FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Monday, December 15, 2008

Historia E Vertete Dhe E Fshehte e Dritesjellesit


E verteta eshte se, kater vajza, ne te njejtin vit te njezetenjete te jetes, lindur ne vende te ndryshme te botes, te katerta shtrire ne krevatet e tyre perkatese ne nje dhome konvikti, te nje korpusi universitar, te kater shtreterit vendosur ne forme kryqi, te sapokthyera nga nje feste kater vajzat, te pakenaqura qe ashtu veshur me kemisha nate te zeza, do rridhnin cdo mashkull, sado gay te ishte ai i ziu, e syte e te kater vajzave fiksuar ne hijet e tavanit qe vinin nga nata e erret, e tejdukshme nga nje hene e cuditshme e bardhe fare, qe hynte nga dritarja e gjysemhapurverore, pa perde, ne nje qetesi fantastike, e te kater pale veshet qe degjonin tik takun e ores se murit, e pipezonin ende nga “Black Devil Car” i Jamiroquai, kater vajza, qe kujtonin se ishin duke fjetur, e duart e tyre qe vibronin padurimisht ankthshem, kater vajza qe po enderronin sikur ishin duke fjetur, pane driten.

***

Dritesjellesi lindi pikerisht ne ate cast, ne nje kohe shume te larget, ne nje pallat tere drita, ne vendin me te vertete.

Ati i tij e pa, dhe u perfshi nga nje shkulm lumturie, e ngazellimi hyjnor i nje babai. Femija buzeqeshte embel, dukej sikur ndriconte, me lekuren si qumesht, arome te kalter, floket e zinj, kembkat e duart qe i luante ngacmueshem. Syte i kishte te bardhe. I vuri menjehere emrin Dritesjelles, para se Frymezimi Meme te mund ti peshperiste ne vesh ndonje emer tjeter me te qarte, me praktik.

Ne Toke dhe ne Lapenisulis, indianet keshtu formash e quajne njeri tjetrin, - iu justifikua vetes e askujt tjeter ai. Dikush nga ata qe ishin pas, mendoi ti kujtonte se indianet i kishte krijuar ai, ne cdo planet a vend qe te ishin, por pa admirimin jonormal per kete bir te ri, i ngeli veshtrimi ne syte e bardhe te foshnjes, dhe nuk e mori ate mundim te rrezikshem.

Babai shkoi akoma dhe me larg, duke e emeruar menjehere foshnjen, qe nderkohe u be me krahe, princ trashgimtar. Eshte ai qe prisnim, - vendosi mbi cdo bir tjeter ai, me ze si nje lumi ne vershim.

Te tere ishin kurioze te kuptonin si e percaktoi ati kete princ trashgimtar, por askush nuk pyeti. Askush nuk pretendonte te kuptonte vullnetin e babait. Askush deri ne ate moment. pervec vete Dritesjellesit, qe nderkohe ishte rritur. Te tere ishin deshmitare qe foli, e pane ashtu statik, nje i ri, i madh i fuqishem. Me floket ne te zeze thithese, sy te bardhe, shpatulla te frikshme, kembe te gjata, e krahehapur sikur perqafonte boten.

Po, - tha ai. - Une jam princi trashgimtar.

Ati shtangu nga afirmimi i papritur, i panevojshem, i palejueshem ne fund te fundit, i te birit, por i riu do te shkonte dhe me tej.

Une jam ai qe dhuroj driten, kujtdo qe e kerkon, kujtdo qe ka guximin te zgjase doren! Shpalli.

Ati u ngrys. Une nuk ta dhashe aftesine e drites! Foli me ze te shkembte ai.

Une e kam driten! U pergjigj i qete, me syte tjeterkund, biri trashgimtar.

Drita eshte e imja! Uleriu ati.

Jo… ! Driten e mbaj une vete. Eshte e dukshme. Mund ta kesh shume thjesht, nese zgjat e me jep doren.

