FROM THE AEONS ...

My photo
Albania, Albania
2021 - DITAR i ROCK dhe RREMUJE

Thursday, November 24, 2016

SFERA SHQIPE - 1. Perralla urbane e shkrimtarit shqiptar te pas ‘’90





Para disa vitesh nje shkrimtare e quajtur Tessa De Loo erdhi ne Tirane e kerkoi me qiri shkrimtaret shqiptare te pas 90. Dhe u ankua qe s’gjeti askund  asnje.
Nderkohe ndoqa retoriken televizive midis botuesve dhe gazetareve mbi letersine shqiptare e shkrimtaret e pas 90 e diskutimet mbi panarin e librit.
e me erdhi ne mend perralla urbane qe flet per nje shkrimtar shqiptar pas viteve ‘’90, dhe per romanin e tij te pare.

Atehere, na ishte njehere nje tip. Kishte qelluar me shpirt te ndjeshem. Poezia hyri ne te qe ne moshe te njome dhe ai kishte aftesine ta nxirrte nga vetja shume bukur. Ne moshen pese vjecare  shkroi poezine e pare. Dhe keshtu eci ai nisi rrugen e tij, vit pas viti, poezi pas poezie.  Ne shkolle te mesme  lexonte e lexonte,  shkruante e shkruante. Duronte talljet e shokeve qe kishin alergji nga librat, dhe kalonin kohen nga masturbimi i rradhes te matja e rrugeve tere diten e dites. Duronte veshtrimet perbuzese te vajzes qe pelqente se ajo ishte me e bukura dhe ai poeti.
Do me shihni, - thoshte me vete. - Dikur une do shkruaj librin tim te madh. Dhe te tere ju do me respektoni, doni apo nuk doni.
Nje here fitoi dhe cmimin e dyte ne konkurs. I pari ishte per njerez te fuqishem. - Do me shihni me vone kur une te jem njeri i fuqishem, - tha prape me vete duke shtrenguar dhembet.
Filloi studimet per gjuhe letersi. Mund te kishte studiuar per gjera me frytdhenese nese do ishte njeri me logjike por jo. Ndoqi pasionin e tij te jetes. Aty ishte ne boten e tij. Te tere ishin si ai. Letrare. Dhe puthi per here te pare nje vajze qe ishte si ai. Dhe jetoi vitet e shkolles me pasion dhe perkushtim. Ajo ishte puna e tij. Do I jepte famen, dhe cdo gje qe te donte.
Mbaroi shkollen, doli per here te fundit nga dera e saj, dhe si per here te pare ne sy i ra freskia e cmendur e fustaneve verore dhe vajzave te kesaj bote konkrete. Iu vu pas vajzave. U thoshte qe ishte gjeni, qe e vleresonin tere ata qe merrnin vesh nga letersia. Asnjera nuk i jepte me shume se nje buzeqeshje te ftohte. Cu hynte ne pune nje gjeni letrar?
U kujtua nje moment qe duheshin para dhe kerkoi pune. Asgje. E kujt i duhej nje gjeni letrar?
Filloi diku ne nje librari si shites. Keshillues librash i perlqente te quante veten. Thoshte se merrej me drejtimin e brezit te ri ne letersi. Merrte dy  lek rroge. Ishte njezetetete vjec, e jetonte duke lexuar dhe ngrene ne shtepine e babait.
Perfundoi me ne fund romanin e tij. Romanin e pare. Nje roman te mahnitshem per shpirtin dhe boten.
- Tani jeta ime do ndryshoje. Kritika do e kuptoje thelbin e filozofise time. Do behem i madh si ‘X ‘dhe ‘Y’ dhe romani me pak fat do perkthehet nga nje perkthyes I njohur. Do lexohem dhe kuptohem ne bote. Dhe ai do shkruaj emrin tim ne regjistrin e madh te shkrimtareve boterore.
E hodhi doreshkrimin ne file kompiuterik ne nje internet kafe duke paguar me leket e kursyera me zor nga rroga dhe filloi te kerkonte botues.
