FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
RE PUPLORE, eshte nje faqe e vjeter, qe sot ne fund te 2016 merr nje pamje aktive te re; punon per letersine time, per vendin tone. Re Puplore mbi te Drejten natyrore dhe te Verteten. Nje Re Puplore ne Shqiperi. // Time on Earth, time on earth, time on earth! I'm gonna walk onto that stage like it's my destiny Stand and tell the truth, make no apologies If tomorrow I should die, these are my memories I'm gonna take this simple life and make history (R.W.)

Sunday, December 20, 2009

Vallezues, Klube, Femije e Kafshe

Shiu i imet dhe krejt i dashur i darkes binte e lagte floket e saj qe kurre s mbante cader. Ne rresht per nje duke kaluar trotuarit te mjaftueshem per nje kalimtar mu ne zemer te mbreterise se njerezve “In” te Tiranes, e tere vendit tone krenar.
Hajde, nxitoni pra, po na presin!
Po mire pse te nxitojme? Ne jemi jashte, ata brenda jane, ngrohte...
Dekolte e drita, peme krishtlindjesh, ngjyra te ndezura e kapuce babagjyshesh ne mes te atij acari, floke te shkelqyer, kepuce marke, rroba marke, parfume parfume aroma aroma embelsuese, ndjellese, afrodiziake ajrore qe terheqin atenat ... muzike qe dilte vjedhuraz nga dyer qe hapeshin per sekonda, njerez qe hynin e dilnin...
U lagem, nxito...
S dua! Ti e di qe shiu s me shqeteson, por me ngroh, shih si perqafon !
Ajo ngriti fytyren ne qiellin e erret, e pa ne sy piklat qe shnderrisnin nje moment nen dritat e kuqerreme te rruges e i binin drejt e ne sy.
Duket sikur te puthin mijra zana mini, eshte fantastike!
Po pengon njerezit po ec!
Atehere dal ne rruge une! U hodh symbyllur ne mes te rruges fatmiresisht pa makina.
Heeeej!
Nje motor me zhurme te tmerrshme nga ingranimi i qellimshem i marshit, e beri te hapte syte e te shmangej.
Ate sekonde dora e tij e terhoqi ne trotuar, nderkohe Joana kerkoi leke te vogla.
Ci do?
T ja jap atij femijes se gjynah!
Lere se ate pune kane ata, e ne mendje i erdhen fytyrat e embla e te pista me sy te djallezuar qe silleshin rrugeve, te cilave u jepnin kuptim e shije.
Jo se eshte gjynah!
Ajo ktheu koken disi shkarazi te shihte gjynahin.
Ajo c pa, ishte nje qen, ne nje karton, ne nje cep pallati, nje qen te gjate, me veshe llapushe te ulur, nje qen i lagur deri ne palce, ulur me kembet e pasme kryqazi, dy kembet e para mbeshtetur dobet, dridheshin kembet, dridhej ai, e tundej me nje sjellje prej njeriu te mjere e te dehur, te cilit i kishin mbaruar kreditet e jetes!
E sikur ta ndjente, diku pak metra me tej, per hesap te tij, ulur ne buze te rruges, nje femije i vogel, nje kerthi, maksimumi dy vjec jete, me syte e paster, te lagur nga shiu ne fytyre, pa kapuc, duke u dridhur, veshur si top me lecka me ngjyra, fytyre e embel, engjejt timerrnin te keqen, veshtrimi i tretur hutueshem, nuk kerkonte asgje ai femije, te fundit ishin parate e qelbura qe Joi i vuri me ndohte meshire ne pragun ku ishte ulur, te cilen ai e pa me perhumbje e harrim.
Shiu binte pingul, njerez qe ecnin rrethueshem, neve qe shkonim drejt, keto levizje matematike, gjeometrikisht te rregullta, te tera iu rrotulluan ne koke e cdo gje tundej e shkundej rreth dy pikave fikse, qe nuk kish gje ne bote qe mund ti cbente tanime. Nj eqen i drobitur, e faqet e buta e te zbardhura, buzet qe i dridheshin, syte e lagur nga shiu, floket kafte te qullur te femijes me pamjen e jetes se sapokredituar kot s ekoti ne coroditje e siper, deshmi e kushedi c kthese t epakuptueshme mizore ne ekuacionin e pergjithshem...
Nxituan u futen ne erresiren e klubit, dhe vera e kuqe embelsore, hareja e nates, e njerezve te ngopur, te lare, te ngrohte, mendjet mbushur nga akooli dhe ritmi, te qeshurat me gjithe shpirt, vazhdonin te theksonin pambarimisht, deshperimthi, dy pikat e vetme te referimit te Universit, nje femije e nje qen te lagur.
Dhe pamundesia prej kafshe te frikesuar per tu afruar e perqafuar, e ngrohur ato fryme te deshiruara, solli vetem neveri ndaj loteve te nxehte e pa leje, neveri per nxehtesine e loteve hipokrite qe s ngrohte dot as dhe nje femije a qen!

6 comments:

Anonymous said...

ka shume nerv dhe ndjeshmeri tek kjo pjese.te ben te mendosh,pra ke trasmetuar
Doriani.

LOER KUME said...

falemnderit dorian... mendojme vertet, por s kemi c te bejme, s ka shprese ...

eldi said...

Loer i kam studjuar me kujdes shkrimet e tua,me pelqen mjaft shpetesia e mendimeve qe pershtjellohen natyrshem dhe pa komplekse.
Ne pergjithesi mire por puno me teper me personazhin.

Anonymous said...

hmmm... po hidhja nje sy listes se kengeve te blogut tend, Loer :). Shume jane hequr nga youtube, duhet te besh nje rilistim me duket... U cudita qe nuk pashe asgje te re te postuar nga ty...

Anonymous said...

hmmm... po hidhja nje sy listes se kengeve te blogut tend, Loer :). Shume jane hequr nga youtube, duhet te besh nje rilistim me duket... Dhe... hmmm... u cudita qe nuk pashe asgje te re te postuar nga ty...

Anonymous said...

mire... komentin e pare ku mungon "Dhe... hmmm..." :p je i lire ta heqesh. :)