Drita eshte e imjaa! Uleriu ati duke zgjatur doren drejt te birit te ri me sy te bardhe, e nuk arriti. Nuk e prekte dot driten. Ishte larg. Kuptoi se duhej patjeter ti nxirrte syte te birit per ta marre. Ati u cua ne kembe.

Me jep syte!

Syte jane te mite. Si mund te ti jap? Ti je babai im, nuk e di qe syte nuk jepen? Foli serish i qete, Dritesjellesi duke buzeqeshur me pafuqine e te atit per ta arritur. Me ler mua te drejtoj. Ti tashme je tejet i vjeter per te pare larg.

Ati, ashtu i madh si ishte, ngriti doren lart. I kolapsur ne rrufe e tmerre, kerkoi ta digjte birin e tij te ri, por nuk mundi. Pak me pare i kishte vene vulen e trashegimtarit. Dritesjellesi buzeqeshi.

Te thashe, une shoh me larg se ty!

Heshtje. Te tere u drodhen. Ftohte. Ngrice. I tere zjarri u mblodh ne zemren e babit qe urreu birin e tij. Ai shihte me larg!

U djegsh ne zjarrin e zemres time te plagosur nga arrogance jote! Mbreterofsh ne trashgimine time me te erret sa te jem une ketu! - Uleriu nga shpella pa fund e gjoksit te tij Ati kete sofizem te urdherit te meparshem mbi trashgimine, me zerin e tij pa fund, dhe shigjetoi me sy birin e tij, Dritesjellesin duke e flakur nga pallati ne qendren pikesore te universit, neper shtresat me te erreta te tij, kudo qe shtriheshin.

Te thashe.., te thashe.., bertiti Dritesjellesi me buzeqeshje te pikelluar tashme, nga dhimbja e kesaj te vertete te hidhur per zemren e tij te re. Shihte me larg se ati i tij. Nuk duhej te ndodhte kjo. Ai shihte pikerisht ate cka babai duhej te shihte, si at i bijve.

Keshtu, pasi ajo qe Dritesjellesi ndjente se ishte qellimi i qenies se tij, nuk u plotesua ne rrugen e trashegimise se drejtperdrejte, Atij i ra barra e madhe te ndriconte cepat e erreta te universit vetem duke u shkrire me to, ndaj beri te mundur rrezimin e tij nga pallati si rebel e atshkeles.

Ne renie e siper,nderkohe qe ajri i ftohte po i mpinte veshet, hunden dhe gishtat per here te pare, ndjeu se kurre me, nuk do ta shihte atin e tij urryes, sepse ata nuk vdisnin kurre. Ai tashme trashegoi, ishte princ ne erresire, nje hero i mallkuar, rol i tmerrshem… Buzeqeshja e tij e hidhur, zgjati aq kohe sa renia e tij poshte.

***

Pikerisht aty, fati, kjo gje pabesueshme, e solli te ndodhte perplasja, ne krevatet e vendosura ne forme kryq te vajzave veshur me kemisha te zeza, qe kujtonin se enderronin duke qene zgjuar.

Ato, me duar te dridhura, kontraksione muskujsh, floke te rena mbi fytyren ne gjume pothuajse, papritur pane nje mashkull te bukur e te zhveshur, te perplasej ne mesin e shtreterve te tyre. Ai kishte syte bardhe, po asnjera nuk deshi t’ja dinte per to.

Te kater vajzat e reja, secila ne mendjen e saj te rremujshme nga tiktaket, muzika, alkoli e epshi, u sulen, te rrembenin organin e tij riprodhues, ate organ te fuqishem per te cilin shihnin tavanin, e enderra zgjuar, qe kur u kthyen vetem, te merzitura, e u shtrine ne shtratet e fresketa, e te pastra, pa arome djerse.

Ato u zune, u kapen per flokesh, u rrahen, zvarriten, prene, gjakosen, e u lodhen, derisa mesuan te shijonin te katerta njeheresh te njejten gje. Derisa u shkrine ne dashuri te perbashket me organin qe munden te shkulnin egersisht si kanibale te llahtarisura, nga trupi i Dritesjellesit.