“Ti, me fal qe po tregohem disi harbut, por po te flas hapur, nuk je askushi. Je mall I ri ne treg. Qe do te thote mall I pasigurte. Me shume mundesi nuk do kesh sukses qe me librin e pare. Nuk  mund te rrezikojme parate tona. Duhen leke per botim. Te pakten 2000 euro. Vetem 500 kopje. Lidhje cilesore.”
Ku te gjente 2000 euro nje dikush me 15000 leke rroge ne muaj? Atehere mesoi te kerkonte. Ti kerkonte atyre qe kishin. Dhe ata e degjonin pak minuta dhe buzeqeshnin. Entuziazmoheshin nga pasioni i tij, por sapo dilte na dera e harronin.
Filloi ta ndjente veten parazit dhe lypes. Per hir te artit- i perseriste vetes.
Megjithate njerit qe e donte letersine dhe kishte kohe me shume se te tjeret, I erdhi keq. Parate u gjeten Libri u faqos, shtyp, lidh dhe botua.
Ishte emocion prinderor te mbante ne dore librin. Gati si foshnje. Me ate kopertine te bukur, te shkelqyeshme. Me ate kopertine qe do e preknin mijra duar, do e dashuronin mijra mendje...
Filloi faza tjeter e reales. Te bridhte librarite, kinkalerite, bibliotekat, shkollat. Per te shitur librin. Sigurisht jo me leke ne dore. Libri vihej ne vitrine, dhe kur blihej, atehere ai merrte leket.
Kalonte afer librarise dhe shihte tere krenari kopertinen e tij aty.
E cila ngadale dhe me siguri u be e verdhe nga dielli dhe gri nga pluhuri. Sepse libri ishte vendosur ne krahun e librarise ku pluhuri nuk fshihej kurre e ku dergjeshin dhjetra libra te tjere shqiptare, idiote, bastarde, e gjeniale. Libra te shkruar rishtazi, pas ‘’90-tes.
Kritiket nuk e moren vesh ndonjehere qe ishte botuar nje liber i ri nga menyra e te shkruarit ne Shqiperi nga nje shkrimtar i ri premtues.
Ata kishin pune. Te merreshin me politike. Dhe te shkruanin artikuj kritike se  “pse nuk ka kritike letrare”
Botuesi magazinoi librin diku si stok.
Kuptoi qe askujt ne kete vend te cuditshem nuk ia ndjente per letersi. Sepse nuk kishte buke ne qarkullim. Njerezit e shkrete ishin ne kerkim te dy lekeve per te ushqyer familjen. Gjeja qe i gezonte me teper ishin ende  ardhja e drites dhe ujit. E c’mund tu hynte ne xhep atyre per nje roman te ri qofte edhe gjenial? Ai s’bente per t'u ngrene. Te kapitur, me mire degjonin predikimet e deshmitareve te Jehovait.
Dhe kete shkrimtar te ri te vjeter sa bota shqiptare e pas 90, cinizmi qe e pushtoi kur ndjeu disfaten, ia thau burimin e frymezimit.
Nuk kishte me tema shkrimi. Jeta e perditshme nga puna ne klub, e ne shtrat nuk ofronte brumin e nevojshem. Mendimet e vrullshme per te pare vendet e botes e njohur njerez te rinj u bene enderra te buta per te fjetur gjume.
Nderkohe Ishte shendoshur, thinjur, bere burre.
Filloi te shkruante artikuj per gazeta e te kerkonte ne dyert e redaksive honorarin. Por, nuk ishte honorar per artikujt kritike te artit. Nuk kerkohej kritike letrare ne treg. Ndaj, sipas keshilles se nje miku, filloi te ndiqte ngjarjet politike. Dhej te fitonte para duke u angazhuar me nje force dhe Duhej te gjente grua. E vendosi nje dite para nje gote konjaku vendi. Do te behej analist.


Ky eshte me se shumti shkrimtari I ri shqiptar sot. Mund ta gjesh ne kafene e lagjes, apo ne klubin ku mbidhen njerez te rendesishem, per te vjedhur ndonje fjale me vesh e nxjerre ndonje lek ne ndonje gazete apo kapur ndonje vend pune ne administrate.
                                                                                                             LOER KUME
 

No comments: