FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Saturday, August 3, 2013

Ne Lufte !


Mbrëmje e bukur. Qetësi. Një shëtitore. Ose e thënë snob, një “recreation center” sepse është në një qytet turistik, të turizmit të madh shqiptar.
Lokalet plot.  Njerëz që kalojnë darkën. Mes lokaleve një minipark lojrash plot me fëmijë. Fëmije shqiptarë. Që luajnë aty. Gjelbërim , ndriçim e tërë detajet e duhura për një tablo urbane moderne. Dikush që bën ecejake para rreshtit të lokaleve duke folur në telefon në një bisedë për jetën, e gjëra të tjera të bukura si ajo. 
Diku aty pranë, familja e tij duke shëtitur. Cdo gje ne rregull, klima e shëndetshme dhe e butë. Dikushi mbaron telefonatën, shkon në drejtim të familjes.
Në moment, dëgjohen krisma. Një, dy , pesë, dhjetë e kusur.  Nderkohe dikushi me familjen e tij,  hutohen, mpihen. Fishekzjarre mbase?  Jo. Arme. Dhe nis vrapi kokëulur. Ndërkohë tërë njerëzit, qindra njerëz, krijojnë një si lëvizje fillestare, një si dallgëzim, pastaj ulërima, dhe vrap! Shpërndarje nga të katër anët.
Pastaj mblidhet policia e hutuar, e nis të bëjë akt ekspertizën pasi shmang turmën e njerëzve që më pas dynden në vendngjarje te shohin të plagosurit, katër syresh,  duke shkelur kudo e prishur skenën.
Ç’ ndodhi?
Nja dy trimave u tha mendja që mund të bënin një atentat. Mund të shkonin me makinë afër lokalit e mund të qëllonin drejtpërdrejt. Këtyre trimave shqiptarë, nuk iu bëri syri dritë, e as që e vranë mendjen shumë që po qëllonin, përveç shenjestrës, dhe disa dhjetra të pafajshëm, në një lulishte plot me fëmijë.
Dhe sigurisht që këta njerëz, nëse akoma këto krijesa mund ta mbajnë titullin njeri, s’e vranë shumë mendjen që aty u plagosën njerëz pa lidhje. Që mund të vdisnin njerëz e fëmijë pa lidhje, e pa arsye.
kjo ishte ngjarja e Durresit te nje dite te marte ne darke. Njesoj si ngjarja e Vlores pak me pare. Njesoj si ngjarja Shqiperi.
Dikush mund të thotë, s’ka problem, situata është e qetë, ngjarje të tilla ndodhin në tërë botën. Madje në Norvegji ai vrau 70 njerëz kot. Madje në shtetet e bashkuara qëllojnë nëpër shkolla fëmijë, po të pafajshëm. Po ti pse revoltohesh kaq shumë? thotë dikush.  Per me tepër nuk vdiq njeri.
Turizmi ecën perpara me hapa gjigande. S ka gjë për tushqëtësuar, -  thotë dikush madje dhe shtetëror. Ngjarje sporadike.
Unë revoltohem sepse ai njeriu që fliste në telefon aty, isha unë. Dhe familja që iku me vrap kokëulur ishte familja ime.  Njërit nga pjesëtarët e familjes i ranë cifla të diçkaje në shpinë, që mund të ishin shkaktuar nga plumba rikoshetë. Jeta e familjes sime rrezikohet kotësisht.
Unë revoltohem me naivitetin tim. Sepse një moment mendova se ishin fishekzjarrë.
Unë revoltohem sepse nuk ka krahasim Shqipëria, me fëmijët shqiptare të rrezikuar ‘sporadikisht’ çdo minutë të dites, çdo ditë, me njerëzit shqiptarë, qitës ose të qëlluar, me asnjë vend tjetër të qytëteruar, të Evropës e më tej.
Unë revoltohem sepse ai njeriu në Norvegji, e ai tjetri në Amerikë, nisen me qëllimin e caktuar për të vrarë të pafajshëm. Në shkollë apo në park. Sepse ashtu e mendon truri i tij i sëmurë apo i indoktrinuar nga ide antinjerëzore.
Ndërsa në Shqipëri njeriu qëllues, qëllon për punën e tij, me një moskokëçarje absolute ndaj  jetës, e çdo lloj pasoje. Nuk ka asnjë mendim ajo krijesë qëlluese. Ajo niset ti bëjë keq dikujt, e nuk i plas për pjesën tjetër të botës. Qameti u bëfte. Le të vdesin plazhistë, fëmijë, njerëz rastësore, e kushdo.
Unë revoltohem se në vendin tim, në qytetin tim, në lagjen time, unë kam frikë të dal. Unë nuk kam një vend ku të rri i qetë e në paqe. Sepse nuk ka paqe askund.
Unë revoltohem sepse, mua më lind shtysa, që sikur diçka t’i kishte ndodhur familjarëve të mi, të imagjinoj me imagjinatën time prej shkrimtari, qindra mënyra torturuese e të tmerrshme hakmarrje jetëmarrëse ndaj këtyre krijesave qëlluese. Dhe më lind shtysa t’i vë në jetë këto mënyra jetëmarrëse pa asnjë lloj problemi.
Dhe ky është në të vërtetë problemi i madh. Që mua shoqëria dhe shteti, që është mekanizmi i zgjedhur nga ne si shoqëri e civilizuar për të na kontrolluar e orientuar, nuk arrin dot të më mbysë instiktet e errëta antisociale e njërivrasëse që më lindin.
Problemi është që mekanizmi fëdback social psikologjik i dikujt që është lindur e rritur brezash, jo në pyll me egërsirat por në civilizim, është prishur e nuk funksionon më. Që ai magneti shtetëror që orienton grimcat në një kah të tëra, në rresht, të tëra me sjellje të saktë njerëzore, është çmagnetizuar, fare pa ngarkesë, e grimcat sorrollaten andej këtej kuturu si t’u vijë mbarë.
Problemi është që gjithkujt i lind e drejta qe të cenoje kur cenohet, te vrase kur i vritet, te mos shqetesohet per asnje pasoje.  Nuk kanë asnjë mekanizëm frenues të asaj shkëndijës psikopate në tru për të marrë jetën e dikujt. Për të shkrepur këmbëzen ndaj dikujt. E cila bëhet fare e lehtë. Fjollë prekje.
Dhe ky gjest kriminal të arrijë deri aty sa të mund të qëllojë mbi turma njerëzish për të arritur targetin e vet. E kjo sjellje është krim ndaj njerëzimit, është genocid dhe antishqiptare, sepse e përsëris, ndodh vetëm në Shqipëri,  e të tërë në mund t’a realizojmë sot ose nesër në këtë amulli që po gëlon kudo. Të tërë  jemi të rrezikuar, e njëkohësisht armiq potencialë në çdo moment.
Në të vërtetë, për këdo që akoma nuk e ka kuptuar, jemi në luftë.  Ne jemi në një luftë civile të heshtur, të fshehtë, të ngadaltë njerivrasëse. Të tërë kundër të tërëve. Madje dhe shteti kundër, me organet e veta të ruajtjes së rendit.
Para dy ditësh më rrëfen një mik, që kishte telefonuar policinë për t’u ankuar për ca të droguar që shpoheshin në hyrjen e tij çdo darkë, dhe të nesërmen i shkon njeri nga ata djemtë e i thotë, - po ti o burrë pse na spiunove, ça ke me ne, ne s’bëjmë gjë. Kush i thotë këtij djali se kush informon policinë?
Jemi në luftë.  Dhe meqe flasim dhe per turizmin shqiptar, ndër të tjera, të shpallim platformën turistike të atraksionit të një vendi në lufte. “Far west i ringjallur!”.  Krenarë. Banderola kudo.
Ndaj,  jetojmë në një vend në luftë. Ta kuptojmë të terë e sa më pare. Madje më keq. Se në çdo luftë ka rregulla ku nuk vriten civilë ose të pafajshëm përgjithëesisht. Ndërsa këtu eshtë një formë e re lufte. E papare kund.
Armiku s’dihet. Jam unë, je ti, është gjithkush. Nuk ka asnjë lloj sigurie, që ti njeri i qetë aty në shtëpinë tënde ku mendon se je i paprekshëm, nuk të ndodh me e keqja e tëkeqijave që ke imagjinuar.  
Ndaj përgatitu për luftë e armatosu gjer në dhëmb.
Derisa të rikrijohemi si shtet i qytetëruar, e instiktet vrasëse të miat e të tuat të fashiten sërish në trurin e largët të krijesës së shpellave.

Botuar ne Gazeta MAPO
05.08.2013

http://mapo.al/2013/08/05/jemi-ne-lufte/


1 comment:

Elsina Mecaj said...

Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje
1) Kthehu i dashuri
2) Ribashkoni burrin ose gruan
3) Nëse keni pela të natës
4) Kurë për HIV dhe Kancerin
5) Unaza e fuqishme magjike
6) Magji për fat të mirë
7) Thyerja e obsesionit
8) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë
9) numri me fat i lotarisë
Kontaktoni EMAIL:drediomo77@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp atë +2349132180420/+2348155926512