Ai u terhoq ne nje cep te dhomes, i plagosur e i tromaksur nga rrokullima e shpejte e ngjarjeve te papritura, degjoi tik takun e ores, u ndergjegjsua qe ishte ne Toke, qe ora peshonte mbi te pafundesisht, e qe keto vajza nuk donin driten e tij, e asgje tjeter vec asaj qe moren, qe rrembyen me dhune nga trupi i tij.

Keto jane vajzat pra… mendoi ai i shtremberuar nga dhimbja, e nuk kerkoi me tu jepte syte atyre kater vajzave kokekrisura, veshur me kemishat e zeza tashme te grisura, e gervishtje te gjakosura nga lufta e dashuria ne lekuren e bute e shkelqyese.

I bekoi me ate cka deshen, me gjakun qe rridhte nga plaga e tij e fresket, e doli nga dritarja pa frike se mos ato e ndalonin, te zena ashtu si ishin me penisin e tij, i habitur nga saktesia e Ekuacionit Universal qe beri te rridhnin ngjarjet...

I forte, tashme aseksual, nuk kishte me kufij fizike qe ta pengonin te futej ne jetet tona, te cdo forme qenesie, nisi te shkrihej me erresiren kudo qe ndodhej, e qe Ati i tij i Madh, plak patetik i fuqishem e i pafund, e shtonte pafundesisht, mbrujtur me zjarr, per te veshtiresuar perfundimisht sakrificen e te birit arrogant, te urryer e Dritesjelles.

20 comments:

m. said...

Cfare the po pije ti kur e ke shkruar kete?:p
Per mua, ka nevoje per nje pastrim ortografik njehere hehe, pastaj, versioni qe kam une...ka nje fjali suplementare ne fund...si i behet?

gjithsesi ide pjellore, si gjithmone.

LOER KUME said...

bah, me vjen cudi qe veshtrimit tend akut mesazhet e fshehta me shkrim italik e te zmadhuar te jane dukur si gabime ortografike (qe nuk eshte se ka :) )
me duket se e ke humbur besimin te une qe evidentove ne kete forme 'IDE PJELLORE SI GJITHMONE' :P

m. said...

:)) ma hodhe eh! kane ngel edhe ca ama...bej gati gomen:)

LOER KUME said...

ja dhe remake i dritesjellesit... me i filtruar, me i nenkuptuar... po tash?

m. said...

e rilexova, me qejf. ky version me pelqen me shume, ka ca me shume stofe:) dritesjellesi me pelqente ama si emer...kishte diçka lozonjare, me kujtonte elfet.

imagjinoj nje short me kete...dhe mu kujtua dhe kjo:)

http://fr.youtube.com/watch?v=evZKQKhxWlw

Anonymous said...

When all the salt is taken from the sea
I stand dethroned, I'm naked and I bleed
But when your finger points so savagely
Precious Lord, believe in me
Hear my plea and take care of me, yeah

LOER KUME said...

ne kete rast, lighton, jo lightbringer.. :)
kush ka autorsi? leonard cohen?

Anonymous said...

naaahh lighton duket peshë e lehtë.
Dritësjellësi është një dhe i vetëm!

LOER KUME said...

dritesjellesin e bera driton, ke pare ti qe nuk me pelqen? nje fjale dua, dhe e bera dritesjelles prape, emer indian, era ne floket e saj, vallezim me ujqit, etc etc.
nuk me the lightbringer, kushdo qofsh, leonard cohen ishte poezia? dua poetin, kush ishte?

eni said...

Loero flm qe s'na le te prisnim shume:)
me pelqen se perhere na befason me shkrimet e tua.elementet e çuditshme dhe jo lehte te imagjenueshme e bejne kete pjese me ineteresante dhe terheqese.
vjen era absinth ky shkrim:)
do vazhdoje?

LOER KUME said...

o eno, satanai eshte ketej verdalle, nuk ka pjese te dyte per te :)
po shkruaj , gjera te reja... :) te duket titull joshes REVOLVER? :)

eni said...

oh yeah:)

Anonymous said...

