ata, u pergjigj Arditi
Po Sex Pistols sa ishin? Tre ishin se Sidi bente sikur i binte. Muse, sa ishin?
Tre veta, tha Arditi.
Nirvana?
Tre.
Arcade Fire?
Tre.
Jo jo, Arcadet Fire jane te pakten nje 15 po s'ka gje se aq horizont ke ti.
Pastaj Mario i futi ca emra qe une si kisha nigju nojhere, e kshu iku edhe Arditi. Ku e di une, grupe hungareze qe njeh vetem ai. E di, po degjoj shume Xhef Baklei kohet e fundit. Me pelqen. E di qe e kam share per shume kohe se me dukej thjesht versioni mashkullor i Maria Kerej po...dakord, kam degjuar Grace me kujdes dhe terheq mbrapsh çdo gje te keqe qe mund te kem thene per te. Pastaj ka ate bateristin, o Z-t te Dream Brother ça ben, eshte i tmerrshem...s'e mbaj mend si quhet...Matt, Matt diçka...>>
Kur mendoi qe Eri do e dinte mbiemerin dhe do i dinte edhe grupet e tija te meparshme i doli nje lot. Erin do i thoshte Matt Xhonson zemra, me para ka qene bateristi i ketij edhe i atij....
dhe do buzeqeshte. Fshiu lotin duke menduar.
<< Kriza morri pjese ne festival. E beson? Te festivali i kenges a si dreqin e quajne tani. Per nja nje muaj nuk i fliste me njeri rruges atij tradhetari. I dhane edhe nje si pun çmimi, Premtimi i Muzikes Shqiptare Te Re Qe Rebelohet Me Kenge te Bukur apo diçka e tille. Vetem, ta dish si i trajtonin ne Durres, me vinte keq. Domethene, kshu, cilimijte u kerkonin autografe po Mario e çunat talleshin sa i shikonin. Pastaj erdhen te mua se ishin i merzitur e thoshin pse ne trajtojne keq te gjithe. Ishte Klaudio, kengetari edhe nje nga kitaristet. Duan te kendojne me ne ndonje darke po u thashe te shkojne te kendojne me ndonje feste ditelindje, me ne skane me pune. Po tani i kerkojne andej ketej. Me tha qe kane paguar nje 7 milion lek per te marre. Ishte 3 milion pjesemarrja, e 4 milion nese donin kete çmimin. Tani jane zhytyr ne borxhe e me duket se po ndahen. Pune e madhe, nje konkurrent me pak. >>
Pa oren. Kishin provat pas pak por nuk donte te ikte, mendonte per mijera gjera te tjera qe nuk i kishte thene, per poezi e per riffe te rije qe kishte mesuar.
<< Eshte ky shoku, me kaloi nje album te Nick Drake. Pink moon, s'e njihja. Do te te kishte pelqyer. Qe kur...ke ikur degjoj keshtu gjerash. Xhef Baklei, Nick Drake, ndonje gje nga Joy Division, Tom Waits. Tom Waits me shtin frike me ate zerin e tij si kasap lagjeje. Ah, me duket se Take That jane ribashkuar. >>
<< Po ti çne qe e di kete gje, ca te hyn ne pune? >> do kishte thene Eri.
<< Jo se...po ma tha motra. Jane ribashkuar. >> u justifikua duke hedhur cigaren.

Afrodita said...

Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
{ +3550685677099 }

Anonymous said...

ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.

Anonymous said...

Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
Email (dawacuna314@gmail.com)
Whatsapp: +2349046229159