Ndryshimi sërish i emrit do i bënte nder egos sime, jo tëndes besoj.
Vargjet janë nga teksti i "Guide me home" F.M. (e ke edhe te linku te emri).

p.s. I'm whoever u think I am ;)

LOER KUME said...

boh, nuk e di kush je ti lightbringer, por anyway titullin dhe emrion personazhit do tja nderroj, sepse zoti ngaterron emrat e indianeve me emrat latine ne lapenisulis, dmth, luciferos e ngaterron keq fare ai...
dhe freddie eshte madheshtor, ti duhet te me njohesh mire, do ishte kortezi te me thoje kush je, te me ndricoje lightbringer.. :)

dARIEN said...

Duke u munduar te jem sa me i keq qe mundem ne komentimin e ketij shkrimi mund te mendoj e te them shume gjera.

Te jete valle Mbreti Hardhuce per te cilin fliste shume J.D.M, apo ajo krijese qe Until it sleeps ne mund te jetojme, te blejme buke, te shtijme gjalpin persiper, te mallkojme kur ikin dritat?

Apo thjesht noj ka*derr qe na merziste ne gjimnaz?

Por jo, asnje nga keta nuk kishte kaq njerezim sa personazhi MePaEmer. Dreqi t'a marre, mund te jete edhe nje shkrim mbi humbjen qe perjeton kur nje femer te krijon hapesire midis kembeve te saj. Nese secili prej nesh qe nga lindja ka aq energji sa per te perballuar Nje, kater mund te jene shume.

Por kujdes njerez. Shkrime si ky nuk ju bejne mire. Ndaleni kete cun sepse eshte i ri, ndaleni kete cun sepse eshte nje poet. Mos e lejoni qe Top-Channel te flasi per te, mos i fusni shkrimet e tij tek Peshkupauje. Mos komentoni te shkrimet e tij, neper chata mos kaloni linke dhe mos e lini qe te futet te Blloku apo te Vollga. Aferia e tij mund te shkaterroje qetesine tuaj. Nuk ju ben mire. Cdo shkrim eshte si dinamiti ne vitin e Z-tit 1997 : duhet perdorur me kujdes.


P.S.
Siç e dine te gjithe, from the bloody cross on top of Calvary to the beach of Malibu, une jam eksperti me i madh mbi Lennard dhe besoj se ai rreshti i mesiperm nuk eshte i Mjeshtrit.

LOER KUME said...

duke e studiuar mire krijimin letrar ne pergjithesi, arrita ne konkluzionin qe ka tre komponente. tiparet, pergjegjsine, dhe poezine. perfundimisht ketij shkrimi i mungon pergjegjsia, ndaj mund ta quaj nje poeme ne proze.
darien, eshte tamam ky mallkim qe ti sapo leshove qe kerkoj une, te rri larg, e te shkruaj afer ...
ai nuk eshte leonard, eshte the other side of the mjeshter. eshte Freddie...

Afrodita said...

Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
{ +3550685677099 }

Anonymous said...

ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.

Anonymous said...

Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
Email (dawacuna314@gmail.com)
Whatsapp: +2349046229159

Anonymous said...

Emri im është Joana Berankis dhe jam këtu për të falënderuar DR DAWN për ndihmën e tij në shpëtimin e marrëdhënies sime. I dashuri më la sepse isha i matur dhe e kam luftuar disa herë për shkak të pasigurisë, duke mos e parë kurrë pranë asnjë zonje tjetër. Nuk mund të gjeja një mënyrë më të mirë për ta bërë atë të kthehej tek unë dhe DR DAWN erdhi në shpëtimin tim. Kur e kontaktova, ai më tha gjithçka që duhej të dija se si do të rikthehet dashuria dhe lidhja mes meje dhe burrit tim. Unë u binda dhe ai e bëri punën pa hezitim dhe menjëherë pas 48 orësh më thirri i dashuri. Jam e lumtur dhe plot jetë për shkak të mirësisë së DR DAWN. I bëj thirrje kujtdo që ka probleme të kontaktojë me të tani dhe ai me siguri do t'ju ndihmojë.
dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159